Diten e diele, me 11 Gusht 2013, nga ora 5 e 30 PM deri afer ores 9:00 Pm, ne Xhamine shqiptare te Detroitit u festua Fiter Bajrami. Salla e ngushte e kesaj Xhamie ishte mbushur si perhere ne keto raste. Poashtu, edhe ne parking nuk do gjeje me vend. Imami i kesaj Xhamie, Shuajb Gerguri dhe Kryetari i Keshillit te saj, Sefedin Hyseni do t’i prisnin te dera besimtaret dhe miqte e besimeve te tjera, qe deshironin ta kalonin kete feste sebashku. Ne kete feste merrnin pjese edhe Baba Edmond Brahimaj, Kryegjysh i Kryegjyshates Boterore, si dhe Kryertari i Kulteve ne Re[publiken e Shqiperise, Rasim Hasanaj. Takimin festiv e moderoi Imam Burhan Fili. i cili vec drejtimit te festes dha edhe disa porosi ne anglisht per te rinjet. Pershndetjet e Baba Mondit dhe te Rasim Hasanajt ishin pothuajse te se njetes vij, ate te harmonise fetare tek shqiptaret, nje vecori dalluese qe po u bie ne sy edhe vendeve te tjera te Botes, sidomos Amerikes. Shtrimi i Iftarit nga Sekretari Amerikan John Kerry e tregoi kete, – tha baba Mondi. Imam Shuajb Gerguri vec lutjeve fetare dhe shpjegimeve te Kuranit dhe te zbritjes se librave te shejte ne jeten e besimtareve, foli rendesine qe ka besimi ne jeten e secilit. Sidomos ai u ndal edhe te respekti i ndersjellte i besimeve, i cili eshte i shkruar edhe ne Kuran. Imam Gerguri beri thirrje qe ne muajn shtator te sillen femijet e moshes se percaktuar per te mesuar fene dhe gjuhen shqipe. Kryetari i Keshillit te Xhamise falenderoi per afro 1200 iftare qe u shtruan ne kete Xhami gjate muajt te Ramazanit, kur agjerimi nuk eshte tjeter vecese nje lloj lutje e pervujtshme, nenshtrim ndaj vullnetit te Zotit.