STATUTI I ZHVILLIMIT TË DITËVE TË LETËRSISË SHQIPE NË AMERIKË

NENI 1.  Ditët e Letërsisë Shqipe  në Amerikë, të regjistruara si aktivitet  në Qendren Shqiptaro-Amerikane “Kuvendi” “ ALBANIAN AMERICAN CENTER KUVENDI” AACK, në shtetin e Michiganit,  bëhën një herë në vit, fundjavën e fundit të Tetorit, në tri ditë; e premte, e shtunë, e dielë.

Neni 2. Përmbajtja e Ditëve të Letërsisë realizohet nga drejtuesi i Qendres “Kuvendi”

Neni 3. Programi në detaje miratohet nga një Komision letrarësh, që  përbëht nga  3 – 5 krijues.Në përmbajtjen e aktivitetit zënë vend të gjitha gjinitë e letërsisë së shkruar, në gjuhën shqipe, si dhe në gjuhen angleze.

Neni 5.  Drejtuesi i aktivitetit, në bashkwpinim me Këshillin Botues të Revistes “ KUVENDI”, cakton jurinë për vlerësimin e krijimtarisë së publikuar gjatë një viti në Revisten “ Kuvendi”, online dhe të printuar.

Neni 6. Krijimtaria e sjellur për konkurim, nuk duhet të jetë botuar më parë në organe të tjera të shtypit, përjashto socialmediat përsonale.

Neni 7. Dorëzimet për konkurs duhen bërë , më së paku dhjetë ditë para aktivitetit.

Neni 8. Pjesëmarrësit në aktivitet duhet të njoftojnë komisionin  20 ditë para aktivitetit.

Neni 9. Komisioni  njofton vendin ku do të bëhët aktiviteti 20 ditë përpara.

Neni 10. Krijuesit që vijnë  nga shtete të tjera të Amerikes, Evropa etj. i mbulojnë vet shpenzimet e tyre.

Neni 11. Kuvendi u sugjeron hotelet më të afërta me aktivitetin dhe, ua prenoton, nëse e kërkojnë këtë shërbim ( me pagesën e tyre ).

Neni 12.  Vetëm levizjet e brendëshme, nga hoteli në vendet e aktiviteteve, bëhen nga Komisioni Organizativ .

Neni 13. Në darkën e pritjes ( dita e parë )  caktohen një ose dy tema të programuara.

Neni 14. Mbrëmja e ditës së parë duhet të ketë një moderator dhe një të ngarkuar për mbarëvajtjen.

Neni 15. Dita kryesore( e dyta ) bëhët levizje e programuar nga ora  10-2 pm. Mbrëmja finale vazhdon në orën 7:00 pm deri në në 1:00 am të dites së tretë. Mbrëmja duhet të ketëe dy moderator, qendër zëri dhe mediat.

Neni 16. Çmimet e para në poezi dhe prozë shoqërohen, veç çertifikates, edhe me një vlerë monetare për botimin e një libri, jo më shumë se 200 faqe, dhe as me shume se 300 kopje.Nëse nuk ka prurje cilësore per çmim te parë, nuk jepet ai vlerësim.

Neni 17. Mirënjohjet që jep Këshilli Botues i Revistes “KUVENDI” duhet të kenë një motivacion të saktë, të cilin e miraton Komisioni Organizativ.

 

Shenim: Jeni të mirëpritur të jepni mendimin tuaj për të bërë korigjime. Për detaje do t’u njoftojmë në ditët në vijim.

11  Korrik, 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *