Ky vend ( shih fotot ) është zbuluar për herë të parë nga 3 çekë të cilët i erdhen nje pronari
me emrin Mark Marku, që ka restorant “Natyra” në Koman dhe i thanë t’i çonte aty.
Qendruan 3 dite dhe zhvilluan disa lloje sportesh, por ende vendi mbetet i virgjer, sepse njerëzit pak e njohin. Fauna dhe Flora këtu ndryshoi pas vitit 1983, me krijimin e Hidrocentralit te Komanit. Dikur zona ishte e shkretë dhe e thatë, kurse tani me një bimësi të harlisur dhe vend ideal për pushime por, pse jo edhe realizimin e skenave të një filmi interesant.
Eshtë gatimi i peshkut me emrin Luciperkë, që shoqërohet me verën e shtëpisë dhe piqet në zgarë, direkt në natyrë.
Vendi quhet Breg Lumi, por disa e ngatërrojnë me Breg Lumi të Dukagjinit.
Nuk është i njëjti vend. Për të shkuar aty duhet një lundrim i porositur, që me një skaf prej 5 vetash arrin aty pas 45 minutave.
Mjetet e lundrimit që kanë disa banorë arrijnë deri ne 20 vet, por kuptohet jo të një cilësie mjaft të mirë.
Për të shkuar aty, fillimisht lundron disa minuta mbi bazenin e hidrocentralit dhe kthehesh krejt në drejtimin e kundërt të rrugës që të çon në Tropojë.
Pra, nuk ka lidhje me Luginen e Valbones. Eshtë në të kundërten e saj, pasi i shkon afër fshatit Zvinë, një fshat me pak banorë, që është izoluar totalisht nga uji, si në një ishull.
Nga shfati Zvinë, Breg Lumi është rreth 25 minuta te tjera larg.
Fotot nga Kozeta Bruçi:
*Kozeta Bruçi ka lindur më 1974-n në Përmet dhe që nga mosha 10 vjeçe familja e saj, babai mirditor dhe nëna përmetare, janë vendosur në Shkodër. Kozeta ka mbaruar arsimin e lartë për gjuhë–letërsi dhe aktualisht punon mësuese në një shkollë të mesme, por dhe gazetare. Në jetë ka provuar të punojë dhe rrobaqepëse, kërcimtare, parukiere, menaxhere etj., në Shqipëri e Greqi dhe që nga viti 2004 e ka gjetur veten si gazetare në një nga mediat vizive të Shkodrës. Ajo që e bën të veçantë Kozetën, është fakti se është e para femër që shihet me kamerën në krah teksa filmon për emisionet e saj, të cilave u bën skenarin dhe i prezanton. Janë rreth 270 reportazhe, dokumentarë etj., të bëra nga Kozeta, ku edhe si kameramane ka lëvizur në mjaft zona të vendit, jo vetëm në qarkun e Shkodrës. Kozeta ka dy fëmijë.