Në “ Amerikan Albanian Club” pranë Qendrës së Shën Palit, në Rochester Hills, filloi Fushata për Gary Peters, Kongresmeni i njohur Amerikan, që po garon për Senat.
Senatori i ardhshëm Gary Peters, me përkrahjen e shumë shqiptarëve, të dielën me 04 Gusht 2013 u takua në Sallën “Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” të “Amerikan Albanian Club” pranë Qendrës së Shën Palit, e njohur si një vatër fetare, patriotiko dhe atdhetare, ku më së shumëti shqiptarët mblidhen dhe ndihmojnë miqtë e tyre në të gjitha rastet. Në ndihmë të vendlindjes, të Pavarësisë së Kosovës dhe lirisë nga vargonjtë komunsit të Shqipërisë, të Malësisë dhe Çamërisë etj. në këtë qendër, janë mbledhur me mijëra e qindra mijë dollar, edhe pse në disa vite të vështira për ekonominë, jo vetëm amerikane, por edhe botërore.
Fundraiser i organizuar për fushatën elektorale të Peters, i njohur tashmë si mik i mirë i shqiptarëve, ia arriti cakut, të cilit i ishte premtuar. Në këtë aksion ndihmues ranë në sy veçanërisht Konsulli i Nderit Ekrem Bardha, e bija Donika Bardha, Dega e Vatres Michigan dhe Kryetari i saj Alfons Grishaj, Kisha e Shën Palit dhe Kryetari i Këshillit të saj Kolë Gjokaj, Shoqata “Malësia e Madhe” dhe kryetari i saj Pashko Gjokaj, Qendra Ballkanike në Troy dhe drejtuesi i saj Taulant Kadia, avokati i njohur Jozeph Dedvukaj dhe vëllai i tij, aktivistët Luigj Gjokaj, Kujtim Qafa, Gjergj Ivezaj, Petrit Doda, Mondi Rakaj, Nikoll Vneshta, Shoqata “ Kastrati”, Shoqata “ Kosova” etj. Në këtë fushatë ndihme kishte ardhur nga New Yorku, Konsulli i Përgjithëm i Shqipërisë në Amerikë, Dritan Mishto.
Në takim e mori fjalen Kongresmeni i tanishëm Gary Peters, i cili falenderoi të pranishmit dhe gjithë shqiptarët, si dhe premtoi ndihmën e tij më të madhe nëse do shkoi në Senat. Përshendeten takimin Dritan Mishta, Ekrem Bardha si dhe artistja e njohur Ermelinda Paparisto, e cila interpretoi disa këngë të njohura shqiptare nën drejtimin muzikor të Gjergji Paparistos.
Poashtu, ndihmuan dhe merrnin pjesë për të pasqyruar këtë aktivitet dy televizionet e komunitetit dhe Revista “ Kuvendi”. Sipas bisedës me koordinatoren e ketij aktiviteti, Donika Bardha, u arrit objektivi sipas parashikimeve dhe, me një falnderim të ngrohtë u mbyll ky takim, me shpresën që në takimet e tjera të kemi objektiva të reja dhe të arrimë që miku ynë , Gary Peters të jetë një nga senatorët e ardhshëm të Amerikës.
Kisha katolike dhe organizata panshqiprare Vatra, po i prijne jetes fetare, kulturore dhe politike te komunitetit shqiptar ne Michigan dhe Amerike. Keto. te mbeshtetura edhe nga shoqatat e tjera, jane sot buka shpirterore qe po mban gjalle dhe po ndez shirtin atdhetar dhe patriotik te shqiptareve ne emigrim, per realizimin e andrres shekullore, Bashkimin Kombetar.
Kongresman Peters dhe cdo personalitet amerikan qe mbeshtet kauzen tone kombetare, kana pausur dhe do te kene mbeshtetjen dhe voten e shqiptareve.
Suksese Mr. Peters per ne senatin Amerikan.