ZEF PERGEGA
Marka Brunga ishte nje shenj mençurie e la nje shenj topografie!”
…mbledhur nga mesuesit e gjimnazit te Rreshenit , sipas rrefimeve te njerezve bashkekohes dhe familjare te Markut!
Marka Brunga ka patur tre vellezer. I pari, Ndue Brunga e mandej, Kola, Nikolla, ndersa vete ai ka qene vellai i fundit. Vellai i pare u vra nga byrazeri vet, me te cilin kishte pi gjak nga fshati Malaj. Ky u vra ne vendin e quajtur Suka e Nderfushajt, sa edhe sot quhet Rrapi i Ndue Brunges. Aresye e vrasjes ishte se Nduja ishte nje djale shume i forte dhe i zoti dhe, se ne çdo bisede dominonte dhe, kur kishte kundershti e ç’armatoste. Shpesh i kane dale para ne prite per ta rrah Nduen, por nuk kane mundur. Atehere, dhjete fshatare nga Malaj kane shkuar dhe jane ankuar tek prifti i katundit per Nduen. Ata i kane kerkuar meshtarit qe t’ ua falte mekatin dhe mallkimin, atij qe do ta vriste Nduen, duke i paguar nje sasi te hollash vrasesit me pagese. Vrastarin e kane gjetur, njeriun e besuar te
Ndue Brunges, te cilin e kane paraqitur tek prifti. Ne momentin e pare vrasesi ka hezituar para priftit. Prifti i ka thene se çfare mendonte, duke e ftuar ta takonte.
Pas disa kohesh, vrasesi eshte paraqit tek prifti me dy fshatare te tij te besuar…dhe,pasi ka marre napoleonat ari e ka realizue vrasjen. Para vrasjes, byrazeri e ka thirr Nduen dhe, ate nate kane bujtur ne shtepine e tij e kane bere muhabet deri vone.
Ndue Brunga iu drejtue byrazerit te vet me keto fjale: “…Ti mirese erdhe dhe mirese te ka pru Zoti. Po keto te dy qe ke me vete nuk po i njoh dhe pse mi ke pru ne shtepine time!” Ai eshte pergjigj: “Rri pa merak se nuk ke hile prej tyne!”
Ata kane qendruar pa gjume ne pergjim te njeri – tjetrit. Ne te dale te drites, sapo Ndue Brunga nuk ka duruar me dhe ka filluar te kotej, ata i kane vu pushken dhe e kane vra ne pabesi dhe, me pas jane larguar. Vrasesi i eshte drejtuar priftit se do te me vrase buka e Ndue Brunges, edhe pse ai ia kishte fal mekatin, por ne nje
mbledhje burrash, pas gjashte muajsh, vrasesi bashke me dy vellezerit, pas drekes qe kane ngrene ne ate takim kane vdek ne vend. Me ardhjen e forcave pushtuese te Luftes se Dyte, njeri nga fshataret i kishte kerkuar forcave ushtarake qe te
eleminonin, Kolen dhe Nikolle Brungen, gjoja se ato ishin kundershtare te pushtuesve. Te dy vellezerit kane kaluar poste me poste derisa kane mberritur te Shpella e Lajthizes, i kane detyruar te çelin vete vorrin dhe me pas i kane pushkatuar!
Vellai i vogel, Marku ishte ushtar dhe kur e mori vesh kete tragjedi kaloi nje depresion te madh, sa te gjithe mendonin se ai eshte i çmendur. U paraqit menjehere ne komanden e Shkodres per te kerkuar leje, por nuk i dhane. Ne keto kushte ai u largue nga garnizoni pa leje dhe mberriti ne shtepi. Gjate kalimit te
Drinit, naten neper furtune, rryma e ujit te shtuar e perlau derisa e nxori tek nje kaçube, ku e kaloi naten gati pandjenja, duke pesuar nje tronditje te forte psikologjike te pariparueshme. Ashtu, gati i zhveshur, ka mberritur ne shtepi dhe, diten e marte ka marre pjese ne mortjen e dy vellezerve. Qe nga ajo kohe, thone se Marku mbeti me te meta mendore, si rezultat i traumes se madhe. Qe nga ajo
Kohe, kudo qe Marku ka shkuar e kane ngacmuar, per te nxjerre ndonje fjale dhe per te bere lojna me te. Marka Brunga ne te gjitha bisedat me individe dhe ne kuvende, gjithmone ka dal fitimtar!
Marku shetiste dere me dere e dasem me dasem, madje edhe jashte
Mirdites sidomos tek shtepia e Murat Kaloshit ne Diber ka bujt disa here. Duhet thene se kjo kulle kurre nuk e koriti mikun dhe asnjehere nuk e pa nese ishte i pasur apo i varfer, por trajtimin e bante siç e donte nderi e zakoni. Nje nate i thone Markut se ai do te ishte i zoti i shtepise per te pare se si do te vepronte, pra a do ta ndiqte zakonin e vjeter, apo do ti pillte mendja per diçka tjeter.
Marku thirri grate dhe u kerkoj qe te shtronin sofrat e kalamajeve dhe u solli te gjithe ushqimin e darkes. Vete qendroi ne kembe per çdo nevoje te tyre.
Pasi mbaruan buken femijet e kulles, Marku urdheroi te shtroheshin sofrat e grave. Edhe me grate veproj ne te njejten menyre si me femijet ne respekt. Pasi mbaruan se ngreni, u tha grave qe te ngrinin sofrat dhe te lanin enet, per ti bere gati per burrat fisnike dhe miqte e kulles, qe kurre nuk mungonin. Grave u tha te shkonin e te flinin me femijet, ndersa vete vuri meze e raki ne sofra qe burrat te
fillonin muhabetin, apo te kendonin ndonje kenge trimerie. Atje nga e vona, pasi pine raki e vene sa deshen, Marku u solli buken e ushqimin. Te gjithe u habiten se rendi i sofrave shtrohej ndyshe, ne fillim burrat, mandej vinin grate e femijet.
-Po pse veprove keshtu o Marka Brunga?! – nuk iu durua njerit qe e kishte qafen e shkurte.
-Po te shtroja buken per ju ma pare, ju do te vonoheshit shume e femijet do ti kapnin nanat per kemishe tue e kerkue me ngrane darke e ju s’kishit per ti lane muhabetet, edhe pse ato ishin te unshem. U dhashe atyne qe ne te rrinim rehat sa te donim tue ba muhabet e tue tregu histori e shpoti! Te gjithe u habiten nga
mençuria e Marka Brunges. Asnje nuk e kundershtoi, kete, heshtja e tyre e tregoi.
Nje nate tjeter. nje nga miqte e kulles se Kaloshit. per ta ngacmuar e
pyeti Markun: “Aq te keqinj i ke njerezit e shtepise, o Mark, sa nuk te lajne brenda ne shtepi si gjithe njerezia, por ke mbet dere me dere neper dunja?!” Marku shkurt iu pergjigj: “Si njerezit e mi ne Mirdite nuk i ka kush. Ato me mbajne ne pellambe te dores. Po mua nuk me zen vendi vend vetem o Zot, tek shoket e mi!”
Murati e kishte shperbly me pese napolana ar per veprimet dhe pergjigjet e zgjuara te Markut edhe per fjalen, qe ne fillim Murati e kishte marr si mallkim:
“Se po i i dole ne krye termales nje teposhte e madhe te pret qe s’mbaron kurre, o Murat burri!”
Marku, mori napolanat dhe nje kile kafe e u nis udhes te mberrinte tek Sarajat e Oroshit, tek kulla e Kapidan Gjonit. Sapo hyri ne kullen e kapidanit, Marku rrefeu se ç’kishte ngjare ne Diber, si kishte vepruar me sofrat e bukes dhe pergjigjet qe u kishte dhene miqeve qe e kishin ngacmuar. Kapidani, pasi i pelqyen veprimet e
Markut, i dha nje napoleon ari. Marku nuk e mori duke i thene: “Jo ore kapidan, pese napolona mi dha Murati ne oborr dhe tre napolona pasi me ktheu nga rruga e nje kile kafe per perfaqesimin qe i bana Miridtes ne Diber e ku, ne kullen ma te madhe edhe per urimin qe ia bana te zotit te konakut!” Keshtu Marku u largue
nga kulla e kapidanit ne shenje revolte dhe i merzitur se nuk mori te pakten gjela ari sa mori ne Diber.
Ne Shengjin te Mirdites , dy vellezer, Marku e Zefi martonin djemte e tyre.
Te dielen e pare Marku dhe te dyten Zefi. Te dielen e pare Marka Brunga shkoi ne dasmen e pare te djalit te Markut. Qendroj te dielen dhe te hanen mbasi e uroi Markun per per nderimin dhe e fali nusen, u largue. Ne krye te javes, te shtunen ne darke shkoi ne shtepine e Zefit per dasem. Zot shtepie ishte Marku, si vellau me i madh. Marku, kur e vuni re Marka Brungen qe po i afrohej shtepise, i doli para si i
Merzitur, se nje jave me pare ai kishte qene ne shtepine e tij. Hyri brenda Marka Brunga ne ane te oxhakut, se mikut sipas zakonit nuk i mbyllet dera, dhe e pyeti te zotin e shtepise:
“O Mark, a je tue e martue djalin e vellaut!’
“Po besa po”
“Per hare te qofte! E mos ta shof merzine, se kesaj radhe samarin e ka Zefi!”
I zoti i shteppise nuk foli ma, se e mori pergjigjen.
Nje here tjeter, Marku ishte nisur per nje feste fetare ne Sheshaj,fshat i Miridtes. Rruges se Rreshenit, ne dalje per nga rruga drejt Perlatit, ka qene nje
dyqan rrobash, i cili thirrej “Dyqani i Demerit” Gjithmone ksihte njerez qe blinin rroba te ndryshme per gra e burra. Dikush e vuni re Marka Brungen, qe po ecte ne kembe me nxitim dhe e pyeti:
“Kah po shkon o Mark me kemishe te shkyeme?!” Ai iu pergjigj: “Per feste per shpirtit te Krishtit! Me thane te drejten kisha ndermend me e ble nje kemishe te re, por kur futa durt ne xhapat e brekeshave e pashe se nuk me doli llogaria!”
“Pa nalu pak or Mark se s’ke ku shkon ashtu me ate kmishe te palame e copa copa si ta pas hanger qente!” Dhe filluen nje grup me mbledh leket sa per nje kemishe. Njani prej tyne tha se nuk jap asnje lek me ia ble kemishen Marka Brunges! Marku, pasi e degjoi ate qe kundershtonte i tha: “Or shok masi i dhane leket gjithe keto burra, jepi edhe ti, sall per dreq!” Tjetri prap tha: “Per Zotin nuk
jap asnje lek per kyt pune!” E Marku tue pa me vrejtje i a ktheu: “Or djale, ty te ecka qerrja me njanen rrotull!”
Burrat qe i premtuan i bane paret dhe ia blene kemishen Marka Brunges.
Kemisha u gris, jeta e tij u sos, po fjala e mençur e tij jeton akoma.
Marku e njihte shume mire kalendarin e festave ne gjithe Veriun dhe ate te dasmave. Shkon nje nate ne shtepine e nje fisniku ne Kacorraj. Piu kafe, raki e duhan e muhabet deri nga e vona. Kur erdhi vakti i darkes u shtrue sofra. Ne sofer ishte rreshtue edhe djali i madh i te Zotit te shtepise dhe ai menjehere e pyeti : “O Mark si ishte puna me derkat (gicat) e B. Lecit?!” Marku u zu ngushte nga ajo
pytje e pazakonte sidomos ne buke. Mos me e prish darken e te zotit te shtepise tha butesisht: “Se qysh me coi dreqi ne sahat te lig me ia vjedh derkat filanit s’ka ma keq per mue!”
Keshtu vazhdoj Marka Brunga i Mirdites gjithe jeten, duke lene pas histori te vecanta, por edhe fjale te mençura qe shkonin rrjedhshem me zakonin dhe traditen e kullave veriore te mbeshtetura fort ne traun e kulmit te Kanunit te Maleve. Keto jane disa nga grimcat e mbledhura, e shume prej tyre i kam sjelle ne kete liber, sigurisht nuk jane te plota, por gjithesesi mendojme se do ta çelim oreksin per te gjetur edhe me , sidomos studimin ende pa gjurme te Gjoke Becit
mbi kete teme.
Nje here tejter Marka Brunga shkoi ne nje shtepi te madhe ne Mirdite, se ato kishin ne fakt bereqet plot dhe sofra kurre nuk u rrinte thate. Atje ai gjeti te zotin e shtepise te plakur dhe asnje nga djemte e tij nuk ndodheshin aty. Plaka e priti Markun me ndere. E plaku i lodhun i tha:
“Mark, due me te kerkue nji nder. Neser me shkue me grate ne pune, qe te jete nje burre me ta, se nuk i kam djemte e kulles?!” Marku pranoi pa hezitim. Te nesermen grate u bane gati, moren buken me vete e u nisen per ne pune bashke me Markun qe u printe. Gjate rruges ne fund te arave grate moren dhe vile rrushi nga vreshta, pa e pyet te zotin e shtepise. Ato i thane Markut, qe kur te ktheheshin
ne shtepi, ne darke te mos tregonte per veprimin e tyre. Ne darke plaku e pyeti, nese ishin lodh dhe a kishin pas gje me hanger gjate drekes ne pune. Marku iu pergjigj: “…E kaluam mire, hangrem dreke me te gjitha te mirat e Zotit e, bile edhe,rrush?!” Marku, menjehere e kuptoj se grate i preu ne bese me ate fjale dhe, aty per
aty shtoi: “Fjala vjen rrush se rrush nuk patem!”
Shkoi Marku, pasi e zuni udha te buante ne nje shtepi te varfer. Ate nate , siç thone, familjes s’kishte ç’ti hante miu pas darke, por raki e vene kishte. Ia shtojne Markut, ne fillim kafe e raki e masandej vene…me qellim qe ti zinte gjumi pa darke. I zoti i shtepise i thote te shoqes. qe te sillte perseri vene, ndersa per Markun nje kallaçe me uthull, dhe ai piu nje gllenke. E uli kollaçen ne sofer e, mendueshm Marku i tha te zotit te shtepise: “Kjo qe me prune tash o Nikolle, asht
tu mu duk si uthull e jo si vene!”
I zoti i shtepise, i zene ngusht, tue kujtue se Marku ishte i dehur dhe i kishte humb logjika, i thote te shoqes: “Oj plake, ma paske ngaterue kollaçen, hadje e nderroje!”
Ne mbyllje te jetes se tij, kur iu dobesuan fuqite dhe nuk mundi te levizte ma, shkoi ne shtepine e tij ne Nderfushas, tek djali i vellait te tij, Llesh Ndue Brunga, ku mbylli syte perfundimisht, ne gusht te vitut 1973, ne oborr te kulles.
Familja, te afermit dhe gjithe fshati, organizuan ceremonine e varrimit me te gjitha nderimet qe i takojne nje njeriu. E varrosen ne vendin e quajtur “Kisha e Brigjeve”, ku ishin edhe varrezat e fshatit. Nga ai moment qe eshte varrosur Marka Brunga, vendi eshte pika trigonometrike ne hartat ushtarake dhe, eshte shenuar si orjentim “Vorri i Marga Brunges!”
Marka Brunga ishte nje shenj mencurie, duke mbetur nje shenj topografie!”