Në “Ditën Pukjane” 03.11.2019

Nga Rita  Shkurtaj

E kisha marrë ftesën ditë më parë dhe, sigurisht iu gëzova faktit, pasi kisha humbur shumë raste e ftesa të miqve pukjane në organizimet kuturore të qytetit të Pukës.Një emocion tejet i veçantë pasi ishte hera e parë që vizitoj këtë qytet kaq shumë të përmendur e të afert në tradita,kulturë e distancë,pasi i përkasim të njëjtit qark, në të cilin bën pjesë edhe Malësia e Madhe.Në qarkun e Shkodrës.
Një udhtim i kandshëm në ngjitje e në zbritje edhe pse të përfoluna “Kthesat e Gomsiqes” udhetimi nëpër to e më gjërë shoqerohej nga një fushpamje mahnitese sapo lije pyjet halor nëpër te cilat gjarperonte rruga.
Edhe pse dite me shi me të mberritur u ndeshëm me mikpritjen e z.Xhemal Meçi,një burrë shtatnaltë i shtyrë në moshë, por me një maturi në të folur e në xheste,na uroi mirseardhjen.
Me të hyrë në Qendrën Kulturore të Pukës, fillimisht na mundesuan të shohim muzeun që më së shumti i ngjante një galerie modeste me një larmishmeri objektesh kulturore,historike e arkeologjike.Në të vërtetë ishte bukur, kandshem dhe me dmth-je kuptimplote sa i takon pasqyrimit kulturoro – krahinor.


Për të respektuar programin dhe shoqeruesin, Master Kolonel Bilbil Dervishi, i cili ishte edhe moderator,u ngjitem në hollin e këtij institucioni ku do bëhej prezantimi i librit studimor të autorit Xhelal Meçi, me titull “Komani: Ana e Drinit – Delmace trashegimi iliro arbenore”.Ishte një prezantim dinjitoz ku morën pjesë studjues e akademik të shumtë.Ajo që ra në sy ishte pjesmarrja ne mase e banorëve pukjane.Në diskutimet e shumta u mirprit kumtesa e studjuesit z.Ndoc Selimi, i cili gjatë prezantimit nuk la pa përmëndë edhe faktin se ky studim burimor përkon me 120 vjetorin e zbulimit të “Kulturës së Komanit” e cila i dha kthese historike perjudhës së hershme mesjetare, në shkencën e arkeologjisë e më gjërë.Kulturë kjo mjaft e njohur per të,falë kontaktit me arkeolog te shquar,si dhe për faktin se,si komanas dhe intelektual kishte marrë pjesë shumë herë në ekspedita dhe gërmime arkeologjike,të cilat dhe i ka pasqyruar prej disa vitesh në librin e tij “Kultura e Komanit”.

Me mjaft interes u prit edhe përshëndetja e arkitektit korçar Edi Bello, i cili shprehu mjaft respekt për kulturën e Komanit,autorin për studimin e tij dhe banorët e zonës.Ai dha edhe një notë të lartë vlersimi nga impakti i parë me këtë qytet pasi vinte për herë të pare, dhe pse kishte projektu një nga objektet e kultit e cila ishte në ndërtim e sipër në hyrje të këtij qyteti.
Kishim dëgjuar për aftësitë e lidërshipit,kryetarit të Bashkisë z.Gjon Gjonaj, i cili drejtonte këtë qytet por jo nga afer.Në përshëndetjen e tij foli me shumë interes për vemëndjen dhe mbështetjen që i kushtonte kësaj hallke te rëndësishme të jetes pukjane, çka u vu re edhe në organizimet mjaft dinjitoze tek sofrat në të cilat morëm pjesë, njëra pas tjetrës.Vetë ai në bashkepunim me Presidentin e “Sofres Pukjane” z.Rrok Gjoka dhe drejtuesin e këtij institucioni z.Alban Doçaj kishin bërë një organizim madheshtor që u mungon edhe qyteteve të mëdha.Këngë,valle,instrumenta e veshje tradicionale që mbanin gjallë trashegiminë kulturore pukjane ndër breza. Mikpritje bujari e harmoni të pashoq qytetarie gjetëm edhe në sofrën e shtruar për të ftuarit e miqt.
Pas një dite mjaft e ngjeshur me aktivitete dhe kenaqsi të shumta, morem rrugën e kthimit me përshtypjet më të mira për këtë vend të vogël, por shumë të madh për nga vlerat kulturore e artistike, që patëm fatin ti ndjekim brenda “Ditës Pukjane”..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *