…Amerika e bekuar nuk do tё jetё mё nёn kontrollin e askujt!
ZEF PERGEGA
Liberalizmi demokrat amerikan e perёndimor, sipas njё plani afatgjatё u provue se nuk ishte as me pak dhe as mё shumё se njё komunizmem
i fshehur pas teorive tё kamufluara tё Dacibaut tё Mao Ce Dunit kinez. Ky liberalizёm nё politikё, nё tragti edhe nё fusha te informacionit sekret, ka dekada qё ёshtё deformuar, si njё liri e dyerve tё shqyera. Fillesat i ka pesё dekada mё parё, kur kapitali perёndimor nga mё tё fortёt nё ekonomin botёrore vёrshoi drejt krahut tё lirё tё punёs nё Kinёn komuniste, duke synuar hibritin e bashkёjetesёs, midis socilalizmit dhe kapitalizmit, brenda njё qelize tё re, qё mё vonё tё mund tё shhkatёrronin kalanё e Amerikёs e tё vlerave tё saj tё konservatorizmit, lirisё dhe besimit nё Zot!
Kёshtu Kina e madhe e yllit komunist, po njihte nga viti nё vit njё bum ekonomik me paret e kapitalit amerikan dhe perёndimor, sa filloi qё prodhimet e saj tё ishin primare e pa taksё, ndёrsa prodhimet amerikane qё eksportoheshin jashtё, taksa shkonte deri nё 25%. Edhe njerёzit mё tё thjeshtё amerikanё, qё deri dje kishin qenё indiferentё po e kuptonin se diçka e rrezikshme po luhej nёn hundёt e tyre, qё kurrё nuk e kishin provuar, sa kam dёgjuar tё thonё: “Na e shitёn Ameriken” Nё televizionet amerikane , kundёrshtare tё politikёs librale tregonin kurben e rritjёs sё ekonomisё Kineze dhe renjёn nё greminё tё ekonomisё amerikane. Kina kishte blerё edhe porte nё Amerikё, tё cilat nuk kontrolloheshin dot. Loja e frikёs pёr tё ardhmen ishte mё prezente sё vaktёt e ditёs nё tryezёn e qytetarёve tё lirё.
Nuk ishte vetёm kapitali privat amerikan qё po dhjamosej jashtё e, bashkё me te ekonomia kineze, por ajo çka ishte mё e rrezikshmja ishte se idetё e komunizmit kinez, zunё vend me programe tё qёllimshme nё strukturen arsimore sa porfesorёt nё shkolla filluan tё bёjnё politikёn e ideve socialiste dhe tё pёrbuznin Ameriken. Socializmin e veshnin me bojrat e ylberit dhe e bёnin tё shijshёm si pulat e pjekura ne “faste food” sa studentet filluan tё lёkundёshin. Kjo u pa edhe nё fushaten e parё tё Berni Senders, ku kishte njё masё tё madhe tё rinjsh qё i shkonin prapa nё fushatё.
Njё vajzё 14- vjeçare shqiptare studente ekselente qё e kishte siguruar falas bursen pёr nё Universitet, kohёt e fundit kaloi nё njё kontraditё me mёsuesin, mbasi ajo kishte filluar tё mos ia vinte veshin. Mёsuesi shpjegonte dhe njё pjesё tё orёs sё mёsimit e kthente nё politikё, kundra Amerikёs dhe Presidentit Trump. Vajza filloi t’a injorone dhe kёshtu filloi konflikti dhe debati. Profesori e qortoi rёndё se vajza nuk ishte e vemёdshme nё mёsim. Ajo me guximin qё tё jep shpirti i lirё amerikan i tha: “Unё nuk do tё dёgjoi mё, se ju e bёni orёn e mёsimit politikё kundra Trump-it. Nё rast se ju do ta pёrsёritni unё do tё marr nё telefon njё gazetё apo televizon se ju nuk po na mёsoni, por po na mashtroni!”
Njё student nё College nё Macomb dёgjova, kur i tha babait tё tij: “sot nuk bёmё mёsim. Jam i merzitur se profesori na mbajti njё leksion kundra politikave konservatore tё Trump, pёr tё cilin tha se e urrente!” Kjo tregon se shkollat amerikane janё mbush me komisar politik liberal. Spastrimi i elementit politik me tendeca liberale social – komuniste nё shkollat amerikane ёshtё njё luftё, qё duhet fituar, qё tё tё mund t’a ruajmё gjeneraten nga shkatёrrimi total i dijёs dhe vlerave qё ka demokracia, liria dhe ekonomia e tregut. Konservatoizmi do tё fitojё! Pa provoni tё shkoni nё farmaci, tё shikojnё me sy tё ergёsuar, mё keq se nё doganёn e aeroportёve, kur çelin çantat e arabёve, shqiptarёve e ballkanasve me ushqime si fara, raki, bakllava… Le mё kompanitё e siguracioneve tё shёndetit, apo makinave qё nuk ngopёn me vjedhjet galopante qё i bёjnё popullit amerikan!
Shqiptarёt e Amerikёs, qё erdhen pas vitit 1990, nga njё sistem i egёr komunist, nuk u shkonte ndёrmend se nacionalizmin shqiptar nё Amerikё, i organizuar nё parti poltike me shtyp tё vetin, ishte sulmuar ashpёr nga komunizmi enverian, me njerёzit e paguar deri nё 3 mije dollarё nё muaj qё tё asfiksonte idete perёndimore tё tyre, apo mundёsinё e kthimit nё pushtet tё tyre nё Shqipёri , duke u hyrё edhe nё familje, apo me oficera sigurim nёpёr kryesitё e partive, pёr ti dёrrmuar pёrfundimisht. I ndihmuar edhe nga situatat politike nacionalizmi shqiptar nё Amerikё mori nё kraharor gozhdat e fundit tё vdekjёs. Nё fakt lufta me 1990 u bё kundra komunizmit dhe asnjё nuk do t’a besonte se kёtё luftё e fituan po ata me djemtё e tyre qё qeverisen nё tё gjitha vendet e Europёs Lindore, deri nё atё kohё nёn influencen ideologjike marksiste leniniste ruse. Kёshtu komunizmi shqiptar ndёrtoi shumё shpejt nёn hundet e strukturave tё sigurisё amerikane, apo me lejen e palejes sё tyre, organizimet e vjetra, qё dikur drejtoheshin nga njerёz politik, tani morёn drejtimin ish oficerёt e sigurimit apo tё UDB-se Jugosllave. Kjo situatё bёri qё shumё nga shqiptarёt e Amerikёs e shoqatat e tye t’i gёzoheshin infiltrimit tё socializmit nё Amerikё edhe nga fakti se idetё e fozileve enveriane e titiste kishin shtratin e ngrohtё pёr tё mbirё hithrat djegёs , qё do tё qorodisnin diasporёn. Erdhi puna deri atje, qe, nuk mund tё ishe nё krye tё njё shoqate apo midia vizive, nёse nuk ishe vetё apo nuk kishte njё qё tё punonte nё sigurimin shqiptar apo atё jugosllav.
Liberalizmi demokrat nuk ёshtё gjё tjetёr, vetёm njё teori e praktikё e komunizmit kinez, ku teoritё e maksizem leninizmit, nuk janё mё me kostum doku e grushin nё ballё, por me frak e kёrthize jashtё me Dacibaut e Mos me kapele tё rruthur rreth kokёs. Porfesorёt vazhdojnё tё bёjnё propogandё se pёr cilin duhet tё votojnё dhe kjo ёshtё njё masakёr ndaj lirisё sё mendimit dhe votёs.
Njё nga Dacibaout kineze pas rёnjёs sё Murit tё Berlinit ёshtё: “Autoritarizmi rritekonominё” Kjo filloi zbatimin nё Rusi, Egjypt, Kine, Tuqi, Filipine, Irak…Po me cilin?! Me dollarёt e kapitalit perёndimor dhe atё amerikan. Para tre dekadave kur hyje nё dyqanet e mёdha amerikane tё dukej vetja si nё perrallё prej prodhimeve tё firmave amerikane ekselente e tё lira. Tani janё mallra mё sё shumti kineze qё rrinё tё ngjeshura nё pёr varese nga mё tё dobёtat qё mund tё kёtё tregu si tek gabi. Para shtatё vitёsh shkova nё Montekarlo. Televizioni dha lajmin e bujshёm se njё fёmijё ishte infektuar rёndё nga njё konservё me mish viqi, por pas analizave kishe rezultuar se ishte mish qeni. Kёshtu e trajtoi botёn tregtia kineze me keq se qeni. Mbreti nxori dekretin e ndalimit tё tregtisё me Kinёn. Duke shfytёzuar liberalizmin e tregut Tuqia po synon islamizimin e Shqipёrisё, ndёrsa nё Amerikё me milona dollar pёr Vilajetizimin e kulturёs Ballkanike. Shqipёria dhe Serbia nga ana e tyre financojnё ringritjen e Institutёve tё Marksizel – Leninizmit, sa ideologёt qё janё nё krye tё tyre i kanё shtёpitё edhe dy milioneshe, me makina tё viteve tё fundit. Mali i Zi financon Institutin e kulturёs etnike nё Amerikё. E shikoni rrethin ku e kanё futur shqiptarin e Amerikёs qё mё nuk bёzan! I shikoni mediat e tyre qё japin lajme, emisione qё mbajnё erё mё keq se njё leckё e ndyrё nё gardhin e njё burgu tё braktisur!.
Ndonёse teori tё tilla hodhёn rrёnjё brenda Amerikёs, sidomos 30 vitёt e fundit, kapitali doli jashtё, duke lёnё pa punё miliona vetё. Fabrikat u boshatisen sipas teorisё se po zёvendёsohej teknologjia me njё tё re sa shkoi keq mё keq standarti i jetёs sё amerikanёve. Pantonia e liberalizmit, qё nuk njeh Zot, as komb ёshtё njё virus i rrezikshёm.
Karizma e Trump -it “America First” nuk ёshtё vetёm njё shpresё, por njё zjarr qё ka ngrohur miliona njerёz nё tё gjithё botёn dhe nuk duhet lejuar qё tё shuhet, por pishtari e shpirti konservator i kёtij zjarri tё bёjё dritё pёr verbuar çdo teori e praktikё reaksionare tё globalizmit nё brinjёt e djallit. E çuditshme se pothuaje 90% e mediave tё shqiptarёve tё Amerikёs, sidomos televizionet, radiot apo gazetat janё pjesё e propogandes sё liberalёve, çka pёrkthehet kundra Amerikёs, me dollarёt e Amerikёs, duke u pёrpjekur tё ndrydhin çdo mendim tё kundёrt me teoritё marksiste – leniniste enveriane e titiste, tё cilat ato i manifestojё hapur. Nёse do ta lejonte rregulli ato lehtёsisht do tё kishin dhёnё meshё nё kisha apo predikim nё xhami, por aty u ka ngecur sharra nё gozhdё, por jo pa ndikim.
Qё nga viti 1989, me revolucionin pa armё tё Luftёs sё Ftohtё, pёr tё shёmbur komunizmin si sistem, tё gjithё menduan se do tё fitonte epoka e demokracise sё artё, se koha qё vinte do tё ishte plot fllad lirie dhe jo mё mё mbyllje, burgje, skamje e mjerim. Po ky ishte njё gabim dhe njё mashtrim i radhёs. Koministёt e rinjё, mё keq i biri se mbreti, pikёrisht nga viti 1987- 1990 e mbushёn Amerikёn me njerёzit e shtypin e tyre, pёr ti patur gati pikёrisht nё kёtё kohё, kur Tramp me karizmen “shteti im i pari” po tregon se nuk ёshtё epoka e socialistёve, por epoka e konservatorizmit, vlerave , besimit nё Zot dhe nё drejtёsi e ai ёshtё vetё epoka e re e Amerikёs dhe e botёs qё duam. Amerika pas vitit 1990 nuk ngurroi tё jepte fonde, pёr vendet e dala nga diktatura qё tё ringrinin shoqёrite e tyre tё kalbura nga ideologjia otopike dhe tё edukohej gjenerata me parimet e lirisё, demokracisё , tё dejtave njerёzore, sistemin e vlerave e tё konkurencёёs, ndarjen e pushteteve dhe vendosjen nё themel pronёn private. Po çfarё ndoshi?!. Komunistet shqiptarё ua grabitёn te gjitha pronat e nacionalistёve, qё ishin larguar pas vitit 1945 dhe nuk ua ktheu. Grabiti edhe pronat e atyre qe u larguan pas vitit 1990. Sorosiani i mori kёto fonde, duke ngrituar sarajat e pashallareve tё kuq, e i pёrdori pёr qёllim fitimi, duke korruptuar bijtё e komunistave dhe politikёn socialiste, pёr tё shkatёrruar e shpopulluar shoqёrinё mё keq se nё kohёn e komunizmit. Ai shfrytёzoi bukur edhe natyrёn e shqiptarit se para se tё vrasё armikun ai vret vёllanё e tё diturin. Kёshtu krijuan terren pёr futjen e njё fashizmi nёn psllamen e butё tё liberalizmit! Pas hapjes e shёmbjes sё murit tё ndarjёs ,u tha se vjen liria. Nё vend tё saj krahёt e korrupsionit i shtriu babёzia dhe njerёzit rёndёn si nё haremet e dehura tё sulltanit tё kapnin ndonjё kockё e ndonjё zorrё, duke shtyrё e vrarё njeri-tjetrin. Tё pa mёsuar me ligj nuk e kuptuan se si u vranё 8500 vetё pёr tokёn, aq trima ishin sa kur ua mori diktatura nuk u vra asnjёri, dhe boset e ri tё socializmit dhe liberalizmit demokrat shullanin koqёt nё pronat e bregdetit tё privatizuara, e vёllau me vёllanё vazhdonin tё merrёshin me gjaqe, me pleq pajtimesh qё nuk dinin tё lexonin as nenёnt e kanunit. Derisa njё ditё pas 30 vitёsh pamё rrёnojat tona tё pritjeve tё papritura tё shpresave tё humbura, tё çorjentuarnga propaganda. Liberalzimi fashist u dha frymё folsileve e reja dhe tё vjetra tё komunizmit nё vendet e Europes Lindore, tipike Shqipёria e Serbia, tani tё dehura nё coptimin e Kosovёs.
Mirёpo “atdheu im ёshtё i pari” e konvertuar “Amerikёn do ta bёjmё tё mrekulueshme siç ka qenё!” nё dorёn e fortё tё njeriut tё fortё Presidentit tё SHBA Donald Trump ёshtё shkopi i thanёs mbi kurriz tё çdo tradhёtari dhe liberali social-komuninit. Trump, epoka e burrave tё fortё qё do tё fitojё, pa merak. Me Trump, gjaku i kalbur i komunizmit do tё pёrfundojё nё pleh tё historisё dhe bota do tё jetё ndryshe. Teoria dhe praktika e
Tramp eshte: Besnik i palёkunduar ndaj interesave tё kombit amerikan, nё pastёrtinё e rregullave dhe parimeve tё demokracisё, stoik i vemёndhёm, i gatshёm e fort i pёrgatitur pёr t’a mbrojtur Amerikёn nga çdo rrezik e skenar liberal. Ai po na mbron nga liberalizmi ofensiv, qё punon kundra tё gjitha organeve enegjike tё Amerikёs…por jo mё. Amerika nuk do tё lejojё qё 80 % e ilaçeve tё vijnё nga Kina, duke lёnё pa punё njё milon amerikan. Trump tregoi se sa e don kombin e tij, 2. 2 trilion dollarё pёr amerikanё, 300 bilion pёr biznesin, 2. 2 trilion pёr infrastrukturen pa harruar e edukimin e gjenertёs pёrsёri ashtu siç ishte dikur, duke marrё nё zemёr shpirtin e shenjtё dhe dashurinё njerёzore.
Njerёzit u gёnjyen nga teoria liberale “epokёn e re tё socializmit dhe karaktersitikat e veçanta kinese” qё u sanksionuan nё kushtetuten e Kinёs. Kjo teori qё hodhi rrёnjё edhe nё Amerikё, bukdozeri i fuqishёm nё dorё tё Trampit po e shkul nga themelet. Trump ёshtё epoka e karakterit tё fortё. Fjalёt qё ka thёnё i ka mbajtur me pёrpikmerinё mё tё madhe si anjё president tjetёr. Nё katёr vitet e tij u punёsuan 7 milion amerikan dhe me billin pёr infrastrukturёn do tё punёsohem mё shumё se 10 milion. Tё gjithё njerёzit prej 24 milion qё dolёn pa punё nga pandemia po paguhen me rrogё tё plotё. Ai nuk lejoi qё kufiri tё bёhej njё pazar tregu e kontrabande, siç kishte planin liberalet, pёr tё futuar nё Amerikё mё shumё se 5 milion, apo 10-tё jogoafrikanё pa dokumenta qё tё ishin tё gatshёm tё votonin pa karta identiteti nё zgjedhjet presidenciale tё kёtij viti. Po Amerika gjithmonё ka patur patritotaa e konservatorё, qё mos vdekshin kurrё pёr tё mirёn tonё, tё fёmijёve dhe tё ardhmёs sё sigurtё. Bçni pak durim dhe do ta shihni tё pastruar llomin nga syt e lirisё.
Me Trumpin çdo njeri duhet tё shpreh besmim e patundur se Amerika nuk do tё jetё mё e kontrolluar prej askujt!