Premiera e dokumentarit, për promovimin e bukurisë natyrore të Shqipërisë, në New York

 BEQIR SINA – Village – New York City

“Shqipëria e bukur – Saranda”, u shfaq me një paraqitje të birlantë të asaj bukurie të rrallë natyrore të bregdetit të Sarandës, në 100 – Vjetorin e Pavarësisë

EAST VILAGE NEW YORK CITY : Në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë, Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në bashkëpunim me Organizatën “Motrat Qiriazi” dhe me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë, organizoi të enjten në 15 nëntor në orën 6 e 30 të mbrëmjes në “Cinema Village” në Mahattan – New York, shfaqjen e dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance Saranda”.

Shfaqja e këtij dokumentari mjaft tërheqës, është bërë në kinema “Cinema Village” në qytetin e New Yorkut në zonën ku ndodhen një serë kompleksesh të kinemave të njohura të qytetit. Premierën e dokumentarit “Shqipëria e bukur – Romanca Joniane – Saranda”, me një paraqitje të birlantë të asaj bukurie të rrallë natyrore të bregdetit të Sarandës, u soll në vemendjen e dhjetra vetëve.

Në premierën e dokumentarit “”Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda”, ishin të pranishëm, disa nga personalitet më të spikatuara të kulturës dhe artit, veprimtarë të dalluara të komunitetit, përfaqësues organizatash dhe shoqatash – përfaqësuesit e shtetit të Kosovës : Ambasadori Bekim Sejdiu dhe konuslli Fatmir Zajmi nga Konusallata e Përgjithëshme e Kosovës në New York, përfaqësues të medias, biznesemen dhe afaristë, studentë e studente shqiptarë, të cilët studion në universitetet amerikane.

Ky dokumentar, i cili promovon “Parasjen – Paradise” e riverës shqiptare – bregdetin e detit Jone, është xhiruar në disa pjesë të ndryshme, përgjatë këtij bregdeti. Pamaje të cilat nisin me qytetin e bukur të Sarandës, për të vijuar me tej me:”Detin e Manastirit, mozaikët e lashtë në “dyshemen” e tij, Manastirët e Mesopotamit, Kostanin, Kishën ortodokse Saint Geroge, etj, qytetin e lashtë i Foinike, edhe kështjella e Ali Pashës, Kalaja e Lekuresi dhe ajo e Borshit si dhe kompleksit bektashian në Rusan.”

Pikiatë përgjatë rrugës së re, futesh menjëherë në ujin e kristaltë, ujë i pastër si “pika e lotit”, vënde vendë edhe rërë, plazh me guraleca, shkëmbinjë të “çarë” nëpër një mori galerish në formë “Jacuzzi” natyralë, në mes të shkëmbinjëve bregdetar që rihhen nga dallgët e detit Jone. Kamera vijon duke eksploruar nëpër kodrat buzë bregut, plot me ullinjë e protokalle, dhe furta tropikale, deri sa zbret në plazhet e madhështore të Kakomes, Bunets, Borshit, etj … nga pamjet e mahnitshme të Parkut Kombëtar të Butrintit( mbrojtur nga UNESCO), Plazhet e Ksamilit, burimi i “Syrit të Kaltër” Plazhet e Borshit, deri tek një vështrim i gjatë që “bie” më poshtë në jug, në vargun e plazheve shkëmbore, “përqafuar” me njëri tjetrin përmes një bukurie tjetër përrallërore – Plazhet e Qeparoit.

Kudo dallon nga ky dokumentar vlerat historike e natyrore, kuzhina, zakonet dhe traditat banorëve, të këtij bregedet të sillen në këtë dokumentar afor 60 minutash, përmes pamjeve vizive mahnitëse. Kryetari i Bashkisë së qytetit të Sarandës, e ka konsideruar këtë dokumentar, një kontribut të madh për promovimin e këtij bregdeti dhe një klimë joshëse për vizitorët – sidomos atyre të turistëve të huaj dhe nga e gjithë Shqipëria, Kosova, dhe trojet shqiptare e diaspora, në hapjen e sesionit të plazhit, e cila mbas rënjes së komunizmit, është një festë ku vitet e fundit marrin pjesë edhe Orkestrat Frymore nga e gjithë Shqipëria.

“Jemi mbledhur sot këtu, në këtë sallë kinemaje për të ndjekur një dokumentar, i cili në fakt, mbasi ju t’a shikoni patjetër që do të “fluturoni” për një moment “në mendjen” tuaj – të ngacmua nga ndjenja që ndoshta, edhe për t’a shijuar, qoftë edhe një sesion veror edhe ju atë mrekulli që e ka krjuara natyra Bregdetin e Sarandës” tha zoti Mishto. Ai më tej mbasi ka faleminderuar shikuesit tha se shfaqja e këtij dokumentari merr një vlerë të veçantë ngaqë po e shfaqim në New York – në kuadrin e aktiviteteve të 100 vejtorit të pavarësisë. Ky dokumentar, tha zoti ai; është një kontribut të madh për promovimin e Shqipërisë, një nderim që po i bëjmë ne së bashku Shqipërisë në këtë 100 – vjetor të Pavarësisë.” ka theksuar Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë zoti Dritan Mishto.

Presidentia e organizatës së gruas shqiptare në Amerikë ” Motrat Qiriazi” Dr. Anna Kohen duke hapur këtë veprimtari në kuadrin e festimeve të 100 – Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, tha se jemi të gjithë mendojë të nderuar, për të marrë pjesë këtë ngjarje të madhe të kombit tonë festimet të 100 vejtorit të pavarësisë. Jam e bindur, tha Dr. Kohen se ndonjeri prej jush do të grishet nga ky dokumentar, për të shkuar në Shqipëri, këtë verë dhe për të ndaluar një sesion pushimesh në në perlën e riverës së Jonit Bregdetin e Sarandës. Unë jam i lumtur për këtë, sepse ne kemi çfarë t’i tregojmë edhe Amerikanëve miqve tanë me këtë bukuri të rrallë, nëpërmjet filmit dokumentar “Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda”, tha ajo.

Dr. Kohen, theksoi më pasë ” Ju jeni të ftuar përzemërsisht të ndiqni këtë shfaqje të veçantë të një filmi dokumentar, veprimtari e cila është e oganizuar në kujdesin e Konusllit të Përgjithshëm zotit Dritan Mishto, Organizatës së Gruas Shqiptare në Amerikë Motrat Qiriazi “AAWO” , dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulutrës së Shqipërisë – Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, zonjës Floriana Paskali.

Zonja Floriana Paskali, drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” e bija e skulptorit të madh Odhise Paskali, është shprehur keranare për punën e madhe artistike që ka bërë babai i saj për 100 – Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorin 1912 , kontributin dhe rolin e tij – sidomos ajo përmendi statujën e Ismail bej Qemalit dhe shtizën e flamurit në qytetin e Vlorës, të cilat edhe sot mbas 73 vjetëve kur janë punuar nga babai im Odhise Paskali, ato – qëndrojnë ende të gjalla dhe të rëndësishme” – “Dua t’ju falenderoj të gjithëve, faleminderit shumë! dhe gëzuar 100 Vejtori i Pavarësisë!” theksoi Zonja Floriana Paskali,

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *