VULËN E TË VËRTETËS NUK E KA PRESIDENTI, ATË E KA SHOQËRIA !

Nga Dr. Gjon Kelmendi

E pavërteta duhet të shqetësoi gjithëkend dhe, gjithëcili duhet të reagojë kur e paverteta tenton të  bëj historinë, siç ndodhi në afro gjysëm shekulli të sistemit diktatorial. A duhet të lejojmë ne që e pavërteta të bëhët histori?! Për të gjallët është e pafalshme! Këto ditë Presidenti i Kosovës, i kujtuar me vonesë,  nxjerrë nga portofoli dy dekorata të akorduara, pothuajse një familje, asaj Bardha, Ekrem dhe Donika Bardha. Eshtë pikërisht ky veprim i Presidentit pa asnjë informacion, se kush e meriton një nderim të tillë. Ai ose stafi i tij duhet të kishte bashkëpunuar më shumë me Diasporen, sidomos në Amerikë.

Dekorimi dhe deklarata e Bardhës në televizione dhe gazeta,( edhe më parë ), kanë të paverteta që dhembin, nëse ato kalojnë në heshtje, nga ne bashkëkohësit e tij në veprimtaritë patriotike të Diasporës, për Lirinë e Kosovës nga  prangat serbe, poashtu edhe për Lirinë e Shqipërisë nga sistemi diktatorial.

Është tërësisht e pavërtetë dhe krejtësisht e pabesueshme, deklarata e Bardhës këtë vit, por edhe disa vite më parë, (në Gazetën Panorama), se Presidenti Klinton ka bombarduar Serbinë, pas bisedës me Bardhën dhe letrën që i ka dhënë Donika, kur ai ishte në Michigan, në vitin 1999. Ai ishte ndikuar nga gjenocidi dhe masakrat serbe, të bëra tashmë, të njohura botërisht, që “detyruan” Ameriken të marrë vendimin për të sulmuar Serbinë, një nga republikat më të rëndësishme të ish Jugosllavisë. Në raste të tilla, kur merret një vendim  lufte, Presidenti kurrë nuk është i vetëm dhe nuk merr vendime përsonale!

NË VAZHDËN E SAKTËSIMEVE HISTORIKE

Mendoj se duhet reaguar edhe nga të tjerë, për të vënë në vend historinë e Diasporës Shqiptare në Amerikë, duke e pastruar nga pasaktësitë. Ne, të gjallëve, nuk na falen pasaktësitë e pranuara publikisht, kur i dimë si të tilla, para kujdo qoftë! Para Donika Bardhës janë shumë vajza e gra që kanë kontribuar shumë më tepër. Fillimisht është nëna e Donikës, pastaj vijnë me radhë: Pashka Nikolla Martini, Xhoana Martini, dy motrat e Simon Qafës, bashkëshortja e Hysni Alikos me dy vajzat, Xhevdet dhe Andrea Gjini me motren Beti  dhe Suzana Gjinaj, bashkëshortja e Xhevdet Hoxhës, bashkëshortja e Xhaferr Malushit, e bija e Fehmi Kokalarit dhe bashkëshortja e tij, bashkeshortet e Gjelosh Kalaj, Bajram Çunmulaj dhe Zef Dedvukaj, bashkëshortja dhe vajza e Vasel Ujkaj, bashkeshortja dhe vajza e Prelë Lulgjuraj, këngëtarja e njohur Marie Dushaj  dhe motra e saj Lula, Maria e Mark Martinit e të bijat Luisa e Lina etj. etj…

Pra, nisur nga këto e shumë e shumë të tjera që janë nga të gjitha besimet dhe, jo veç nga Detroiti, por edhe nga Tororntoja, Windsori, Florida, Chikago, Dallasi, New Yorku e New Jersy, Bostoni etj… janë gratë dhe motrat e shumë patriotëve shqiptarë që kanë bërë gjithëçka kanë mundur për lirinë e Kosovosë nga regjimi serbo-jugosllav, si ato të familjeve të Sejdi Bytyçit, të Mernaçajve, gruaja e Njazi Bardhës, Nansy me dy vajzat, Lena Dhe Francina e Llesh Grishajt, etj etj

Nëse don ta dish President Thaçi, mund të ishte cilado prej këtyre para Donika Bardhës!

T’U FALEMI ATYRE QË SHKUAN  

T’u falemi atyre që shkuan në atë botë me besimin se ne do të themi të vërtetën! A po e themi ne të vërtetën? A na falet neve heshtja? Për sa kohë do ta kemi ma mik mikun se të vërtetën? Pse vrapohet kështu për të marrë flamurin e patriotizmit, edhe kur nuk e meritojmë? A jemi ne vërtetë patriotë të mirë, kur vetëmburremi si shpëtimtarë të kombit?

Për ironi të fatit dhe për vitet që mbanin, disa prej patriotëve dhe veprimtarëve , sot nuk janë të gjallë dhe disa të moshuar e të sëmurë. Por, secili prej atyre që jetojnë i mbajnë mend shumë mirë demostratat për Lirinë e Kosovës nga serbo-jugosllavët dhe Lirinë e Shqipërisë nga thonjët e diktatrurës më të egër komuniste në Shqipëri.

Figura të dyshimta, pa kontribute reale, të cilët e kanë cilësuar udhëheqësin e fundit  diktatorial të Evropës, Ramiz Alinë si  Gorbaçovin shqiptar, si dhe takimet me lobe të ndryshme antishqiptare, si ai grek i drejtuar nga Nikolas Gejxh, si dhe deklarata e fundit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, nëpërmjet Drejtorit te Politikës së Jashtme të kësaj force politike, i cili shprehet zyrtarisht, që Z. Bardha, jo vetëm nuk e posedon titullin “ Konsull i Nderit të Republikës së Shqipërisë në Michigan, por , mënjëherë, sapo të vijmë në pushtet, do e revokojmë këtë titull!

Të vjen çudi se PD, si forca politike që përmbysi komunizmin në Shqipëri dhe  udhëheq të djathtën shqiptare godet me forcë Konsullin Bardha, bashkë me ish oficerin e sigurimit, si  ndërtues të celulave të partisë socialiste në Diasporë, gjë që nuk e kemi lejuar të ndodh as dyzet vjet ma parë!

Presidenti i Kosovës, Thaçi bën mirë që i nderon kontribues të çeshtjes shqiptare, por Presidenti është një  individ kalimtar i ndikueshëm, nga përsona ose rrethana të ndryshme, kur historia dhe e vërteta , janë të përjetëshme. Unë, do t’i bëja thirrje Presidentit ( më saktë Presidenteve ):

Në qoftë se  doni të nderoni familjarët e shumë  veprimtarëve, sipas meritave dhe kontributeve, janë disa nga ata që i përmendëm më lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *