Nga Dodë Lucaj*
Shkrimi i Dr. Gjon Kelmendit, hap një diskutim shumë interesant në Komunitetin Shqiptar të Amerikës. Thëm të Amerikës, pasi Michigani nuk ka vepru kurrë i vetëm. Në të gjitha rastet e kemi pasë Diasporën në krahë e, kurrë nuk ka vepru individi. Po të ishte kështu, çeshtja shqiptare do të kishte humbur! Shqiptarët e Amerikës e prezantonin Shqipërinë dhe çeshtjen shqiptare me dinjitet, atëherë kur Shqipëria nuk i kishte mardhenjet diplomatike në shkallë ambasadash. Poashtu, edhe Kosovën e banë të njohur, duke demostruar me mençuri gjithë gjenocidin serbo-jugosllav, mbi një popullsi të pambrojtur. E vërteta e këtyre veprimtarive, që janë tepër shumë, ku dy shtetet e sotme shqiptare, duhet të kenë seksione të veçanta arshivuese për gjithë levizjen shqiptare, sidomos në Amerikë. Dr. Kelemdi thotë të vërtetën, e cila asht shumë ma shumë se kaq, por ne do t’i shtojmë kësaj të vërtete gjithëçka dimë, për të ba të mundur fiksimin historike të gjithë levizjes shqiptare në Amerikë. Jo vetëm e mbështesim Dr. Kelmendin, por duhet t’i thirrim kujtesës dhe atij pak dokumnetacioni, që mund të jetë ruajtur nga individë dhe institucione, si Teqja, Xhamia dhe Kishat shqiptare, për t’i publikuar e fiksuar, bash ashtu si kanë ndodhur.
Cilido që përpiqet të vërë unin e ka gabim, asgjë nuk bëhët dhe nuk do ishtë ba duke punuar i vetëm. Për fatin tonë, ish Presidenti Klinton është ende i gjallë. Shqiptarët kanë aq mundësi ta ftojnë e ta presin, qoftë edhe për vetëm këtë saktësim!
Të lumtë Dr. Gjoni, ti ke filluar një punë që nuk po e bëjnë 100 shoqata të Diasporës!
- Ish i burgosur i ndërgjegjes në Mal të Zi, një ndër aktivistët e njohur të çeshtjes shqiptare në Diasporë.
Detroit, 12 Korrik 2018