Mbyllet edicioni i 11-të “Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan”

Enita Hajdari

Me datat 17 e 18 Nëntor 2012 u  mbajt edicioni i 11 –të “ Ditët e Letërsisë në Michigan”, organizim  tradicional i Revistës “ Kuvendi”.

Ditën e parë, si gjithnjë u bë pritja e  të ardhurve si dhe kafja e  darka, sipas programit të publikuar kohë më parë. Në pritjen e të ftuarve ndihmuan Mondi Rakaj dhe Paulin Palushi, si gjithnjë të gatshëm në këto raste. Në Kafe “ Kuvendi” u bë takimi i parë mbasditen e  ditës së shtunë, për të vijuar më pas darkën me krijuesit, në resorantin e njohur “ Lucianos” në 17 Mile Garfield. Ramiz Gjini, Mëhill Velaj dhe Piere Pandeli Simsia, të pranishëm të kësaj darke, veç krijuesve vendas dhe aktivistëve të kultures, Kujtim Qafa, Julian Çefa, Shkelqim Legisi etj. kaluan një mbrëmje në frymën e diskutimeve të lira, lidhur me botimet e fundit të krijuesve emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nevojën  për të pasur një bashkpunim e frymë më  të gjallë, gjithnjë në të mirë të  zhvillimeve letrare.

Dita e dytë startoi me kafen e mëngjesit, në të njëjtin vend ku u bë pritja, për të vazhduar me drekën në resorantin e njohur të  Qendrës së Shën Palit, deshirë edhe e krijuesve të ardhur nga larg, për ta vizituar këtë Qendër.

Mbrëmja letrare, sipas një programi të aprovuar kohë më parë u bë në sallën e takimeve të Kishës  së njohur “ Zoja Pajtore” në Southfiled.

Moderator të kësaj mbrëmje letrare ishin Ndue Gjekaj dhe Enita Hajdari. Fillimisht u mbajt një minut heshtje për krijuesin e komunitetit tonë, anëtarin  e Këshillit Botues të Revistës “ Kuvendi”,  Zef Lleshi, i cili pak ditë më parë u nda nga jeta.

Botuesi i Revistes “Kuvendi”, njëkohshëm edhe inicues dhe organizator i këtij aktiviteti, që tashmë është kthyer në traditë, falenderoi të pranishmit si dhe ata që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të marrin pjesë. Ai theksoi se Revista “ Kuvendi” është gjithëmonë  “ Ditë Letërsie..”, pasi në faqet e saj, për afro 12 vjet janë botuar mbi 3 mijë faqe letërsi dhe më shumë se 80 autorë nga diaspora dhe të gjitha viset shqiptare, por kjo nuk do të thotë se aktiviteti është pronë e “ Kuvendit” dhe Pjetër Jakut. Viti ka edhe 365 ditë të tjera, ku secili krijues mund ta organizoi sipas mendimit të tij.

Më pas, sipas një programi të detajuar u kalua në recitime dhe muzikë, ndërsa Juria e përbërë nga Mëhill Velaj – kryetar, Manjola Degaj dhe Piere-Pandeli Simsia anëtar po punonin në  saktësimet e fundit për çmimet. Pjesën argëtuese ( muzikën ) e mbanin Manjola Degaj Tershana dhe Elvis Tershana, ndërsa do të ndihmonte dhe artisti i njohur Fran Gjoka, njëkohëshëm drejtues i  Shoqatës Kulturore në Michigan.

Pjesë të zgjedhura nga krijimtaria poetike recituan, Ndue Gjekaj, Enita Hajdari, Agim Agalliu, Manjola Degaj, Fran Gjoka, Merushe Lumaj. Pjesë nga krijimtaria e tyre lexuan edhe Rakip Babqorri e Elinda Marku. Shkrimtari i njohur Ramiz Gjini, pas përshëndetjes së tij, lexoi dy poezi të zgjedhura nga njëri prej botimeve të Elinda Markut. E veçanta dhe e bukura e këtij aktiviteti, vërtetë mbresëlënës, ishte përshëndetja e  famullitarit të Kishës “ Zoja Pajtore”, Dom Ndue Gjergji, i cili, veç të tjerash, foli edhe për krijimtarinë poetike  dhe patriotike të të ndjerit Ali Podrimaj, që këtë vit u nda nga jeta tokësore, si dhe Don Fran Kola, famullitar i Kishës së Shën Palit, i cili kishte zgjedhur pjesën e njohur nga Shën Pali “ Dashuria”. Harmonizimi poezi-muzikë qe një gjetje shumë e bukur e organizatorve, duke i dhënë gjithë takimit kënaqësinë e të ndjekurit me kureshtje dhe kënaqësi.

Në takim përshëndeti Prof. Dr. Bahri Brisku i ardhur  nga radhët e shqiptarëve nën Mal të Zi. Poashtu ndër recituesit ra në sy edhe Gjeto Ivezaj me disa fragmente poetike për  Bajraktarin e  Grudes, Smajl Martini si dhe Prek Topalli me një krijim të posaçëm për Gjergj Fishten.

Dom Ndue Gjergji i dhuroi Botuesit të Kuvendit, librin për Dom Prek Ndrevashaj, shkruar nga poeti Ndrekë Guri.

Takimin e ndoqi dhe  regjistroi ACTV me telekronistin Paulin Palushi, i cili edhe përshëndeti takimin.

Kalimi i mikrofonit tek të pranishmit bëri që secili tëw thonte mendimin e tij

Më pas Juria e Ditëve të Letërsisë lexoi çmimet, të cilat janë:

Poezi:

Çmimi i parë: Nexhip Ejupi

Çmimi “Gjergj Fishta” Elinda Marku

Çmimi “ Migjeni”  Pal Rakaj

Prozë:

Çmimi i parë, Alfons Grishaj

Çmimi “ Petro Marko” Albana Melyshi Lifschin

Çmimi “ Anton Pashku”  Pal Ndreca

Publicistikë:

Çmimi i parë, Frank Shkreli

Çmimi “ Faik Konica”  Gëzim Basha

Çmimi “ Arshi Pipa” Bahri Brisku

 

Çmimet e Këshillit Botues:

Çmim të veçantë për shkrimin më të mirë me temën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, ia dha Rakip Babqorrit

Çmimin për librin më të mirë paraqitur dhe promovuar në komunitetin shqiptar të Detroitit, ia dha Nusret Pllanës

Shenim:

Në fund të takimit Botuesi dhe Editori i Revistes “Kuvendit” u kujtuan të pranishmëve se juria ka porosi të veçantë për të mos i vlerësuar me çmime stafin e ngushtë të kësaj reviste, ndërsa juria këmbënguli në pavarësinë e saj.

 

Fotot janw realizuar nga mjeshtri Paulin Palushi:

2 thoughts on “Mbyllet edicioni i 11-të “Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan”

  1. ju lumte se pertime paski ba pune te mire… nuk e paskam di se nua gjeka qenka kaq i mire sa me drejtue kaq mire, pa harru dhe te tjeret… ne kemi nevoje per mramje te kti lloj, se boll na mytet me shoqata e autor qe vec dun me u levdu
    tung nga baca

  2. U pershendes te gjitheve ju qe keni marre pjese. Disa vite kam qene ne aktivitetin tuaj, qe te them te drejten me pelqen per vecanesine qe ka dhe origjinalitetitn. Eshte nder aktivitettet, per te mos thene i vetmi qe kam shkuara e do te shkoja me qejf, por keto dy vite kam qene shume e ngarkuar me pune dhe me shkollen. Me vjen shume mire qe eshte bere ne kete nivel, cfare po me ben te behem edhe pak xheloze…
    Vitgin tjeter sigurisht do te jeme e pranishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *