Termeti mbaroj …

Sedjan KASLI

Termeti mbaroj, dal nga dal dhe heshtja politike po thyhet, njerzit po perpiqen ti kthehen normalitetit. Vertet termeti mbaroj, por pasojat e tij jane te dukshme dhe te ndjeshme ne jeten e gjithsecilit cdo dite. Eshte e vertet ku politikisht duhet te heshtesh, kur termeti eshte nje shkak natyrore, por nuk mund te rrish pa bertitur me te madhe, perpara propogandes neveritse te Qeverise dhe Pushtetit Vendor. Nuk mund te rrish pa e ngritur zerin, kur shikon familjare, pensioniste, invalide te cilet nen dimrin e acarte jane duke kaluar ditet e tyre ne cadra, te cilat nuk te mbrojne as nga shiu dhe as nga i ftohti i stines. Nuk mund te rrish pa bertitur me te madhe, kur seleksionimi i bere behet me ane te bindjes politike, kur ne vend te kartes se identifikimit te kerkojne karten e partise. Nuk mund te qendrosh ne heshtje dhe, pa e ngritur zerin, kur banesa te cilat jane ne kushte mizerable per pasoje te termetit, deklarohen te banuseshme, sepse qeverise nuk i duket e pershtatshme per te ngritur kompleks pallatesh per oligarket e saj. Aq me teper, nuk mund te rri ne heshtje, kur pallate me demtime te vogla shpallen te pabanueshme, vetem e vetem sepse zona eshte e favorshme per oligarket e qeverise. Nuk mund te rri ne heshtje dhe, pa bertitur me te madhe, kur shikoj antaret e partise socialiste, dhe pse nuk kane pasur asnje dem ne shtepite e tyre, duke aplikuar dhe perfituar nga bonusi i qeverise. VERTET TERMETI MBAROJ DHE ZGJATI VETEM 30 SEKONDA, POR TERMETI I QEVERISE PO ZGJAT PAFUNDSISHT, PO NA VRET CDO DITE SHPIRTERISHT. Pikerisht, perball ketij termeti, une nuk mund te rri ne heshtje , perball ketij termeti une zgjedh te thyej heshtjen dhe te bertas me te madhe !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *