Ashtu eshte vendi im, kujtimet dhe brengat, njerezit e gjakut e ato qe njoha, endrrimet qe ikin me lumin per tu paqesuar ne delten e detit, duke na u kthyer me trazime, ne luften per te arritshmen te paarritshme, per ate qe e ndjen dhe e ke prane, ndoshta nje dhome te ndan nga gjumi i embel i saj, sa ne shpirt edhe batica e zbatica te vijne me vaj. Enderrat trokiten ne murin e ndarjes, si kondaku i nje pushtuesi edhe pse dera nuk kishte çeles, ruhej nga frika. Nuk e di pse syte e detit qe kane pare egersira nuk u ngriten permbi sterkala dhe te perqafej fjala…fjala e dhene buzeve te kalterta, te cilat mund t’i kete shijuar sa te kripura jane, vec vala…!
Kur jeton ne boten perendimore, aq me keq kur shteti te flak jashte pertej shpirtit te kombit, kur e liga e tij e thellon hendekun mes gjuhes dhe kultures, kur politika dhe mediat te quajne emigrant, pra lecke pastrimi per rruget e botes, kur mbi koke te bie nençmimi, sigurisht forca per te jetuar, kur te mungon dashuria e premtuar, vendlidja eshte objekt frymezimi i perhershem. Krijuesi e ngjyen penen ne gurrat e metaforave dhe ne krojet e bukura te krahasimit, per te dhene nje emer nga emri vet edhe kur pret qe vashat me boljera, ndonjera me sy blu, neper krahet e fluturave t’a premtoje nje shikim te vjedhur, qe ne shpirt te kesh nje gace te ndezur, per te flakeruar bashke me diellin agimet e dites se re dhe, keshtu te gjerbeta te mbesin flirtet dhe gjethimet. Feshferije bote e vendit tim, qe ne mes nesh ne vorre te mos na puthe ai gjarper e ai krimb! Fitova shume prej Krishterimit, pa mohuar kurre te drejten tjeter te besimit. Ai me dha driten e kurajos dhe te vleresimit, per te kompensuar humbjet ne shtyllen e karakterit, nga fshirja e emrit nga lista e shtetit. Si mund te fshihet emri nga lista e kripes se detit tend?! Ai pusht-et, per te vjelur taksen, m’i ngriti nga vorri prinderit e vdekur ne Lezhe! Leshakuqi leshakuq vdekjen e tjetrit, te mirit e te drejtit e ka neper dhembe te kalbur, mode si huq! Me kete gjest pertypet kancelarive te Eoropes, si bagel, si jarge e piste e vogel! Nese nje insekt leviz ne lekure te kombit tim, me duket jete. Jeta ne vendin tim eshte kose e barit te njome, ku vaj i nenes eshte liqen loti. Ai vend qe nuk e degjon fjalen e poetit, nuk e ka per gje ta shqyejne egersirat ne fund te detit.
Ne jemi filiz Ilirie, peshe mbajme llamburitjet e qirinjeve. Ata shqip nuk shuhen ne shpirtin tone. Poet eshte ai qe vdekja e tjetrit eshte vdekja e vet. Ai qe di te prese ne veten e tij, duke shmangur drojen, hutimin dhe pikepytjet qe ia gozhdojne mendimin dhe nuk e lene te hidhet ne leter perjetimi, fara e bukur e fjaleve me veshje nuserie. Pra ai qe nuk ka meshire per vetveten edhe kur e lendon, qe trimohet si marinari para dallgeve te cmendura, per te marre dicka nga cmenduria e tyre. Poeti duhet te jete me shpirt malesori qe ne brez si xherdan fisheku e ka vdekjen e tjetrit dhe lidh me shami balli nen mjekerr, vdekjen e vet! Keshtu ai nga grunorja e vargjeve te veta nxjerr karatin e vet. Metamosfoza e gjakut tim qendron ne nje gace te mbuluar me hi, por qe ne mengjez ndez nje zajrr te ri, qe e nesemja si sy foshnje t’i shkelqeje vallja e flakeve, aty ku ndeshen per jete a vdekje lirite dhe vargonjte.
Ne megrim u mundova te flas shqip, ketu ne Amerike, ku nuk ka shkolle shqipe, per te zezen e mendjes se madhe, qe te mos shuhemi ne kete vullkan asimilimi, ku fliten 70 gjuhe te botes me 93 nacionalitete dhe pothuajse te gjitha kombesite kane mesonjtoret dhe qendrat e kultures. Leviza guret e historise dhe sa here pas gati dy dekadash u ktheva ne vendlindje, guret kishin goje, goje zjarri. Ani se te mekur! Gjaku, djersa, kujtesa dhe lotet kurre nuk ftohen! Rrezuar perdhe nga helmi i leshakuqit, nuk lashe gjuhen shqipe me fjale te ngrohta pa perqafim! E kam ndjere se ne dhimbjen e shpirtit tim kam nje fizarmonike, e cila gulfimet shpirterore m’i kthej ne nota ne pentagramin shqip si melodi pa kerkuar as nje therrime lavdi! Kur mjegulla e mohimit do t’a mbuloje si perde e piste arkemortjen time, njerezit e mire do te largohen me dhimbje, ndersa hipokritet me zgerdhirje dhe do te vije tufa e krimbave dhe e gjarperinjeve te me japin nje puthje te ftohte ne ballin tim te ngrire, per te fundit here, ne vend qe te ma jepje ti dashuri e munguar! Faliminderit Marash qe sa larg me qendrove prane! Dhe ti dashuri malesore qe buzet nuk i njome ne kroje! Eshte vendi im! Si nje leter cigareje e hedhur ne shi, therras: mos shkil, o njeri, dhe ti dashuri vegimet e jetes shkrepi ne sy! Se vdekja nuk eshte ngecje, te miret e gjejne shtegun per te udhetuar! Udheto dashuri e pambarueme!