( Konference shkencore )
ARGJIRA UKIMERI – MA.SC. PEDAGOGE
22.10.2022 – 23.10.2022
PRISHTINË
Përmbajtja
Hyrja
Përkufizimi i fesë
Nocionet psikologjike dhe filozofike të fesë
Dimensioni fetar
Aspektet shkencoro-fetar
Festat fetare mbarë shqiptare
Përmbledhja
ABSTRAKT
Tema në të cilën jam fokusuar ka të bëjë me Festat Fetare në Popullin Shqiptar. Historia jonë shumë shekullore, na tregon për rëndësinë e pozitës sonë gjeografike, politike, sociale, ekonomike, kulturore dhe religjioze. Njihemi ndër popujt më të vjetër në continent, dhe kjo ka ndikuar që të jemi krenar me atë se cka posedojmë. Traditat, zakonet, doket, janë vecori kryesore e jona. Një rol të rëndësishëm në jetën tonë shoqërore, e luajnë edhe festat – qofshin ato kombëtare apo fetare. Feja ka patur dhe ka një ndikim pozitiv në jetën shpirtërore të shqiptarëve. Festat fetare si Rusicat, Dita e Verës, Dita e Pranverës, Llazoret, Sulltan Nevruzi, të cilat janë në krahinat tona, tregojnë karakteristikat e tyre, përmes së cilave jepet ngjyrim jetësor në kombin tonë. Historitë që ngërthejnë në vete këto festa, janë shpresë dhe adhurim për të gjithë ne. ruajtja e vlerave, cilësive, traditave, zakoneve, mënyra e organizimit, qëllimet e festave, pjesëmarrja në këto festime, respektimi i të tjerave, gatime të ndryshme, manifestimet e ndryshme, mikëpritja e mysafirëve, janë karakteristikë e popullit tonë. Poashtu, një rol dominant e luajnë, Mitet, Legjendat, Historitë Gojore, janë elemente kyce, përmes së cilave egzistojnë Festat Fetare. Ndikimi i faktorëve të ndryshëm, Periudhat kohore në të cilat kanë egzistuara dhe ato që egzistojnë, janë pasqyrim direkt i festimeve religjioze në vend. Krahinat shqiptare, kanë mënyra dhe tradita të ndryshme për organizimet e festave fetare, dallojnë. Por kanë një qëllim të caktuar. Të mbretëroi Dashuria dhe Lumturia mes nesh. Rol të rëndësishëm luajnë edhe objektet e kultit fetar, mënyra e adhurimit., Stolisja e tyre, Këngët, Vallet dhe cdo gjë që ka të bëjë me festat fetare. Si populli më i vjetër në Europë, ishim të zhytur në cështjet fetare – ishim njerëz me besim pagan. Edhe festat pagane ishin aq të shenjta sic është vet Njeriu. Me kalimin e kohës, pothuajse disa elemente pagane janë huazuar nga Religjionet (fFetë) monoteiste. Roli dhe rëndësia e festave fetare ndikon pozitivisht në jetën njerëzore. Përfshirja në këto festime, ngjallë tek ne gëzim, lumturi, hare, vizita të ndryshme tek familjarët, ndikojnë mirësisht në secalin njeri. Mitet, legjendat, janë pjesë e këtyre festave, që tregon historinë e gjithësecilës festë. E gjithë kjo ngjallë një gjallëri tek secili. Gjithëpërfshirja në festat fetare, Respketimi mes njëri tjetrit, Dashuri dhe Lumturi për të gjithë, janë vlera dhe virtyte, të cilat i kemi trashëguar ndër shekuj, dhe historinë tonë mijëvjecare globale. Si të tillë kemi lënë gjurmë të thella, përmes adhurimeve, ndërtimeve të tempujve, kemi ndikuar fuqishëm në krijimin e raporteve NJERI – HYJNI.
HYRJE
Siç mësojmë edhe nga Shkrimet e Shenjta, Zoti i krijoi njerëzit sipas shëmbëlltyrës së tij. Sipas tij (Zotit), njeriu është element zotërues në tokë, ku përmes frymës së shenjtë arrin të dallojë të mirën dhe të keqen. Qysh nga fillimi e deri në kohët moderne, njerëzit kanë arritur të ndërtojnë tempuj fetarë (Kisha, Xhamia), për hirë të dashurisë dhe ndershmërisë që kishin ndaj Zotit, dhe vazhduan të jetojnë të lumtur mes vete. Pothuajse, ky bashkëpunim ka qenë fryt i harmonisë fetare edhe në vendin tonë. Si ndër vendet më të vjetra në rajon, si nga pozita gjeografike dhe çështja historike, populli shqiptar përveç vlerave morale, kulturore, dhe intelektuale ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në aspektin fetar. Raportet e mira ndërfetare kanë ndikuar edhe më shumë në aspektin social në trevat shqiptare. Festat e ndryshme fetare, kanë dhënë ngjyrim jetësor mbarëshqiptarë. Përmes këtyre festive, janë bashkuar njerëz nga të gjitha krahinat shqiptare, janë bërë ushqime të ndryshme, valle e këngë, vizita familjare, duke uruar më të mirat për njëri tjetrin. Brez pas brezi, këto festa janë bartur, duke shprehë gëzimet, urimet dhe bekimet që sjellin festat në fjalë. RUSICAT, DITA E VERËS, DITA E PRANVERËS, LLAZORET, SULLTAN NEVRUZI, SHËN GJERGJI, SHËN MITRI, janë disa nga festat që janë trashëguar ndër shekuj, në popullin tonë. Këto festa, pasqyrojnë në mënyrë direkte, kulturën, traditat, Doket, Zakonet shumë shekullore shqiptare. Bashkëpunmi i ndërsjellë mes bashkësive fetare, martesat mes këtyre bashkësive, tregojnë qartë raportet dhe karakterin harmonik në Prizren. Në kohën tonë kur gjinia njerëzore njësohet çdo ditë e më shumë dhe rritet ndërvarësia mes popujve të ndryshëm. Në fakt popujt e ndryshëm përbëjnë një bashkësi të vetme. Ata kanë një zanafillë të vetme, meqë Zoti ka bërë që krejt gjinia njerëzore të banojë në të gjithë tokën, me një qëllim: Të ketë Paqe, Harmoni dhe mbi të gjitha Dashuri mes vete, gjithmonë duke u bazuar në Shkrimet e Shenjta, që janë fjala e Zotit në Tokë. Vlen të përmendet që krahinat mbarëshqiptare, janë të pasura me festa të ndryshme pavarësisht oirgjinës së tyre, Monumentet Fetare, Banesa Popullore, Muzetë fetare dhe kulturore, Rrugicat e ngushta, Kalldrëmet, Galeritë të ndryshme)Ku pasqyrohen kultura fetare dhe ajo kulturore), Kalatë, Kullat, Parqet Arkeologjike. Të gjitha këto janë pjesë e historisë sonë Kulturore dhe Fetare. Pjesë e trashëgimisë sonë, janë edhe Legjendat, Mitet Fetare, Këngët, janë pjesë e Historisë snë mijëvjeçare. Të gjitha këto elemente kanë shtrirje historike na Antika, Mesjeta e deri në kohën tonë moderne. . Përmes këtyre dëshmive Kulturo-Fetare, kombi ynë edhe njëherë tregon që, kemi vlera dhe cilësi. Ku janë të njjohura Brenda dhe jashtë vendit. Një pjesë e kësaj trashëgimie fetare (Objektet dhe festat fetare), janë nën mbrojtjen e UNESCO – s
NOCIONET MBI FENË
• Fjala religjion rrjedh nga gjuha latine “Religio” që nënkupton Fe, Fetarësi dhe përkulje ndaj Zotit në dashuri. Në terminologjinë Islame, Feja përkufizohet kështu: Doke, Zakone, Tradita, Ligje,Dënime apo Shpèrblime. Feja është mënyra e jetës përmes parimeve, rregullave, ecurisë së saj drejtë adhurimit të Zotit, nënshtrumit ndaj urdhèrave të tij, sepse jemi të detyruar për gjëra të tilla, duke u mbështetur në vlera dhe vvirtyte.
IDETË FILOZOFIKE DHE PSIKOLOGJIKE MBI FENË
William James fenè e sqaron në këtë mënyrë: Feja është besimi në gjëra Hyjnore, meditimi kur jemi para tyre, duke u mbështetur gjithmonë në përvojën, ndjenjat dhe aktivitetet që bëjmë dhe ndikojnè në sjelljet tonë
Emil Dyrkem – Feja Feja është botëkuptimi i gjërave të shenjta, të lejuara apo të ndaluara. Varësisht nga ajo sesi ndihet induvidi dhe mbështetur në praktikat që ai bën. Sipas Dyrkem, Feja është gjë psiko-emocionale.
Psikologu i njohur ZIMBARDIO, fenë e përshkruan në 4 aspekte kryesore:
Aspekti shkencor,
Aspekti karizmatik,
Aspekti pragmatic,
Aspekti psikologjik
Ndërsa psikologu tjetër PARSON, fenë e sqaron kështu: Feja është një process unik dhe i zhvilluar mbi gjithësinë, pozitën e njeriut në gjithësi, pozitën e njeriut në rrethin social dhe në mjedisin ku jeton. Bashkë me gjërat e egzistuara dhe jo të egzistuara.
DIMENSIONET FETARE
Besimi i njeriut shfaqet në forma dhe në ide të ndryshme. Ajo shprehet edhe në mënyra të ndryshme. Në etapa të ndryshme kohore, ajo është zhvilluar, duke u mbështetur gjithmonë në gjëra positive për jetën e njeriut. Poashtu, ndikimi i faktorëve është mjaftë dominant në zhvillimin e personalitetit dhe të karakterit të njeriut. Mjedisi familjar, mjedisi social dhe institucionet shkollore ndikojnë në jetën tonë. Rol të veçantë në zhvillimin dhe reflektimin e fesë e luajnë edhe dimensioned fetare, që tregojnë realitetin fetar që gjindet brenda individit. Më poshtë do të përmendin dimensioned fetare.
Dimensiomet fetare që ndikojnë në zhvillimin e saj janë: – Dimensioni ideologjik – Dimensioni i adhurimit – Dimensioni intelektual – Dimensioni i pèrvojës dhe – Dimensioni i ndikimit
Pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, janë bërë matjet e para mbi çështjet fetare.
Me metodën Eksperimentale, në SHBA dhe në Europën Perëndimore, është matur besimi fetar. Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë dalë që janë besimtar të devotshëm, ndërsa një numër i vogël kanë deklaruar që nuk janë besimtarë.
Metoda Anketuese – është metoda që është përdour në Ballkanin Perëndimor. Në Bosnje Hercegovinë, përmes kësaj metode është hulumtuar që kemi dy grupe besimtarësh. 1. Besimtarët Tradicionalë dhe Ateistët. Në Serbi, jështë vërtetuar që janë 4 grupe të besimtarëve: 1. Besimtarët Tradicionalë, 2. Besimtarët laik, 3. Besimtarët me besim minimal dhe 4. Ateistët. Ndërsa në Maqedoni është treguar që janë dy grupe besimtarësh: 1. Besimtarët tradicional dhe 2. Ateistët. Përmes kësaj metode, është shprehur ideja se si është zhvilluar feja, si është përhapur feja në këto anë, dhe si praktikohet ajo (Feja), nga besimtarët.
SHËN MITRI
[1]Shën Mitri është festë pagane. Rreth kësaj feste ka data të ndryshme. Sipas disa të dhënave data 5 dhe 6 nëntor janë mesditët e vitit. Mirëpo, Shën Mitri ka qenë festë e rëndësishme sikur Shën Gjergji. Por me kalimin e kohës, kjo festë ka humbur efektin e saj. Festa e Shën Mitrit i kushtohej Hyjnisë së kopesë, që të mbrohen nga ujqërit. Kjo festë është krishtëruar nga Kisha Katolike që festohet me datë 8 tetor, ndëraa nga Kisha Ortodokse festohet me datat 24 dhe 26 tetor. Në kohën e kësaj feste, bagëtia kthehej në shtëpi. Mbilleshin trëndafila dhe pemë të ndryshme. Poashtu, gatuheshin dollma dhe ëmbëlsira të ndryshme. Në Shën Mitër, ndizeshin qirinjë që të ruheshin bagëtitë. Vlen të përmendet që dy mesditët e vitit nuk gjinden në asnjë muaj, por janë të ndara veç e veç. Ndryshe Shën Mitri njijet edhe me emrin Dita Pagomenale.
[2]“Shkurt o im vëlla, më jep 3 ditë hua, të ngrijë plakën me gjithëçka ka” – është kjo thënia që nis kjo legjendë. Ishin 3 plaka: Zana, Migena dhe Zamira. Njihen edhe si plakat e legjendës. Kjo gojëdhënë ka një histori prej 2000 vjeçare. Kujtohet çdo vit, çdo herë në muajin Mars, pikërisht kur moti në këtë kohë pëson ndryshime të dukshme. Gojëdhëna tregon se në fillim dhe në fund të muajit Prill, atëherë kur moti ndryshon. Atëherë kjo periudhë njihet si Plakat e Prillit. Shpesh-herë e ndëgjojmë kur thuhet se bën të ftohtë – sepse janë plakat. Kjo përdoret edhe në ditët e sotme. Legjenda na tregon që njëherë në një kohë, disa plaka u ngjitën në një mal dhe thirrën me të madhe – Lamtumirë Dimër, vafsh në djall. Ishte muaji prill. Mirëpo, dimri vendosi të vijë përsëri. Muaji Prill kërkoi nga muaji Shkurt që të ia huazonte disa ditë nga ai, në mënyrë që të ngrinte plakat. Kjo ndodhi për shkak që të ua kujtonte plakave, që dimri nuk ka ikur ende, dhe si stinë është e fuqishme. Plakat vdiqën nga të ftohtit, ku më pas erdhi dhe pranvera. Madje, legjenda tregon që në atë vend gjindet një gur në formën e plakës. Sot e asaj dite, aty buron ujë, dhe mendohet që janë lotët e plakës.
FESTA E MALEVE
[3]Kjo festë shënohet me datën 6 Gusht. Quhet Festa e MALEVE, sepse është në mes të stinës së Verës. Sipas krahinave të tjera shqiptare njihet edhe me emra të ndryshëm si: Festa e Gjallicës, Festa e Runës, Festa e Tomorrit. Me kalimin e kohes, kjo festë ishte përvetësuar nga Kisha Katolike që njihej me emrin Festa e Marisë. Më vonë edhe feja Islame kishte përvetësuar këtë festë me emrin Sali Sallteku në Kruje. Festa e MALEVE festohet në data të ndryshme. Sipas Mark Tirstës, Festa e MALEVE është me datë 15 gusht, sipas besimit Islam Festa e Sali Salltëkut është me 22 gusht. Sipas të dhënave të sakta, data e Festës së MALEVE është 6 gusht është nata, ndërsa me 7 gusht është dita e saj. Kjo festë ka një rëndësi të madhe, dhe festohej kështu: [4]Ngjiteshin në majë të malit ndizeshin zjarre për të pjekur mish, merrnin abdes te krojet, i faleshin diellit dhe flijonin dhi. Poashtu, për 3 orë të tëra, njerëzit silleshin rreth majes së malit me qiri në dorë duke u lutur gjatë mesnatës . Në të kaluarën kjo festë u kushtohej Zanave, Rrufesë dhe Bubullimave. Sot njihet edhe me emrin Festa e Zanave edhe Festa e Bubullimave
FESTA E MALEVE
DITA E PRANVERËS
[5]Është festë pagane. Shënohet me datë 14 mars. Mirëpo, në kohët e fundit shënohet me 24 mars nata ndërsa me 25 dita. Njihet edhe si Festa e Sulltan Nevruzit edhe si Dita e Zojës. Kjo festë ka rëndësi të madhe në Maqedoni të Veriut, në Shqipëri dhe në Kosovë, sidomos në fshatin Opojë. Sidomos në Kosovë bëjnë thirrje për kujdes që mos të priten drunjtë sespe është mëkat.
DITA E VERËS
[6]Histori orale Dita e Verës ështtë festë me prejardhje pagane. Festohet në nderim të natyrës dhe bukurive shqiptare, bimësisë, ku kjo festë merr fryme me datë 14 mars. Sipas Kalendarit Julian, kjo festë tregonte fillimin e vitit, që kremtohej me datën 1 të secilit vit. Ndërsa soas kalendarit Gregorian festohet me datë 14 nata dhe me datë 15 dita. Dita e Verës është më e lashtë se festat Kshtare dhe ato Islame. Ushqim dhe gatim tradicional i kësaj feste është BALLOKUMJA. Në krahina të ndryshme, në nderë të kësaj feste, ndizen zjarre, ndërsa në disa vende gatuhet ushqim. Karakteristikë e kësaj feste është VERORJA. [7]Vajzat lidhin byzylykë në kyçet e dorës. I mbajnë në dorë deri sa te shohin dallëndyshen e parë që paralajmëron edhe ardhjen e Verës. Në disa vende te tjera, Verorja varet në degë pemësh she presin derisa dallëndyshet te marrin ato dhe të sjellin Mbarësi, Bekime, Lumturi dhe të largojnë ligësitë nga shtëpitë e tyre.
DITA E VERËS
ASHURJA
[8]Rrjedh nga fjala Arabe “ASHR”, që do të thotë 10. Ashura është dita e 10 e muajit Muharrem, sipas kalendarit hënor. Sipas të dhënave, our proferi Muhammad erdhi në erdhi në Medinë, e vuri se të gjithë Hebrenjtë po agjërojnë, i pyeti pse e bëjnë një gjë të tille?! Ata u përgjigjën: Kjo është ditë e madhe për ne. Në këtë ditë, Zoti e shpëtoi popullin tonë NHS Faraoni. Në shenjë të falenderimit, respektit ne agjërojmë. Poashtu, edhe profeti Musa ka agjëruar Ashuran. Ne nderojmë më shumë se ju profetin Musa. Duke agjëruar edhe vetë Ashuran, profeti Musa urdhëroi që edhe populli të agjërojmë, në shenjë falendrimi dhe nderimi ndaj Zotit.
[9]Ashura janë ditë agjërimi, ditë zie ku përkujtohet Tragjedia e Qerbelasë. Këtu ranë shehid profeti Hysein së bashku me 72 dëshmorë të tjerë. U vetëflijuan për vlerat jetësore dhe u sakrofikuan për njerëzimin. 10 ditë mbahen agjërim në nderë të kësaj feste. Dita e 1p e Matemit, tregon fundin e agjerimit, ku ceremonia zhvillohet në Teqe. Besimtarët pijnë ujin e jetës dhe sherbetin e saj. Pas kësaj ceremonie. ASHURA, futet në zjarrë deri nesër ditën. Në festën e Ashurës, recitohet me zë të lartë – MERSIJE. Poashtu, bëhen lutje ne heshtje në këtë ditë zie. Në këtë festë, bëhen vizita në popull, dhe së bashku hanë Ashura. Ashura vazhdon edhe përgjatë muajit të hënës Muharrem, të rritur dhe fëmijë përgatisin Ashurën. Jo vetëm per familjen edhe për të afërmit dhe popullin. Duke uruar Paqe dhe Mirësi për njëri tjetrin.
ASHURA
SHËN VLASHI
[10]Shën VLASHI është festë me origjinë pagane. Festohet me datë 3 dhe 11 gusht. Shën VLASHI njihet edhe si mbrojtës i bagëtive, për shkak të frikës së përhershme të ujqërve ndaj bagëtive. Një ritual i vjetër TODORJA , festohet në fund te shkurtit. Sidomos tek shqiptarët e Rekës së Epërme, festohet çdo herë.
SHËN GJERGJI
[11]Ndër festat kryesore në kalendarin ata ishte KRYEMOTMOTI apo KRYEVITI. Kjo festë në Krishtërim njihet me emrin Shën GJERGJI. Si festë është e lehtë të gjindet sepse është 45 ditë para kohës verore. Zakonisht, kjo festë festohet në ata 4, 5, 6 Maj. Shën Gjergji si festë Fetare, kishte rol të rëndësishën dhe ishte I barabartë me festën e VITIT TË RI sot. Karakteristikë të kësaj feste janë:
PËRSHESHI ME QUMËSHT
FLIJIMI I QENGJAVE
FLIJAT NË SAÇ
LARJA ME HIDHRA DHE ME GJETHE TË NDRYSHME
KËNGË E VALLE, etj
Tri ditët e Kryevitit, nuk bëjnë pjesë në asnjë muaj, por ndahen veçmas së bashku me dy ditët e mesit të muajit. Gjithesej 5 ditë e përbëjnë Epagomenalen, që plotëojnë 8 muajt e vitit. Duke plotësuar kështu një vit te plotë prej 365 ditë.
FESTA E SHËN GJERGJI
RRUSICAT
[12]Është festë e krishterë, që festohet 25 ditë pas Pashkëve. Në një shtëpi mblidhen gra dhe fëmijë, formojnë grupe. Me një shumë parash blejnë gjalpë, sheqer, miell, va dhe gjëra të tjera. Gatuajnë lakror, bakllava, bukëvale, ëmbëlsira të ndryshme. Para se te hanë gatimet, dias prej tyre i dërgojnë në shtëpitë e tyre që të hanë edhe familjarët e tyre. Pas ushqimit, këndojnë dhe kërcejnë. Poashtu, formohen grupe, ku secili prej tyre veshin vajzat e tyre dhe shëtisin nëpër katund. Në perëndim të diellit, të gjithë dalin jashtë katundit duke kënduar, duke mbuluar kështu nënën e diellit. Karakteristikë e kësaj feste është, rrëhmimi me shati i gropës në formë varri, bëjnë forma te fytyrës së njerëzve prej bafte, e mbulojnë me dhe figurat. Më pas rreth gropës fillojnë të këndojnë dhe të vajtojnë kështu: Nënë oh moj Nënë, ardhi dielli e ty nuk të gjeti. Pas përfndimit të kësaj ceremonie, grupet e mbledhura, largohen NBA vendi dhe hyjnë në katund duke kënduar. Duke u shpërndarë më pas në shtëpitë e tyre secili. Vlen të thuhet që është edhe KËNGA E RUSICAVE, që këndohet nq Pogradec. Kjo festë njihet edhe si FESTA E RUSICËS, që festohet në Krahina të ndryshme të Shqipërisë.
FESTA E TË VJELAVE
[13]Është festë tradicionale shqiptare. Festohet në datat 1-3 tetor. Qëllimi I kësaj feste është ekspozimi i produkteve bujqësore, gatimet tradicionale dhe çdo gjë tjetër që ka te bëjnë me traditën dhe kulturën tonë. Rol të rëndësishën luajnë edhe panairet, ku qëllim kryesor është promovimi i kulturave bujqësore si: Mollët, Dardhat, Ftonjët, Arrat, produktet blegtorale si: Djathi, Qumështi, Kosi. Poashtu, në këto panaire ofrohen Turshi, Gatime tradicionale te zonës, Mjaltë, Raki të llojeve të ndryshme, Pastërma, Jufka etj. Fermerët u ofrojnë qytetarëve këto produkte, duke mirëpritur kërkesat e tyre, dhe duke treguar traditën shumë shekullore në fushën e gastronomisë dhe kulturave bujqësor.
SULLTAN NEVRUZI
[14]Fjala Nevruz vjen nga persiishtja që nënkupton “DIQKA E RE”, apo “DITË E RE”. Sulltan Nevruzi apo Dita e Nevruzit, është ditë kombëtare dhe Fetare ne Iran. Është festë QE tregon ardhjen e Pranverës, më pas edhe ditëlindja e IMAM ALIUT R.A. Por çka tregon në të vërtetë kjo festë dhe cila është historia e saj.?!
Para ardhjes së Islamit, persët kishin festuar këtë festë. Në atë kohë,l kishin dy stinë. Vera që fillonte me 21 Mars dhe mbaronte me 22 shtator. Dimri fillonte me 22 shtator dhe mbaronte me 21 mars. Në botën Islame, 21 marsi është ditëlindja e Imam Aliut. Është fëmiu I vetem që ka lind në vendin e shenjtë QABE. Qysh atëherë, Festa e Sulltan Nevruzit, është festuar nga të gjitha tarikatet. Festohet pothuajse në të gjitha vendet me popullsi myslimane.Në një aspect tjetër, Sulltan Nevruzi gjallëron natyrën, qelin lulet, çdo gje gjallëron, kafshët zgjohen nga gjumi dimëror, pemët çelin, bimësia merr gjelbërim. Çdo gjë fillon të marrë jetë dhe të gjallërohet. Në trojet tona, Sulltan Nevruzi së bashku me Bektashizmin , datojnë nga shekujt XV-XVI. Nga një festë kombëtare, Sulltan Nevruzi është shëndërruar në Festë mbarëkombëtare. Në këtë dite, vizitohen familjet mes vete, Tradicionalisht ajo nis sapo ndodh ekuinoksi pranveror. [15]Kjo festë shënon gjithashtu ditën e parë në kalendarin Iranian. Në këtë festë, gatuhet përshesh me pulë, ose me mish qingji, qingji i pjekur, sultiash etj. Arsyea përse sultiashi është karakteristikë e kësaj feste është, sepse qumështi është symbol qumështi i nënës. Ndërsa orizi simbolizon drithërat , bollëkun,. Shërbeti merret duke kënduar në teqe, ku në disa raste gatuhet edhe Kabuni, me oriz lëng, mishi, sheqer, rrush, të thatë dhe arra.
LLAZORET
[16]Llazorja është kelte, rrënjët e së cilës janë me origjinë pagane. Njihet edhe me emrin SAMIHIN – festë e të korrave. Pas një kohe, kjo festë u kristianizua, dhe u shënrrua në festën “DITA E TË GJITHË TË SHENJTËRVE”, dhe festohet me 31 tetor. Poashtu, njihet si Festa e një Trinie të Festave që shtrihet në dy data: 1 dhe 2 Nëntor. Këto data tregojnë Të vdekurit, Të Shenjtët dhe Martirët. Shumë festa të tilla nëpër botë, festohen me ceremoni të ndryshme si: Meshë, Vizitë në varreza, Ndezja e qirinjëve për të vdekurit etj. Karakteristikë e kësaj feste janë: Trokitjet në dyer të shtëpive, Veshka me rroba, Maska, Aktivitete të parapëlqyera për Halloëeen, Gdhendja e kungujve në fenerë, Rrengjet, Vizita e atraksione të nemuna ku jetojnë fantazmat, Rrëfimi i historive të ndryshme, Ndjekja e filmave horror etj. Njihet si Festa e Gjithë Shenjtërve,. Festohet me datë 31 tetor., që njihet ndryshe edhe si Festa e Trinisë. Zakonisht kjo festë, organizohet me datë 1 dhe 2 tetor, ku përkujtohen Të shejtët, Të vdekurit dhe Martirët e krishterë. Nëpër botë, në nderëtë kësaj feste organizohen Meshë, ndizen qirinjë në varret e të vdekurve, bëhen lutje etj. Vlen tëpërmendet që, këto Festa nuk kanë traditë vendase. Thjeshtë është komercializëm i pastër. Në traditën shqiptare, vend të veçantë kanë këto festime. [17]Nëse tek të krishterët, rast unik është ringjallja e Krishtit, në folklorin tonë, besohet ringjallja në forca të ndryshme natyrore. Poashtu, edhe folklori luan një rol të rëndësishën, sikurse edhe historia orale. Një histori e tillë na tregon kështu: Fëmijët të maskuar me shportë në duar, trokasin derë më derë, duke pyetur TRICK OR TREAT (Rreng ose Ëmbëlsirë). Të gjitha këto janë histori gojore popullore, në festën e Halloëeen. Këtë festë e gjithë bota e feston me datë 31 tetor. [18]Ndryshe Llazoret quhen KALIMERJA E LAXARIT. Është një motiv më shumë, dhe një element biblik që është përdorur në këngët popullore në Shqipëri. Të gjitha këto njiheshin në Greqi, Itali. Llazoret, janë ato festime, që në kalendarin e festave u njohën si KARNEVALEVE. Vlen të përmendet që kemi Festa për shpirtat, që karakterizon Halloëen, me kunguj e me maska. Janë karnevalet që janë të ngjashme me Llazoret. Por këto Festa nuk kanë të bëjnë asgjë mes vete, sepse janë në data të ndryshme dhe të caktuara në vetëvete, në kalendar . Është me rëndësi të thuhet që, në gadishullin Ballkanik, në kohën para Otomane, në kohën Otomane, dhe pas Otomane, Llazoret nuk janë festuar asnjëherë. Thjeshtë, nuk kishte traditë në festoheshin këto festa. Llazorja apo ringjallja e Shën Lazrit, kremtojnë shpirtat e të vdekurve.
Me maska dhe kostume që bën njerëzit mos të dalloheshin mes vete. [19]Më vonë, kjo festë u kristianizua. Llazoret festohet në dy data:
25 prill është Dita e Shën Lazrit (Sipas Krishtërimit Katolik), që këndohet edhe Kënga e Llazarit dhe 31 Tetor (nata e të vdekurve) dhe 1 Nëntor (Dita e të vdekurve).
[20]Llazoret janë festë apo kremte pranverore. Festohet në të dielën e parë të muajit prill. Ndryshe quhet edhe Festa e Luleve. Historikisht, LLAZORJA ishte festë me origjinë pagane, më vonë është huazuar nga Krshtërimi. Në përgjithësi, ritet e kësaj feste janë simotra mes paganizmit dhe krishtërimt, sepse ritet janë të gërshetuara njëra me tjetrën. Si rrjedhojë e kësaj ka marrë dhe emrin LLAZORE.Po me të njëjtin emër, quhen edhe vajzat që shkojnë në kremte nga lëma në lëme, nga shtëpia në shtëpi, si përshëndetëse kamba kambës etj. Karakteristikë e kësaj feste është mbledhja e dhuratave të ndryshme si miell, gjalpë, misër, grurë, vezë. Të gjitha këto dhurata, i ndanin mes vete, ose me organizatorët. Pas kësa, bëhet edhe një gosti për të gjithë. MOTI I MADH – është element historik dhe me rëndësi të madhe në trashëgiminë kulturore dhe Fetare Arbëreshe. Moti I Madh, pasqyron pasurinë tonë shumëshekullore dhe kulturore. Permes këtij riti, tregohen gëzimet e ndryshme familjare si: Lindja e femijeve, Martesa, Këngë dhe Valle. Kostumet (veshjet) kombëtare janë identifikimi më I mirë, më i drejtë që pasqyron Kulturën, Traditat, Vlerat, Cilësitë, identitetin tonë si popull mijëravjeçar. [21]Një rol të rëndësishën e kanë luajtur edhe letërsia arbëreshe, dhe zejet e ndryshme, që kanë dhënë një ngjyrim multikulturor në jetën njerezore. Origjinalitet i kësaj feste e kanë ruajtur me fanatizëm Arbëreshët e Italisë. 50 komunitete të arbëreshëve jetojnë në 7 komuna të gadishullit Italian si: Molise, Abruzzo, Campania, Puglia, Calabria, Sicilia etj. [22]Këngët popullore, legjendat, përrallat, proverbat, janë pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore arbëreshe. Të gjitha këto, përbëjnë një solidaritet etnik, në komuniteti arbëresh. Tash e 600 vite me rradhë, në këto pjesë arbërore, festohen të gjitha festat Fetare në përgjithësi, dhe llazorja në veçanti. [23]Në këtë festë, këndohen këngë të ringjalljes, (që I kushtohet ringjalljes së parë të Shën Lazrit), që janë të lidhura edhe me fillimin e vitit. Poashtu, këto këngë sot janë pjesë e liturgjisë kishtare, që këndohen në kohën e Pashkës, në festën e Rrëshajave, në festën e Shën Gjergjit. Përveç kësaj, Llazorja njihet edhe si festë e luleve.
LLAZORET
PËRMBLEDHJE
Qysh
nga antika e deri në ditët e sotme, bota
është përshkruar nga ngjarje të ndryshme
ekonomike, politke, sociale, kulturore dhe religjioze. Thuajse, gjithësecili ka dhënë kontribut në Fushat jetësore.
Periudha antike ishte nana e të gjitha gjërave, sidomos në fushën e religjionit dhe festave të ndryshme.
Sikurse në vendet tjera antike fqinje, edhe vendi ynë ka traditat dhe zakonet e
veta në Festa të ndryshme. Reportet ndërfetare, kanë përqafuar njëra tjetrën,
duke treguar një pasqyrë pozitive për jetën tonë shoqërore. Kulturat e ndryshme
të vendeve fqinjë, kanë ndikur në krijimin
e personalitetit tonë kombëtar dhe fetar. Festat e ndryshme si Rusicat,
Dita e VERËS, Sulltan Nevruzi, Llazoret, tregojnë një identitet paqësor mes
krahinave shqiptare. Pavarësisht vendeve dhe krahinave, gjithmonë festat Fetare
kanë gjetur mirekuptimin mes vete. Brez pas brezi janë bartur këto festime,
duke krijuar emocione dhe tradita të veçanta në popullin tonë. Historitë
gojore, legjendat, praktikat fetare,
vizita të ndryshme, martesat mes shoqërive, tregojnë pozitivitet tek ne.
Rëndësi të madhe kanë, edhe aspektet shkencore, pragmatike dhe karizmatike që
janë një motor shtytës në zhvillimin tonë si shoqëri. Dimensionet fetare,
Intelektuale dhe ato të adhurimit, ndërtimet
e tempujve fetar dhe adhurimi i një apo më shumë hyjnive, janë një
pasqyrë reale e kombit tonë dhe historisë mijëravjeçare e identitetit tonë
Shqiptar.
[1] Histori Orale – Kosovë
[2] Po aty
[3] Po aty – Kosovë
[4] Po aty
[5] Histori Orale
[7] Histori Orale
[9] Kryegjyshata Shqiptare
[10] Histori Orale
[11] Po aty
[13] Histori Orale – Shqipëri
[14] Kryegjyshata Shqiptare
[16] ëëë.gazeta.al
[17] Histori gojore
[19] Po aty
[20] Shoqata Shqiptare Irlandë
[21] Histori Orale
[22] Po aty