PATRIOTI NACIONALIST, PREL KOLA KELMENDI NDRRON JETE!

Me datën 09 Janar 2019, ndrron jetë në moshën  91 vjeçare, Prel Kola Kelmendi, i lindur me 20 Gusht 1928, duke lanë në hidhërim femijët e tij, Gjon Kelmendi,Tom Kelmendi dhe Liza( Kelmendi) Gjolaj.  Patriot dhe nacionalist i njohur, jo vetëm në komunitetin shqiptar të Amerikës, por edhe në trojet  shqiptare per kontributin e tij te madh per kombin Shqiptar, si Vojvoda i Kelmendit, nga pasardhësi i të parëve të tij.

Prela shkeli  tokën Amerikane në vitin 1971, duke zbritur së pari në Boston dhe, pas dy vitesh leviz nga Bostoni në Detroit, ku kishte një komunitet shqiptarësh më të shumtë në numër dhe më të konsoliduar në aktivitete patriotike në të mirë të kombit shqiptar.

Në Boston, më së pari do të njihet me Kishën e Shën Gjergjit,konkretish me At’ Artur Liolinin                     njëkohësisht qendër shqiptar e  themeluar prej atdhetarit dhe përsonalitetit politik e kulturor shume te njohur, Fan Stilian Noli, duke kontribuar ne kete Kishe. Ndërkohë, pas dy vjetesh vendoset ne Detroit në një komunitet, ku do ta gjente veten më mirë, që të inkuadrohej në çështjen shqiptare më drejtpërdrejt. Në Detroit takohet me priftin katolik, dhe gjate bisedes se tij te parë me të i thotë që ne shqiptaret duhet të ndërtojmë kishen tonë në Amerikë, Dom Prek Ndrevashaj  dhe Mark Martini Vuçinaj dhe, me vonë, Bajram Çunmulaj  e Din Toptanin ishin dy shqiptarët e parë që takoi në Detroit. I gjetur në krah të tyre dhe disa patriotve të tjerë, Prela menjëherë futet në radhën e  ndihmuesve aktiv për ndërtimin e një qendre fetare të katolikëve, pasi ajo qe kishin ishte me rent. Brenda javes, së bashku me Dom Preken dhe Mark Vuçinaj u nisen te takonin Imam Vehbi Ismajlin dhe, me vone, Babain e Teqese.Mbas ketyre takimeve, u organizua menjëherë në Roma holl në Livonia, një takim me qindra shqiptarë për të kotribuar në ndertimin e kishes shqiptare, si dhe bashkimin e shqiptarëve pa marrë parasysh se çfarë partie i takonin. Prel Kola Kelmendi ka marrë pjesë dhe ka organizuar disa demostrata, bashkë me atdhetarë të tjerë kunder regjimit Jugosllav dhe atij komunist të Tiranes. Gjithë jetën e tij kontriboj për atdheun, si financiarisht dhe me anë të organizimeve të tjera. Emri i tij figuron edhe në listat që sigurimi i shtetit kishte për veprimtaret dhe kundërshtarët e tij në Diasporen e Amerikes.I palodhur për çështjen shqiptare ai i edukoi femijët e tij me dashurinë peër atdheun dhe gjuhen shqipe, dhe për dashurinë mes shqiptarëve, pa diskriminim shqiptar. Aktiv në çeshtjet shqiptare, deri në fund te jetes se tij, për ta parë kombin shqiptar drejt rruges së progresit dhe demokracisë së vërtetë.Mbuluar me Flamurin Kombëtar Shqipetar u përcoll për në banesen e fundit, me nderim dhe respekt, kjo figurë e nderuar atdhetare nga shqiptarët e të gjitha besimeve fetare, në varrezat e qytetit Clinton Township afër mesdites, diten e hënë me datën 14 Janar 2019!

Respekt dhe mirnjohje për këtë figurë të madhe dhe të vërtetë atdhetare dhe nacionaliste!

U PREHTE NE PAQE!

Revista ” Kuvendi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *