Inagurohet nje degë e re e Vatrës…


Në New York, inagurohet dega e re e Vatrës, që përfaqëson Qarkun Hudson Valley

BEQIR SINA, Hudson Valley

Vatranët dhe dashamirë të kësaj organizate më të vjetër në komunitet, treguan një mbështetje tejet të madhe në nismën e grupit iniciatorë për krijimin e kësaj dege, e cila do të punojë me vullnet dhe përkushtim për çështjen tonë kombëtar

HUDSON VALLEY NY: Procesi i riorganizimit të Vatrës, që nisi me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj, është shtrirë edhe në New York, aty Vatra ka tani bazën e saj. Pas krijimit të degeve të saj në Michigan, Washington, New Jersey dhe Florida, u krijua edhe dega e re e Qarkut Hudson Valley. Në këto kushte, dje në është krijuar dega e Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, për Qarkun e Hudson Valley, e cila përfshin zonën e eperme të New Yorkut, dhe do të udhëhiqet nga z Elmi Berisha, ish përfaqësues i Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, në ish Zyrën e ambasadorit të nderit të Kosovës në Amerikë, Bob Dole, veprimtarë i dalluar i komunitetit për dekada.

Dhjetra veprimtarë të njohur të komunitetit, dje i janë bashkuar iniisiativës së zotit Elmi Berisha, Anton Rajas, Gëzim Nika, Lon Gjoni dhe z. Simon Qafa, ku kanë zhvilluar një takim, në të cilin me vota të fshehta është zgjedhur dhe një kryesi e shtatë anëtareve, e cila do të marrë përsipër organizmin zyrtar të kësaj dege me në krye zotin Elmi Berisha.

Me këtë rast, Z. Berisha, u shpreh se kjo Degë, u përket të gjithë shqiptarëve dhe do të shtrijë aktivitetin e saj – sipas mundësisve në të gjithë diasporën, duke iu përmbajtur gjithmon principeve të Koanunores së Vatrës.

Ndërkohë, edhe vatranët e tjerë, pjesmarrës në inagurimin e kësaj dege; kryetari i saj Dr Gjon Buçaj, nën/kryetari Agim Rexhaj, editori Dalip Greca, dhe dashamirë të kësaj organizate më të vjetër në komunitet, organizat që para dy mujave në mënyrë madhështore, e festojë 100 vjetorin e themelimit të saj, treguan një mbështetje tejet të madhe në nismën e grupit iniciatorë për krijimin e kësaj dege, e cila sic u angazhua do të punojë me vullnet dhe përkushtim për çështjen tonë kombëtar. “Këtë degë tha zoti Berisha do t’a përfaqësojnë personalitete të spikatura të profileve të ndryshme në komunitet, njerëz të cilët edhe më para e kan dëshmuar veten në kontributin e tyre, që kan dhënë në çështjen kombëtare.”

Në këtë takim të parë morën pjesë dhejtra vetë, kryetari i Vatrës dr Gjon Buçaj, dhe nënkryetari i saj zoti Agim Rexhaj, editori i gazetës Dielli, z Dalip Greca, anëtarët e kryesisë së Vatrës, z. Marijan Cubi, Zef Përndocaj, Zabit Bytyçi, Sejdi Husenaj, Jonuz Ndreu, Demë Balidemaj, Zef Balaj, veprimtarët Bajram Kabashi, Isa Brija , Sheriff Neza, dhe të tjerë. Mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York, zoti Dritan Mishto.

Në cilësinë e kryetarit të kësaj dege zoti Elmi Berisha, në fillim të fjalës së tij, theksoi se përfitojë të falemnderojë me këtë rast, të gjithë vatranët dhe dashimrët të Vatrës, kryetarin e Vatrës dr. Gjon Buçaj dhe nënkryetarin e saj zotin Agim Rexhaj, me të cilin na lidhin dekadat e fundit shumë gjëra të përbashkëta. Me zotin Rexhaj kemi punuar së bashku me të njëjtën filozfi – atë filozofin që shëndërriti për çlirimin e Kosovës, liririn e saj, pavarësinë dhe demokracinë, të vënë në jetë nga presidenti historik i Kosovës, i ndjeri Dr. Ibrahim Rugova, por, që edhe kohë të gjatë ne na kan lidhur ideale të përbashkëta, për të mirën e kombit tonë, tha Berisha.

Duke folur për veprimtarinë në komunitet, zoti Berisha tha se ” Ajo që më motivon më shumë, është se kjo fillozofi e nisur nga presidenti ynë historik – Rugova, që do të vazhdojë duke na shtyrë, që të bëjmë edhe më shumë punë për vendin tonë, dhe për veten tonë. duke mendur dhe pak me ndryshe:” Të mendojmë dhe të përkushtohemi me të gjitha energjitë tona se si t’i integrojmë fëmijët tanë dhe familjet tona në ato që ne kemi bërë me vite ose çfarë bënë burrat e mëdhënjë të kombit tonë, sidomos këtu në mërgim vite të shkuara”

“Pra, tha zoti Elmi Berisha, me krijimin e kësaj dege, është përfshirja e jonë në çështjen tonë kombëtare, sikurse me krijimin e degës së Vatrës në këtë zonë të New Yorkut, ku jetojnë një numër i konsiderueshem shqiptarësh, atdhetar e patriot të dëshmuar gjatë gjithë kohës në diasporë, Me krijimin e kësaj dege ne do të mbajmë gjallë këtë frymë, që na kan lënë amanet kolosët, pikërisht ata që e krijuan Vatrën 100 vjetë më parë”.

Elmi Berisha , tha se qëllimi i krijmit të kësaj dege të Vatrës, nuk është vetëm rikthim tek tradita e bukur vatrane, kur ajo “lulëzonte” me dëgët e saj në të gjithë Amerikën, por që në këtë kohë, ne të bashkohemi dhe të integrohemi duke i kanalizuar të gjitha energjitë tona, në një “trung” të vetëm ose nën një “ombrellë” e cila do të jetë Vatra jonë, VATRA, e atyre që e ngritën këtë organizat me të vetmin qëllim që ajo të ishte vendi që do të mblidhte rreth saj të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, krahine apo ideje – dhe mendojë, u shpreh ai se ku! “më mirë se nëpërmjet Vatrës sot, ne mund të mbledhemi së bashku dhe të punojmë për veten tonë dhe kombin tonë, këtu në Amerikë”.

Më pasë zoti Elmi Berisha, informojë pjesmarrësit se kjo inisiativë kishte nisur dy muaj më parë, kur grupi iniciatorë me në krye atë Anton Raja, Gëzim Nika, Lon Gjonaj, dhe Simon Qafa, dhe vetë ai kan formuar degën e Vatrës për Qarkun Hudson Valley – duke pasur deri tani 60 anëtarë, njërëz që kan kontribuar dhe që të paktën kan një histori që përputhet plotësisht edhe me Kanunoren e Vatrës, theksoi ai.,

Kryetari aktual i Fderatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, dr Gjon Buçaj mbasi njoftoi se në fund të Shtatorit ose në Tetor do të mbahet Kuvendi i Përgjithëshëm i Vatrës, ka përgëzuar inisiativën e grupit iniciues të degës së Vatrës, dhe iu urojë atyre; suksese dhe punë të mbarë, në degën e re.

Gjatë fjalës së tij kreu i Vatranëve dr Buçaj, vlerësoi rëndësinë që ka riorganizimi i degëve të Vatrës në Amerikë, duke i cilësuar këto organizime si vazhdimin e një tradite dhe të një lidhje më të madhe mes shqiptarëve të Amerikës. “Ne, tha kreu i Vatrës, dr Buçaj, nuk jemi Noli e Konica, por, jemi pasardhësit e tyre që kërkojmë dhe punojmë ta mbajmë gjallë Vatrën, duke u angazhuar, organizuar dhe të ecim përpara me të gjithë bashkëatdhetarët, për këtë çështje madhore në të mirë të kombit”.

Për kryetarin e Vatrës, dr Gjon Buçaj, jetëgjatësia e Vatrës është sepse ajo gjithmon e ka mbështetur punën e saj në disa principe kombëtare, të cilat na motivojnë edhe ne sot, që të i ruajm ato dhe të i përcjellim ato tek brezat tanë, ashtu si na i lanë amanet të parët tanë, prej kur e themeluan këtë organizatë famëmadhe, e cila mori mbi “supet e saj fatet e kombit në diasporë – dhe në disa periudha u bë shteti Shqiptarë në diasporë, kur vendi ynë nuk kishte shtet”.

Më tej, kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj tha se:’ Ngaqë Vatra, në Amerikë, u ngritë mbi principe demokratike dhe me qëllimin kryesorë parimin që t’i ndihmojnë Shqipërisë duke nënkuptuar të gjitha trojet e saj etnike , Kosovën, Çamërinë, shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Medvegje dhe Bujanovc – pra, Shqipërinë e katër Vilajeteve të dikurshme, pavarësisht si duan ata ta quajn Shqipëria e Madhe, ajo do të jetojë dhe riorganizohet ashtu si e ka edhe Kanunorja e saj”.

Në fund të inagurimit të Degës së re të Vatrës, për Qarkun Hudson Valley, me kryetar Elimi Berishën dhe pas diskutimeve e debateve që u zhvilluan me një banket të shumëllojshëm , shtruar nga pronari i restorantit “La Vera Cucina” e zoti Anton Raja, dhe familja e tij u mbyll takimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *