Siç shihet nga ndërtimi i novelës së dytë të Besa Rexhepit, autorja ka ndërmend të mos e përfundojë Shpresën pa e shkruar dhe pjesën e tretë. Një triologji e pritshme nga mënyra se si Besa e merr përdore Shpresën,
që nga mosha krejt e re e deri në rritjen e një nëne të mirë si ajo. Pjesa e dyte “ SHPRESË DHE DASHURI”, është vazhdimi i novels së parë, ku Shpresa , tanimë, është një përsonazh që vuan e vuan, aq sa lexuesi, nga fundi i pjesës së dyte, prêt me ankth, se si do t’i shkoi jeta në spitalin e Novi Sadit, aq sa nuk e prêt nje mallkim të tillë, për një njeri të mirë si Shpresa e Besës. Bash sikur ta kishte bijen e saj, e rrit Shpresen më gjithë vyrytytet e njeriut model, sidomos të femrës, të motrës, të bashkëshortes, të nënës dhe të resë, siç duhet të ishte një femër e mire, në një shoqëri të emancipuar. Si një autore pa pretendime për një letërsi që respekton me rigorozitet elementet letrar të një letërsie të figurshme, sa për të thënë, ajo shkruan shpirtin e saj te “SHPRESË DHE DASHURI”, në një mënyrë të drejtëpërdrejtë. Lexuesi e përjeton në çdo faqe jetën e Shpresës, vuajtjet e saj, sakrificat dhe durimin stoik, edhe kur në ndonjë moment, duhej shpërthyer! Bashkë me të rritet edhe Rilindi, një i ri model, që e don, fillimisht, të dashuren e tij, e respekton atë, duke i tejkaluar normat e shoqërsisë, edhe pse sjellja e tij ishte një urtësi e lindur, që Shpresës i pëlqente në çdo veprim. Shpresa dhe Rilindi luftojnë bashkë, që në bankat e shkollës së mesme, deri kur bëhën prindër të pesë fëmijëve. Një jetë plot kthesa dhe të papritura, që zor mund t’i kishte duruar një qift i përkëdhelur. Studiojnë në një universitet e kushtet ekonomike i detyrojnë të bëjnë jetë të ndarë. Pa mbaruar studimet, vjen përplasja tjetër, që ua shtynë diplomimin ( ëndrrën e tyre ), shkuarja ushtar me detyrim e Rilindit, kur më parë ai ishte bërë baba, duke mos e hequr fëmijën e dashurisë së parë, Arjetën. Me çfarë do të jetonte Shpresa, e cila me ndarjen e vëllezerve të Rilindit, kishte dhe vjehrrën, si një fëmijë, që duhej kujdesur me dashuri. Si do të punohej toka dhe sigurohej jetesa, pa asnjë ndihmë? Ku duheshin gjetur ato pak para për Rilindin në ushtri ( ai pinte duhan ), si duhej rritur dy fëmijët se vetëm pak ditë pas shkruarjes në ushtri të Rilindit, ata u shtuan me fëmijën e dytë. Shpresa udhëton me dinjitet dhe sakrifica nëpër një rrugë, ku edhe një burrë i fortë nuk do kishte kaluar. Shpresa është një dhimbje e vazhdueshme, jo vetëm për Rilindin, por edhe për lexuesin. I vdesin dy fëmijë në një periudhë të shkurtër. Ajo i don fëmijët, por e donte dhe shkollimin. Duke qënë një femër edhe e bukur, gjuhej nga profesorët dhe mbetet pa diplomë, të cilën autorja duhet t’ia japë në pjesën e tretë. Me lindjen e vështirë të fëmijës së pestë, ajo gati shkon në botën e përjetëshme, kur e donte jetën, kur do rriste fëmijët. Edhe për këtë gjindet një zgjidhje, që lexuesi e prêt. Kurohet dhe bëhët mirë, kur e priste vdekjen në çdo ditë. Le ta lëmë kureshtjen këtu, për ta lexuar në pjesën e tretë. Urime Besës dhe Shpresës!
Pjetër Jaku, Gusht, 2020
Tri përshkrime të të shkrutëra nga novela “Shpresë dhe dashuri” dhe një fragment, kur Shpresa i kishte humbur shpresat.
Njeriu dëshiron të arrij sa më parë atë që dëshiron, më së shumti dëshiron ta shpreh, apo edhe nëse nuk e shpreh, spontanisht e shpreh më përpara ate që e mundon, më së shumti e posaçërisht kur është i lirë. Një gjë të tillë, edhe unë e bëra spontanisht nga problemi i financimit të Shpresës, për vazhdimin e shkollimit në Prishtinë, kalova në gjendjen e nganjëhershme të saj, që po më bren gjithnjë, ndoshta edhe pastaj, kur ajo ka harruar se unë po mendoj diçka të tillë . (Rilindi )
Fq, 24 ne variantin e radhitur ne A-4
Ajo është aq e fuqishme dhe e ndjeshme shpirtërisht, por është një grua e fortë. Ndodhë që të qaj, por ajo buzëqesh përsëri, afron vetëm ngrohtësi për fëmijët e saj, të cilët e rrethojnë. Këtë mund ta bëjë vetëm një grua, por jo një burrë. Kjo grua rrezaton si dielli në pranverë. Askush nuk mund të përshkruaj guximin, dashurinë, durimin dhe mbikqyrjen që ka një nënë për familjen e saj. Gratë janë të forta, pa marrë parasysh sfidat nëpër të cilat kalojnë, ato prapë buzëqeshin. Ajo mund të gjitha dhimbjet, më të fuqishme për shumë arsye, duke shpresuar për të ardhmën e fëmijëve, familjës dhe botës së saj. Një grua e fortë mundet ta mposht edhe lotin edhe çdo sfidë që e rrethon. Brenda saj jeton, një shpirt i madh dhe një zemër e artë. Rrezaton me një pamje të veçantë! Sinqeriteti dhe bujaria e dallon nga të tjerët, me një sjellje të mirë.
Fq 174, ne variantin e radhitur ne A-4
Kaloi gati një javë, ajo nuk e kishte kaluar as pragun e shtëpisë, ate e kaploi një mall, për rrezet e diellit, për lulet, të cilat kishin çelur, për cicërrimën e zogjëve! Lulet i kishte mbjellur vet Shpresa me shumë dashuri. Mendoi të dalë pak jashtë, nëse do të mundëte, t’i ndjente rrezet e diellit. Dalngadalë, ajo doli në oborr, u ul në një shkëmb që ia sollen vajzat! Dukej si e ngritur nga varri, e lodhur e zbehur, për çdo ditë shkrihej si qiriri!
Fq 178, ne variantin e radhitur ne A-4
* * *
Tani kemi hyrë në stinën e vjeshtës. Sot është një pasdite e mirë me diell, rrezet e diellit kishin depërtuar në dhomën e saj, ngrohtësia e këtyre rrezeve e bënë ate që të dalë në taracë, u ulë në një karrige, ishte shumë e qetë, nga aty shikonte këtë qytet të bukur me një komunikacion shumë të zhvilluar, duke u thelluar në mendime. Kësaj radhe ajo po mendon për Rilindin. Nuk e di se ku ndodhesh, nuk e di se çfarë je duke bërë tani, as nuk e di se kur kthehesh, ndoshta Mirjana e di, shpresoj se do të vish mirë e nuk të ndodhë asgjë! Po vallë, me i ndodhë atij diçka! Unë këtu vetëm dhe e sëmurë, çka do të bëjë, kush do të kujdeset për fëmijët tanë. O zot, ruaje Rilindin, ai tani është shtylla, ku unë dhe fëmijët mbështetemi. Duke menduar kështu, ajo dëgjon një trokitje në derë, u ngritë ngadal dhe pyeti, kush është?
– Unë jam Mirjana (ja sam Mirjana), pastaj Shpresa e hapi derën dhe u gëzua që Mirjana erdhi, nuk i kish mbetur askush tjetër afër saj.
– Shpresë, u bëra merak për ty! Isha në shtëpi dhe përnjëherë mu kujtua se ti sot nuk ke ngrënë asgjë, eja zbresim në restorant së paku e ha një supë. – – Unë nuk jam e uritur! – (Nisam gladna)!
– Trebaš da jedeš nešto i trebamo ići kod doktora. Pričala sam sa Rilindom i rekla sam njeme sve i ona zna sve u vezi tebi da sutra bićeš operisana, ti nemoj da se brines biće svedobro. – (Eja ha diçka se kemi me shku te mjeku! Fola me Rilindin dhe i tregova të gjitha në lidhje me ty, i tregova se nesër ke me hy në operacion, mos u bënë merak se gjithçka do të shkoj mirë)!
– Mirjana, ti si dobra žena, nikada nisam mislila da neko ćese pobrinuti za mene osim Rilinda i jasam ti puno zavalna za to. – (Mirjana, ti je grua e mirë, nuk kam menduar kurrë se dikush tjetër pos Rilindit do të kujdesët për mua! Të falemnderit shumë)!
– Nemoj da mi se zhvaljuješ jer i ti ućinila isto za mene. – (Mos më falendero se edhe ti kishe bërë të njejtën gjë për mua)!
– Sigurno i ja bi! – (Sigurisht që po)!
Ajo, ndersa e merrte supen, Mirjana i trgonte disa gjëra që e bënte Shpresën për të qeshur.
-Još nešto Špresa da ti kažem Rilind je dobar čovek, nemoj da budež ljubomorna on ekulturon i ožbiljan čovek. – (Edhe diçka Shpresa, Rilindi është njeri i mirë dhe kurr mos u bënë xheloze për te, është njeri i matur dhe i kulturuar).
Pastaj u nisën për poliklinikë, posa hyn ato aty, kishte edhe pacient të tjerë, por një infermiere e muer Shpresën dhe e dërgoi në shtrat e i tha;
-Ti ne trebaš da hodaš je opasno može da pukne slepo-creva i trebaš smirova ti sa ledom. – (Ti nuk bënë të qëndrosh në këmbë, sepse në çdo moment mund të plasi zorra qorre, prandaj është mirë ta mbajsh me akull).
Te shtrati erdhi mjeku, ishte mjeku i eshtrave, sepse Shpresa ankohej për dhimbjen e eshtrave e sidomos këmbët.
Mirjana prap e ktheu në hotel dhe i tha; Rilind doči oti se odmori! – (Rilindi vjen kah mesi i natës, e ti pusho pak).
Ajo e falenderoi Mirjanën për të gjitha.
Çfarë të bënte ajo e vetme në një dhomë hoteli e sëmurë, e ndjente lodhjen, imuniteti iu kishte dobësuar shumë, mezi qëndronte në këmbë, ngadal u afrua te dritarja, dhe doli në teracë, për ta shikuar qytetin e Novi Sadit edhe natën, vërtetë eshtë një qytet i bukur, ajo nuk mundi të qëndroi gjat, edhe pse dëshironte, hyri ngadal në dhomë, u mbështet dhe e zuri gjumi.
Rreth orës dymbdhjetë ndëgjon derën duke trokitur, ishte e trokitura e Rilindit, ajo u ngrit ngadal dhe e hapi derën, ishte Rilindi me disa qese në dorë!
– Shpresë e dashur, si je? E di që do të operohesh nesër në mëngjes, do zoti do të bëhesh më mirë, ja t’i kam blerë ca rroba, shikoj a po të pëlqejnë!
– Ajo mendoi, si t’ja prishi qefin o zot mezi po rri në këmbë, leje më të veshi rroba të reja, të dukem bukur, i veshi disi, vetëm e vetëm mos t’ja prishi qefin Rilindit.
– Mirë po të rrikan, – tha Rilindi!
– Po po të bukura qenkan, vërtetë të bukura ishin, kompleti një fund dhe një bluzë, ngjyrë qumshti! Ndersa me vete thoshte: ku i rrin mirë rrobat një kufomës, ajo e ndjente vetën si kufomë.
– Rilind, a po flejmë se nesër duhet të zgjohemi heret!
– Po Shpresë, se edhe unë jam lodhur shumë, po më vjen keq që nuk isha me ty te mjeku, ka ditë që e kam lënë punën anash, pastaj më duhen para për të paguar mjekun, se të gjitha janë privat.
Të nesërmen u nisëm për spital, por Rilindi sikur e ndjente vetën keq, u vononte me qëllim, ndal ta pi një kafe, ndal ti shikoj punëtorët se çfarë janë duke bërë. Kur shkuam në spital u bë ora nëntë, mjeku kishte shkuar në një spital tjetër, kishte një operacion, kurse nga spitali i Novi Sadit e thirrnin në telefon, ai arriti në ora njëmbdhjetë. Ja që shqipëtari nuk i do terminet, edhe pse të kushtojnë me jetë. Në spital ata i shoqëronte edhe Mirjana.
Në koridor ishim duke e pritur mjekun, u ulëm deshtëm s’deshtëm duhet ta presim mjekun, më në fund erdhi edhe mjeku, shpejt e shpejt i shkruajti gjërat e nevojshme për operacionin dhe ja dha Rilindit dhe i tha; – “shko blej në barnatore” – (Idi kupi u apoteci), kurse një antibiotik të Gjermanisë e gjetën në poloklinikë, sepse nuk gjendej askund.
Rilindi shkoi, kurse Shpresën e përgatitën menjëherë për operacion, ate e shoqëronte Mirjana dhe ju gjet si motër në këto momente të vështira të jetës. Asaj ia dorëzoi të gjitha unazën, vathët, rrobet dhe veshi një kmishë spitali deri nën gju, pastaj me një krevat me rrota e përcjellën në sallë të operacionit. Mirjana e përcolli deri te dera e sallës, pastaj e vënë në vendin ku bëhet operacioni, në tavan mund t’i numëroje vetëm dritat, ia vun serumin, aparatin e zemrës dhe ajo ia dha infermjerës injekcionet e anestezisë, kurse mjeku ishte ulë pranë saj dhe ja mbante dorën. Një infermiere e pyeti doktorin: – Çfarë po pret doktor tani?