Nuk krahasohet terri me driten !

Pjetër Jaku

Këto ditë, në statusin e një “ profesori” në facebook, kishte një shprehje të tillë: “ Joe Bideni ka gjasa të hyjë në histori si Presidenti ynë ( i tij ndoshta ) më i madh që prej kohës së Presidentit Linkoln.”

Jo Bideni , së pari nuk ka si krahasohet me një President, të vlerësuar si një nga të paktët më të mirë në Historinë e Amerikës, i cili drejtoi vendin në kohën  e Luftës Civile, në kohën e ndarjes së Amerikës, në kohën e skllavërisë dhe primitivizmit ekonomik!  Cilat nga këto “beteja” ka përpara Joe Bideni, edhe sikur të bëhët president?! Amerika është e bashkuar si kurrë njëherë tjetër në historinë e saj. Amerika ka një ekonomi, që në katër vitet e Presidentit Trump ka njohur veç ngjitje, edhe pse pengesat e pafund u munduan ta frenojnë e mundohen dita- ditës. Amerika nuk ka skllavëri, veç në e sjellshin social- komunistat, në të cilët mbeshtetet Joe Bideni, në organizata terroriste, që i suporton me heshtje nga BODRUMI, siç flitet. Abraham Linkol forcoi qeverinë federale, gjë që po bën Donald Trump, në luften me  Deep State dhe terroristet e disa organizmave, që e gjejnë veten tek liberalo-globalistët e Partisë Demokratike të Amerikës.

Si mund të krahasohet Joe Bideni me Linkoln, pa e provuar një ditë të vetme drejtimin e një supërfuqie si Amerika? Nuk mund të krahasohet e pakrahasueshmja, një ish President me një ish nën Presdinet?! Njerëz të tillë pa staturë, si “profesori”, që mbante detyra demokratike në atdhe, por jo kokë demokratike, nga të cilët po vuan Shqipëria edhe sot, nuk na argumenton bëmat e Biden-it për të pasë atë vlerësim, që ne ta besojmë. Mençuri pa vepra nuk mund të ketë, ashtu siç nuk mund të ketë “ profesora” pa argumenta. Joe Bideni, ngrohu karrigen për afro 50 vjet në Senatin Amerikan, dhe asgjë për t’u mbajtur mend nuk doli prej kokës së tij. Joe Bideni fjeti nën çadren e Obames 8 vjet dhe vlerësoi e çvlerësoi ndërhyrjen e NATO-s në Serbi. Pra, një mendim se kishte të qartë! Asnjeherë të vetme nuk qe në gjendje të sillte një ide të qendrueshme. Tani jo se jo dhe, jo per faj të tij. Operacioni në tru në vitin 1989 tani do t’i shfaq pasojat. Joe Bideni po të ishte aq i mire, do kishte fituar njëherë të vetme, pasi ai ka rend për President, që në vitin 1978.

Amerika  i njeh të dy, edhe Linkolnin edhe Bidenin, se sa e si kanë punuar për të. E matur në kohë, Bideni ka më shumë se katër fishin e kohës së Linkolnit në Senat dhe Presidencë, por  vepra e tij nuk është as te fillimi i të parit. Pra, gjithësesi koha nuk i premton të bëjë as një pikë të vetme me rëndësinë e atyre që bëri Linkoln! Sipas “profesorit”, ai luajti një rol “aktiv” në prapaskenë dhe, sot po luan një rol aktiv në bodrum. Fushata e bodrumit nuk mund të jetë, kurrësesi e barabartë me atë të natyrshmes, të takimit me votuesit amerikan dhe me problemet e amerikanëve, të cilat media e paguar nga globalisto-komunistet po i fsheh çdo ditë. Demokrato-komunist të tillë, si ‘ profesori” ka shumë në Amerikë, por asnjë dëm s’na vjen prej tyre, edhe pse Shqipërinë e rrëzuan dhe po e mbajnë peng të komunistëve terroristë.

Le të presim ç’vjen më pas!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *