IK O LULZIM, SE E KE BA KATRAN KREJT !

Rush Dragu*

Kurë degjova nga goja juaj se : “Une (Luli) s’kam humbur asnje beteje” thashe se ky ka krye pune me mëndjen e kresë .

Çfarë i din shqiptaret, O Lul, për budallenj !? Jo more nuk janë ashtu,të kuptojnë ,të kanë kuptuar, por kanë thënë; hajt sot e hajt neser, se ky njeri do të bëj diçka. Por, ti asgjë!

Biles, me shumë marifet e djallezi ke rreshqitun dhe, me megafonet tuaj, ke shperndarë lajmet e zeza: “Une sjam kryetari.Mua s’me len Berisha” etj si keto, që nuk të kanë justifikuar, por të kanë zvogluar, nga dita në ditë.

Çdo ditë e më i vogel je ngritë nga gjumi, sepse je humbes kronik!

Jo, gabohem unë, që nuk ju besova! Ju, vertete nuk jeni humbes! Xhepi juaj dhe interesat e ngushta e meskine tuaja janë realizuar të gjitha.

Humbes janë shqiptaret, që ua djallose pluralizmin krejt, ia dorzove gjithe pushtetet, si e kur t’i doje Edi Rama.

Jo, ti vertet nuk je humbës,humbes janë shqiptaret, qe e ndave territorin shqiptar me Edi Ramen,si deshi ai dhe si i interesoj atij mbasi, duke mos marrë pjesë Ti, O Lul, luajtet lojen e pafajesise! ”E bëri Edi Rama, une nuk isha” .Po pse të kishin zgjedhur, O Lul ? Për të qëndruar e jo për të ikur!

O Lul,po ti  berë e ç’ nuk ke bëre per ta mbush PD-ne me ata që nuk kishin vënd më tek PS-ja.

O Lul, edhe pse nuk desha ta besoja, se je i kapur këmbë e krye, dhe se ta kanë zënë kokën me derën e tyre, prape se prape tash jam i bindur, se të gjitha i bërë per të hequr antare dhe kontributor të PD-se dhe, me megafonet e zinj përhapje helmin, se keto i bën Berisha.

O Lul, ia hape dyer e dritare Edi Rames,hoqe gjithe kundershtaret,ike nga parlamenti dhe nuk more pjesë në zgjedhje e, prapë me megafonet e zinj thoshe; me detyroj Berisha!

O Lul, po ç’deshe qe u fute në keto zgjedhje të 6 marsit, kur po keto ti i kishe bojkotuar? A e kupton, se ia fut kot, ose me mirë e saboton çeshtjen, sa herë ta lype Edi Rama.

Të kishte mbete kocka e fundit pa e flakur,Sali Berisha,në bashkpunim me ortakun tuaj ia planifikuat “Non Graten”, me mendimin se do ta gjunjëzonit “plakun 77 vjeçar”, duke e prekur në atë që se kishte përfolur kush e, duke e mbuluar pastaj edhe me turp, por me shihet u ngeli në fyt.

O Lul, e ke menderosur krejt! Mos i merr në qafë, edhe ata pak demokratë, që për një arsye ose tjeter, nuk kanë nga t’ia mbajnë, por nuk të dalin hapur kundër, se edhe atyre u ka mbaruar durimi dhe besimi ne ty!  

O Lul,ik se edhe  gogoli “Non Grata” nuk ka ngjitë, si propagande  juaja, as tek demokratet, as te populli në pergjithësi.

O Lul ,pash njat zot, leni njerzit rehat e mos i gënje, se nuk vinë amerikanet me të votuar ty, (ata kane problem me votat e tyne!) por demokratet shqiptar. Lul, besoje se është kohe e humbur me atë farsë politike!

O Lul,po na perçan me miq tanë, se vetem ata që kanë lidhje me pushtetin dhe me ty,vetem ata të besojnë ty, ose bëjnë se po të besojnë.

Lul,ik që të harrohesh! Një gjë është e sigurtë për ty;do të mbetesh si Hamzai për Skenderbeun!

Ik  o Lul… se Berisha nuk të pengon mâ  të mos ikesh..

Ik o Lul …se “Misionit Tënd” i erdhi fundi !

*Rush Dragu, pronar i Albdreams media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *