KUR PANDELI MAJKO ERDHI NE DETROIT ( 30 JANAR 2018 )

…ju votoni per ne e ne i caktojme deputetet. Organizimi i diaspores mbi organizata partie socialiste, nje veper makabre ne demokraci!

Nga ZEF PERGEGA

     …Me kujtohet si tani. Madje brrakaxhinjte e mediave te Tiranes ta hapin barkun ne tema. Digjen per emigrantet. Mediat e majta ne arena dhe jashte saj, thone se koha e emigranteve, term qe perdoret me nençmim dhe racizem nga shqiptari per shqiptarin, ka perenduar.  42% te te ardhurave sipas Bankes Kombetare shteti i fiton nga keta pra, emigrante. Lajmi per ardhejen e Majkos me gjithe deshiren e hapur te ministrit u be si ne guerilet komuniste, i fsheshur, tinzar dhe kompromentues. Agjitatoret e celulave te partise komuniste shqiptare ne Amerike, nuk e di si lejohet aktiviteti i tyre i hapur, madje kane bere mbledhje edhe neper sallat e kishave katolike, duke kercenuar hapur intelektuale, krijues e botues edhe ne sy te meshtareve dhe ato nuk kane guxuar te nderhyjne, e perhapen lajmin me letra nen dere.. Njeri prej tyre mori pjese ne takimin me Majkon, nderkohe qe ishte shprehur se eshte sikur hebrenjt ti perulen Hitlerit nese  do te jap intervista ne mediat komuniste te shqiptareve te Amerikes, por qe ne fakt nuk e ka zbatuar!

      Ishte dite e ftohte acar. Deget kishin ngrire e komunistat ishin gjallue. Nje telefonate me nje mik, i cili me pyeti nese do te merrja pjese ne takimin me Majkon, por qe nuk e dija se ministri i diaspores ishte ne Detroit tek drekonte e darkonte me militantet, cerdhet me te zeza te korbave te diktatures. Hyra me turfullim ne shtepi dhe kerkova rrobat e dimrit, po nuk po me shikonin syte. Hodha kapoten kraheve nje shall dhe ashtu me pantallona pune u nisa per te kapur takimin. Ne salle vetem te pa njohur, rrreth 25 vete, dy malesore , nje dukagjinas, nje avokat dhe nje te persekutuar nga Malesia, te gjithe te tjeret jugor dhe fytyra te papara ne komunitet. Ishte edhe konsulli Bardha, i mashtruar prej tyre, se gjoja ai manifestonte vlerat e nacionalizmit…

Para se te zhvillohej takimi hodha ne mediat elektonike te komunitetit shkrimin : “Shoku Majko para se te nisesh duhet te bidisesh!” Po praqes pjese nga ky shkrim: “…Se pari dua te them se Pandeli Majko eshte nje politikan qe gezon respekt. Ne kete konsiderate ben pjese edhe respekti im per kete njeri shqiptar i paperlyer ne afera dhe krime. Por, udhetimi i Pandeli Majkos ne Amerike eshte takimi, nderimi i perfaqesuesve te 85 celulave socil-komuniste te krijuara ne Amerike, te cilat jane finacuar nga fondi i detyrimeve qe ka shteti per zbatimin e nenit tete te Kushtetutes, fonde qe nuk sherbyen per zhvillimi e gjuhes dhe kultures, por shkuan ne xhepat e ketyre njerezve qe nuk e kane bere nje dite pune ne Amerike. Ky eshte vendim partie i deklaruar dhe jo sajese kritike shoqerore nga ana ime. Se kush individ, media, shoqate apo lider eshte i perfshire ne kete skenar do ti dale shume shpejt boja llamarines se ndryshkur! Se pari Pandeli Majko duhet te lexoje Kushtetuten e Shqiperise dhe ti jape shpjegime diaspores se pse nuk eshte zabtuar ajo! Ai duhet te jape shpjegime se pse akademike nga Shqiperia kane kerkuar nderprerjen e veprimtarive kulturore ne diaspore, duke i kerkuar mbeshtetje shtetit dhe organizmave te tij per shuarjen e kesaj levizje. Ai duhet te jape shpjegime se pse institucionet e shtetit , Ministria e tij dhe ajo e jashtme, Abasada shqipatre ne Washingoton nuk ka lidhje me strukturat botuese, krijues, intelektuale, por vijne e bejne takime rrufeshe si zjarr Zeusi mbi krena njerezish?! Ai duhet te jape shpjegime se cili do te jete perfaqesimi i diaspores ne parlamentin shqiptar siç e ka Izraeli e Maqedonia! Ai duhet te jape shpjegime se cilat jane detyrimet e Misnistrise se tij ndaj diaspores dhe a eshte ai i gatshem per firmosjen e memorandumit mes dy paleve, duke lypur ndjese shteti per thundren metalike te perçmimit te saj! Ai duhet te jape shpjegime se pse partia e tij e ka ne objektiv organizimin e diaspores ne baze partie! Ai duhet te jape shpjegim se pse jane perdoruar organizma te fshehura per depertimin e e demokrateve dhe familjeve te persekutuarve politik nga Amerika. Nese don fakte ne u veme ne dispozicion, duke qene te bindur qe nuk i kemi varur melqite ujkut. Jeni dhe e keni pranuar kete detyre, ju lutemi pranoni edhe keto pytje. Sa per voten eshte e lire. Nuk ka nevoje shteti shqiptar te dije adresen dhe numerin tim te telefonit. Nese shkoi apo jo ne votime kjo eshte çeshtja ime personale. As shteti amerikan nuk ka te drejte te me kerkoje llogari jo me shteti shqiptar qe me ka dhunuar profesionin, familjen dhe fene time e mbi te gjithe te drejten e ushtrimit te profesionit tim te gazetarit per ti çelur udhe te lire islamit politik ne media dhe ne pushtet. Pa anashkaluar se mi ka vene flaken me benzin djalit 10-vjeç pse une isha gazetar katolik… E di se do te pyesesh: “More kush eshte ky njeri?!” Dhe do ta shjegojne bukur sipas oreksit dhe ti do ta marresh si te mireqene kete genjeshter nga te felliqurit hije zez. Edhe ti ke qene si ne dikur. Shetisje , beje shaka, kritikoje partine, qeverine e njerezit e besoi se karakteri juaj nuk eshte thyer. Por le te shohim. Pra na sqaro keto pytje dhe me ke je takuar dhe ku I ke marre keto keshilla hije pista qe me siguri maksimale do te rrezikojne misionin dhe kredibilitetin politik qe e keni vene me mund, e drejtesi. Te fala nga Zef Pergega nese i pranon. Ndoshta emri im Zef do te shqetesoje, por Zefa ka patur burra te mire, krijues e politikan kombi im. Kam luftuar te mos e perdhos emrin, gjuhen dhe kulturen ne diaspora!”

MAJKO: “JU DO TE VOTONI NE DO TI NUMEROJME DHE DEPUTETET I CAKTOJME NE!”

  Kam ndjekur shume emisone per voten e emigranteve te organizuar nga emisionete brakes se Tiranes. Njeri prej tyre ne “Arena” dhe tjetrin ne “Tempora” I shkruajta Soniles, qe dikur ne kohen time vetem lexonte çfare i shkruanin, por nuk mora pergjigje. Po kur kane mberritur qe keta krimba te zinje qe te kene sekretare e sekretar, roje dhe bodigarde, te cilet nuk komunikojne me diasporen dhe as me njerezit?!. Marrin ne studio disa agjente te sigurimit te shtetit, apo pjestare te rekrutuar me prejardhe komuniste, te cilet i kane paisur me dokumeta ne momentin qe po jepte frymen e fundit kerrrma komuniste dhe flasin per diasporen. Jane thellesisht te djallezuar. Nuk e prekin temen e shqiptareve te Amerikes, vetem ne raste tangent therrasin anti Trumpet shqiptare, se gjoja ato jane analistet dhe kompetentet e Amerikes. Ai i Arenes foli hapur se çeshtja e votes se emigranteve nuk behet se nuk ka kohe. Po a e njeh ai veprimtarine e ministrise se diaspores, nismat per regjistrimin e popullesise ne megrim si nje tentative gracke per diasporen dhe te ardhurat e saj?! Kjo diaspore i mesoi si te qethen e te lahen prej morrave , u blene kostume dhe i mesuan si te flisnin ne Shtepine e Bardhe… madje edhe  dizifektuan me perfume te markave te fundit, se mos u qe ngjitur pademia komuniste me vete si djalli ne nenbishten e gomarit ne rrefimin e Shen Nikolles!

     Tani diçka per voten. Edhe pse jemi ne Amerike ne kemi votuar vazhdmisht. Pas nje shkrimi qe kisha bere se nuk kam votuar per 16 vjet, nje mik nga Lezha fotokopjoi emrin tim ne listen e votuesve. Ne nje kuptim ne nuk kemi nevoje te votojme per deputetet e Shqiperise se votojme per kongresmene e per senator te Amerikes, ketu ku kemi familjen dhe ku po na shkollohen femijet. Dispora kerkon te mos jene votues, por zgjedhes per deputetet e botes se lire, qe do ti perfaqesojne me grup parlamentar ne tempullin e ligjeve shqiptare, ashtu siç e ka Izraeli e shume shtete te botes se qyteteruar. Kjo do ishte demokraci. Diaspora te percaktonte deputetet sipas numerit se sa vete do te ishte perfaqesimi dhe keshtu votat do te numeroheshin nga vete zonat elektorale dhe do ti dergoheshin komisionit te zgjedhjeve per konfirmim. Nuk ka asnje veshtiresi. Po halli qendron tek manipulimi si qimja e ujkut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *