28 NENTORI – DITA E FLAMURIT

ZEF PERGEGA

          Gjithmone kemi lundruar ne dallge te veshtira, e kemi mbijetur ne 56 pushtime, cadra e zeze e politikes dhe e armikut, perhere na e kan zan diellin, por shqiptari asnje here nuk e ka mbajtur gjysem shtize flamurin e Gjergj kastrotit Skenderbeut dhe as e ka perthyer kurre karakterin!

       E na vjen ndermend ky themel morali e bashkimi nga themeluesi i kishes “Zoja Pajtore” Dom Prek Ndrevashaj ne respekt te flamurit dhe gjakut te derdhur per lirie pavaresi, sa me te do te mbusheshin te gjithe lumenjt e Shqiperise, kur meshtari pasi dha meshen e pare me 28 qershor 1977, festoj diten e flamurit me 28 nendor te atij viti me nje porosi te vetme:

     “Duaje atdheun, ruaje flamurin, gjuhen dhe dashurine e Zotit!”

Me 24 tetor 1976 Ndrevashaj boton poezine me te bukur per flamurin:

Kur te mbidhet ane e kend gjaku i shqiptarit

Nen flamur, qe ende valon ne dite te sodit

Atehere dashuria e Perendise ma s’parit

Do te na heq vallen qe na gezon  si motit

Ne Shqipnine tone qe sot pushon nen hije

Te dekes, ban qe te ndricoje perseri dielli

E te kumboje ne ate vend te mjere nje za lirije!

        E Mon. Dr. Zef Oroshi, kur e lexoi shkroi dy fjale: “Orfeut te Detroitit. Te pergezoi me zemer. Poezia jote na solli nje puhize freskuese ne mes tymit dhe mjegulles te katakombeve bumbulluese te ketij qyteti za madh:

Pashe besen o Orfe – Pashe kete Dhe

Mos rri pa za – kujtona pa pra!

         Me stafeten e fese, zjarrin plot regetime, per dashurine ndaj atdheut, lirise dhe ne meshen e rinise, Dom Ndue Gjergji, ky Kardinal i mergimtareve dhe i zemres se Krishtit, e ka skalitur emrin, ne parzmoren e shenjte te trinise. Ngadhnjimi me i madh ne diasporen shqiptare, ka qene ngritja e kesaj kishe. E ne kete foltore, flamuri yne vazhdoi te flase, e te nderohet me madheshti, ne gjuhen shqipe. Ora pajtore eshte ora e pare hyjnore e mergates!

      Pas nje moti te lig, ma shume politik, jemi perseri bashke ne kishen e Dom Ndoit, te re, qe per 30 vjet ka qene kripa e unitetit te ketij vendi. Krojet e shpirtit te tij kane rrjedh gjithmone fjale te embla ne driten e fese dhe te simboleve, ku qendron i shpalusur flamuri, se komuniteti pa fe eshte si tufa pa bari, ndersa feja pa besimtare eshte si bariu pa tufe, e pa flamur s’ka liri!

       Pas kalimit ne amshim, kujtesa e paharruar e shqiptarit per Heroin tone kombetar, Gjergj Kastrotit Skenderbeut, i cili e ngriti flamurin e Arberit me shqiponjen dy krenare ne Kruje me 28 nendor 1443, vazhdoi ritin ne viset malesore ne bese te Zotit, vendosen, qe nuset, kur dilnin nga kulla, ta merrnin flamurin bashke ne paje dhe kur shkonte tek burri, mes strenglave dhe syve plot drite, rrugezime te florinjta te xhubletave, bashke me flamurin te driste ftyra si nuri. E mirditorja mbajti xhurdinin e zi dhe kryqin e rrugezuar ne shpine, ne nderim te tij. Pala e flamurit ne syte e simbolit te shqipes eshte paja me e cmuar e kombit.

         28 nendori 2021 perkon me 1019 vjetorin e ngritjes se flamurit ne Vlore me 1912, shpalljen e Shqiperise shtet i pavaruar dhe 150 vjetorit te gjeniut te madh te kombit, Homerit shqiptar,  At Gjergj Fishtes. Diten e madhe te flamurit Luigj Gurakuqi, do te shkruante keto vargje:

               Per Shqipnine dielli ka le

               Dite e re nafake e re

               Kemi shtet flamur dhe ne

               Ma nuk jemi pa atdhe!

        Flamuri yne priu nder beteja te pergjkashme, gjithmone ne mbrojtje te trojeve tona, prandaj ai eshte flamuri me i drejte dhe nje nga me te vjetrit e botes. I thurrur me gjakun e indeve te heronjeve dhe te martireve, ai permbledh ne vetvete kujtimet e lashta te nje kombi, qe me shume se cdo gje tjeter, i ka ruajtur mendja e holle e shqiptarit, e pjekur me buken e shenjte te shelbimit, te cilat mbidhen si nje liqen drite, ne librat e letersise te te gjithe popujve te qyteteruar te botes, ku merret si legjende e gjalle trimeria e shqiptareve, etja per liri dhe dashuri ndaj Zotit.

     Kur nderroi jete fatosi i krishterimit Gjergj Kastrioti, “Mbaroj Shqiperia!”- thane armiqte dhe lakmiqaret e trojeve arberore. Ata besuan se ne zemrat e shqiptareve u shua vatra e ndezur, te cilet me vetmohimin e tyre, ne gjokset e pjelles osmane, kishin celur mijra varre. Shqiptaret ishin gjithnje te gjalle dhe shpata e tyre korrte lavdi mbi krena, sepse hija e rende e Kryeprijesit te tyre sillej si ylber drite, rreth keshtjellave arberore, per tu dhene guximin e dikurshem, duke i frymezuar per vetmohim. Ata priten te ringjallej Heroi, e ky besim i rrenjosur thelle ne shpirtin e populli shqiptar, u kthye ne nje Fe te dyte, po aq te shenjte, e cila u vlejti, per ti udhehequr ne heroizem gjithe djelmrine shqiptare, per clirimin e atdheut, duke u kthyer ne nje shenj dallues, si fanar lundertaresh, qe e pershkoi kombin neper shekuj e breza deri ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit 1878.

      Qe prej asaj dite te 28 nentorit 1443, kur nata e roberise e zhveshi lekuren e ligesise ne teh te shpates, brofi kumti i shqiptarit, i forte sa guri i kalase: “Kombi per flamur e flamuri per komb!” E zani i At Gjergj Fishtes nga kalaja Rozafa, kur kleriku, Vincens Prenushi griti flamurin, shpertheu ne tel te Lahutes hymni:

Mbi njatë Flamur Perendija

Me dorë t’ vet Ai e ka shkrue:

“Per Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;

Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!

Bini toske e bini gege

Si lisi me dy dege!

        Kjo dite na kujton Atin e gjuhes shqipe, Naim Frasherin, qe ashtu si krojet e fresketa te maleve te kombit te tij, buronin vjershat per liri. E na sjelle ne vemendje 100 kryengritjet jug-veri

Tym edhe flake, ujet e vale

Zani i flamuri ze e bucet

Te gjithe trimat atje me dale

Se erdhi dita e koha nuk pret!

     E sot te dashur, motra e vellezer, kjo nate na kujton nje nja ngjarjet me te lavdishme te kombit tone, kryengritjen e Malesise Madhe dhe ngritjen e flamurit ne Deciq me 6 prill 1911 nga legjenda e flamurit Ded Gjo’Lulit. Flaka e lirise u ndez ne perdritje ngjyrash, qe vetem gjoksi i shqiptarit di ta mbaje ato si pishtar. E ai ndricoi deri ne Amerike. Kryengritja e Malesise se Mbishkodres ka nje rendesi te vecante ne levizjen e Rilindjes Kombetare, sepse terhoqi vemendjen e opinionit publik europian. E rendesishme eshte te permendet se kulla legjendare e kapidaneve te Mirdites per 500 vjet e mbajti lart flamurin e Kastrotit, birit te Kastres se vet, me shkaben dy krenare dhe me rrezet e diellit si perendi ilire.

      Merita dhe trimeria e malesoreve, u praqit si perpjekje e pergjithshme e shqiptareve per shtetin e tyre te pavarur dhe per kete konkluzion punuan me kujdes e largpamesi Luigj Gurakuqi e Ismail Qemali e Dom Nikoll Kacorri. Plaku i Vlores zbriti ne Durres dhe pasi bujti nje nate ne qelen e Imzot Nikoll Kacorrit, vendosen, qe flamurin ta ngrinin ne kete qytet te lashte, ku themelua e para Seli Ipeshkvnore ne vitin 58, pas kryqezimit te Krishtit. Me shume se garnizoni turk, perngese e madhe u be Dhespoti i Durresit, i cili deklaroi se nuk njohim flamur tjeter pervec flamurit te Turqise.

   Po nje ngjarje po aq e rendesishme ndodhi ne fshatin Kimez te Mirdites me 26 prill 1911, kur kreret e veriut u mbodhen dhe krijuan qeverine e pare anti-turke me president Torenco Toccin intelektual dhe botues arberesh.

      Dhe me ne fund erdhi dita e 28 nentorit 1912, kur ne ato momente para se te dilnin ne ballkonin e Vlores, Dom Nikoll Kacorri u deklaroi me guxim delegateve nga te kater anet e Shqiperise se nese duhet te vdesim neser per flamur le te vdesim Sot. Shqiperia u shpall e pavaruar e flamuri i saj nuk u ul me kurre.

Nuk duhet te harrojme gjakun e derdhur per token tone, te Kosoves shqiptare, te martireve, heronjeve dhe ushtareve te UCK-se Edhe sot jane aktuale fjalet e studentit te Prishtines ne pranveren e vitit 1981, kur ne demostraten para tankut serb, iu drejtue nanave fisnike te dheut te vet:

       “Nana te dashura. Per te mos harruar ngjyren e flamuri, lidhni djepat me lulak kuq e zi, me ate ngjyre te flamurit tone te shtrenjte, qe te jemi sa me te lidhur rreth tij. Nuk mund te jetojme pa flamurin, pa atdheun, pa liri, pa Kosoven Republike, pa shtetin tone!”

         Kete flamur te Katriotit, qe shqipet e familjes se tij, nga Italia e Jugut na e sollen ne San-Francisko e ne Kanada nga fundi i shekullit 16-te, i perulemi me nderim te madh dhe bejme ashtu sic bente Heroi yne kombetar, qe flamurit dhe kryqit, para Zonjes se Shkodres, i binte ne gjunje, per te marre bekim e gjunje te forte, per fitoren e re.

          Mesazhi i flamurit na mekon sot, ne qe kemi lene atdheun, te qendrojme te lidhur me njeri- tjetrin, ta ruajme si syte e ballit gjuhen e zakonet e mira, ti duam institucionet e kultit, si vatra te besimit dhe kultivimit te viryteve tona.

E shenjte eshte, lulja kuqe zi

Me te cmueshmen e kesaj Shqiperi

Ruaje shqiptar, lulen kuq e zi!

     Zoti e bekofte flamurin tone kombetar qe edhe ne Amerike na ben krenar se jemi e do te mbesim shqiptar!

    Zoti e bekofte Shqiperine dhe shqiptaret,  SHBA vendin qe na priti dhe na mbeshteti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *