Zef PERGEGA
Lezha njihet per shkollen e saj poetike dhe gazetareske. Nuk e di sa libra poetik jane botuar, por emrat e poeteve njihen. Di qe ne Lezhe jane botuar tete gazeta, njeren prej tyre edhe nga autori i ketij shkrimi, qe me gjithe perkushtimin dhe botimet mbi enciklopedine e shqitareve te Amerikes, si shume te tjere ne boten e lire, nuk mundi ta “kaperceje” ylberin e krijuseve te realizmit socialist.
Duke qene i njekohshem dhe nen nje cati, si ne dimer e ne vere me ka rastisur te takohem dhe te njihem personalisht me Ndoc Gjetjen, Preç Zogaj( i vetmi nga keta lezhjane) Agim Isakun dhe Veren dhe nga se largu Rodolf Markun. Madje me kete te fundit kam nje ngjarje te hidhur ne prezence te ambasadorit Foresti, ku ky ishte i punesuar ne Ministrine e Jashtme. Nuk mbaj zemerim, ndodhta ishte nje keqkuptim, por dua te them se keta poete ishin pjese integrale me detyra dhe poste ne realizmit socialit, duke bere edhe sfiden e kontrolluar te kohes dhe mbijetesen e lavderueshme ne demokraci, shperblyer me poste e privilegje. Keta miq te fjales poetike te mire, kapercyen bute nga kopeshti i thate i lakrave te realizmit socialit ne perrallen qe ne e menduam si hyjnore ne demokraci.
Nuk e kontestoj krijimtarine e tyre. Ajo eshte e arrire, madje e vlersuar nga personalitete, por edhe nga ata qe u kane mbetur ne mendje, qofte edhe duke mos lexuar as edhe nje varg nga keta autor, qe te mbushin me krenari. Dyshimi im eshte se asnjeri prej ketyre autoreve te njohur nuk i promovoi poetet e rinje te Lezhes autokton me banim dhe autokton ne tema, ne menyre qe koha te lidhet me kohen dhe te shtrohet traseja e ecjes se vargut dhe mesazhet te mbetnin te kripura si vala e bregut. Ndoshta jam larg, por per 30 vjet nuk kam lexuar ndonje shkrim prej tyre dhe as te kene bere ndonje takim me ta, sic e kane bere Pjeter Jaku dhe Elinda Marku, per disa vite ne Lezhe, ku perfshiheshim edhe ne ne organizim, me fjale, debate dhe me shkrime.
Ne kemi 30 vjet qe nuk i ndajme nga goja shkrimtaret e poetet e realizmit socialis si Ismailin dhe Driteroin, Spahiun e ndonje tjeter. Vertete ata jane njerez te permasave te medha me shenj ne paretet e globalizmit, por ende shoqeria shqiptare nuk ka prodhur njerez te tjere qe jane fryme e re, siç e kekon bota e cilivizuar, demokratike perendimore. Ne ballafaqohemi ne bote me realizmin socialist, na pati thene ne Detroit Robert Ellsie. Keta, sipas Ellsies jane kapidanet e sofres e letersise shqipe, te cilet jane promovuar edhe politikisht ne perendim, te tjeret jane vetem kalimtar te parendesishem. Pse ka ndodhur kjo? Duhet nje analize e thelle, por vete keta kur erdhi demokracian nuk duhej ta kishin pranuar kete vend, per te celur shtegun e te rese se ne poezi e ne art nuk ka vend kulla e unit.
Miti i realizmit socialit vazhdon te jete nje mit ne keshtjellen e tij te pathyeshme hekur e beton, e paarritshme ne kembet e se ciles mund te behet therror kush guxon. Driten e pishtarit te saj e kane privilegj vetem keta dhe askush tjeter. Ne kemi frike nga te gjallet nga e reja, ndaj nder shekuj kemi dekoruar te vdekurit dhe ne te shumten e radhes pameritoret dhe tradhetaret. Shkelja me thunder kali e te rese nga e vjetra, sidomos ne letersi eshte nje sunam shqiptar mbytes per vazhdimsine..
Ne na nxoren nga Lezha. Te huaj dhe te grabitur, te dhunuar ne vendin tend dhe te huaj ne boten e huaj. Keta qe e kishin ne dore te na mbronin na shtyne nga gremina e emigracionit. Kujtuan se fituan, jo humben…humben njerezine, shiten shpirtin!
Tani Lezha duhet te jete rritur ashtu me spontanitetin dhe shpirtin e madh qe ka ky qytet. Shkolla e poeteve dhe e gazetareve ne nje menyre ose ne nje tjeter edhe pa ne vazhdon. Nuk e di sa libra poeti jane shkruar e botuar, por di se 8 gazeta dhe revista “Lissus” dhe “Kuvendi” jane botuar ne nje qytet si Lezha me 25 mije banore, kane nje domethenje te madhe. Nuk kam dhe kurre ne shkrimet dhe krijimtarine time nuk jam ushqyer nga mohimi, por gjithnje nga promovimi. Kam bere dy takime promovimi librash ne Lezhe dhe dy tre vete te njohur nga letraret e Lezhes kane marre pjese, ndonese kam qene gazetar i mediave qendrore ne Lezhe e me pas ne Tirane, prone e cila ishte e realisteve socialit, ku nuk mund te deperoje, masa mund te thyje kufirin ne kohen e diktatures.
Me eshte dhene rasti te lexoi poezi te Viktor Gjikoles, Edmond Kacelit, Silvana Gjebrese, Salvator Gjecit, Alfoc Zenelit, Mehdi Dashit, Alma Jakut, Bruna Pervathit, Fatmira Locit…e ndonje tjeter, duke ju kerkuar ndjese se nuk eshte faj se nuk njihemi, por perse nuk duam te njihemi, dhe mbushes me fryme Drini e vale deti me velat e mataforave te tyre, por keta trajtohen si katergori e dyte apo e trete ne krijimtarine e tyre saqe njerezit kane nje frike te frikshme ti radhisin keta krijues ne rend me ato burra qe jane ulur tash 30 vjet ne sofren e bimbashit poetik, me gjithese pa me te voglin hezitim i kane meritat, fale talentit te tyre.
Ne Amerike kam lexuar librin e pare poetik te Marash Mirashit. Ai te len pa mend me grunoren e arte te metaforave qe zbresin nga mali i Veles si princesha dhe ashtu te bardha si zana banjo dielli bejne me valen e Drinit. Ai eshte i denje te jete krushk i pare ne cdo dasem poetike…Po ne Amerike kam lexuar librat poetik te Elinda Marku. Pa frike jo radhitet nder te parat femra poete ne letersine e sotme shqipe. Po ashtu rritjen cilesore ne poezi te Pjeter Jakut me disa libra poetik, me nje lirike te lemuar qe rreshqet si rrezja ne akull. Keta te dy per 20 vjet organizuan ditet e letersise Shqipe ne Michigan dhe botuan revisten “Kuvendi”
Ajo qe me ben te reagoi ne brengen time eshte e si ka mundesi qe asnjeri nga keta autor nuk e ka kapercyer ylberin dhe ylberiket e realismit socialit? A jemi ne pengu e saj?! Ju jam mirenjohes te gjithe per mirekutimin. Kjo nuk do te thote se nuk jemi miq, pikerisht per kete ka nevoje poezia!