POEZIA E ZEF PERGEGES, SHPREHJE E THELLË E IDENTITETIT SHQIPTAR
Përcjellje për librin me poezi “Lundra e lotit”
Prej disa kohësh, libri më i fundit poetik “Lundra e lotit” i poetit, publicistit e studiuesit Zef Pergega, më ka mbërthyer në një lojë të çuditshme, kristalinё ndijimesh, përthyerjesh dhe vibrimesh poetike nga më të epërmet. Këtë mund t’a bëjë vetëm poezia e vërtetë, e gatuar në muzat e shpirtit, në shqisat tepër elegante të një prej autorëve shqiptarë, ndër më prodhimtarët e tre dekadave të fundit. Miku im i hershëm Zef Pergega, u shfaq fuqishëm në publicistikë dhe letërsi, në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, si një nga zërat më të veçantë, që shpejt u shndërrua në një pikë referimi për talentin, përkushtimin dhe guximin e pashoq, për t’i kumtuar të vërtetat përmes një rebelizmi letrar dhe gazetaresk, në një mënyrë tejet të veçantë dhe impresionuese. Gazetaria e kohës në Shqipëri, kishte tashmë edhe një zë ndryshe, krejt ndryshe nga çfarë ishim mësuar të shihnim në natën e gjatë të dimrit komunist. Pergega nisi të përmendej në qarqet gazetareske, si një prej shembujve më antikonformistë të kohës, duke u bërë një pikë referimi për brezat e gazetarëve, që do të vinin më pas. Gazetari i ri Zef Pergega la gjurmët e tij të padiskutueshme plot dritë, në shtypin qendror të Tiranës, përkundër territ të konformizmit të kohës. Nuk është rastësi që në fillimet e viteve nëntëdhjetë, Pergega u bë një prej zërave më potentë të gazetës “Koha Jonë” dhe më pas, i Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Ai botoi qindra e qindra shkrime, reportazhe, intervista dhe opinione, që përcollën dritë tek shqiptarët, që sapo kishin lënë pas një nga diktaturat më të egra në të gjithë lindjen komuniste. Kjo gjë, sigurisht, që ka patur kosto të mëdha për njërin nga talentet më inspirues të kësaj periudhe. Zgjatimet e sistemit të djeshëm komunist, tashmë të ulura në kolltukët e shtetit shqiptar, sigurisht, që nuk do t’ia falnin krijuesit skrupuloz Pergega, guximin për të denoncuar pandërprerë fenomenin e deformimit të demokracisë në Shqipëri.
Mes peripecive, luftës për mbijetesë, plagëve të shpirtit dhe ndërgjegjes, qё nuk pranon të përkulet, Pergega mbërrin në SHBA, që do të bëhej më pas, atdheu i dytë i tij. Me një erudicion dhe pëkushtim të jashtëzakonshëm, përmes sakrificave të një emigranti, me mallin sfilitës për familjen dhe Shqipërinë, ai lufton, për lirinë e tij dhe të bashkëkombësve te vet, lufton për dinjitetin e atdheut, duke ecur në gjurmët e korifenjve të mëdhenj të shqiptarizmës, që i dhanë dritë vendit të shqipeve, me kontributet e tyre nga përtej atlantikut. Sot, Zef Pergega është autor i rreth 30 librave publicistikë, studimorë, historikë dhe letrarë dhe enciklopedik pёr shqiptarёt pёrtej diellit. Një pjesë të mirë të tyre, i gjen sot në bibliotekat e shtetit amerikan, si demokracia më e madhe në botë. Për shumë lexues të tij, Përgega është publicist. Për disa të tjerë, studiues. Dikush e përcakton atë si një akademik, ndërsa unë do ta konsideroja me bindje të plotë edhe si një poet kumbues të kohës tonë. Pergega sipas meje, është poet, që për nga ritmi të kujton Lermontovin, nga ironia plot elegancë të sjell ndërmend George Orwell, ndërkohë për nga themeli i muzës dhe gjuhës së mprehtë, të sjell para syve Gjergj Fishtën. Këto impresione më vijnë ndërmend pasi lexoj me një frymë në kompjuterin tim librin e tij më të fundit me poezi “Lundra e lotit“. Faleminderit mik i mirё i fjalës shqipe, Pergega!
Kisha vite pa e përdorur, madje dhe pa e dëgjuar, fjalën e bukur ilire “lundër”. A nuk të jep kjo fjalë, një përmasë tjetër të lirisë së shpirtit njerëzor?! Po, madje më tepër! Kjo fjalë të fton të ngjitesh në lundrën plot lot të kaltër të poetit dhe të lundrosh bashkë me të, ndër vise që ai i njeh kaq mirë. Metaforat që gurgullojnë si katarakte ende të pazbuluara të pafundësisë poetike, janë një veçanti që e shndërrojnë autorin në një prej zërave më potentë të poezisë bashkëkohore. Ai luan me shqipen e princërve të dheut të arbrit, përmes njё elegance deri në drithërimë, duke eksploruar në gjetjen e motiveve dhe përsihatjeve, nga më të skajshmet. Ashtu siç dhe gjuha shqipe, nuk i përfill fjalët e huaja, ashtu dhe lundra e poetit Pergega, e bërë me drurin e vjetër të lisit të fisit të vet arbnor, nuk fut ujë, por lundron e sigurtë drejt brigjeve ende të pashkelura të magjisë poetike.
Poezia e Pergeges është mbi të gjitha, një shprehje e identitetit të thellë shqiptar dhe njё kumt i fortё pёr lirinё. Jam i sigurt dhe i lumtur që lexuesi shqiptar i poezisë, do të pajtohet me këndvështrimin tim, ndaj poezisë së këtij poeti. Brenda fletëve të librit të Pergeges është dhimbja dhe dashuria, forca dhe besimi, njeriu dhe shpirti, nëna dhe biri, malli dhe kuraja, shpresa dhe fati, rruga dhe pengu. Në libër është piktura reale dhe njëkohësisht sureale e atdheut tim, atdheut tënd, atdheut të poetit. Një libёr, si gjeografi e fatit njerëzor, dje sot dhe nesër. Kjo është një poezi, që do të udhëtojë bashkë me kohen. Ashtu si dhe koha nuk di të ndalet kurrë, ashtu edhe poezia e Pergeges është nisur, për të mos u ndalur asnjëherë, sipër një lundre, që humbet horizonteve të largët, në kërkim të fatit të radhës. Ne, lexuesve nuk na mbetet tjetër, vetëm të kundrojmë në horizont, këtë lundër magjike lotësh dhe t’i urojmë fat, këtij lundërtari të pazakontë të poezisë! Urime pafund dhe lundrim tē mbarë, poeti dhe miku ynë Zef Pergega!
Marash Mirashi
Poet, gazetar RTVSH
Tiranë, Maj 2021
Pellazg…
Shtatё kate
Nёn Dhe
Zjarr shqiptari
Nё zemёr ke
Veç nё shqiptari
Nё zërin tim e nё zёrin tёnd
Shpirti i kombit ёshtё njё shpend!
T’U KERKUE BREGUN TIM
Nё fёmijёri ёndrrat
Luanin sysh me vezullimet e detit
Me shkopin e dritёs
E shkrova emrin, nё Ranёn e Hedhur
Nё kёmishёn blu tё veles
Nё Shёngjin me shenjtёri tё vjedhur
Dallova magjinё e viteve tё jetёs
Njё pёr njё orakujt binin
Si njё termet brenda vetes
I ri ndodha mbi bankinё
…aty
Anijet mes furtunёs
Klithnin, etjen pёr hapёsirё ta shuanin
I preka me dorё vitet, ishin gurё
I mata, u bёnё mur
Hapa krahёt
M’i ndezi njё pishtar nё unur
Gjurmёt, hije tё shpёrndara
Me vallёn e çetave tё nimfave
I lashё nё Nimpheum
Shenjat e mia flakё regёtinin
Buzёt e kripura tё detit
Zjarrit tё tyre i fryenin
Liqen lotёsh m’u kthye malli
Valё, qё s’ka formё e as masё
Shkumё zbardhoj thellёsive
Kam etje pёr ajёr
Qiell e kam hapёsirёn blu
Fundin e thellё tokёs, nga ku u gёrmuam
Bregdetin tim nё planetin e syve
Spirancёs litar hekuri, zjarr zjarrit
Me notin e pёrqafimit kёrkoj
Frymёn e fundit mes tyre tё frymoj!
LIRIA E SHPENDEVE
Alfabeti i pashkruar i cicërimave
Zogjtё çukisin me tё gjitha gjuhёt e botёs
S’kanё arkivole
Mbi ajёr i mbajnё vorrёt
Nёse diҫka na ka mbetur, nё skajin e iluzioneve
Veç liria e tyre ёshtё hapёsirё qё nuk korret
Nё krahё tё pemёve i thurin çerdhet
Pa marrё lejen e shteteve
Jeta e tyre e pa privuar nga ligjet
Tё patundura as nga tёrmetet
Korale-korale qielli, pёr ta ёshtё njё valle
Ylberit ia rrёmbejnё ngjyrat
Pёr t’u dukur,… mbi baltёn e dheut
…pёr bukuri, mё tё bukur!
Vetem njё herё luten nё foltore
Sa herё lindin e vdesin shqiptarёt
Ikja jonё s’ёshtё magji e tyre
..krrau-krrau, si njё korb!
Sikur ne tё fluturonim
Mjerё perandoria juaj, o zogj!
ANA TJETER E TE NJEJTES ANE
Ana tjetёr e tё njëjtës anё
Ҫel bёrllok nё bёrthamё
Ana tjetёr e tё njejtёs anё
I hap… nuk rrin nё kambё
As njёherё s’i kreh flokёt
Me bisht tё hijenit i pёrzien kohёt
Rrypi i kalines e tёrheq
Nё unazё tё dorёs, fytyrё dreq
Ana tjetёr e tё njëjtës anё
Lumit tё paqtё, pushon dielli
I vё diga
Vetёn t’a ndriçojё me drita
Ana tjetёr shpёton nga njё lot
Pjesa tjetёr e tё njejtёs anё
E lirё tё mbretёrojnё mbi skllavёrinё
Ana tjetёr e tё njetёs anё
Ushqen ujkun e zi
E blen famёn, kur gёrryen
Brenda vetёs njeriu e njerёzimi
Ke tё zgjedh nё zgjedhё?!
Njёra pjesё vuajtja e tё tjerёve
Djall me brirё, kur nderohet
Veç e veç, dy frymёmarrje
Njёra me krenari mali qëndisur
Tjetra, mrekullinё e ёndrrave ndalon
Shkojnё tё dyja, si trupi e hija
Njё buzёqeshje dy pikёpytje
Njёra e çelur, tjetra e kopsitur!
LISAT E CEMIT
Lisat e Cemit mbi shkёmbinj
Hёna me gjysmën, ballёt ua stёrpiku
Orakujve tё heshtur nё Dodonё u ngjajnё
Rrathёt e tyre fytyra kreshniku
Me kumtet e Zeusit
Shfaqen mbi madhёshtinё e Trieshit, Grudёs e Traboinit
Murgj tё lashtë, ku thyhen rrufetё
Manastiri i tyre, thesare rrёnjё bardhё
Pёrmbi krye, retё, si vela tё grisura
Gjinjve të zanave, nis rritja
Nё njёrin breg shkulma drite
Nё tjetrin, njё shkrepje syri
Rreth njё ndjenje lind njё dashuri
Honeve rrёzohen buzёt mbi valё
Shpirti kalaron qiellit, si ujvarё
Varka e harruar lyp limanin e qetё
Rremat nga larg vozit njё varkëtar
T’i shtrij krahёt rreth yllit lisianё
Nё gjoksin, qё gulfon
Ngultaz zjarrin e mallit me zjarr t’a rrok
Qirinj ndezur lisat mbi Cem
Plisi i malёsorit mbi krisma
Flakёron njё gen
Prilli i ardhjes nё jetё
Nё lisat e Cemit
Gdhend stinёn e pritjes!
NE KODREN E FILETES NE BERZANE
A ka mbet shenj i tё djeshmes.
Nё dёrrasat e lumit tё vdekjes?!
Dikush e shkeli me çizme satani
Noton shpirti, leckave tё mitologjisё
T’ue e mjekue plagёn nё varkёn e lotit
Tё dalё nё breg, e tё ngjitet sa tё marrё shteg
Mes trilleve tё mjelmave
Buzё varrit tё tё parёve
Kalikoc e marr vetёn
Qё njё shkёndi tё vetёndizet
Janё shembur kryqat, o njeri
Kush ka mbet gjallё prej jush
Mos u fshihni nё qeli tё zakonit
Si bufi agut nё mёngjes
Vozit me rremat e amanetit
Edhe ti shpirt i braktisur nёse ke besё
Dashuria rron nё farёn shpresё!