Dr.Zijadin Sela në Çikago:Shqiptarët janë keq

Nga Skender Karaçica

(Aksente nga fjalimi para aktivit të gjerë të KSHA-së)   Gjatë vizitës në Çikago të kryetarit të komunës së Strugës,dr.Zijadin Sela,ai pati një takim të ngrohtë me aktivin e gjerë të KSHA-së dhe foli për disa aspekte aktuale të gjendjes së sotme të shqiptarëve në Maqedoni.Programin e udhëhoqi aktori i njohur shqiptar në Amerikë Pajazit Murtishi me recitimin e vargjeve të rilindasit të fundit shqiptar Ali Asllani,ndërsa kryetari i KSHA-së dr.Luan Elezi përshëndeti vizitën e të parit të Strugës dhe kërkoi që takimet me përfaqësuesit polititik shqiptar të jenë më të shpeshta e të programuara me lidhjet më afër me trevat amtare.   Ka kohë që janë bërë e po bëhen analiza  të gjithmbarshme të gjendjes së sotme  të shqiptarëve në Maqedoni,e filloi diskutimin dr.Zijadin Sela,për të vënë në spikamë spektrin e gjerë shkencor,por edhe si problem politik,të pozitës së popullsisë shqiptare si popullsi e dytë e madhe  në këtë vend.Për tërë këtë rrugëtim të historisë sonë kemi argumentet e forta  historike,etnike dhe juridike të kohës që kërkojnë rrugën më të drejtë kombëtare për zgjidhjen e çështjes shqiptare me marrëveshje të re kushtetuese(shtetfomues)në Maqedoni.Qendresa ndaj shtypjes politike,që në 80-vjetët e fundit mori formën e një gjenocidi të hapur,si edhe përpjekjet në fushën politike,të arsimit dhe të kulturës për të përballuar ndikimet asimiluese sllave,përbëjnë objektin tonë kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni.Si gjithë populli shqiptar ,edhe shqiptarët në Maqedoni kanë ruajtur mëvetësinë e tyre kombëtare,që flasin qartë për një popullsi shqiptare,kompakte dhe autoktone në trojet  veta ,me vijimësi historike,gjuhësore e kulturore të ruajtura në tiparet thmelore kombëtare.Më tej duke polemizuar më të thënat ,,shkencore,,të akademikëve dhe me Enciklopedinë maqedonase(të publikuar me paratë shqiptare),dr.Sela nënvizoj se të dhënat e fushave të ndryshme vërtetojnë se trevat shqiptare në Maqedoni janë vijim etnik,gjeografik,historik,gjuhësor e kulturor gjitëkombëtar dhe nuk dëshirojmë që të kemi kufijtë politik izolues  e as forca ndikuese në këtë vend(jashta kushtetuese)të rendit të dytë.   Në pyetjet e shumta që kishin të bënin me gjendjen aktuale në Maqedoni,dr.Zijadin Sela,afroi argumente të forta se gjendja e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka ndryshuar për të mirë.Akti më i larë juridik i Kushtetutës ka mbetur po ajo me tërë privilegjet (vetëm)për popullin jo shumicë maqedonase,ndërsa për shqiptarët si popullsi e dytë më e madhe në këtë vend me një përberje prej 40 për qind,na kanë lanë në tryezën e pakicave të bullgarëve dhe të serbëve(!).Për kohën e vitit 2001 dhe konflikti për të drejtat shqiptare në Maqedoni,Dr Sela vuri në dukje se nuk bëhet luftë për të drejta të njeriut,por lufta bëhet për ndarje nga regjimi i huaj për ne.Po sot jam për ndarjen e Maqedonisë dhe të shkohet edhe në varintin tjetër të një marrëveshje të re(e pati kuptimin për ndryshimet e Kushtetutës),ku do të krijoheshin vijat e reja të federalizimit të Maqedonisë.Marëveshja e Ohrit,nuk ka sjellë asnjë të mirë për popullin shqiptar,ndonëse ajo me tërë ,,kornizën ligjore,,më shumë ka mbetur në tovilinën politike dhe të diplomacisë si (torte e prishur)që nuk ka asnjë shije  për kohën shqiptare,nënvizoj dr.Sela.Po kësaj marrëveshje ia pamë sherrin kur në vitin 2008,në disa ndryshime kushtetuese,për qudinë tonë nuk di sa ishin të vetëdijshëm përfaqësuesit e kualicionit (pa marrëveshje paraprake)të BDI-së në qeverinë aktuale tash e tetë vjetë,që gjuhën shqipe e sollën të mbeshjtellur me qefinë(sic!)që mbi këtë bazë,,ligjore,,komuna e Strugës ka mbetur pa aktin e statusit dhe të rregullorës së punës(!).Prandaj lidhur i bëjë thirrje subjektit politik(BDI)të dalë e të thotë të vërtetën se çfarë ndodhi me ,,ndryshimet,,kushtetuese në vitin 2008 sipas frymës së Marrëveshjes së Ohrit,,kornizës ligjore,,që sipas standardeve ndërkombëtare ato nuk mund të jenë të përgjithmonshme.   Fjalimi i dr.Zijadin Sela në Çikago u prit me ineteresim prandaj edhe vërshuan shumë pyetje nga të pranishmit,për të cilat i pari i Strugës iu përgjigj me maturi dhe me argumetin koha shqiptare sot në Maqedoni.Problemet ekonomike dhe papërspektiva ka krijuar disa vija gjeografike të zbrazjes së truallit shqiptar.Kur ndër vite kishim me 12 e më shumë paralele në shkollat shqipe,sot atje e kemi gjendjen alarmuese,kur na kanë ngelur me dy-tri klasa me pesë nxënës e të tjerët kanë migruar në vendet e botës deri në SHBA.Përkitazi me këtë subjekti në qeverinë aktuale(BDI)asnjëherë nuk doli me një program konkret për të parandaluar migrimin si një plagë e rëndë që tash e një shekull po e përcjell me dhimbje popullin shqiptar në Maqedoni.Subjekti politik shqiptar PDSH-ja në opozitë nuk është fajtore për përqarje të skajshme politike,ne nuk qendruam gjatë në pushtet,na mbeti vendi në opozitë dhe BDI-ja e mori drejtimin e çështjes shqiptare dhe tashti po shihen rezultatet e ,,kualicioneve,,pa marrëveshje të nënshkruar me partnerin e vet Nikolla Gruevski.Po sot në Shkup para syve tanë dhe të BDI-së po sendetohet programi antishqiptar,,Shkupi 2014,,me tërë ato përmendore për gjoja historike deri me vendosjen e Car Dushanit,i cili në shekullin e orëve vrastare ndaj shqiptarëve,e përgjaku tokën e tonë etnike.Sot shqiptarët në Maqedoni jetojnë të pasigurt,ata rrahen e sulmohen në pikë të ditës dhe askush asnjë fjalë e ndonjë përgjegjësi prej oraganeve të shtetit.Shqiptarët në Maqedoni janë keq!Tërë pushtetin lokal e kemi jashta kornizave të Konventës Europiane dhe i centralizuar në Shkup në zyrat e qeverisë aktuale të Nikolla Gruevskit.Prej atje na vijnë direktivat dhe mjetet buxhetore ,që për fatin e keq e kemi arkën bosh dhe,për qudinë e kohës,ata edhe ato pak mjete që i kemi kur duan mund ti marrin brenda pak minutash ashtu si na ndodhi me komunën e Strugës.Sa i përket politikave ekonomike për investimet në mjediset tona as që mund të flitet ndonjëherë.Prandaj,ka ardhur koha që ne e duam hisën tonë të buxhetit të ndarë në mënyrën e barabartë dhe me ndryshimet e rrafshit të ri kushtetuese edhe populli shqiptar të bëhet i barabartë(shtetformues)me popullin maqedonas e jo në këndin e ,,pakicave,,dhe të,,komuniteteve,,(sipas subjektit politik të BDI-së),kështu iu përgjigj pyetjeve në Çikago dr.Zijadin Sela.   Në fund tëkëtij takimi i pari i Strugës u bëri thirrje diasporës shqiptare në Amerikë dhe në botë që të kthejnë në tokën amtare për të jetuar e për të investuar,sepse pasuritë dhe resurset që i kemi mund të ndërtojmë e zhvillojmë bashkarisht ekonominë e lirë dhe biznesin me standardet e tashme,brezat tanë shqiptarë nuk e meritojnë të jenë vetëm mërgimtarë të rrugëve të botës,por në vendin e vet me dinjitet dhe me vlerat kombëtare e demokratike.Të ndalet udha e mërgimit,valixhja dhe lotët e ndarjes në Maqedoni,që tsh e një shekull po na përcjell me zbrazjen e truallit që pushtetit aktual i konvenon sa më pak shqiptar në tokën amtare. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *