Kush e spiunoi Isamil Bej Vloren tek Misioni Nderkombetar?

Doreheqja: Kush e spiunoi Isamil Bej Vloren tek Misioni Nderkombetar?

 

Nga Ndrek Gjini

 

Kane mbetur vetem gjashte muaj nga dita e 100 vjetorit te Pavarsise se Shqiperise.

Mendoj se ky vit perben momentin me te pershtatshem per t’iu servirur me ne fund  shqiptareve portretin real te Ismail Bej Vlores. Ai duhet t’u paraqitet atyre ne permasat e tij reale dhe jashte glorifikimeve dhe mitizimit. Kjo pasi per shume dekada, figura e ketij diplomati karriere dhe burri shteti u mitizua ekstremisht. U arrit deri atje sa i’u nderrua madje edhe mbiemri.

Duke shpalosur para shqiptareve nje Ismail Bej Vlore, real, njerzor, me meritat, zotesite, gabimet dhe frikerat e tij, ne, realisht nuk ia zbehim aspak madheshtine, por e bejme figuren e tij me te besueshme per shqiptaret e vitit 2012, te cilet per hir te se vertetes nuk mund te pranojne me shabllone te mitizuara heronjesh.

Ne kete kontekst, them se shqiptaret e vitit 2012, duhet te dijne me ekzaktesi dhe jashte ndikimeve politike apo fetare, motivet reale qe e shtyne Isamail Bej Vloren drejt vendimit per ta shpallur Shqiperine te ‘mosvarme’. Cilat ishin opsionet e tjera ne loje gjate atyre muajve kur lufta Ballkanike sapo kishte nisur, dhe pse opsioni i tij qe me largpamesi, dhe me i dobishmi per vendin ne ate moment? Shqiptaret e 2012-es duhet te mesojne te vertetat e paretushuara rreth nxitimit te tij, dhe te Austro-Hungarezeve qe qendronin pas tij, per te shpallur pavarsine me aq ngut, megjishese qeveria qe ai do drejtonte  nuk kishte nen kontroll as nje te katerten e territoreve te banuara nga shqiptaret. Shqiptaret ne kete 100 vjetor duhet te mesojne te verteten rreth menyres se si Ismail Bej Vlora u zgjodh ne postin e kryeministrit te pare shqiptar, si dhe motivet e doreheqjes se tij.

Mendoj se tani pas 100 vjetesh te vertetat duhen thene ashtu sic jane, nen driten e fakteve dhe dokumenteve, dhe jo te vazhdohet me gjuhen e glorifikimeve nacional-socialiste, si pershmebull me ‘plaku i urte’, ‘udheheqesi largpames, e mjekerrbardhe’, e te tjera folklorizma si keto.

Me konkretisht. Le te ndalemi pershembull tek momenti i doreheqjes se Ismail Bej Vlores nga posti i kryeministrit. Cfare dijne shqiptaret rreth ketij akti? A e dijne ato se kush ia kerkoi kete doreheqje Ismail Bej Vlores, dhe pse? Cfare pazaresh te fshehta kishte bere ai me Esat Pashe Toptanin per te sjelle si princ  ne Shqiperi, ministrin e luftes se Parandorise Osmane, Izet Pasha? Cilat ishin akuzat qe Komisoni Nderkombetar i Kontrollit i kishte bere Ismail Bej Vlores, lidhur me keqperdorimin e fondeve te grumbulluara nga doganat e ketij qyteti etj?

Te vertetat e ketyre pyetjeve qe parashtrova nuk ia zbehin aspak madheshtine kesaj figure. Ato vec e bejne kete figure me realiste, me te besueshme, me njerzore. Dimensione keto qe fatkeqesisht i mungojne jo vetem ketij lideri historik, por krejt  historiografise shqiqtare. Per te ilustruar idene time rreth domosdoshmerise se c’mitizimit te heronjeve tane, deshiroj te rendis ketu shkurtimisht kushtet ne te cilat Isamil Bej Vlora qe i detyruar te jape doreheqjen.

Ne Tetor-Nentor 1912 Shqiperia ishte ne nje  kaos total. Forcat greke dhe serbo-malazeze po kryenin masakra ne Veri dhe ne  Jug te Shqiperise. Godina e rrezuar e shtetit Osman kishte krijuar tek fqinjet tane ortodoks premisat per dhune, vrasje e spastrime etnike. Per t’i bere balle keasj situate u projektua aleanca turko-bullgaro-shqiptare. Me 13 Gusht 1913 kongresi xhonturk vendosi qe te dergonte ne Shqiperi si Princ te vendit, ministrin Osman te Luftes, Izet Pashen, qe ishte me origjine shqiptare. Ky vendim iu njoftua edhe Ismail Bej Vlores dhe Esat Pashe Toptanit. Sipas informacioneve qe posedonin kolonelet e Komisiont Nderkombetar te Kontrollit, (Misioni Hollandez), qe operonin ne Shqiperi ne ate kohe, Ismail Bej dhe Esat Pasha ishin marre vesh me njeri-tjetrin, dhe kishin rene dakord qe Izet Pasha te vinte ne Shqiperi dhe te ishte Princi i ardhshem i Shqiptareve.

Per realizimin e ketij plani u dergua paraprakisht ne Shqiperi Beqir Gebrene Aga. Ai do te diskutonte me Isamil Bej Vloren, Esat Pashe Toptanin dhe lideret e tjere shqiptare rreth forcave ushtarake dhe armatimeve qe do te nevojiteshin per te shpartalluar invazionin panortodoks ne Ballkan, dhe per te krijuar nje shtet te unifikuar shqiptar. Por ishte Syrja Bej Vlora, (kusheriri i pare i Ismail Bej Vlores), ai qe e dekonspiroi kete plan, duke spiunuar kunder Isamailit dhe Esatit, tek Komisioni Nderkombetar i Kontrollit, dhe tek konsulli serb ne Vlore, Gavrillovic.

Pas ketij spiunimi, me 6 Janar 1914, Komisioni Nderkombetar i Kontrollit, nisi kontrollin mbi disa  anije austriake, (qe ishin mbeshtetese te planit per sjelljen e Izet Pashes ne Shqiperi). Oficeret hollandez te ketij Komisioni zbuluan gjate ketij kontrolli ne keto anije mjaft armatime dhe ushtare. Ata arriten te  arrestojne rreth 200 ushtare shqiptare qe qendronin te fshehur ne keto anije. Plani per sjelljen e Izet Pashes si Princ ne Shqiperi i shqetesoi autoritet e  Komisionit Nderkombetar te Kontrollit, ndaj dhe ata arrestuan shume te dyshuar si pjesemarres ne kete plan, si dhe moren ne pyetje shume udheheqes e militante shqiptare, si Çerçiz Topullin, Ismail Bej Vloren, Esat Pashen e shume te tjere. Koloneli Hollandez Der Veer qe drejtoi kete operacion e denoi me vdekje Beqir Gebrenene, i cili ne ate kohe konsiderohej se heroi shqiptar kunder shovinizmit grek. Komisioni Nderkombetar i Kontrollit i akuzoi Isamail Bej Vloren dhe Esat Pashen si koplotues. Ky Komision e akuzoi Ismail Bej Vloren edhe per keqperdorimin e fondeve te grumbulluara nga doganat e ketij qyteti dhe i kerkoi atij qe te jape doreheqjen nga posti i Kryemistrit te Qeverise  se Vlores si dhe largimin nga Shqiperia para dates 25 Janar 1914.

 

4 thoughts on “Kush e spiunoi Isamil Bej Vloren tek Misioni Nderkombetar?

  1. Mendoj se e keqja e kombit tone eshte se asnjehere nuk kemi votuar dhe njohur realisht liderin tone!
    Botime te tilla duhen, por duhen fonde dhe nje kongres ku te percaktohet qarte botimi dhe mos te kete akuza se edhe ky ishte i shitur apo i sponsorizuar nga te huajt qe bejne kerdine mbi interesat tona

  2. I dashur Ndrek,
    ky zbulim i yti ka rendesi kruciale. Eshte dashur qe pos faksimilit ta potencosh se cila gazete eshte kjo, cila date dhe cili gazetar. Kjo eshte e rendesishme per studimet e metejme. Te inkurajoj qe te vazhdosh ne kete drejtim, sepse shumica e shqiptareve tashme po e kupton se historiografia shqiptare eshte plot rrena e keqinterpretime por duhet shume pune per t’u krijuar nje historiografi e mirefillte

  3. si nisesh ti o njeri a studjues…”kush spiunoi”??!!…a e di ti kush eshte Syrja Bej Vlora..? a e di q’eshte nje’nga dijetaret m’t’mëdhej t’kohes per t’cilen flitet…po librat e tij…a ke pas mundesi t’i lexosh..besoj katerciperisht s’t’vjen dita dhe ora…kurr..sepse je ngjiz si shyptarist i orve t’vona….! shum keq…

  4. All I can say is keep it up. This weblog is so necessary in a time when every person just desires to talk about how a lot of men and women someones cheated on their wife with. I mean, thanks for bringing intelligence back to the web, its been sorely missed. Excellent stuff. Please maintain it coming!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *