Mbrëmje mbresëlënëse me Presidentin e Shqipërisë, zotin Bujar Nishani dhe delegacionin qe e shoqeronte

Nga Pierre-Pandeli Simsia
Ditën e martë, 25 shtator, 2012 Komuniteti Shqiptar i Amerikës, New York dhe shtetet përreth, përjetuan një ngjarje të rëndësishme.
Në restorantin SPARKS, Steak House, ne 210 East, 46 Street në Manhattan, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës”VATRA” dhe Bashkësia Shqiptare në New York, organizuan darkë mbresëlënëse për nder të delegacionit shqiptar i ardhur ne Sh.B.A. për të marrë pjesë në sezonin e 67-të të Asamblesë së Kombeve te Bashkuara.
Restoranti “SPARK STEAK HOUSE” restorant i madh dhe luksoz, ku edhe një pjesë e mirë e shqiptarëve janë punësuar në atë restorant, ishte sofra e pritjes e Presidenti të Shqiperisë, zotit Bujar Nishani, e zonjës së parë, Odeta Nishani, i zv. Kryeministrit të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, e drejtorit të departamentit për çeshtjet jorezidente të Ministrit të Diasporës, z. Naim Dedushaj, të Konsulles së Kosovës në New York, znj. Fatmira Zajmi, të Ambasadorit të Shqipërisë prane OKB-së, z. Ferid Hoxha, të Kryetarit të Partisë për Drejtësi, z. Tahir Muhedini dhe qindra bashkatdhetarëve të tjerë.
Ishte hera e parë që komuniteti yne shihej dhe takohej me Presidentin Nishani. Interesi ishte i madh. Kur salla e pritjes ishte e mbushur plot me bashkatdhetarë, të cilët me gotat me pije te ndryshme nëpër duar, bisedonin, shmalleshin me njëri tjetri, eksorta e sigurimit, na “njoftoi” se delegacioni shqiptar kishte hyrë në sallë.
Të gjithë e hedhim shikimin nga hyrja dhe në mes të pranishmëve shohim Presidentin Bujar Nishani dhe zonja e tij Odeta Nishani, i shoqeruar nga Dr. Gjon Buçaj, Kryetar i Federates Panshqiptare VATRA, Ambasadori i Shqipërise ne OKB, zoti Ferid Hoxha.
I qeshur, i thjeshtë, Presidenti Nishani, takohet, shtrengon duart me pjesëmarrësit, duke na krijuar një ambient tepër familjar e miqësor.
Mbrëmjen e hapi zv. kryetari i Vatrës, z. Agim Rexha:
“Zoti President i Republikës së Shqipërise, zoti Nishani.
E nderuara zonja Nishani .
Mirëmbrema dhe mirëse keni ardhur këtu bashkë me grupin e delegacionit që j’u shoqëron nga Shqipëria.
Të nderuar përfaqësues të shoqatave, organizatave dhe institucioneve që veproni këtu ne Sh. B. A. Mirësekeni ardhë në darkën e Vatrës, në darkën tradicionale që mbahet në Shtator me rastin e Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve të Bashkuara, j’u uroj edhe njëherë, mirëse keni ardhë dhe uroj një mbrëmje sa më të mirë.
Pastaj, zoti Rexha ia dha fjalen Dr. Gjon Buçaj, Kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare VATRA:
I nderuar z. President
Ju përshëndes në emër të Federatës Panshqiptare Vatra dhe në emrin tim, Mirësevini bashkë me zonjën fisnike Nishani dhe me anëtarët e tjerë të delegacionit të Shqiperise që merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve te bashkuara.
Përshëndesim zv Kryeministrin e Kosovës, zotin Behgjet Pacolli dhe përfaqësuesin e Ministrisë së Diasporës zotin Naim Dedushaj, me gëzim e kënaqësi që presim ne sofër të përbashkët edhe pjesëtaret e delegacionit të Kosovës së lirë. Janë te mirëseardhur edhe diplomatët tanë, bashkëpunëtorë dashamirës të komunitetit dhe të ketij vendi mik, për ndryshim nga përfaqsuesat e diktaturës në luftë ideologjike kundra interesavet kombëtare.
Miresevjen zoti Tahir Muhedini, kryetar nderi i PDIU-se, veprimtar i palodhun i çështjes Çame, për shërimin e kësaj plage kombëtare që rrjedh gjak tash ma se 68 vjet” tha në fjalen e tij përshëndetëse, Dr. Buçaj.
Pastaj zoti Agim Rexha, ftoi Presidentin Nishani.
Në përshëndetjen e tij, Presidenti Bujar Nishani, midis të tjerash tha:
I nderuarzoti Gjon Buçaj!
I nderuar zv. Kryeministër i Kosovës, z. Pacolli!
Të dashur miq që jeni prezent në këtë mbrëmje.
Më lejoni që në fillim të fjalës sime të shpreh falenderimet dhe kënaqësinë time të veçantë për të qënë bashkë me ju sot dhe për organizimin e këtij evenimenti.
Jam i nderuar të jem sot në mes jush, përfaqesuesve të Shoqatës VATRA i shpreh tërë mirënjohjen time, mbështetjen që ka, mbarë shoqërisë shqiptare për punën dhe kontributin tuaj nëpër vite. Ruajtja e virtyteve, kulturës, misioneve më të mira kombëtare për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo që ata jetojnë.
Ju jemi mirënjohës për rolin që shoqata Vatra ka luajtur në dobi të çështjes kombëtare, për atë çfarë keni bërë dhe keni dhënë në përparimin dhe zhvillimin e vendit tonë. Ju meritoni respektin e mbarë Kombit Shqiptar për kontributin tuaj në historinë tonë, ku me atdhedashuri dhe patriotizëm ju keni ditur te mbroni lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve edhe ne trojet e tyre etnike, pavarësinë e Kosovës dhe demokratizmin e Shqipërisë. Padyshim, ju me punën tuaj keni zënë një vend të rëndësishëm në faqen e historisë sonë…
Të nderuar pjesëmarrës. Në vitet e fundit jemi dëshmitarë dhe aktorë të ngjarjeve të rëndësishme që kanë ndodhur dhe kanë lenë shenjë në historinë e Kombit Shqiptar. Padiskutim, Pavarësia e Kosovës është kryevepra e Kombit Shqiptar…
Pavarësinë e Kosovës, shqiptarët ia dolën mbanë që ëndrrën ta shnderojnë ne realitet, ëndrra shekullore e kombit tonë.
Në vizitën time të parë në cilësinë e ëresidentit të republikës, në Kosovë, kam premtuar, se gjatë mandatit tim presidencial, Kosova do të jetë kryefjala në përpjekje të njohjeve ndërkombëtare, pjesëmarrjen e saj në forumet rajonale, mbështetjen e saj në integrimin euroatlantik.
Vatra ka shërbyer dhe shërben si një avokate e interesave kombëtare në Amerikë në momentet më kritike të historisë sonë. Ne nuk kemi qenë vetëm, por kemi patur pas vetes një mik të mah që në çdo moment ka ndërhyre fuqishëm në mbrojtje të çeshtjes sonë. Prandaj shfrytëzoj këtë moment i ndodhur në Sh.B.A. për t’i shprehur edhe njëherë mirënjohjen tonë këtij aleati dhe miku tonë të shtrenjtë, Sh.B.A. dhe t’i garantojmë, se ne jemi përkrah tyre për një botë më të sigurtë dhe më demokratike…
Te dashur miq!
Shqipëria ndodhet në prag të festimeve të 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. Ky çast në historinë tonë që përkon me një rrugëtim të nisur prej disa vitesh aq të dëshiruar dhe që të gjithë bashkë e konsiderojmë si alternativën e vetme integrimin europian, si anetare e NATO-s si njerëz që lëvizim të lirë dhe që arritjet në procesin e integrimit europian, janë tregues i rëndësishëm në rrugën tonë…” tha midis të tjerash Presidenti Nishani.
Orator për ta “patur” zili, i thjeshtë, në përshëndetjen e tij, Zv. Kryeministri i Kosovës, z. Behgjet Pacolli:
“… Sonte jam i gëzuar që gjindem në mesin tuaj që të ndajmë këtë gezim, këtë mbrëmje kaq të bukur. Ndjehem shumë i lumtur që ndodhem mes jush dhe j’u uroj të gjithëve mirësi në familjet tuaja, suksese në punën tuaj,
Sonte dua të falenderoj edhe mysafirët që ndodhen në këtë mbrëmje; Princesa e Tajlandës, Ministrin e Punëve të Jashtëme të Republikës së Tanzanisë,
Këta dy persona që ndodhen sonte këtu midis nesh, të cilët janë një nga lindja e një nga jugu,. Këta janë miqtë tanë, sipas një shprehjes sonë “Kush do mikun, më do mua, ose kush respekton mikun, më respekton mua” Pra, ju më keni respektuar mua, sepse keni respektuar miqtë e kombit shqiptar.
Zonja Long, Princesa e Tajlandës është përkthyesja, honorare e Kosovës, e cila, Kosovës i ka falur në qendër te Bankokut një ndërtesë të mrekullueshme dhe ka aktivizuar Ambasadën e Kosovës në tërë kuptimin e fjalës edhe pse ai shtet ende nuk e ka njohur Kosoven…”
Përshëndetën gjithashtu edhe princesa e Tajlandes dhe Ministri i Punëve të jashtëme të Tanzanisë
Si një darkë miqësore dhe familjare, me një menu ushqimi të pasur dhe me personelin e sherbimit shembullor, te gjithë bisedonim dhe shkëmbenim mendime të ndryshme me njëri tjetrin.
I pari djathtas, autori i shkrimit ne takimin me Presidentin
Sytë e të gjithëve ishin atje, në tavolinën qendrore. Të gjithë dëshironin ta takonin Presidentin Nishani, të dilnin një fotografi kujtimi të paharuar. Me gotat e urimit në duar dikush afrohej dhe i uronte mirëseardhjen dhe detyrën e re të presidentit, dikush nga tavolina tjetër ngrinte gotën me verë, duke e uruar… Dhe presidenti Nishani, buzagaz, i thjeshtë, ashtu siç i ka hije një presidenti i të gjithe popullit, ua kthente urimin.
Ishin vërtet çaste dhe ambient tepër i ngrohtë, i këndshëm, familjar.
Nga fundi i darkës, pamë t’i afrohej tavolinës së Presidentit Nishani edhe Presidenti i Meksikës, Felipe Calderon, i cili, për koincidencë edhe ai ndodhej në të njëjtën sallë, nga ana tjetër e restorantit.
Në fund, para se të largohej Presidenti Bujar Nishani dhe grupi që e shoqëronte u takua me pjesëmarrësit, duke bërë edhe fotografi, që do te mbetet kujtim i paharuar.
Takimi me Presidentin Nishani dhe delegacionin qe e shoqeronte do te na mbetet si nje nder takimet mbreselenese.
Faleminderit i nderuar zoti President Nishani dhe suksese në detyren tuaj.
Suksese në përgatitjet e festimit të 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *