Lidhja Trete e Prizrenit

Nga Ndrek Gjini*

Etiketimi euforik i nje mbledhje te perbashket te qeverise Shqiptare dhe asaj te Kosoves, mbajtur me 11 Janar 2014, si ‘Lidhja e Dyte e Prizrenit’, perben se pakti nje falsitet ne aspektin e historiografise shkencore. Kjo per faktin e thjeshte se pas Lidhjes se Pare te Prizrenit me 1878 , Lidhja e Dyte e Prizrenit eshte mbjatur nga 16-20 Shtator 1943. Keto jane fakte historike qe i perkasin te shkuares, dhe sic e ka thene poeti i lashte Grek, Agathon, qe 400 vjet para lidjes se Krishtit, ‘as vete Zoti nuk ka fuqi te ndryshoje te shkuaren.’ Keshtuqe shtypi dhe mediat e kontrolluara nga Edi Rama apo Hashim Thaci duhet qe se paku te korrigjojne etiketimin e kesaj mbjedhje, duke e quajtur ate  (nese deshirojne), ‘Lidhja e Trete e Prizrenit.’

Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte te analizoje apo te gjykoje kete mbledhje rutine mes qeverise Shqiptare dhe asaj te Kosoves, por te informoj lexuesin rreth fatit tragjik te Lidhjes se Dyte te Prizrenit te mbajtur, prej 16 deri me 20 Shtator 1943.

Pas  shembullit pozitiv te Lidhjes se Pare te Prizrenit me 1878, te mbajtur ne qytetin me te njejtin emer, me ndihmen dhe perkrahjen e Perandorise Osmane, ne  situaten e re te krijuar gjate Luftes se Dyte Boterore, lindi nevoja imediate e thirrrjes se Lidhjes se  Dyte te Prizrenit. Kjo pasi fati dhe interesat e popullit kosovar ishin te kercenuara seriozisht.

Disa nacionaliste shqiptare ne Kosove dhe Shqiperi, me mbeshtetjen e autoriteteve Gjermane te kohes, hartuan ne mbledhjen e keasj Lidhje nje platforme per mbrotjen e  kufijve etnike shqiptare; kufinj qe isihtin realisht te kercenuar nga shovinistet sebo-malazeze te Drazho Mihajeviçit dhe brigadave mikse sllavo-komuniste te disa shteteve sllave (serb, malazez, maqedonas, e bullgar).

Por fatkeqesisht, aktiviteti i kesaj Lidhjeje, u shtyp dhunshem dhe shume shqiptare u vrane apo u zhduken.

Historiografia Shqiptare dhe ajo  e ish-Jugosllavise deri ne vitin 1990, e kane paraqitur ushtrine gjermane si shkaterrimtare per fatin e Kosoves, por realisht gjate kesaj periudhe Kosova perjetoi nje liri, e cila per fat te keq nuk zgjati shume. Eshte i njohur fakti se Gjermanet me perjashtim te zones se minierave te Mitrovices, u terhoqen shpejt duke e njohur Kosoven si pjese te Shqiperise.

Dy muaj e gjysem para se te mblidhej Lidhja e Dyte e Prizrenit, pikerisht  me 7 korrik 1943 ne Kosove u shpall shtetrrethimi. Çetat çetnike serbe e malazeze, ne tragjedine e Bihorit, masakruan barbarisht 4000 shqiptare te pafajshem. Per t’i bere balle kesaj situate ne Kosove u be domosdoshmeri krijimi i nje organizmi per te ndalur kete revensh e keto masakra.

Ne rrethanat e reja te krijuara pas kapitullimit te Italise disa njesite  shqiptare, te ndihmuara prej disa formacioneve te vogla ushtaresh gjermane (te ardhur nga Mitrovica) moren ne dorezim administraten lokale te Kososves, duke formuar Keshillat Autonome Ekzekutive. Nderkohe çetat te ashtequajtura ‘çlirimtare” komuniste ne Kosove, luftonin me te gjitha mjetet per  minimin e punes atdhetare te ketyre Keshillave Autonome Ekzekutive, duke mbjellur frymen e vllavrasjes midis shqiptareve, ashtu sic kishin bere ne shume zona te Shqiperise.

Me 11 shtator 1943, me nismen e nje grupi nacionalistesh te perbere nga ing. Xhafer Deva, Musa Shehu, Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi, Luke Simon Mjeda, Qazim Bllaca dhe Pjeter Vuçaj, u zhvillua ne Prizren nje mbledhje, ku u shqyrtua situata e krijuar dhe nevoja imediate e disa nismave urgjente  qe duheshin marre, per perballimin e situates se krijuar.

Tri ishin pikat baze te kesaj mbledhje. 1.Thirrja e nje Lidhjeje me frymen e Lidhjes se Pare te Prizrenit, ku do te perfaqesoheshin te gjitha krahinat e Kosoves, Dibres, Struges, Tuzit, Ulqinit me delegate te zgjedhur nga populli. 2. Krijimi i nje  Keshilli Autonom Ekzekutiv qe do vepronte deri sa te zhidhej nje autoritet legjitim nga Mbledhja e Pergjithshme e kesaj Lidhjeje. Kjo me qellim per te mbajtur qetesine, rendin publik dhe situatat e reja qe mund te krijohen ne terren. 3. Keshilli Ekzekutiv i kesaj mbjedhje do te merrej me pergatitjen e Mbledhjes se Kuvendit, pra te Lidhjes se Dyte te Prizrenit, hapja e te cilit do te behej jo me vone se me 16 shtator 1943.

Keshtu pra me 16 shtator 1943 godinen e shkolles “Bajram Curri”, ne Prizren, filloi punimet Lidhja e Dyte e Prizrenit. Kjo lidhje zgjodhi Musa Shehun kryetar, Aqif Bluten n/kryetar, Prof.Rexhep Krasniqin n/kryetar e Bedri Gjinajn sekretar. Ketu u miratuan 6 pikat e rendit te dites, te cilat thelbin e tyre te perbashket kishin bashkimin e trojeve etnike. Ne fund u zgjodhen Rexhep Mitrovica kryetar, Musa Shehu n/kryetar, Prof.Kole Margjini n/kryetar, dhe Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi, Qazim Bllaca, antare.

Ishte data 21 shtator 1943  kur delegatet shkuan ne seline e Lidhjes se Pare te Prizrenit te 1878, dhe atje nenshkruan vendimet qe Lidhja e Dyte e Prizrenit kishte marre. Statuti i Organizates se Lidhjes se Dyte e Prizrenit, kishte 22 nene, te ndare ne disa pika.

Veprimtaria e kesaj Lidhjeje u shtyp dhunshem me pushtimin e Kosoves nga Jugosllavia e Titos. Por, eshte i njohur fakti se perpjekjet dhe luftimet e çetave nacionaliste qe vepronin ne kuader te kesaj Lidhjeje  nuk kane pushuar deri ne  vitin 1945. Komunistet serbe, malazeze e shqiptare qe vepronin se bashku vrane e masakruan me mijera nacionaliste te Kososves dhe Shqiperise qe veronin ne kuader te kesaj Lidhjeje.

Numri i nacionalisteve te pushkatuar mbas pushtimit sllavokomunist te Ksoves arriti ne mbi 20.000 vete, duke perfshire ketu drejtuesit dhe organizatoret e kesaj Lidhjeje si, Musa Shehu, Prof.Kole Margjini, Aqif Bluta, Bedri Peja, Asllan Boletini, Qerim Begolli, Xhevat e Rifat Gegolli, Shyqyri Bej Ramadani, Mustafa Agushi, Sulejman Xhemal Prishtina, Sulejman Ashiku, Av. Esad Berisha, Faik Okllapi, Aqif Tetova, Isak Taniku, Av. Shaban Kamberi, Xhem Gostivari e qindra te tjere ne viset e ndryshme te Kosoves e Maqedonise.

Edhe ato pak nacionaliste qe munden te largohen nga Kosova duke shkuar ne Shqiperi, regjimi i Enver Hoxhes, nuk ngurroi t’i tktheje te gjithe tek autoritetet Jugosllave ku u pushkatuan pa gjyq. Te tille ishin Kolonel Fuat Dibra, Kolonel Asllan Vela, n/kryetar Sidki Shkupi, Major Hasha, Kapiten Hajdar Planeja, Kapiten Rasim Dajç, kapiten Hysni Rudi, kapiten Gjon Deshtanishta, kapiten Mark Thani, toger Musli Dobruna, n/toger Qazim Gostivari e aspirant Reshit Kaçaniku.

Gjate Luftes se Dyte Boterore njesitet e ushtrise shqiptare qe shkuan ne Kosove ne vend qe te bashkonin forcat  me njesitet nacionaliste te kesaj Lidhjeje, dhe te luftonin kunder atyre qe po vrisnin shqiptaret e Kosoves; bene te kunderten, vrane me qindra e mijera shqiptare, nacionaliste. Dhe te gjithe kete gjakderdhje e bene per hir ideologjise komuniste.

Ky pra qe fati i Lidhjes se Dyte te Prizrenit. Keshtu qe nese Rama e Thaci kane vendosur ta trumbetojne mbledhjen e perbashket te qeverive qe kryesojne si Lidhje te Prizrenit, duhet qe per hir te te gjithe nacionalisteve qe organizaun dhe drejtuan Lidhjen e Dyte te Prizrenit dhe qe dhane jeten per idealin kombetar, se paku ta etiketojne kete mbledhje te 11 Janarit 2014, me termin Lidhja e Trete e Prizrenit.

___________________

*Ndrek Gjini MA, eshte Programme Coordinator prane Drejtorise Arsimore te qytetit Galway, ne Irlande.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *