Tre ditë me radhë në qytetin Southfield – Michingan u zhvillua festivali vjetorë: “Festivali i Lirisë”

BEQIR SINA, Southfield – Michigan
Festivali i Lirisë : Festë e madhe me këngë e valle nga e gjithë Shqipëria në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditës së Flamurit”
SOUTHFIELD – MICHIGAN: Michingani, është një prej shteteve federale, ku më së shumti janë të përqendruar shqiptarët, pas New Yorkut. Në këtë shtet janë të ndërtuara qindra kisha katolike dhe kisha ortodokse – ndërsa dy kishat shqiptare katolike që ngrihen në qytetet Warren afër Detroitit dhe ajo në Southfield, i kan dhënë Michinganit një vlerë dhe rëndësi të madhe. Dy kishat katolike shqiptare, ajo e Shën Palit dhe Zoja Pajtore Shqiptare krahas katedrales dhe kishave më të njohura në këtë shtetë, i njohur për industirnë e makinave, janë të përfshira edhe në itineraret e turisteve vendas e të huaj. Ato me aktivitetin e tyre fetar e kombëtarë, vazhdimisht po ngjallin një interes të veçante, jo vetëm tek qindramijërat e besimtareve shqiptarë, në këtë shtet por edhe atyre amerikanë e të huaj.

Ditët e para të shtatorit Kishës katolike shqiptare Zoja e Pajtore, iu rritë bukuria, gëzimi dhe hareja. Ngaqë, për tre ditë me radhë në oborrin e kishës, u mbajtë “Festivali Lirisë”, dhe u mblodhën qindra të rinjë e të reja, madje kishin ardhur edhe nga Kanadaja dhe shtet për reth Michiganit. Në syt e çdo pjesmarrësi, shifeshin fytyrat e tyre të qeshura, entuziasmi dhe lumturia, që gufonte në çdo zemër të çdo shqiptari, për të treguar me krenari ndjenjat tona kombëtare. Për tre ditë më shumë se 3 mijë pjesmarrës, të cilët për çdo natë e mbushën plotë oborin e kishës, duke e kthyer këtë festival shqiptarë, si një festë të madhe, ku kënduan e vallëzuan me orë të tëra, të gjithë së bashku këngë e valle shqiptare nga të gjitha trevat.

” Kishte ditë qe ndihej atmosfera festive dhe e gëzimit për “Festivalin e Lirisë” që mbanë për çdo vjet kisha jonë Zoja Pajtore Shqiptare këtu në Southfield., na tha meshtari dhe famullitari i kësaj kishe Dom Nua Gjergji, duke shtuar se ” Kjo ka ardhë për vetë faktin se kësaj radhe ky festival ka një simbolik të veçantë ai po mbahet në kuadrin e aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë – Ditës së Flamurit” . Mbasi siç dihet Kisha jep ndihmesën e saj jo vetëm në aspektin fetar , por edhe në atë kombëtar, shoqëror e social. Ajo sherben si një institucion i ruajtes dhe i kultivimit të vlerave më të mira fetare e kombëtare, tha famullitari i kishës katolike Zoja Pajtore, Dom Nua Gjergji..

“Festivali i Lirisë” organizuar nga kisha Zoja Pajtore Shqiptare në Southfield, u hapë me intonimin e dy hymnve kombëtare – të SHBA dhe Shqipërisë, kënduar nga solistja e njohur Ermelinda Paparisto

1 deri më 3 shtator 2012 në qytetin Southfield – Michingan u zhvillua Festivali vjetorë““Festivali i Lirisë”

Ky ishte edicioni i radhë së këtij viti – ngjarjes më të madhe kulturore e artistike në këtë komunitet që përkon me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe tashmë, ai është shndërruar në një traditë. Në të njëjtën kohë Festivali Vjetor i Lirisë, mbledh gjithnjë e më shumë, fëmijë, të rinjë e të reja, të cilët kënaqen me prezantimet e shkëlqyeshme të këngëve dhe valleve folklorike nga Shqipëria, Kosova dhe nga të gjitha trevat.

Ky festival u shoqërua me një program të pasur dhe u drejtua nga aktori i humorit Arben Dervishi. Festivali u hapë këngën “Majë Krahu” kënduar nga Nush Buçi dhe Gjekë Dushaj dhe këngën historike”2000 vjetë këtu është Malësia”, kënduar nga Prel Marku. Atmosfera e festivalit vjetorë “Festivali i Lirisë” u ndez flakë nga zëri i bilbilit të Tropojës, këngëtari i mirënjohur Gezim Nika. Më pasë grupi i vallëtarëve – djemeve e vajzave të kësaj kishe, i dhanë ngjyrat më të bukura festivalit.

Në ndërkohë këngëtari i njohur në komunitet Fran Gjoka me këngën “Xhamadani Vija – Vija” krijojë një atmosfer impozante ashtu si edhe Gëzim Nika me këngët e njohura dhe mjaft popullore “Shqipëri o Nëna ime” dhe kënga “O sa mirë që jamë Shqiptarë”. Këto dhe këngë e valle të tjera u kënduan dhe u kërcyen nga të gjitha grupmoshat duke e kthyer festivalin në një festë të madhe qe frymezon dhe lidh brezat

Famullitari i kishës katolike shqiptare Zoja Pajtore, Dom Nua Gjergji, figura më prominente e këtij festivali mbajti fjalën e rastit. Duke çelur festivalin tradicional që kisha “Zonja Pajtore” e shqiptarëve në Michigan, organizon për çdo vjet, ai gjeti rastin dhe përcolli një falemnderimi të përzemërt për të gjithë ata që kontribuan në organizmin e këtij festivali dhe sidomos fjalët më të mira theksoi Dom Nua Gjergji, janë për vullnetarët e palodhur.

Më pasë në fjalën e tij Dom Nua Gjergji, u ndal në veprimtaritë fetare, kulturore e artistike brenda këtij festivali, të cilat u shpreh ai kanë ardhur duke u pasuruar vazhdimisht për të arritur qëllimin parësor: ruajtjen dhe transmetimin tek brezat të vlerave tona ma të bukura kombëtare.

“Festivali i këtij viti, tha i përndershmi Dom Nua Gjergji, ka një risi të vecantë ngase ai po zhvillohet në kuadër të festës së madhe të 100 vjetorit të pavarësisë. Dhe, si dihet për të mbërritur deri tek kjo ditë, popullit shqiptar i është dashur të përballojë shumë luftra e sakrifica dhe rruga për të arritur tek liria është e shtruar me gjakun e heronjëve. Në të gjithë këto luftra, theksoi ai për liri e pavarësi, për të ruajtur kombin dhe identitetin, trojet tona dhe ekzistencën e themeleve të të pareve, një rol të madh ka luajtur edhe kisha katolike dhe korifejt e saj, që shpesh u martirizuan”.

Më tej Dom Nua Gjergji, u kujtojë të pranishëmve se ky është rasti që para moshave të reja t’i përmendim këto vlera e kontribute, sepse gjatë zigzakeve historike ato shpesh i ka mbuluar pluhuri i mosvlerësimit.

“Veprimtaria e kishës katolike, tha Dom Nua Gjergji ka qenë e pandarë nga ajo atdhetare, duke filluar që nga Meshtari i Gjon Buzukut, si gurthemeli i kulturës shqipe, për t’u pasuruar me figura të tjera si Budi, Bardhi, Bogdani e për të mberritur tek Dom Nikoll Kacorri, Imzot Bumci, Doci, Mjeda, Fishta, Gjecovi e shumë të tjerë, që mbeten pishtarë të kombit tonë në rrugën e shenjtë të lirisë e qyteterimit. Edhe kisha “Zonja Pajtore” e themeluar 35 vjet me parë nga Dom Prek Ndrevashaj, e ka kryer detyrën dhe po e vazhdon atë në binomin Fe-Atdhe.”

Më tej ai tha se natyrishtë ky festival është një gëzim i veçantë të shohësh sot fëmijë të lindur në Amerikë, të cilët këndojnë, vallëzojnë shqip dhe po shqip u bien instrumetave popullor. Zoti e bekoftë popullin Shqiptar dhe atë Amerikan!, tha në fund të fjalës së tij – Famullitari i kishës katolike shqiptare Zoja Pajtore, Dom Nua Gjergji,

Zoti Ekrem Bardha, Konsulli i Nderit vlersoi lart punën e madhe që bënë kisha Zoja Pajtore Shqiptare në Southfield, dhe meshtari i saj Dom Nua Gjergji, për ruajtjen dhe kultivimin e traditës shqiptare.

“Është me rëndësi që tradita më e bukur shqiptare të ruhet dhe të pasurohet më shumë nga shqiptarët e Amerikës, duke ua përcjell këtë traditë fëmijëve tanë , brezave të rinjë. Por, tha zoti Bardha është edhe më e rëndësishme se duke ruajtur dhe mbajtur gjallë këto vlera tona kulturore shqiptare, ne do të kemi një trashëgmni në rradhë e tua kalojmë brezave të rinjë”.

Ky festival kësaj rradhe përfundoi fjalën e tij Konsulli i Nderit zoti Ekrem Bardha merr padyshim një rëndësi të veçantë sepse ai përkon edhe me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe mesazh i ynë është, që kjo datë historike të na gjejë me tolerantë me njeri-tjetrin dhe të bashkuar në një front si komb, për të mbërritur cakun e qëllimeve tona madhore, Bashkimin Kombëtar!”

Festivali u përshendet edhe nga Meshtari i nderuar kryefamullitari i Kishës së Shën Palit, Dom Fran Kola, i cili kreu edhe luftjen fetare dhe bekimin e festivalit. Në gjuhën angleze bekimin dhe lutjen fetare e kreu Father John. Nga Malësia enkas për këtë evenimet kishte ardhur Dom Nosh Gjolaj dhe Dom Martin Jaku.Sikurse një përshëndetje e ngrohtë ishte dërguar në emër të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, nga Dr. Gjon Buçaj.
Për festivalin fjalët më të mira thanë edhe aktivistët e shquar të komunitetit, gazetar dhe drejtues të organizatave dhe shoqatave : Marash Nuculaj, Palok Camaj, Mark Sallaku, Luigj Pepaj, Luvigj Sterbyci, Nikoll Pepaj, Kanto Dushaj, Ndue Ftoni, Mark Gjonaj, Zef Përgega, Pjetër Jaku,Rafael Floqi,Zef Kalaj,Rush Dragu , Shtjefen Palushi e të tjerë . Festivali u mbyll me lajmin e mirë se biznesmeni i suksesshëm dhe veprimtari i dalluar i komunitetit Nue Ftoni ka hapur Qendrën Kulturore Shqiptare në Michigan, pra prona e tij “Imperial Hause “ si aktivitet privat e truall, si shtepia e dasmave e banketeve shqiptare, tash e tutje do të jetë dhe Qendra e Kulturës Kombëtare” .
Për suksesin e plotë të këtij festivali tre ditorë duhet lavdëruar kisha Zoja Pajtore Shqiptare në Southfield, dhe meshtari i saj Dom Nua Gjergji, këshilli i kësaj kishe, grupi organizatorë i festivalit dhe vullnetarët e palodhur që nuk kursyen asgjë për mbarvajtjen e festivalit por dhe që të gjithë të mbeteshin të kënaqur
Fotot dhe shkrimi nga Beqir Sina. Nje falnderim te vecante per te!

One thought on “Tre ditë me radhë në qytetin Southfield – Michingan u zhvillua festivali vjetorë: “Festivali i Lirisë”

  1. Zoti Sina, me gjithe respektin per qellimin tuaj te informimit, shkrimi ka mungese informacioni dhe ka gabime. Festivali ishte shume ma i gjithanshem sesa pershkruhet. Nuk permenden aktivitetet tre ditore sportive, as parakalimi madhshtor i 100 femijve shqiptare, apo dorezimi simbolik i flamurit nga nji brez ne tjetrin. Kto ishin edhe risia e ketij Festivali cka edhe e ben ate te vecante. Thjesht nji kritike e vogel me qellim te mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *