Autoktonia, pellazgjishtja, ilirishtja

 Autoktonia, pellazgjishtja, ilirishtja

Nga Çlirim Xhunga

Pas kurthit të dështuar të Monarkive të Evropës kundër shqiptarëve me vënien në diskutim prej tyre të autoktonisë së shqiptarëve, vazhdimi i debatit pseudo – shkencor mbi pellazgjishten, grekët e lashtë, romakët dhe ilirët e arbërit, është një vazhdim nga ana e Monarkive të Evropës e të njëjtës strategji e politikë pseudo – shkencore të endjes së njerëzimit në Labirintin e Mashtrimit, që njerëzit e tyre kanë endur këto pesë shekujt e fundit.

Konceptet pellazgjik, ilirik dhe arbër janë të lidhura ngushtë me gënjeshtrat mbi megamashtrimin mbi Greqinë e Lashtë dhe Romën. Rënia e Gënjeshtrave mbi Romën dhe Greqinë do të rrëzojnë edhe gënjeshtrat mbi Pellazgët, ilirët dhe Arbërit.

Nuk ka patur as shqiptarë, as grekër, as kroatë, as serbë, as maqedonë, as sllavë, as turq në Ballkan para vitit 1800. Gjithçka është e sajuar, e gjitha është një mashtrim. Në Ballkan ka patur vetëm një popull, të cilin Monarko – Nazistët e Evropës e përzjenë tani vonë, në shekujt 19 dhe 20 me të ardhur për të ngatërruar edhe më keq historinë.

Historia e Shqipërisë – shekulli i 19-të

Shikoni se ç’thotë krejt pa mend Faik Konica në vitin 1899:

Kombesia

“Sot per sot ne Shqiperi nuke ka Shqipetare: ka vètem “turq” édhè “kaure” do mè thene Shqipetare qe kane turp te thonë vèhtèn Shqipetare. Por a ka qenë gjithñe ashtu? Nuke ka qene ñe kohe ku édhè Shqipetaret ndjènin ne funt te shpirtit c’eshte kombesia?”
Albania, 10 tetor 1899, numër 10

Pyetjet që ne i bëjmë sot Faikut mendjendritur janë:

1. Kishte apo s’kishte vërtet shqiptarë në kohën tënde, ore Faik?
2. Nëse kishte shqiptarë, përse shqiptarët kishin turp?
3. Sa kohë kishte kaluar qëkur shqiptarët ‘harruan’ se kishin qenë shqiptarë?
4. Kur u bënë shqiptarët ‘turq’ edhe ‘kaurë’?
5. Shqiptarët kishin turp të quheshin shqiptarë pasi nuk e kishin dëgjuar kurrë këtë emër, apo ti Faik beu din vërtet diçka më shumë se unë?

Faik Konica ka kohë që ka vdekur. Po kështu edhe shokët e tij, ata që ne i quajmë Rilindësa. Në një kohë i polli Evropa, si rilindasit shqiptarë, po ashtu edhe ata serbë, kroatë, malazezë. Njëlloj si rilindasit e tjerë, edhe rilindasit shqiptarë duke pranuar mashtrimin që po bëhej në atë kohë nga Evropa me kombësinë në Ballkan, kanë marrë mbi vete pjesën e tyre të përgjegjësisë në ngjalljen e urrejtjes mes banorëve të këtij gadishulli. Rilindasit e Ballkanit kanë qenë shërbëtorë të Monarkive të Evropës, po aq frikacakë sa dhe shumica e shqiptarëve sot.

Le të pyesim veten dhe t’u japim përgjigje këtyre pyetjeve:

1. Cili qe roli i vërtetë i Rilindasve të Ballkanit në shekullin e 19-të?
2. A ka ndonjë ndryshim, në thelb, mes rolit të Rilindasve të Ballkanit dhe Rilindasve, që e quajtën veten shqiptarë?
3. Cili qe roli i vërtetë i Rilindasve shqiptarë në shekullin e 19-të?
4. A e dinin rilindasit e kombeve të Ballkanit se para tyre s’ka patur asnjë komb në Ballkan?

Në kohën e Revistës Albania të Faik Konicës në Shqipëri ne nuk kemi ende shqiptarë. Por, çfarë bën Faiku me shokët e tij “rilindas”, Naimin, Samiun, Vaso Pashën, …., për të bindur banorët e trojeve tona ta mësonin fjalën shqiptar? Çfarë nuk bënë! Rilindasit shqiptarë kanë bërë po atë poshtërsi që kanë bërë edhe rilindasit grekë, ata bullgarë, kroatë, malazezë, etj. Të gjithë këta pseudo “rilindas” për të nxjerrë bukën e tyre u vunë në rresht dhe i shërbyen të gjithë njëlloj Evropës. Të gjithë Rilindasit e Ballkanit dhanë “kontributin” e tyre për të krijuar sipas projektit të Evropës një Ballkan me kombe armiqësore, të atillë siç ka mbetur edhe sot. Si u arrit të mashtroheshin banorët e Ballkanit? Kjo gjë u arrit me dinakëri dhe me ndihmën e dhunës. Kjo u arrit përmes Falsifikimit të Historisë të popullit të Ballkanit, me ndihmën e pakursyer të pseudo – eruditëve të tyre dhe rilindasve të çdo ngjyre në Ballkan, kryesisht lordë anglezë, konsuj francezë, austriakë, udhëtarë të ndryshëm (anglezë, francezë, hungarezë), historianë, poetë (si Byron, de Rada, Naimi, Skiro, etj.), folkloristë, etnografë dhe gjeografë, si dhe politikanët e parë (Samiu, Ismail Bej Qemali, etj.). Kështu Evropa ia arriti të ndajë në serbë, kroatë, bullgarë, grekër dhe shqiptarë një popullsi ballkanase të papërçarë kurrë ndonjëherë më parë.

A duhet të merrnin pjesë Rilindasit Shqiptarë në Megamashtrimin Evropian? Detyra kryesore e Rilindasve shqiptarë ishte në kohën e tyre demaskimi i Lojës që po luhej me termin komb në Ballkan. Pasi të demaskohej ajo Lojë, ata duhet t’u thonin banorëve të këtyre anëve se ”Ne s’kemi ç’bëjmë, nuk mund të bëjmë sehir. Evropa po i shndërron banorët e Ballkanit në Grekër dhe Sllavë, le të pranojmë edhe ne të bëhemi diçka tjetër, le të pranojmë dhe ne të quhemi (siç po na thonë) Shqiptarë, të ndërtojmë dhe ne shtetin tonë, por pa harruar kurrë se më parë në Ballkan të tërë kemi qenë një popull, se tani Evropa po përpiqet të na ndajë në popuj të ndryshëm, që në emër të këtij ndryshimi (diversiteti) ne ballkanasit të vritemi ngaherë me njeri – tjetrin.”

Kështu, Evropa, me ndihmën e Rilindasve të Ballkanit fshiu përfundimisht çdo gjurmë kujtese, që mund të kishte mbetur në kokën e ndonjë ballkanasi. Kjo punë e madhe kundër popullsisë të këtij gadishulli ka bërë që në dy shekuj ballkanasit e rinj të vriteshin plot mllef kundër njeri – tjetrit. Gëzojeni edhe në të ardhmen, o shqiptarë, Historinë e shkruar nga njerëzit e Monarkive të Evropës edhe me ndihmën e Rilindasve dhe të gjithë kalemxhinjve të mëpasëm të vendit tonë. Sa kohë që rrojnë Monarkitë e Evropës, luftra të reja mes ballkanasve ju presin përpara.

Kush ishin Rilindasit shqiptarë?

Faik Konica ambasador i qeverisë së Zogut
Gjergj Fishta klerik i lartë i Vatikanit
Naim Frashëri nëpunës i lartë i Perandorisë Otomane
Ndre Mjeda klerik i lartë i Vatikanit
Sami Frashëri nëpunës të lartë i Perandorisë Otomane
Vaso Pasha nëpunës i konsullatës angleze në Shkodër, nëpunës i Ministrisë të jashtme të Perandorisë Turke, guvernator i Libanit

Familjet e mëdha të Ballkanit

Kush janë familjet e sotme të mëdha në Ballkan? Për të kuptuar se çfarë janë familjet e mëdha sot në Ballkan, familjet e mëdha shqiptare, greke, serbe, malazeze, kroate etj., ne duhet të shkojmë e të shohim sesi u shndërruan familjet e mëdha të Perandorisë turke në familje të mëdha shqiptare, rumune, serbe, greke e kështu me rradhë.

Në fillim të shekullit të 19-të Evropa u ngarkoi familjeve të mëdha të Perandorisë Otomane detyrën, sipas të cilës ata të fillonin të procesin e formimit të kombeve duke rekrutuar sipas territorit, që mbulonin, sa më shumë banorë. Këto familje, dhe njerëzit e tyre, që u shkolluan në shkollat më të mira të Evropës dhe të Amerikës, qenë bërthamat e kombeve që filluan të krijoheshin gjatë shekullit të 19-të. Emrat, që morën territoret dhe banorët e territoreve të ndara e të përfshira brenda kufijve të rinj, qenë krejt konvencionalë. Emrat e përveçëm, emrat e vendeve, të lumenjve, të qyteteve dhe të fshatrave, të gjitha qenë krijuar me kohë nga dijetarë të Evropës.

Familjet e mëdha i hynë projektit të Evropës me galdim. Por, ata nuk mund të dinin ato që dinin Mjeshtrit, Monarkitë e Evropës. Ata qorra nuk mund të kuptonin se qenë dhe mbeten thjesht vegla të Monarkive të Evropës, armiqtë e të gjithë popujve.

2 thoughts on “Autoktonia, pellazgjishtja, ilirishtja

  1. Mos ore, shumë me pasion e paske marrë temën! Pse flet -shkruan pa arsye. Nuk shkruhet kështu, veçse mbase ke ndryshuar vetë zemrën dhe nuk të mbanë më dashuria për atdhe. Më vjen keq që pasioni nuk të lejon të shprehesh si duhet. Arsyeja dhe argumenti janë përballë e nuk janë një tok. Arsyeja e dobët lindë argumentin të vdekur!
    Nuk janë vetëm shqiptarët kështu. Është gjithë historia njerëzore kështu, vetëm krahaso të tjerët me ne. Fundi i fundit po shihet e kuptohet se vendi i huaj ka bërë të veten. Dosido, shqiptarët që mbeten gjithmonë mbrënda në atdhe janë shqiptarë të vërtetë, ashtu si janë, e të tjerët ndërrojnë, pos rasteve kur dikush qëndron vetë. Megjithkëtë që paske thënë, ti vetë do të bindesh, ndoshta edhe veç je bindur se ke shkruar vetëm nga pasioni i qastit, e nuk ke passur arsyen fare prtanë! Përshëndetje!

  2. Fantazma
    e more femi qe rri strukur mbas nje emri qe te mungon H apo ….. nejse …… e verteta eshte e hidhur.
    Komenti yt i vogel i ber nga nje njeri me mendje te vogel dhe zemer ziliqare nuk e humb madheshtine e shkrimit te shkruar nga nje pene e ndritur si ajo e Ç. Xhunges, nje fat per Shqiperine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *