Nga: ZEF PERGEGA
Si mund te behen shkrime pa marre pjese ne takim, o Beqo?! Asgje e re nuk thuhet, kur jane bere dy shkrime dhe nje kronike e ACTV! Gazetaria eshte profesion elitar i fjales dhe te vertetes dhe, nuk eshte silazh interesash apo grupesh!Pas ketij paragrafi te shkurter, Beqo me shkruan: “…Zef Pergega : Kjo eshte gazetaria sot, teknologjia ka arritur aty si mundet te shkruhen me mijera artikuj pa qene ne Afganistan… mjafton te shkruash korrekt dhe me profesionalizem dhe te thuash te verteten!”
Shiko shiko ku i rri mendja Beqos, tek talabanet?!
Po si mund te jesh korrekt, kur faktet nuk i shikon me sy dhe nuk i prek? Ne nje pike ke te drejte, se gazetaria sot, sorosiane dhe sherbetore eshte nje loje thashe themesh dhe perdhosje e misionit te saj te se vertetes!
Ti vetem ke kopjuar! Besoj se nuk e ke tagrin te na tregosh gazetarine. Nese e doje shume Gjonin, duhet te shkoje ne Florida dhe te vije ne Detroit. Nuk e di pse kesaj radhe nuk te paguan, siç te paguan kur shkove ne Vatikan dhe, ne nje grumbull letrash dhe shishesh te hedhura ne Sheshin Shen Pjetri e nje surrogato lajm qe bere per shenjterimin e Nana Terezes. Gazetaria nuk eshte te hash si ekip mikrofonin kokes nga kryeministri. Beqo, kam qene ne dy raste, kur ne Detroit ta kane dhene cekun, ne prezencen time. Ti vetem kopjon dhe arnon shkrime me gjilpanen tende te ndryshkur. Mos me bej ta vazhdoj, se nuk ta pertoj! Disa here ta kam dhene sinjalin. Mos u mburr pas dekorates, se Shqiperia dekoron sherbetoret jo meritoret. Ne Detroit ka tre stacione televizive dhe te pakten kater revista online. Keto qe ke shkruar ti jane thene e sterthene ma pare. Nuk ka gje te re ne shkrimin tend, vetem kopje nga dokumetari i RTSHA, ACTV, per te cilin kam shkruar se ishte profesional, por pak i gjate. Se pse je i preferuari i i institucineve te Detroit te besh shkrime per ta, kete jo se ne nuk e dime pafytyresine e tyre. Je i lire, por ketu ka profesioniste. Beqo, une nuk kam konkurence as xhelozi. Gjonin e kam njohur prej 20 vitesh. Ai eshte ne disa nga 30 librat e mi e njeri eshte krej per gazetarine. Une e kuptoj atakun tend dhe nuk bie ne gracken e mafies gazetareske ne diaspore. Dy shkrime dhe kronika per humbjen e Gjonit ne ACTV kane firmen time. Vetem dua te te ve ne dijeni se kam fol me Luigj Gjoken, para se ta bej kete kronike dhe shkrimin per aktivitetin. Me beso Beqo, lutem per ty se kendej nga anet tona lutemi dhe meshirojme, qe ti tash ne kete moshe te mos behesh vegel perçarese, se nuk mund te jesh rapid i forte, veçese nje krande qe lakohesh. Te pershendes dhe te ftoj te ndryshosh, sa te jete e mundur, megjithese e veshtire. Kalofsh mire Beqo, se ne nga Detroiti nuk na pagun kush, jo me te pretendojme cek nga New-Yorku. Luigji ma ka spjeguar qarte problemin tend dhe te shpures tende. Edhe njehere mbeç o Beqo mbeç me shendet! Tash po vjen 28 nendori, eshte dhe festivali ne 13 mile dhe besoj se kesaj radhe kane per te paguar, qe te vish te shkruash dhe, eshte nje rast i mire per te folur. Ketu e mbyll polemiken me ty…tu ra ne gjunje e tu lut; Zot meshire per dijen e gazetarise qe te mos humbe, se do te ishte nje katastrofe!