POPULLIT SHQIPTAR: VOTA E JUAJ ËSHTË BAZA E DEMOKRACISË DEMOKRACIA DHE PROSPERITETI KËRKOJNË QEVERI TË PAKORRUPTUARA
Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës, Z. Ahmet Xhafo
Federata PanShqiptare e Amerikës-Vatra i bën thirrje popullit shqiptar që të përdorë forcën e votës për të ardhmën e Shqipërisë. Vota është bazë e domokracisë. Vota është një nga mënyrat më kritike që ndikon në vendimmarrjen e qeverisë. Përdorëni këtë të drejtë për të votuar për kandidatin që mbron interesat kombtare, që mbron interesat e juaja, që mendon për të ardhmën e fëmijëve tuaj. Kjo e drejtë ju është mohuar nga viti 1944-1991, dhe këto 30 vjetët e fundit, politikanët e korruptuar kanë manipuluar me votën tuaj.
Në shumë zgjedhje parlamentare janë bërë shit-blerje votash, gjë që ka shkaktuar pezullimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e standartit të jetesës së popullit; ka shkaktuar që rinia shqiptarë të marrë rrugën e emigrimit. Metodat kriminale të tilla kanë penguar fazën e vendosjës së një baze të shëndoshë domokratike. Gjithashtu, individë që duhet të japin llogari për vrasje, dëbime të detyruara, masakra, internime, burgosje, tortura, zhdukje, terror psikologjik, etj. janë dekoruar, dhe disa janë shpërblyer me poste qeveritare gjatë tetë vjetëve të fundit. Krimet të cilat janë kryer në emër të komunizmit janë krime kundër njerëzimit. Gjëndja e vendit tonë nuk është vetëm problemi i korrupsionit ndër të gjitha shtresat institucionale, por është lidhja e direkte e krimit të organizuar me zyrtarët që përfaqësojnë institucionet shtetërore. Prandaj, u bëjmë thirrje votuesëve të Shqipërisë të votojnë për kandidatë që të kenë në plan të parë mbrojtjen e interesave kombtare, dhe jo të kallepeve që kanë tentuar të bëjnë lëshime ndaj ektremizmit grek, dhe që bënje pazare me Vučić-at e Sërbisë, marrëveshje që cënojnë integritetin teritorial të Kosovës.
U bëjmë thirrje votuesëve shqiptarë që të përdorin forcën e votës për të luftuar korrupsionin. Investorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri nëse shtresat institucionale vazhdojnë të jenë të korruptuara, nëse nuk ka transparencë në prokurimin publik, nëse oligarkët janë pjësë e vazhdueshme e kontratave të parteritetit publik privat siç është tani.
Vatra e mbështetë qendrimin e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila ka theksuar se kriminelët nuk kanë vënd në parlament. Vëndi i tyre është në burg. Vatra u bën thirrje votuesëve që të mos bien viktimë e shitblerjës se votës sepse ky akt i shëmtuar pengon zhvillimin e vendit dhe shkon ndesh me karakterin dhe moralin historik të shqiptarit, dhe sikur ka theksuar ambasadorja Kim, “Akti i përpjekjes për të blerë vota është një krim.”. Vatra u bën thirrje votuesëve shqiptarë të zhvillojnë zgjedhje të qeta si qytetarë të civilizuar dhe të votojnë kandidatët e përgjegjëshëm që përkushtohen për një të ardhme të mirë për qytetarët shqiptarë, për Shqipërinë.
New York, 22 prill 2021