Bashkim Fishta: Na torturuan baballarët e atyre që drejtojnë sot PS-në
Rrëfimi i njërit prej heronjve të revoltës së Qafës së Barit
Njëri nga heronjtë e revoltës së Qafës së Barit, Bashkim Fishta, gjatë një intervistë për emisionin “Fokus” të gazetarit Robert Papa risolli në kujtesë torturat dhe hetuesinë pas kësaj revolte. Ajo çfarë të binte në sy, pa dashur të sfumohen torturat për të gjithë familjarët dhe të afërmit e pjesëmarrësve në revoltë, në rrëfimin e Fishtës ishte pikërisht akuza ndaj drejtuesve të PS-së. Sipas tij, revoltuesit u torturuan nga baballarët e atyre që drejtojnë sot PS-në. Në intervistën e tij Fishta sqaroi mënyrën se si u futën në grackë nga regjimi i asaj kohe, duke stimuluar si ikjen jashtë vendi, ashtu dhe ngritjen e akuzave fiktive ndaj personit të tij dhe të arrestuarve të tjerë si bashkautorë. “Pilo Peristeri në atë kohë ishte drejtori i Uzinës së Traktorëve. Siç ishte gjithë jeta politike në Shqipëri ishte dhe aty, pak e stërholluar. Kishin filluar këto propaganda. Para se të ndërtojnë një vepër të pyesnin popullin, marrin mendimin e popullit, kjo lojë e të pyeturit popullit kushtonte shumë, kjo ishte hilja që nuk arritëm ta kuptonim. Unë rashë brenda në grackë”, – u shpreh Fishta. Sipas tij, bëhej fjalë për ngritjen e një furre buke hungareze, për të cilën ai kundërshtoi, pasi e kthente vendin prapa në kohë, duke propozuar teknologjinë italiane, propozim i cili u keqinterpretua. “Me atë fabrikë do të ktheheshim prapë duke shtypur brumin me këmbë për të bërë bukë për popullin. Çfarë mendon ti?” – me tha Piloja. “Ka në Itali fabrikë për prodhimin e bukës që punojnë vetëm 45 punëtorë shumë e automatizuar?” – iu përgjigja unë. “Qen bir qeni! – më tha. – Do të na sjellësh prapë italianët këtu të na bëjnë si më 1920-n apo 1939?” – ma ktheu Piloja. Salla heshti. Ra darka dhe mbledhja mbaroi. Dy javë rresht nuk kanë pushuar Skënder Malile, Shpresa Baska, njëra shefe kuadri, tjetri sekretari i partisë i uzinës, duke më thirrur në zyrat e tyre për t’u kërkuar falje për atë që unë kisha thënë. Pikërisht kjo ishte. Që tri dite përpara më njofton një miku im se ditën e hënë do të më arrestonin dhe unë të shtunën mora rrugën dhe ika”, – bëri me dije Fishta, duke vijuar më tej me zbardhjen e së vërtetës për ditët e zeza në hetuesi.
– Nga Rrësheni u dënuat 25 vjet, ta lëmë për në fund Rrëshenin. T’u themi shikuesve, unë e di pak a shumë, se mëkati i Bashkim Fishtës, siç më keni thënë jeni arratis, je diku nga pjesa e Maqellarës në Peshkopi, sepse e njihje zonën, se ishe me origjinë andej. E kaluat natën apo ditën kufirin?
– Kufirin e kam kaluar rreth orës 7 : 30 – 8 :00 sa filloi muzgu.
– Dolët në krahun e Jugosllavisë?
– Dola duke qenë i ndërgjegjshëm se kisha kalu gardhin e rrethimit
– A kishit njerëz, kishit dajën në Dibër të Madhe?
– Në Dibër të Madhe kisha dajën dhe mendoja të shkoja direkte me mendimin për të ikur diku në Evrope.
– Tani keni kaluar në tokën jugosllave, jeni lodhur por jeni gëzuar që keni ikur. Jam kurioz të di çfarë ndien njeriu që po lë prindërit.
– Është moment rrëqethës, sepse momentin që unë kalova kufirin dhe brenda meje ishte krijuar besimi që unë e kisha lënë atdheun pas shpine. Ishte pikërisht momenti që unë e humba toruan, ishte pikërisht momenti që unë harrova atë që qa kisha menduar që mund të veproja, si mund të veproja, si do të sillesha në tokën tjetër, pavarësisht se ka një emër tjetër një ligj tjetër, një rregull tjetër, një rregull tjetër jetese të kalimit të atij territori. Unë pikësëpari sa kalova euforinë. Gëzimi i madh që shpëtova.
– Çfarë njerëzish latë në Shqipëri?
– Lashë nënën, dy motrat, lashë dhe të fejuarën. Sapo ishim fejuar në atë periudhë. Unë nuk kisha ndër mend të ikja, nuk e pata ushqyer asnjëherë këtë iluzion gjatë rinisë sime sepse, tekefundit, nuk isha keq, nuk kisha ndonjë avantazh të madh nuk më kishin thënë një post një gjë, po vazhdoja jetën normale për aq sa kisha kapacitetet e mia. Duhet thënë dhe duhet pranuar e drejta. Po çfarë ndodhi mua?! Unë isha në atë kohë ndihmës dizinjator në uzinën e traktorëve, se duhet shpjeguar në pak sekonda, nëse me lejon.
Pilo Peristeri në atë kohë ishte drejtori i Uzinës së Traktorëve. Siç ishte gjithë jeta politike në Shqipëri ishte dhe aty një cik i stërholluar. Kishin filluar këto propaganda. Para se të ndërtojnë një vepër të pyesnin popullin, marrin mendimin e popullit. Kjo lojë e të pyeturit popullit kushtonte shumë. Kjo ishte hilja që nuk arritëm ta kuptonim. Unë rashë brenda në grackë.
– Çfarë thatë pak a shumë?
– Do rindërtohej fabrika e bukës në Tiranë, se kishte propozuar Byroja Politike një fabrikë nga Hungaria ta blinte dhe ta vinte këtu. Po ishte një fabrikë e ndërtimit më 1919. Unë, meqë punoja ndihmësdizinjator, dhe një mjeshtër imi, Oran Zershati, kishte literaturë e po bisedonim privatisht. “Po kjo është shumë e vjetër”, – tha. Duke shfletuar literaturën, shohim që në Bolonjë ndërtoheshin fabrika të së njëjtës kapacitet prodhimi, po të vitit 1961. Unë, duke rrëshqitur në këtë grackë që kishte krijuar Partia e Punës, ngrita dorën dhe thashë se isha dakord me këtë propozim për ndërtimin e fabrikës hungareze, pasi ishte shumë e vjetër. Me atë fabrikë do të ktheheshim prapë duke shtypim brumin me këmbë për të bërë bukë për popullin. “Fare mendon ti?”- me tha Pilo. “Ka në Itali fabrikë për prodhimin e bukës që punojnë vetëm 45 punëtorë shumë e automatizuar”, -iu përgjigja unë. “Qen bir qeni!- më tha. – Do të na sjellës prapë italianët këtu të na bëjnë si më 1920-n dhe 1939-n?!”- ma ktheu Piloja. Salla heshti. Ra darka dhe mbledhja mbaroi. Dy javë rrjeshtë nuk kanë pushuar Skënder Malile, Shpresa Baska, njëra shefe kuadri, tjetri sekretari i partisë i uzinës, duke më thirrur në zyrat e tyre për t’u kërkuar falje për atë që unë kisha thënë. Unë iu kundërpërgjigja duke i pohuar se nuk kisha thënë asnjë të keqe, se as nuk kisha sharë partinë as nuk kisha sharë asnjeri, thjesht kisha shprehur mendimin tim “ashtu siç e thotë Partia”.
– Një fjalë goje!…
– Pikërisht kjo ishte. Që tri dite përpara më njofton një miku im se ditën e hënë do të më arrestonin dhe unë të shtunën mora rrugën dhe ika.
– Kur shkove në Maqedoni, Jugosllavi, si rrodhën ngjarjet?
– Më morën në hetuesi: “Pse ke ikur?”, “Qysh ke ikur?”, “Çfarë ke dashur?…” i shpjegova arsyet. Më mbajtën 2 muaj dhe vendosën të më kthejnë mbrapsht.
– Duhet ta kesh ndier veten keq apo jo?
– Nuk e di, pasi nuk trembem kollaj, vetëm kur e pash veten në Qafëthanë e ndjeva veten ngushtë. E kuptova që isha në tokë shqiptare, pasi pashë matanë boshllëkut, qe ishte zona neutrale, flamurin tonë. Nuk e kam parë veten më keq në ato moment dhe aty u demoralizova shumë. Nuk derdha lot, fatmirësisht, por kisha mbaruar se qeni Bashkim Fishta. Nuk arsyetoja më në këtë drejtim.
– Kush të mori në dorëzim?
– Më ka marrë Isa Halili në dorëzim nga autoritet jugosllave si një copë kapote, që mund ta gjuash pa gjë brenda. Një zhgënjim i madh, një deziluzion që gjatë rrugës për t’u kthyer në Tirane do ta paguaja shtrenjtë, në qoftë se s’do kishte ndodhur. Nuk e di se si, po le të kthehemi në momentin që kaluam në territorin shqiptare. Ishte një shofer i Ministrisë së Brendshme, që e kishim komshi në Tiranë. I thotë Isa Halili: “Vëri hekurat!”. Ndërhyn shoferi e i thotë: “Shoku Isa, t’ia vëmë para hekurat, se mbrapa më gris sediljet e makinës.” Megjithëse e kisha humb pak toruan, kjo thënie më zgjoji pak. “O sa poshtë! Nuk vlekam as sa një sedilje makine!” – mendova. U mërzita. Aty pastaj harrova arrestimin, pse më vunë hekurat për të më pushkatuar. Nuk e di çfarë kishin në mendje, krim ndaj atdheut. I harrova të gjitha. Me rryente nga brenda kjo pavlerësia ime.
“Hipim në makinë”, – më thanë. Më vendosën mbrapa shoferit. Unë, polici me automatik dhe Isa Halili përpara. Duke bërë kthesat e Qafës së Kërrabës, kam menduar t’i kaloja harkun e hekurave me duar shoferit në qafë dhe pastaj bënte rrugën e vet makina deri në greminë. Qafa e Kërrabës është shumë e tmerrshme.
– Çfarë ju frenoi ta hidhnin makinën në greminë dhe të vdisnit të gjithë, ju shoferi, polici dhe sigurmsi mizor?
– Nuk e di. Unë besoj te Zoti, dhe pse nuk kam qenë asnjëherë praktikant, sepse nuk na lanë, nuk na lanë si shumica e shqiptareve. Po unë besoj se të gjithë rrjedhën, në të gjithë ecjen time kam diçka superiore mbi kokë, që më ka mbrojtur, më ka drejtuar. Nuk gjë tjetër çfarë të them, sepse e kam provuar në disa rrethana deçizive e shumë të tjera se nuk është forca ime fizike që më ka shpëtuar, por është një forcë madhore që më ka shpëtuar. Jam zgjuar nga ky mendim, që vetëm mendoja për të vrarë, por nuk veprova. U zgjova në repartin 313. Rrugën se si më kanë çuar nuk e mbaj mend, nuk shikoja njeri, nuk e di se çfarë ndodhi, në këto momente psikologjike të njeriut të paktën unë nuk jam në gjendje të shpjegoj dhe përfundova në biruc.
– Më thatë që ndenjët 9 muaj në hetuesi…
– Po, në hetuesi, po nuk kuptova, nuk e kuptoj vetëm që isha arratis, kërkoheshin njerëzit kush di me kë ke fol. Të merreshin grupe, krijoheshin grupe këtu ishte pikë synimi.
– Po të ishe i dobët në karakter, mund të nxirrnit ndonjë emër nga torturat. Ju e keni kaluar provën dhe duhet të jeni krenar, po të gjithë ne që s’e kemi kaluar këtë prove s’flasim dot në është e tmerrshme.
– Ashtu është. Është shumë e vështirë. Mua më sollën kunatin tim vetëm. Për faktin që unë kisha kaluar nga Dibra, atestuan 10 veta, 10 veta munde t’i kenë arrestuar në Maqellarë, d.m.th. fshatin ku kisha lindur unë. Vetëm kunati thotë po, se faktikisht unë e pata biseduar me të në ato dy ditë: “Më jep rrugë zgjedhje, çfarë mendimi ke?” “Do vij dhe unë tha më ty”. Nuk erdhi absolutisht, po vetëm nga torturat që ka ashtu, unë e kam pas ditë , e dënuan 3 vjet.
– Po ai të paktën nuk të ka spiunuar, prapë e dënuan. Me të fejuarën çfarë ndodhi, në qoftë se më lejon të pyes.
– E pranoj me kënaqësi se është pjesë e jetës sime. Gjatë hetuesisë bëra një lojë të vogël me Isa Halilin se më tha që e kishte paguar shtrenjtë, po nuk bëhem pishman. Më tha: “Do më tregosh shokët që ke pas këtu, qe keni biseduar për arratisjen, se ti ke qenë djali i shkathët. Ke pasur jetë kulturore në Uzinën e Traktorëve e 1400 të rinj…” Arsyeja pse Pilo Pelisteri shkoi në jugosllavi se dua Bashkim Fishtën këtu se ua ndërprerë energjinë elektrike, kjo ka qenë premtimi i qeverisë shqiptare kundrejt qeverisë jugosllave, që unë, qeveria jonë, u pret furnizimin me energjinë elektrike që merrte nga Fierzë në qoftë se nuk më ktheni Bashkim Fishtën, se ka ekzistuar, siç doli nga zhvillimi i gjyqit, Pilo Pelisteri se në Uzinën e Traktorëve m’u bë gjyqi. Vendimi është marrë në gazhinë. Shikoje çfarë gjyqi, çfarë false!.
– Duartrokitin kundër teje?
– Jo, vetëm 2 – 3 veta që kërkuan varje nga punëtoret, jo punëtorë, ishte përgjegjës reparti. Baki Baholli u ngrit me të madhe dhe kërkoi varje këtu në oborr që të merrni shembull e gjithë rinia. Gjithsesi janë gjëra të kaluara.
– Po me të fejuarën?
– Në hetuesi Isa Halilit i thashë që do t’ia tregoja të gjitha ato që kamë, në qoftë se ai më sillte babain e të fejuarës sime. Kisha qejf ta shikoja dhe të bisedoja me të. “Gjë që bëhet, si të duash”, – më tha. Mbas tri ditësh ma solli të atin e saj, një burrë zakoni. I thashë që e kisha thirrur për t’i thënë dy fjalë. “Unë nuk ika për të tradhtuar gocën tënde, rrethanat e mia do t’i marrësh vesh më vonë, se nuk kam çfarë të shpjegoj. Unë kam ikur për arsye të mia shumë të forta dhe për këtë të kërkoj falje dhe nga ky moment që ne po flasim bashkë unë e kam liruar gocën tënde. Dua të kërkosh divorcin shpejt”, – i thashë të atit të fejuarës sime. Ai m’u përgjigj që jo, pasi vajzën e kishte martuar vetëm një herë dhe donte ta shihte ashtu deri sa të vdiste. Në atë moment unë këmbëngula që të vepronte ashtu siç i thashë, pasi unë nuk dilja i gjallë nga burgu. Aty kishin ikur burra me mustaqe duke qarë dhe kanë ndenjur dy vjet e gjysmë për shkurorëzim. Gjithsesi, kthehemi te premtimi që i bëra Isa Halilit. Sa iku vjehrri, që e kujtoj me plot respekt familjen e tyre. Isai më tha që të vazhdonim bisedën që kishim lënë përgjysmë. Unë iu përgjigja se nuk kisha asgjë për t’i thënë dhe se kisha problem sa të vinte vjehrri. Në atë moment ai u acarua shumë. Në të tilla raste hetuesit nuk të godasin, por sjellin persona nga jashtë. Isai u acarua aq shumë, sa më rrahu vet ai, me duar e tij. Unë isha i lidhur në karrige dhe ai harxhoi të tërë fuqinë e tij duke më goditur. Kur po më rrihte, ai thoshte me të madhe se si ia kisha punuar në atë mënyrë, se si e mashtrova. Inatin më të madh e kishte pasi ai më konsideronte mua një injorant dhe e kisha bërë për budalla.
– Po torturat pas revoltës së Qafës së Barit?
– Katër veta i pushkatuan aty menjëherë. Kishte ardhur Aranit Çela. U bë gjyq rrufe. Ne na lidhën dhe na hipën në makina. Hetuesia na u bë në Tiranë. Unë kam qenë tifoz futbolli dhe kisha simpati për Medi Bushatin, por jam zhgënjyer, sepse unë ia fala policit që na dhunonte në burg, por jo Mehdi Bushatit. Ai ishte elegant në fushë, por shumë mizor dhe kriminel. Gjatë torturave më ka thyer gjithë dhëmbët e gojës, vetëm katër dhëmbë më mbetën në gojë. Nuk e harroj kriminelin Mehdi Bushati.
Metropol,17 Korrik 2012