Kryeministri Sali Berisha konfirmon pjesemarrjen ne 100 vjetorin e Vatres

 

Është konfirmuar nga kryeministri Sali Berisha se ai do të jete pjesë e veprimtarivë të Federatës Pansh-Shqiptare të Amerikës, që do të organizohen në New York nga data 28 dhe 29 prill 2012.Dr. Sali Berisha do të ndjekë edhe Konferencën shkencore që do të zhvillohet të shtunën me 28 prill. Dr. Berisha do të përshëndesë veprimtarinë shkencore të Vatrës.Konferenca Shkencore me temë “Federata Pan-shqiptare e Amerikës ”VATRA, 100 Vjetë në shërbim të Kombit”, do të ndiqet nga media dhe opinion shkencor që ka treguar interest ë jashtzakonshëm. Aty do të referojnë figura të njohura të botës akademike shqiptare.

 

E ripërsërisim njoftimin: të shtunën me 28 prill 2012 do të mbahet Konferenca Shkencore “Federata Pan-shqiptare e Amerikës ”VATRA, 100 Vjetë në shërbim të Kombit”. Konferenca drejtohet nga gazetari i njohur, ish drejtor per Euro-Azine ne Zerin e Amerikes, FRANK SHKRELI, Në konferencë do të mbajnë kumtesa studies të njohur të botës akademike shqiptare:

 

Prof. dr. Nicholas Pano

 

Prof. dr. Beqir Meta

 

Prof. dr. Jusuf Bajraktari

 

Prof. dr. Fehari Ramadani

 

Dr. Elez Biberaj

 

Anton Cefa

 

Mal Berisha.

 

Bejtullah Destani

 

Idriz Lamaj

 

Dalip Greca

 

Ilir Ikonomi

 

Elez Osmani

 

Naum Prifti

 

Agron Alibali

 

Sevdai Kastrati

 

DREJTUES: FRANK SHKRELI, ish drejtor I Zërit të Amerikës, për Divizionin e Euro-Azisë.

 

Konferenca Shkencore do të fillojë në orën 9 të mëngjesit dhe do të mbahet në një nga hotelet e njohura në Manhattan, “The Helmsley Park Lane Hotel”, që ndodhet në adresën:

 

36 Central Park South, New York, NY 10019.

 

Tel: (212) 521-6640

 

Do të ketë edhe një Kokteil

 

Hyrja është e lirë.

Marre nga: www.gazetadielli.com


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *