“Donald J. Trump brojtёsi model i Kushtetutёs dhe ёngjёlli i besimit nё Zot! Ai njeri i madh i globit qё nxori ligjin: ”Kush trafikon fёmijё ёshtё tradhёtari i kombit!”
“ …Pёr tё vёrtetёn njeriu duhet të kapërcejë kufirin e tingullit!”
ZEF PERGEGA
“…me kujtohet 15 vjet mё parё e pyeta njё avokat amerikan: “Me duket se po rritet shumё i ligu. Koshin e plehut po e marrin si flori?!” Ai u befasua nga pytja ime. Rrudhi buzёt dhe krahёt dhe tha: “Ke tё drejtё po ndodh!” Akoma e mbaj mend shtatorin e vitit 2004. Prifti nё pension ishte kthyer nga azili i pleqve nё grigjen e vet me rastin e festivalit. Sapo e takova dhe shkёmbyem pak fjalё e pyeta: “Po rriten shpejt i ligu nё Amerikё!” E ai mё tha: “Edhe perёndia po e bёn nje vesh shurdhet. Duket se po u jep krah, pёr tё parё se çka po don mё ba ky djall…e madej e din ajo si mё veprue!”
E kisha fjalёn sё bijё komuniste po kapnin majat… po fillonin punё edhe nё zyrat e kongresmenёve dhe senatorёve amerikanё, pikёrisht ato qё nga familjarёt e tyre i kishin patur ministra e diplomatё tё rangut te lartё, tregtarё tё cigareve kontabandё “Malboro” dhe anёtar tё komitetit qёndror tё partisё punёs, tё cilёt kishin nё gjoks dokumentin e tё persekutuarit politik!. Me kujtohet njё herё kur po flisja me njё senator amerikan proshqiptar, njёra nga pёrsonali i tij na nxori gjuhёn, pёr tё na ofenduar nga frika se mund ti thoshnim diçka senatorit. Ajo ndjente njё frikё nga emri Zef se mund edhe ne tё zgjohёshim nё Amerikё, ngase nё Shqipёri nё fyt na e kishin vёnё kёmbёn, kёta lecka tё ndyra burgu. Misioni i tyre nё Amerikё i paguar ёshtё: Fshirja e Zotit nga harta e shpirtit dhe shthurja e vlerave tё konservatorizmit amerikan edhe pse çuditёrisht paguahen prej Amerikёs!
Pra bёrlloku , leshterik i kohёs sё diktaturёs nga shtetet e Europёs Lindore, sidomos nga Shqipёria e Serbia, po vёrshonte nё Amerikё me duar te pista. Po e ndjeja nё lekurёn time se aleanca globaliste e antishqiptarizmit kishte marrё frenat e drejtimin e diasporёs sonё. Njё kompromentim skandaloz! Shikoni si hesht ndaj shitjёs sё Kosovёs! Vetёm DioGuardi dhe “Rёnjёt shqipatre” janё prononcuar!
Ndaj them se Donald J. Trump me darёn e kushtetutёs dhe vlerave tё demokracisё, ka pёr ti shtyp kёta morra tё kuq! Besoi se konsevatorizmi dhe sovrantiteti janё armё tё forta pёr pёrmbysjen e antiamerikanizmit dhe antishqiptarizmit!
Nё Amerikё jetojnё bashkё Kushtetuta dhe Krishtёrimi. Tё dyja janё bekim nga qielli. Kushtetuta ёshtё shina ku mund tё eci lokomotiva e jetёs njerёzore dhe institucionale, ndёrsa Krishtёrimi ёshtё oksigjeni i shpirtit nё respekt tё plotё me menyrёn e frymёs sё tjetrit.
Vite mё parё njё pёrsonalitet nё fushёn e tij, u thirr nё kongresin Amerikan tё dёshmojё. E ai para se tё fliste tha: “Betohem se do tё them tё vёrtetёn. Help me God!” Spikerja liberaliste ia ktheu: “Nuk ёshtё nevoja tё kerkoni ndihmen e Zoti se nuk jemi nё kish!” Nё fund njeriu i rёndёsishёm qё sqaroj kongresin, pёr atё çёshtje qё po diskutohej, me bindje konservatori para gazetarёve tha: “Zoti dhe e vёrteta janё bashkё nё shpirtin tim!” Brenda shpirtit tё tij ekzistonte shkaku i dëshirave të drejta dhe zotimi i tij, për ta ndjekur Shpëtimtarin dhe ngaqë e vërteta e vinte prej përvojës vetjake. Secili ngul këmbë që ai di çfarë ai di, vjen prej fakteve qё ai ka mbledhur, tё cilat i vijnё nё ndihmё atyre qё ka pёrjetuar e parё me sytё e vet. E vёrteta dhe Zoti janё gjymtyrё!
Nёse njё grup njerёzish shkon nё njё kopёsht zoogjik, njё elefant mund t’a pёrshkruajnё ndryshe, por secili thotё njё tё vёrtetё qё e ka parё e perjetuar. Një prej tyre e krahason këmbën e elefantit tё rrumbullaket e tё ashpër si një pemë. Një tjetër e përshkruan dhёmbin e elefantin si një heshtë. Një i tretë kap bishtin dhe këmbëngul se një elefant është si një krijese e paimagjinueshme. Një i katërt zbulon feçkën dhe këmbëngul se elefanti është si një gjarpër i madh. E vёrteta është pjesë e natyrës sonë, bazuar në përvojat tona, gjithmonё nё kёrkim.
Shpëtimtarin e sollën përpara Ponc Pilatit. Pleqtë e judenjve e kishin akuzuar Jezusin për kryengritje dhe tradhёti ndaj Romës dhe ngulën këmbë që Ai të dënohej me vdekje. Kur Pilati u ndodh ballë për ballë me Burrin nga Galilea, lindur nga Virgjёresha Mari nё Shpellёn e Betehemit, ai pyeti:
“Ti qenke mbret?”
Jezusi u përgjigj: “Për këtë kam ardhur në botë, që të dëshmoj për të vërtetën. Kush është për të vërtetën, e dëgjon zërin tim!”
A me lejohet tё them se liberali qё i tha konservatorit : ”Mos fol pёr Zotin” ёshtё njё Ponc Pilat?! Secili, duke qenё pjesё e tё vёrtetёs mund tё gjykojё!
Natyra e pakuptueshme e së vërtetës ka qenë një temë e preferuar e poetëve dhe tregimtarëve të mëdhenj të historisë. Shekspiri sidomos u duk plot kureshtje për të. Herën tjetër kur të lexoni një nga tragjeditë e Shekspirit, vini re sa shpesh fabula ngrihet mbi një keqkuptim të një të vërtete të rëndësishme. Ndaj social-komunizmi instucionalizon me anё tё propogandёs auroren e gёnjeshtrёs, duke thundruar tё vёrtetёn, nёpёrmjet largimit tё prezencёs sё Zotit dhe ardhjen e shpirtit tё shenjtё nё qenjёn njerёzore. Ai e fsheh krimin si gjarpёri kёmbёt! Pёr tё vёrtetёn njeriu duhet të kapërcejë kufirin e tingullit. Djalli nёpёrmjet mashtrimit e largon njeriun nga e vёrteta, pёr ta shkёputur nga Zoti. Zoti dhe e vёrteta janё njё. Kombet nuk i shkatrron lufta, por vrasja e tё vёrtetёs dhe e memories kombёtare. Kёto janё dy armё vrastare tё liberalisteve, qё pёr t’u dukur tё besuar bёjnё çdo pёrpjekje pёr tё futur nё dorё metodat dhe praktikat konservatore. E vёrteta ёshtё zbulim dhe njё dorё e papastёr ёshtё krim! Mos zbulimi i tё vёrtetёs ёshtё sёmundje qё mund tё infektojё njё shoqёri, siç ёshtё sot bota e infektuar nga teoritё e siocializmit, si formё nё dukje e zbutur e komunizmit.
Gjatë shekujve shumë burra dhe gra të urtë e të frymëzuar, përmes logjikës, arsyes, kërkimit shkenco dhe përmes frymëzimit, kanë zbuluar të vërtetën. Këto zbulime e kanë pasuruar njerëzimin, e kanë përmirësuar jetën tonë dhe kanë frymëzuar pёr tё ecur pёrpara. Ati ynë në Qiell është i kënaqur me fëmijët e Tij kur ata i përdorin talentet dhe aftësitë e tyre mendore për të zbuluar me zell të vërtetën. Mendoj se kur konservatori tha: “Help me God” e kishte fjalen t’a ndihmonte Zoti qё ai nё ato pak minuta tё thoshte tё vёrtetёn qё i kёrkohej dhe jo tё kёnaqte epshet politike tё liberalёve. Ai donte tё thoshte atё qё dinte dhe jo atё çka ato donin tё dёgjonin. E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por ёshtё ajo qё vlen!
Kushtetuta është ligji apo akti juridik kryesor i një vendi. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miratuar në vitin 1787 dhe pa ndryshuar. Shikoni kushtetuten e Shqipёrise, qё ligjet e saj janё paradokse mes kohes moderne dhe kanunit. Mes nofullave tё saj jeton britma e shqiptarit, pёr tё vёrteten jetёsore dhe pёr tё vёrtetёn e besimit ne Zot. Ky ёshtё vathi i kuq me keq se ai enverian, ku e ka fut qeveria majtiste robin e vet!
Njё pёrsonalitet shumё i lartё amerikian, liberalist nё krye tё vendit, pak vite mё parё nё njё festё Halloween, jo rastesisht, si pёr tё bёrё njerёzit pёr tё qeshur kishte veshur kostumin e djallit me brirё. Kushtetura e detyra nuk ia lejonte njё gjё tё tillё, por pёr djallin socialist çdo gjё ёshtё e lejueshme se ai e ka kapёrcyer tё vёrteten dhe e ka mohuar ndihmёn e Zotit!
Nё Amerikё jetojnё 120 nacionalitete, jepen 70 gjuhё tё huja, pёrveç shqipёs, dhe janё rreth 13 fe e sekte. Amerikanët që janë shumë të dhënë pas fesë kanë prirje të jenë republikanë dhe i përkasin spektrit konservator, ndërkohë që njerëzit jofetarë kanë prirje të jenë progresistë apo votojnë për partinë demokrate, ose e thёnё ndryshe kёtu ёshtё fusha, ku e luan lojёn djalli.
Një studim mbi fenë në Amerikë i publikuar kohët e fundit, tregon se vendi po bëhet gjithnjë e më i ndarë ndërmjet atyre që janë besimtarë të përkushtuar dhe atyre që nuk janë edhe aq të dhënë pas fesë apo madje kundër saj. Por nga ana tjetër, studimi ve në dukje se amerikanët nuk kanë qënë ndonjëherë kaq tolerantë ndaj njëri – tjetrit.
Nё 20 shtete te Amerikes islami ёshtё feja e dyte. Krishterimi është feja më e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tri të katërtat e amerikanëve identifikohen tё tillё. Presidenti i Amerikё, Donald J. Trump i uron ato pёr Bajram, madje shtron iftar nё Shtёpinё e Bardhё. A e bёn kёtё Erdogani, apo presidenti i Egjyptit…apo ndonjё muslim nё vendet Islamike, ku kanё mbetur nga persekutimi i egёr njё grusht tё kishterё si ne Siri, Iran e Irak, tё urojnё, pёr Krishtlindje apo te shtojnё drekё pёr Pashkё?! S’bёn vaki! Nuk i pengon Allahu i tyre, por urrejtja. Se pёr keta vende kushtetuta dhe Zoti janё njё hiq para tyre! Kёta mostra kanё hyrё deri nё zemёr tё Amerikёs konservatore. Ndёrsa Amerika e vlerave u ulet dhe u falet Kushtetutёs dhe Zotit. Kёto janё armёt e saj dhe kёto armё Donald Trump kёrkon qё tё mos ndryshken kurrё! Nuk do tё ndalet derisa tё ia ktheje Amerikёs, pa tё cilat ajo nuk mund tё jetё e para.