PROMOVOHET LIBRI POETIK “ NJEMIJE VJET AJKUNE”

Me datën 01 gusht 2021, nga ora 5 Pm deri në 7 Pm, në Kafe Kuvendi, u promovua libri poetik “ Njëmijë vjet Ajkunë” i poetes së talentuar Elida Rusta. Me këtë rast, e pranishme ishte dhe autorja, e cila pati mundësinë të takonte dhe falenderonte të pranishmit, edhe pse një kohë jo fort e përshtatshme për aktivitete. Promovimi u realizua nga Revista “Kuvendi”, ashtu si edhe shumë aktivitete kulturore të ngjashme, por të privuara nga koha epidemike, që ende se ka kaluar, e cila u bë pengesë për afro dy vjet.

Aktivitetin e hapi, Botuesi i Revistes “Kuvendi”, Pjetër Jaku, i cili i uroi poetes mirëseardhjen në komunitetin letrar të Amerikës, pasi autorja kishte vizituar më parë New Yorkun dhe do të kthehej sërish aty. Veç të tjerash, poeti Pjetër Jaku foli edhe për vlerat e librit, duke marrë edhe shembuj konkret nga libri, duke vënë në dukje përdorimin e një figuracioni të pasur letrar, si dhe për objektin e frymëzimit, te Ajkuna e Eposit shqiptar. Poetja Elida Rusta i përshëndeti të pranishmit, duke i falenderuar për realizimin e promovimeve të tilla edhe më parë, duke qënë një qendër e vërtetë kulturore Kuvendi Shqiptar i Amerikës, prej më shumë se 20 vitesh. Autorja u ndal edhe në kohën që u krijua ky libër dhe për frymëzimin e marrë nga Eposi i Kreshnikëve, një temë kjo shumë e dashur dhe mirëtrajtuar për të. Pothuajse të gjithë të pranishmit e morën librin me autografin e autores. Poetja e njohur, Elinda Marku , pasi i uroi mirëseardhjen foli me detaje për poezinë, si akt krijimi dhe vlerën e poezisë së Ajkunës, siç e thërret ajo poeten Elida Rusta. Gazetari dhe autori i njohur, Zef Përgega u ndalua,më së shumti në rëndësinë e mediave për të bërë të njohur e lëvizur krijimtarinë letrare, pasi media kombëtare është bërë pronë e vetëm disave, që vegjetojnë  që në realizmin socialist.

Mbarëvajtjen e aktivitetit e ndihmoi, Paul Palushi, Mjeshtër i Madh

I pranishëm ishte edhe miku i përhershëm i Kuvendit, Arian Gruda.

Gjatë takimit e morën fjalën Prof. Lulash Palushaj, Gjovalin Kacorri, Albina Palushaj, Klement Bardhi, poetja Arta Simoni e Prek Topalli.

Të pranishmit i përshendeti nga Shqipëria, ku ndodhej me pushime , poetja Enkelejda Kondi.

Në fund ACTV, Televizioni i Komunitetit Shqiptar, realizoi edhe disa intervista, pas percjelljes së aktivitetit, nëpërmjet gazetarit Zef Përgega. Pjetër Jaku falenderoi këtë Televizion, që i është gjendur përherë afër Kuvendit dhe aktiviteteve letrare, dhe veçanërisht pronarin e tij Albert Spahi dhe drejtorin Eduart Aliko.

Korrespondenti i Revistës “ Kuvendi”

Foto nga aktiviteti:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *