Nikë Gashaj
Forcat ushtarako-policore dhe formacionet paraushtarake të Serbisë gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999, kryen gjenocid dhe një numër të madh krimesh: vrasje masovike, masakra, shfarosje dhe dëbimi i popullësisë shqiptare nga Kosova me qellim të spastrimit etnik.
Kjo dëshmohet nga të dhënat e më poshtëme: rreth 13,500 pjestarë të kombësisë shqiptare u vranë u masakruan dhe u shfarosën. Nga ai numër 1741 janë gra dhe 1396 janë fëmijë. Kosova ka 660 varresa masive nga ajo luftë. Rreth 20.000 gra shqiptare u përdhunuen, gjithashtu nga forcat e lartpërmendura ushtarako-policore dhe formacionet paraushtarake. Rreth 1600 pesona janë të zhdukur me dhunë. Më shumë se 1 milion shtetas shqiptarë nga Kosova u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
Përveç vrasjeveve, masakrave, përdhunimeve të grave e vajzave,të zhdukurëve me dhunë dhe dëbimëve të gjytetarëve nga shtëpitë e tyre, një numër i madh i ndërtesave të banimit, fetare, arsimore, kulturore dhe ekonomike-tregtare u shkatërruan. (Burimet:Fondi për të Drejtën Humanitare, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Konferena Shkencore për Viktimat e Lutës së Kosovë 1998-1999, mbajtur më 24 shkurt 2017 në Prishtinë, si dhe statistikat e UNHCR). Këto janë të dhënat me të cilat disponojmë. Mirëpo, organet dhe institucionet e Kosovës , natyrisht do të bëjnë hulumtime dhe më të detajuara, meqenëse Kosova ka paralajmruar padinë ndaj Serbisë për Gjenocidin në Kosovë në vitet 1998-1999. Megjithatë edhe Kosova do të hasi në vështirësi për zbulimin e gjenocidit në tërësi, meqenëse ekzistojnë njohje që forcat ushtarake-policore Serbe pas masakrimit e vrasjeve të shqiptarëve, një pjesë të madhe të kufomave i kanë transportuar për serbi ku i kanë fshehur dhe gropuar.Në lidhje me atë, Nenad Çanak, Kryetari i Lidhjes Socialdemokratike të Vojvodinës ka pohuar që ekzistojnë 16 varreza masive në Serbi, por vetëm 5 prej tyre janë hapur. Janë zhvarrosur mbi 1000 shqiptarë, prej tyre 744 vetëm në Batajnicë. Gjithashtu, vlerësohet se janë dhe 11 varreza të tjera masive, por përpos këtyre supozohet se ka dhe varreza të tjera në Serbi të fshehura nga atoritetet serbe.
Pas takimit për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të mbajtur në Bruksel, me 15 qershor 2021, pra në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit, ky i fundit në Seancën e Kuvendit të Serbisë i njoftoi deputetët mbi zhvillimin e bisedimeve me Kurtin rreth dialogut. Ndër të tjerat u shpreh: Prishtina ngriti çështjen e Gjenocidit kundra Serbisë. Më tutje shtoji se Prishtina ka kërkua nga Shqipëria për ta dorëzuar Nismën për Gjenocid në Kosovë kundra Srbisë, mirëpo, Shqipëria e ka refuzuar një gjë të tillë. Për atë konstatim të refuzimit të Shqipërisë, Vuçiqi pati duartrokitje nga deputetët e Kuvendit të Serbisë. Shqipëria kishte me u dasht në mënyrë të fuqishme me qëndrua në krah të Kosovës, por, fatkeqësisht ajo spo ngjan!
Të gjitha njohjet dëshmojnë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë në luftën e fundit, prandaj ajo meriton padi meqenëse Serbia ka qenë agresor dhe shqiptarët në Kosovë kanë qenë viktima. Mirëpo, njohësit e çështjeve juridike shprehen skeptik për nismën e qeverisë së Kosovës për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë, duke theksuar faktin se Kosova akoma nuk është anëtare e Organizatës së Kombëve të Bashkuara dhe formalisht nuk mund ta bëj këtë. Andaj, për Kosovën mund të parashtroj padi për gjenocid kundra Serbisë ndonjë shtet tjetër anëtare e OKB-së. Përndryshe, nuk është e sigurtë,se Kosova ka mundësi për të ushtruar padi për gjenocid ndaj Serbisë, padi e cila do të konsiderohej e pranueshme nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Sikurse është e njohur, Shtetndërtimi i Kosovës është ngushtë i lidhur dhe i varur nga mbështetja dhe ndihma e partnerëve ndërkombëtarë. Andaj dhe çdo veprim në këtë drejtim duhet mirë koordinuar në bashkëpunim, konsultim dhe pajtim me aleatët ndërkombëtar, sikurse janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Përkundrazi, aktet e njëanshme mund të prodhojnë për Kosovën vetëm kontraefekte dhe situata të disfavorshme.