NJU JORK : U zhvillua “Konferenca ; Harta e Leadershipit Ballkanik”. me temën “Gratë në Formësimin e Shoqërisë”
BEQIR SINA, New York
Bashkëshortja e Kryeministrit Berisha, zonja Liri Berisha u nderua me çmimin prestigjioz “FEBA 2012” me motivacionin “Për angazhimin e saj në botën e gruas, veçanërisht për gratë në nevojë dhe për punën e saj të palodhur për ta bërë botën një vend më të mirë për gratë dhe për për mbështetjen e veçantë që i ka kushtuar grave dhe fëmijëve të prekur nga sëmundje të ndryshme apo te nenave dhe femijeve te varfer në Shqipëri, Ballkan, rajon dhe botë ”
NEW YORK CITY : Të martën 25 shtator 2012, Federata e Shoqatave Ballkanike Amerikane (FEBA), së bashku me partnerin e saj të organizatës Ballkansit dhe Ballkan Amerikan – Këshillin për Marrëdhënie me Publikun, mbajti takimin vjetore të tyre: “Konferenca ; Harta e Leadershipit Ballkanik”.
Tema e këtij viti e kësaj konference prestigjoze ku marrin pjesë për çdo vit udhëheqësit më të lartë nga Ballkani, ishte “Gratë në Formësimin e Shoqërisë”.
Në ndërkohë, si çdo vjet një nderim me çmimin FEBA, iu dha disa udhëheqësve më të dalluar nga Ballkani për kontributin e tyre të rëndësishëm, në politikë , çështjet sociale dhe fushat profesionale në shoqërinë në përgjithësi.
Mbrëmje solmene FEBA 2012, e cila u ndoq nga një numër i madh i gazetarve të akrediruar në OKB, atyre të ardhur nga Ballkani dhe shtypit shqiptarë në SHBA, filloi me një pritje në formë koktejli, ku liderë dhe përfaqësues të qeverive nga Ballkani, rajoni dhe bota, të cilët ndodhen në New York, në pjesmarrjen e tyre në Sesionin e 67-të të Punimeve të Asamablesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkëmbyn mendimet dhe përvojat e tyre në lidhje me sukseset e tyre, për të kontribuar edhe në lidhjet më të mira fqinjësore, mes tyre.
Mysafirë të nderuar të kësaj mbrëmje solmne, përfshinë: Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu, presidenti FEBA-s, Dr. Aras Konjhodžic, bashkëshortia e kryeministrit shqiptar, Dr Liri Berisha, Ministri i Punëve të Jashtëme të Malit të Zi, Zoran Jankoviç, Kongresitia e partisë demokrate nga New Yorku, Carolyn Maloney, fituesen e çmimit CNN 2009 Hero dhe e diplomuara në universitetin Harvard znj Alfa Demmellash, zonja Robina Niaz, themeluese dhe drejtore ekzekutiv e organizatës joqeveritare( OJQ)-në New York ““Turning Point for Women and their Families”, Znj Munira Subasic, themelues e organizatës joqeveritare OJQ nga Bosnja me bazë në Sarajevë, “Nënat e Srebrenicës” ish e mbijetuara e genocidit serb. Përfaqësuesia e Kombeve të Bashkauar për Gratë , Gülden Turkoz-Cosslett dhe Nën-Sekretara e Oragnizatës së Përgjithshëm të OKB-ës, zonja Michelle Bachelet, deputetja e parlamentit turk, zonja Pelin Gündes-Bakir.
Mbrëmjen solemne e hapi presidenti i Feba-s, Dr Aras Konjhodžic, i cili pas përfundimit të fjalës së tij përshëndetëse, ftoi në podiumin e konferencës, të mbajë fjalën e ratit, Minsitrin turk të Punëve të Jashtme Dr. Ahmet Davotoglu . Kryediplomati turk Davotoglu duke folur mbi temën e këtij viti, ka thënë se gratë janë fryma dhe shpirti i shoqërisë dhe se ato janë të vetmet që përhapin paqen kudo në botë. Ai shprehu besimin e tij, – të sinqertë, se gratë që përballen me shumë vështirësi ishin më të fortë se homologët e tyre meshkuj, duke cituar për këtë gratë boshnjake si një shembull i grave që perceptohen pavarësisht situatave të tyre shpesh her edhe të vështira.
Folës të tjerë, të Konferencë Ballkanike ishin dhe përfaqësuesit e studentëve të Feba-s, duke përfshirë edhe studenten shqiptare Lirie Hakaj, cila foli në emër të BaPAC, duke ofruar informacion mbi punën që bëjnë të rinjët e të rejat e kësaj organizate Ballkanike, me qender në New York. Folës i radhës ishte dhe anëtaria e parlamentit turk, deputetja Pelin Gündes-Bakir, e cili foli në emër të Balkansiad. Znj Gündes-Bakir, në fjalën e saj kërkojë! nga Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri turk Rexhep Erodgan që për krijimin e paqes dhe stabilitetit në botë, duhet instaluar barazinë gjinore nëpërmjet shëmbjes së pengesave dhe ndalimin e nënshtrimit, diskriminimit të grave në baza gjinore në të gjitha fushat e shoqërisë, kudo në botë.
Mbas fjalmive përshëndetëse,”Konferenca ; Harta e Leadershipit Ballkanik” mw temën: “Gratë në Formësimin e Shoqërisë”, u pasua nga ceremonia solemne që përfshinte ndarjen e Çmimit FEBA, akorduar grave të ndryshme, për përfshirjen e tyre në veprimtari, bamirësie, në politikë, shkencë, art, dhe shoqëri. Gratë, më të dalluara për këtë vit dhe kontributin e dhënë në fushat e tyre, grat të respektuara dhe për aktivizimin e tyre shoqëror në politikë e çështje sociale.
Ne tha presidenti Febas, Dr. Aras Konjhodžic :” Do të nderojm me çmimin “FEBA Road Map 2012” – Harta e Rruges – FEBA 2012”, disa nga udhëheqëset e jashtëzakonshme, ato gra të cilat janë dalluar për kontributin e tyre, në aktivitetin dhe veprimtarinë e tyre, politike, humanitare, çështjeve sociale dhe shoqërore, art, kultur dhe të tjera, brenda dhe jashtë vendit të tyre. Shpërblimet, e këtij viti, tha më tej presidenti i Febas, Konjhodzhiq, janë ndarë edhe për qëllim përfitimi për punën që kan bërë këto gra të nderuara dhe të respektuara, vepra e të cilave, shpresojmë të shtrihet dhe të ketë ndikimi më larg se sa komunitetet e tyre të respektuara. Pra, të përhapen anembanë botës, mbasi ato janë gra të dalluara që kan lidhje me disa ngjarje të këtij viti, për gjininën e tyre në vende të ndryshme të botës.
Çmimet i ndau në shenjë nderi zonja Robina Niaz, themeluese dhe drejtore ekzekutiv e organizatës joqeveritare( OJQ)-në New York ““Turning Point for Women and their Families” – “Pikë kthese për Gratë dhe Familjet e tyre”, organizatë botërore, kjo e cila synon minimizimin e dhunës në familje dhe instalimin e një ndjenjë e altruizmit në mesin e të rejave të së nesërmes, të kësaj gjinie delikate dhe mjaft të prekshme dhe të ndjeshme.
Znj Munira Subasic, themelues e organizatës joqeveritare OJQ nga Bosnja me bazë në Sarajevë, “Nënat e Srebrenicës”, organizatë kjo e cila punon në drejtim të arritjeve në drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre të gjenocidit në Srebrenicë në Bosnjë dhe Hercegovinë, foli për të kaluarën e grave, në vendin e saj, të sotmen dhe të ardhmen e tyre. Duke qenë se ajo vetë është një e mbijetuar i genocidit serb, ajo theksoi rëndësinë e asaj se kurrë nuk harron ngjarje të tilla me fuqinë e të mbijetuarve, sidomos femra është ajo e cila shpesh herë jep ngushëllimin nga dëshmitë e saj të cilat nisin prej eshtrave të, të dashurve të tyre”, tha ajo.
Përfaqësuesia e Kombeve të Bashkauar për Gratë , Gülden Turkoz-Cosslett tha se, “Asnjë shoqëri nuk mund të përparojë dhe të arrijë potencialin e saj pa angazhimin e plotë të grave dhe vajzave dhe shfrytëzimin e kapaciteteve të tyre dhe aftësive potenciale, kudo në botë”. Ajo vazhdoi duke treguar një rritje të angazhimit të femrave në të gjitha fushat e shoqërisë, duke përfshirë ekonominë, politikën dhe ushtarake, veçanërisht në Ballkan.
Fjala përmbyllëse iu dha në nderim zonjës, Dr Liri Berisha, bashkëshotja e Kryeminitrit të Shqipërisë zotit Sali Berisha, e cila u nderua me këtë rast me çmimin vjetor të FEBA, për kontributet e saj për të ndihmuar gratë dhe fëmijët nga sëmundjet, veçanërisht autizmin për të cilat ajo është një avokate e kësaj sëmundje në botë, punën e saj me Shoqatën fëmijët shqiptarë dhe themelimi e organizatës “Nënë Tereza” të cilat janë motivuar gjithashtu në mesin e këtyre kontributeve.
Kështuqë, angazhimi serioz disa vjeçar i Znj. Berisha në drejtim të fëmijëve të sëmurë dhe familjeve në nevojë, të drejtave të grave shqiptare në, Shqipëri, Kosovë, dhe trojet etineke shqiptare, gjeti një vlerësim edhe nga kjo roganizatë prestigjoze në New York, e cila për çdo vjet ndanë një çmimim të till, – për gratë më të shquara nga Ballkani dhe rajoni. Bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, zonja Liri Berisha, u nderua nga FEBA në Nju Jork, për çështjet social-politike, dhe si një personalitet i lartë, grua nga Ballkani që po lufton për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe për përmirësimin e kushteve të tyre shoqërore edhe në Ballakn e rajon.
Ky çmim ju dha zonjës Berisha për imenjimin e vazhdueshëm humanitar shkencor dhe social të saj në Shqipëri, ku zonja Berisha është vlerësuar gjithashtu edhe për mbështetjen e veçantë që i ka kushtuar grave dhe fëmijëve të prekur nga sëmundje të ndryshme apo te nenave dhe femijeve te varfer në Shqipëri, Ballkan, rajon dhe botë.
Ky është çmimi i dytë lartë, i dhënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Zonjën, Dr. Lirie Berisha, Presidentja e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” bashkëshortia e Kryeministrit Berisha. Zonja Berisha. E cila është nderuar një vitë më parë në Washington nga Organizata Women’s Information Network gjatë një ceremonie me çmimin WIN International Achievement Award – “Çmimin Ndërkombëtar të Suksesit për Gruan”, për përkushtimin dhe punën e saj në çështjet e grave, në një ceremoni ku ka marë pjesë dhe vetë Zonja e Parë Amerikane, Michele Obama.
Çmim i cili përcaktohet nga një komision special i ngritur posaçërisht për vlerësimin e kandidaturave nga e gjithë bota, dhe çmim që ndër vite janë vlerësuar mjaft emra të njohur të artit kulturës dhe politikës nga e gjithë bota,të cilët kanë dhënë kontribut në promovimin e paqes,kulturës dhe kujdesit ndaj shtresave në nevojë.
Zonja, Dr. Lirie Berisha, tha mbas marrjes së çmimit FEBA 2012, se ajo është e nderuar të jetë në këtë ngjarje vjetore:”Konferenca ; Harta e Leadershipit Ballkanik”. Tema së cilës për këtë viti ishte “Gratë në Formësimin e Shoqërisë” dhe të marrë një nderim me çmimin FEBA, për kontributin e saj të rëndësishëm, në fushat profesionale dhe shoqërinë në përgjithësi.
Ajo e ka pranuar çmimin duke thënë se ky ” çmimim shkon në emër të të gjitha grave shqiptare, kudo që ato mund të jenë, mbasi u shpreh zonja Berisha të gjitha gratë shqiptare kanë qenë dhe janë avokatët aktive të paqes dhe në mbrojtje të, të drejtave të grave kudo në botë. Ajo përfundoi duke shprehur besimin e saj të fortë se të gjitha gratë shqiptare të cilat kan gjakun dhe zemrën e Nënë Terezës – kanë bër një “luftë të madhe” në mënyrë që gratë kudo të gjejnë atë buzëqeshjen e tyre, të fëmijëve dhe familjes së tyre, pasi që ajo buzëqeshja e gjetur nga tërë gratë e botës, është paqja, dashuria, lumturia e tyre edhe e familjeve dhe fëmijëve të tyre, në mbarë botën”.
Gjatë vizitës së saj në New York, znj Liri Berisha pati mundësinë të takohej me personalitete të politikës, artit, kulturës dhe shkencës nga vende të ndryshme të botës, që mblidhen sëbashku në këtë qytet për të marrë pjesë në Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por edhe për të shfrytëzuar çdo takim për të treguar arritjet e vendve të tyre, vlerat e paqes, mirësisë, dhe besimit, etj.