POEZIA E RENIS NUSHAJ

Idetë jetojnë në shumë stinë të njeriut

Shenime për librin poetik “ FJALET” të autorit  Renis NUSHAJ

Nga Pjetër Jaku

Njeriu, pa veprim është si  një gjethe e rënë. Jeta pa ide, apo me ide  amorfe, është zvarritje drejt fundit. Poezia, veç artit të ndjenjes është një kërkim psikologjik, që jeton përherë me ne. Sipas poetit Nushaj, ndahemi në dy kategori: “…ata që adhurojnë veprën dhe në ata që adhurojnë varrin”. Poezia “Kufomës tënde” fq 10

“Absurditetet” poetike, që në të vërtetë, janë vazhdim logjik i një bote absurde, edhe nga ligje tashmë të njohura, si Forca e rëndesës ( Inetrlud ) e Njutonit: “ Përplasem ngadalshëm/ Në një rreth dielli/ Me qiellin e patinuar nga re të zbehta,/ dhe poshtë, dhe poshtë, poshtë,/ mërgon një ushtri e kufizuar/ Nga një thithje djallëzore:/ Mallkimi yt/ Për boten që nuk të meritoi.” Zbulimi i ligjeve natyrore, si ligjësi të galaktikes, por edhe i ligjësive njerëzore, që e drejtojnë njeriun, njerëzimi duhet t’i meritoi, ndryshe artet dhe mendimi do të ishin në një përplasje estetike të paspjegueshme. Ndaj, autori i ka vënë në një vije natyren dhe njeriun, shpeshë herë si gjallesa që plotësojnë njëri-tjetren! Shumë detaje nga ndërtimi trupor fizik i njeriut janë të ngjashme me ato të natyrës, si fjala bie truri, mushkëritë, zemra etj… të gjitha kanë një veprim të një funksionimi normal të jetës në përgjithësi. Nisur nga ky arsyetim logjik, poeti kalon në përgjithësime poetike me krahasime logjike e jo absurde. Asgjë nuk shkon pa ndihmen e një gjëje! Siç qanë natyra, qanë edhe truri njerëzor, kur nuk i përballon impulset e ndjenjave, gjatë transmetimit nervor nga zemra te truri, pa seleksionimin e medikamenteve të domosdoshme, pa mushkëritë, etj etj përngjasime, që poeti i kthen në poezi të mendimit dhe të lidhjes së metafizikës me të ndjerit.

Në poezinë e Nushajt levizin : “.. mallet gjakftohtë, që presin pajtonin e vdekjes, tek vallet e urrejtjeve, që  u ngjajnë buzëqeshjes së minjeve…” fq 16-17 poeti duket i vetmuar, ndërsa i këndon në kërkim dashurisë, netëve e ditëve të saj, sendeve që largohen, gërshërë që presin e presin lidhje, nga përfytyrime të dobësuara rrezeve të dritës, që disa verbohen prej së vërtetës duke u lëkundur, pa u mbajtur nga asnjë forcë e brendëshme.

Njeriu, si një qenie meditative, nuk jeton dot pa unin, ndaj poeti i kushton rëndësi të veçantë  brendësisë, se sa  fenomeneve sipërfaqësore: “ Kur nis një poezi të re/ E më duhet të flas për ty/ Shkruaj për veten…” ai nuk i kushton shumë rëndësi ngjyrës dhe madhësisë së syve, por brendisë së tyre, sa të thellë dhe sa shprehës janë ata! “ Në dallgë të poezive vulgare/ më tërheq një poezi sysh/ e pashkruar…” Pothuajse në këtë pikë, gjithë njerëzimi është i ngjashëm, por veçoritë qendrojnë, se si ne i shohim dhe dallojmë gjuhën e trupit, gjuhën e syve, gjuhën e qendrimit tonë përballë këtyre fenomeneve. “ Kemi njohur soziet e njëri-tjetrit/ të njerëzve që njëherë i kemi parë/… veç njerëzve, edhe xhestet ngjajnë.” Syri i poetit vështron e hyn  atje ku asgjë nuk shihet. Fantazia të çon larg në labirinthe, që askush nuk i sheh, sepse para se të shihen ato përjetohen, ndaj poezia ka forcën  e ndjesive që nuk shihen as preken, që nuk degjohen, por kthehen krejt pa zhurmë e bujë në artin më të bukur të fjalës.

Vibrimet ndjesore, poeti i cilëson, si një sueprmaci e trishtë që herë herë marrin udhë, nga një veprim, në dukej i parëndësishëm, por kjo për ata që nuk janë brenda kësaj gjendjeje. Të qënit brënda gjendjes, është të përjetuarit e gjendjes, të shfaqurit e saj është krijimtaria artistike, në rastin tonë poezia. Të ndjerit mund të jetë edhe tendencë e vetvetes për të arritur diçka, për të mbrritur dikun. Po konkretizojmë sa më sipër me një shembull:

Në veçanti ikjes tënde

Kjo ndërtesë e çuditshme që ke në krah

Natë, sipër saj

Yjet e mekur në baltë

Mermeri i një statuje…

Ti , i përulur me sy përdhe

Me fuqinë tënde jetësore

Trishtohesh më kot

Për një mik të largët

Për qentë që i lehin

Njëri- tjetrit..

Apo për diçka , që më nuk ke durim

Ta  vazhdosh

Parapërgaditësh denjësisht

Kesaj jete për t’i dhënë lamtumiren!

Fq 29

Pothuajse, në gjithë krijimtarinë e  Renis Nushajt, abstraksioni dhe metafora shkojnë ngjitur, por asnjëherë pa logjiken krijuese. Nuk përdoret figuracioni për figuracion, pa asnjë lidhje logjike, siç ndodh rëndomë në poezinë e sotme, për t’u treguar modern . Në poezinë “ Vdekjes tëndë”, poeti përshkruan metaforikisht bukur: “ Nxin dhimbja, përlotet heshtja./ Ulërjnë e çirren  blasfemitë.” Objkete abstrakte, si dhimbja dhe heshtja, ngjyrosen, përloten, përsonifikohen si të ishin qënie njerëzore. Kjo poezi kërkon lexues, disi ndryshe nga lexuesi i zakonshëm. Poezia është përkthim brenda së njëjtës gjuhë. E ata që dinë ta përkthejnë e kuptojnë poezinë e vërtetë, janë pak!

Përjetimi i ferrit  tokësor dhe tema e vdekjes janë përdorur në një pjesë të mirë të librit ( afro gjysmën e librit), por kjo nuk do të thotë se është tema e preferuar e krijimtarisë së tij. Ferri tokësor bëhët frymëzim , kur vuajtjet marrin udhë e shtohen, kur njeriu i përdor mjetet kundër depresionit, si aspirinat e Aleksandër Flemingut, edhe për një dhembje të lehtë koke, ose Lui Paster për sëmundjen e tërbimit. Ka kaq shumë njerëz të pa orintuar, që sillen rreth vetes, duke menduar se bota aq është. “ Për të vuajtur në periferitë e ferrit,/ në pasvdekje/ duke shpresuar që,/ të paktën atje/ ligjet të aplikohen ende.” Pas këtij ilustrimi, që është fare pak, mund të përdorim edhe poezinë “ Obskurantizëm”, fjalë për fjalë: “ Mbase,/ Detyra ime ndonjëherë/ Eshtë e vështirë/ por ndjej respekt ndaj vetes,/ Kur “dërgoi” dikë në ferr…/ Në ato çaste/ Djalli më duket/Një punonjës administrate.” Autori është në profesion avokat, ndaj i drejtohet vetes kaq bukur. Thua  se administrate aborton çdo ditë ngarkesa të tepërta nga vetja, sa i duhet të firmosin një vendim ndëshkues për njeriun, që e respekton sa mundet ligjin. Poeti, tuj pa renien e interest për libri, i drejtohet lexuesit me thënien e mençur “ Ti je askush, nëse askush s’të shikon…” “ Me vjeshtëra të hedhura krahëve/ që vrapojnë drejt derës së trëndafilave.” Lexuesi nënkupton kalimin e stinëve nga vjeshta në pranverë, vetëm me këto dy vargje, ku spikat edhe përdorimi i metaforës e nëntekstit harmonishëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *