Republikanizmi i ka rrёnjёt e thella ndёr shqiptarёt e Amerikёs. Baza e tij ideologjike, politike, ekonomike dhe juridike e sidomos karizma e tij
konservatorizmi si vlera tё demokracisё dhe lirisё nuk ka ndyshuar. Kanё ndryshuar me votёn e popullit pёrfaqёsimi republikan me votёn e lirё. Lexova nё internet nё njё portal shqiptar sikur: “Trump ka deklaruar se do tё largojё miljona emigrantё, sikur Ai ёshtё racist, seksist, pёrson qё tenton tё krijojё barriera me komunitetet e ndryshme, si fizike ashtu edhe psikologjike, njё njeri qё nuk respekton tё drejtat e femrёs e tё LGBT-se ose injoron problemet e studenteve, nuk paramendohet qё emigrantёt e djeshёm ti thonё po?! Triumfi i kёsaj ideologjie nё komunitetin shqiptar, nё vendin e bekuar tё Amerikёs, nё vendin e lirive dhe shtёpia e trimave, paraqet gabim tё madh masiv moral! Shqiptaret mund tё votojnё ke tё duan, por jo tiranin ne rritje!” Ky ishte reagimi i njё malёsori, student nё perёndim. Nuk e kam parim as nё natyrё, polemiken nё internet me mendimet personale qё kanё njerёzit. Eshtё pikёrisht liria qё ua garanton si pjesё e demokracisё. Nё kёtё rast po shpreh opinionin tim. Mendoi se Donald Trump nuk ёshtё tiran, madje as qё bёhet fjalё te thuhet se Presidenti i Amerikёs ёshtё njё tiran nё rritje, kur ai po garanton kufirin, jeten ekonomine dhe mirёqenien Amerikane. Ka shumё pёr tё folur pёr kёtё temё, por po sjellё disa fakte qё shqiptarёt i kanё provuar nё lekurё. Gjatё tetё vitёve qё qeverisen demokratet nga 23 milion vetё pa dokumenta me njё valё tё nxehtё u depёrtuan 13 milion vetё, nga tё cilёt 6 milion abrabё dhe mendohet tё jenё 20 mijё shqipatrё, madje edhe nga Malёsia e Madhe nё Mal tё Zi e Kosova qё kishin mё nga 20 vjet nё Amerikё, me shtёpi, punё e bisneze. Duhet kuptuar se kjo ka qenё njё dramё e madhe. Ato qё janё depёrtuar gjatё ketyre katёr vjetёve kanё qenё shumё pak, madje ato qё ishin hartuar nё listat e mё parёshme. Gjatё tetё vitёve tё demokratёve jemi dёshmitarё qё policia sillej gati çdo natё me sirena nёpёr komplekset e apartamenteve, lagjeve tё ndryshme tё gjuante pёr shqiptarё. U hynin natёn nёpёr shtёpi dhe nё krevat arrestonin burrin ose gruan nё prezencё tё britmave tё tmerrshme tё fёmijёve. Besoj se çdo fёmijё ia ka mbetur nё mendje ajo skenё nga mё antiligjoret pёr njё shtet kampion i lirisё dhe tё drejtave njerёzore. Pёr kёtё dramё tё madhe asnjё nga liderat e 250 shoqatave tё komunitetit nuk e ka ngritur zёrin, por ka bёrё Nostradinin. Kёtё dhunё nuk e ka bёrё Trump. Mbi 90% tё depёrtuarve kanё qenё nga familjet e pёrsekutuarve gjatё regjimit komunist nё Shqipёri, Kosovё e Mal tё Zi. Asnjё nga autoritetёt qё kanё punuar nё organёt speciale tё diktaturёs nё Shqipёri e Jugosllavi, nё polici, ushtri e komitetet e partisё e komitetin qendror tё partisё nuk u depёrtuan, por çelёn bisneze, blenё shtёpi e makina e madje çelёn gazeta, portale, televizione me lekёt qё vinin nga shteti amё e Jugos. Kёto nuk janё pak por miliona qё shdёrrohen nё krijimin e organizatave komuniste nё Amerikё. Psh njё i dёnuar politik nё Spac pёr 17-vjet nuk i mori letrat me herёn e parё, ndёrsa komisari i tij i burgut sapo u paraqit nё zyrёn e emigracionit i thanё: “Welcome in USA!” Ju tё gjithё e dini se nё Ambasaden Amerikane nё Tiranё kanё punuar 26 agjentё tё sigurimin e deri tek shoferi i Enver Hoxhes. Kёtё nuk e them unё, por shkrimet qё janё botuar nga pёrsonalitete amerikane. Pandemia e ka dёmtuar ekonominё Amerikane, por ajo sot ёshtё mё e mirё se ajo nё qeverisjen e demokratёve nё kulmin e tyre mё tё mirё. Paketa 2.2 trilion dollarё pёr stimulimin ekonomik dhe ndihmё pёr popullin amerikan besoj se e dёshmon kёtё. Pёrsa i pёrket seksizmit tё dhёnat thonё se nё administratёn e -ka mё shumё gra se nё qeverisjen e kaluar. Se Trump nuk respekton tё drejtat e LGBt-sё, siç thotё studenti i njomё, mjafon tё themi se nё postin e lartё tё DNA-se ёshtё njё i tillё, referuar shkrimeve. Kohёt e fundit Trump dekoroi liderin fetar, Sulejman Efendi Rexhepi me medaljen “Mirёnjohje pёr tё arriturat jetёsore!”Nё gazetёn “Bota Sot” Kongresmeni DioGuardi thekson edhe njëherë se nuk ka kurrfarë deklarate të Tramp pro serbëve dhe kundër shqiptarëve, duke iu referuar një artikulli të rremë të pak javëve më parë. “Ai ka shqiptarë që punojnë kudo në ndërtesat e tij në Nju-Jork. Kështu që unë telefonova ndihmësen e tij personale për ta pyetur se si mund të ketë ndodhur që Donald ta ketë bërë këtë. Por Rona m’u përgjigj: Joe, ne e kemi dëgjuar këtë histori, por nuk ka dalë nga ne. Dikush e ka stisur. Ky është një artikull telefonatash. Kjo nuk ka dalë nga ne. Siç duket, dikush nga komuniteti sllav në Çicago po përpiqet ta bëjë të duket sikur ne po mbështesim sllavët, por kjo nuk është e vërtetë”, shprehet Dioguardi. Presidenti Donald J. Trump shtroi një darkë Iftari në Shtëpinë e Bardhë. Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara Floreta Luli-Faber mori pjesë dhe u ul në tavolinën e Presidentit Trump! Ashtu si pritej, Jahmir Hyka ka marrë edhe vizën amerikane…Fantazisti kuqezi është pajisur me dokumentin që do të udhëtojë drejt Kalifornisë, ku edhe do të prezantohet e firmosë me San Hoze Erthkuajk, për tre vite dhe me 500 mijë dollarë në sezon. Hykaj: “Nuk ka probleme politike mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe nuk ka të bëjë me fenë, si Myslimane, ashtu edhe Krishtere dhe Çifute. Ka disa procedura, kaq. Edhe një futbollist profesionist duhet t’i respektojë!” Presidenti i Shtetёve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që lejon qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë në Amerikë pa viza, raporton USA Televizion. Urdhëri i ri i ka ndryshuar politikat e vizës për Maqedoninë, i cili i lejon qytetarët e këtij shteti të qëndrojnë në SHBA për një periudhë prej 180 ditësh për qëllime biznesi dhe turizmi. Për personat që dëshirojnë qëndrim më të gjatë se 180 ditë marrja e vizës do të jetë e nevojshme edhe pёr shqiptaret nё kёtё shtet. Eshtё fakt se fosilet e panumerta tё komunizmit nё mesin e shqiptarёve tё Amerikёs janё vёnё nё levizje, kjo çerdhe e krimbur sorosiane nё mёnyrё qё tё ndikojnё nё zgjedhjet Amerikane, pёr ta paraqitur nominimin e Trump -it si tё padobishёm pёr demokracinё dhe pёr tё shkallmuar preferencat e shqiptarёve nё konservatorizmin republikan amerikan, si njё traditё e krahasuar me atё kanunore e katolike malёsore shqiptare. Ndonjёri nga Malёsia e Madhe qё ka shkolluar fёmijёt me dollarёt e malёsorёve tё destinuara pёr ndima ne objekte sociale nё Malёsi ,nuk e ka tё drejtёn morale tё pёrzihet nё punёt e Amerikёs dhe as qё ka kapacitetin pёr kёto punё. E lus tё mё kuptojё qё edhe unё tё mos humb kohё ta bind me fakte.