Gjon Gazulli Ambasador i Skëndërbeut

Nga Gjon Marku 

Njëri ndër çështjet më kryesore të shtetit të Gjergj Kastriot Skëndërbeut ishin marrëdhëniet diplomatike si një nga faktorët më të rëndësishëm të cilët zhvillonin aktivitete  ndërkombëtare nëmungesë të prezencës së udhëheqësit shqiptarë.

Duke pasur një rëndësi të dorës së parë dhe duke qenë faktori kryesor në ndërkombëtarizimine e qeshtjes shiptare, në marrëdhëniet ndërkombëtare vetë Gjergj Kastrioti i kushton një vëmendje të vaçantë trupës së tij diplomatike.

Në këtë trupë diplomatike dhe në këto marrëdhënie të Shqipërisë me vendet e tjera, një rol më vete kanë lujatur të zgjedhurit e tij për këto pozicione, që në të shumtën e rasteve kanë qënë klerik të lartë katolik.Ata ishin njerëz me integritet e përsonalitete të kohës.

Pjese më e madhe e tyre i shërbyen Gjergj Kastriot Skenderbeut me shumë mençuri dhe besnikëri, pikërisht pse këto amabasador kishin kulture të gjërë humaniste, sepse ata kishin një identitet të veçantë dhe një shkathtësi në marrdhëniet diplomatike, ishin të mirëorientuar dhe të mirëpritur në Diplomacitë Europiane ato Ballkanike dhe Italiane, sidomos marrëdhëniet diplomatike zënë vend me rëndësi në ngjarjet e asaj kohe në Arbëri, në ndërkombëtarizimin e tyre. Këto klerikë katolik që në të shumtën e rasteve gjenden si diplomat në një apo në një tjetër formë, në vende të ndryshem, kanë dhe një kuntribut të madhe dhe të pazëvëndësueshëm në zhvillimin kulturor të vendin tonë.

Nëse kërkojmë në gjurmët e shtetit shqiptar marrdhëniet diplomatike midis vendit tonë dhe vendeve të tjera, ato kishin nisur shumë kohë më parë. Kështu sipas kapitullit XXIV të Statusit të Raguzës në vitin 1272, mësojmë për lartësimin e rrogës së misionarëve të ndryshëm që shkonin në qytetet shqiptare, si bie fjala në në Durrës, në Vlorë, në Krujë, në Shkodër, në Ulqin dhe në Tivar.(1) Pra është e qarte se Raguza kishte lidhje dhe dergonte të ashtuquajturit misionar në disa qytete të Shqipëris. Krahas shërbimit të misionarëve, të konsujve dhe të ambasadorëve të huaj, sidomos të Venedikut, të Raguzës, të Napolit, të Hungarisë, të Bosnjes etj.të cilët zhvilluan aktivitet diplomatik në; Ndërfanë, Durrës, Artë, Vlorë, Spinaricë (Zvernec), Shkodër, apo në ndonjë qytet tjetër shqiptar. Që nga kapërcyelli i shekullit XII me ngritjen e Arbëris shtet i pavarur, zë fill edhe diplomacia e hershme shqiptare. Për këtë, njoftime mjaft interesante jep traktati i Dhimitrit (kryezot i Arbëris) me komunën e Raguzës, që u bë më 1210. Sipas traktatit në fjalë, garantohet liria për tregtarët e Raguzës që në ujrat dhe në Trojet Arbërore të bëjnë tregti, pa kurrfarë detyrimesh doganore apo diçka të ngjashme.(2)

Për të mbërritur në një marrëveshje ndërkombëtare, sikurse qe midis Dhimitrit dhe Komunës së Raguzës, është dashur një mision diplomatik edhe pse mungojnë të thënat e hollësishme për veprimtarinë dhe për aktivitetin e tij.

Kryengritjet shqiptare nuk kalojnë jashta vëmendjes së serave të larta të shoqërisëedhe para ardhjes së Skëndërbeut në Shqipëri.

Së pari, të interesuar për intensitetin dhe mbarëvajtjen e këtyre kryengritjeve ,ishin vendet që rrezikoheshin nga pushtimi Osman, e një ndër këto vende ishte Raguza, që në thelb vinin nga e njëjta origjinë si dhe shiptarët,  pra ishin Ilirë.

Së dyti, gjithnjë e më shumë po afroheshin drejt saj Hordhitë Osmane.

Së treti, ishin dëmtuar seriozisht marrëdhëniet tregtare ku anijet raguziane nuk liheshin të qarkullonin lirshëm më ne territoret kur dikur kishin zhvilluar marrëdhënie intensive tregtare.

Së katërti,Raguza kishte një komunitet mjaft intensive me peshë, dhe që zinte vend në aristokracinë e kësaj republike të ardhur nga Shqipëria e Veriut.

Por për kryengritjet dhe ecurinë e tyre ishin të interesuar dhe fuqitë e mëdha.Atyre u cënoheshin fort interesat e tyre tregtare e ekonomike, e më pastaj dhe politike.Por mbi të gjitha në portat e Europës gjendej njëra ndër hordhitë më barbare të botës, një rrezik i përhershëm dhe i vazhdueshëm për botën e qytetëruar.

Themelimi i shtetit të ri, të pa varur shqiptar në krye të të cilit ishte Gjergj Kastrioti (1443-1468) bëri që Shqipëria të bëhet një faktor i rëndësishëm i rezistences antiosmane. Në këtë kohë marrëdhëniet diplomatike ndërkombëtare, marrin një rëndësi të vecantë dhe luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet gjithëplanshme midis shteteve, të cilat vinë gjithnjë e më tëpër duke u intensifikuar dhe  duke u bërë gjithnjë e më të domosdoshëm e më të rëndësishëm.

Në këtë veprimtari politike dihet se rolin kryesor e kanë luajtur intelektualet e kohës, njerzit e shkolluar.  Sidomos ato që ishin shkolluar në shkollat e këtyre vendeve, e për këtë u zgjodhën njerëz që falë aftësive të tyre individuale kishin fituar një popullaritet, që ishin shkolluar në shkollat më prestigjoze të kohës dhe që kishin lënë gjurme duke u bërë përsonalitete të kulturës,  dijes e shkencës  në vende të tjera. Marrëdhëniet diplomatike me Raguzën por dhe me vendet e tjera kanë marr një karakter ndërkombëtarizues.Dhe misionet diplomatike të kësaj periudhe u përfaqësuan vetëm në emer të Skëndërbeut.

Shumë i spikatur është kontributi i një grup diplomatësh a të dërguarish, që ndihmuan luftën e Skandërbeut në Dubrovnik, heshturazi në pikëpamjen logjistike.Një rol kyq luajti këtu familjet e dijatarëve dhe diplomatëve (Gazulli) (Gasulus).Gjon Gazulli (Johan Gazuli) rreth 1400-1465, i cili pati doktoruar në Universitetin e Padovës më 1430, mbahej si një dijetar i rëndësishëm i kohës.

Natyrisht një njeri i shkolluar në nivelet më të larta,në  një ndër universitetet më prestigjioze të kohës, menjëherë do të zinte një vend të rëndësishëm dhe në diplomacinë e Raguzës, ku ai banonte dhe jetonte ishte kthyer menjëherë pas  mbarimit të studimeve. Ai me siguri ishte i lidhur fort me qështjet shiptare, në një kohë që Roma në këtë kohë e konsideronte nje diplomat të madh.

Vetë Raguza shërbente si një qendër informacioni për vendet e europës, sidomos për dy prej diplomacive më kryesore pra Romës dhe Hungaris por dhe vendeve të tjera të krishtera.

Perëndori Sigizmundin kryengritjet shqiptare të viteve (1429-1436) i ndicte me vëmendje tëveçantë, e kryesisht lajmet për këto kryengritje i merrte nga Raguza ku gjendej një komunitet mjaft i rendësishme.Mbi të gjitha një plejade intelektualesh e familjesh aristokrate te Dubrovnikut ishin me origjinë prej Shqipërie.Në bazë të dokumentëve arkivore, ai në vitin 1434 kishte krijuar lidhje të drejtpërdrejta me kryengritësit, e kjo kishte ndodhur nëpërmjet Raguzës. Është Perëndori Sigizmundin që në vitin 1434 angazhon për të vënë kontakte me kryengritësit shqiptar  djalin e perëndorit të Bullgarisë Fruzhinën.(3)

Gjithashtu në vitin 1435 Republika e Raguzës dërgon në Shqipëri të deleguarin e mbretit të Hungaris, që të informohej hollësisht për rrethanat në këtë vend. Në fillimet e luftës së Skëndërbeut kundër pushtuesve Osman, intersimi i këtyre vendeve ishte më shumë vëzhgues, pasi këto vende nuk ishin shumë të gatshme dhe të qarta në marrdhëniet me Gjergj Kastriotin.Gjon Gazulli si diplomat i sprovuar i republikës së Raguzës mbante lidhje me republikën e Hungarisë.Por fillon të angazhohet fort në qështjet Shqiptare dhe kudo ku udhëtonte e publikonte me forcë këtë qështje dhe kryengritje të shqiptarëve.

Në këtë kohë republika e Raguzës edhe pse dërgon në Shqipëri të deleguarin e mbretit te hungarez që të informohet për gjendjen nëShqipëri, interesimi i tyre për Gjergj Kastrioti Skëndërbeun në vitet e para të luftës së tij kundër pushtuesve osman pasqyrohej vetem me vëzhgimine ngjarjeve, meqë në këtë kohë Raguza nuk ishte e gatshme të vinte kontakte më të afërta me shqiptarëtnë luftë kundër osmanëve. (4)

“Ky Gjon Gazulli asht kenë çue shpesh herë si nunë te Papa e Perëndori. Ne vj. 1432 çohet teSigismundi e te Eugeni IV. Në vj. 1435 më 7 Marc Te princi i Torantit. Prej këtyne dokumentave e dijm se ky është meshtar (-vobis egregio atrium doctori magistro, nenerabilique presbitorio, Johani Gasuloa-) kështu i drejtohet Rektori i Raguzës kur e lut në vj. 1432 me shkue te Sigismundi e të Eugeni IV. Shkruhet ne Hyllin e Dritës në 1940.(5)Në fjalorin enciklopedik shqiptar thuhet “U ngarkua me misione delikate diplomatike, si “ambassador shetitës” i Raguzës ku u angazhua në politik”(6)

Pra në vitin1432 Gjon Gazulli në emër të Republikës së Raguzës dërgohet te Sigismundi: “Në vitin 1432 më 25.III Raguza dërgon Gjon Gazullin, presbiter, me mision diplomatik të Sigizmundi i Hungarisë, për të kërkuar leje prej tij që tregtarët raguzjanë të punojnë në viset e “të pafevet”. Gjerë në fund të prillit 1433, Gazulli ishte në Siena pas Sigizmundit se hungarezi vajti në Romë për t’u kurorëzuar perëndor nga papa Evgjeni IV më 14.II.1434, Raguza e falenderon Sigizmundin se ju dha leja që i kërkonte dy vjet më parë. (Gelcich-Thalloczy, Diplomatarium Raguz 568-71.)

Pavarsisht se kërkonte leje nga Sigizmundi vasale e të cilës është, Raguza vepron dhe me mendjen e saj, si mund të kuptohet nga datat e vendimeve që ajo merr e të përçapjeve që bën.

Prof. Jahja Drançolli në librine tij “Gjin Gazulli astronom dhe diplomat i shekullit XV” pohon se falë angazhmit të tij Sigmundi u angazhua për ralizimin e misionit diplomatic. Kështu, për këtë qëllim Gazulli qëndroi në oborrin  mbretëror dhe e shoqëroi atë për në Sienë të Francës ku arriti më 11.VII.1432, pas një kohe të shkurtër pikërisht më 31.VII.1432, mbreti hungarez mori një letër nga rektori raguzian, që kishte këtë përmbajtje: “Të bindurin Prift Gjon Gazulli (…) të cilin, me kredencialet tona e dërguam te shkëlqesia juaj, që të angazhoheni te Papa për të nxjerr privilegjin e lundrimit dhe të tregtisë në vise të të pa feve, po ashtu Ju porosisimdhe ju lutemi me përvuejtëri që të bëheni fjalëmirë për realizimin e dëshirës sonë”. (7)

Po atë vit Raguza meqë Sigmundi pati pengesa por mbi të gjitha nga vonesa e Gjon Gazullit dërgoi dhe tre diplomat të tjerë të Sigmundi që të ralizohej kërkesa e saj.

Gazulli, i cili e shoqëroi vazhdimisht perëndorin e sapokurorzuar, nuk u kursye që ti lutej Sigismundit për tu angazhuar në ralizimin e misionit në fjalë, por me gjithë përpjekjet e bërë misioni nuk u ralizua nga Papa por gjithësesi ishte ralizuar miqesia midis perendorit dhe republikës së Raguzës, e ky ishte komntributi kryesor i Gazullit. Vetë Sigizmundi arritit të siguronte privilegjin e kërkuar prej Raguzianëve në vitin 1434.

Gazulli, shqiptar, autoritet në Raguzë, nuk mund të jetë pa dijeni mbi çka zhvillohet ne Mirditën e tij, ku zoti i vendit, Gjon Kastrioti, është thyer e nënështruar më 1430 dhe tani e ka syun për kryengritje, në mos  ka nisur anijet  raguziane, tregtonin në Shufadanë e tij”.(8)

Ai gëzonte një autoritet të madh në Raguza e këtë e tregojnë më së miri detyrat që i ngarkoheshin atij gjatë kësaj periudhe.

Në vitin 1432 zoti i Krujës, Ali Beu, kërkon pension prej 200 dukat vjetor, që i jepte Venediku, që s’ia ka dhënë e ai, për këtë shkak, i ka mbyllur rrugën e Durrësit.

“Në vitin 1435, Gjon Gazulli gjendet te mbreti i Hungarisë, me sa duket për çështjen e kryengritjes në Shqipëri. (J Tadic, J. Gazulus (Zbornik filozof. Fakult.2/ 1964, Beograd, 453).

Edhe pse ai është një diplomat në dispozicion të republikës së Raguzës duket se qështja kryesore e këtij udhëtimi të tij drejt Hungaris janë ngjarjet në Shqipëri e prej andej po në dispozicionin e Republikës së Raguzës sipas Prof. Jahja Dranqollit, Gazullin në viti 1435 e shohim prapë në një mision diplomatik në Italinë e Jugut. Italia e jugut në këtë kohë është e njohur për piratët e saj të etnive të ndryshme, që nuk lejonin anijet raguziane të bënin tregti.Ndërsa Raguza kërkon të ndërtojë lidhje bashkëpunimi dhe tregtie me Italinë e Jugut, Sicilin etj. Ai u dërgua atje 10.II.1435 e mund të qëndronte atje dhe dy muaj për të ralizuar misionin e ngarkur nga Raguza që ishte sigurimi i lidhjeve dhe marrëveshieve me Italin e Jugut,Sicilin etj. Nuk dihet se si përfundoiky mision i Gjon Gazullit në Italinë e Jugut pasi ka shumë pak të dhëna për të. Më pastaj ai qëndron në Raguzë deri në përfundimin e vitit 1435.(9) Në fillimin e vitit 1436 ai gjendet ne Oborrin e princit të Sllovenis Matej Talovec (10) i cili posaqe kurorëzuar nga perëndori hungarez Sihgmundi që sipas Prof. Jahja Dranqollës humanisti ynë e njihte Matej Talovecin, përkatësisht nga koha, kur kishte shkuar në misionet e veta të para diplomatike në Itali pra që në vitin 1432. (11)

Gjon Gazulli ka meritën e madhe se e kishte mirëinformuar perandorin hungarez Sihgmundi dhe atë Slloven Matej Talovecin, për ngjarjet në vendin tonë kështu që janë të shumta misionet diplomatike shqiptare që gjenden në oborrin e perandorit Hungarez dhe atij Slloven por këtu nuk është qëllimi të merrem dhe të ndalemi tek ato. Gazulli përmendet për herë të fundit 29 shkurt 1436 tek Matej Taloceci.

Gazulli banonte në Raguzë dhe i shërbente kësaj si ambassador, si do t’i shërbej më pas edhe Skëndërbeut.Ai ka qënë me kohë aktiv për qëndresën e shqipërisë duke ndikuar pranë Republikës së Raguzës dhe Hungarisë. Sipas Tadicit, po aty më 1441 dhe 1445, ai ishte në Romë për të mbrojtur interest e një prifti katolik të Serbisë. Më 1451, atje e dërgoi Skëndërbeu, për të kërkuar nga papa ndihma në të holla.(12)

Më 1442 sipas Prof.  Jahja dranqollit, pasi ishte kthyer nga Italia, gazulli gjendet prapë në Raguzë ku sëbashku me disa antarë të Këshillit Kishtar të Raguzës bënë një transaksionme shtëpinë që ja kishte lënë trashëgim xhaxhai i tij Matej Gazulli e për këtë do të flasim diku tjetër.

Për Skëndërbeun marrëdhëniet e Shqipërisë me republikën e Raguzës janë tepër të rëndësishme.

Së pari, Raguza ishte porti më i afërt që mund të shërbente si qendër e rëndësishme informacioni për Europën dhe për vendet e tjera të krishtera.

Së dyti, Raguza ishte qendër kryesore që mund të shërbente si ndërlidhëse me Hungarinë,  me perendorin Sigizmund të Hungaris.

Së treti, Raguza kishte një numër jo të vogël familjesh shqiptare që gjendeshin dhe banonin në këtë qytet dhe këto familje kishin një peshë të rëndësihme e kishin bërë vend të rëndësishëm në aristorkracinë e vendit.

Së katërti, Raguza ishte nje vend prej nga mund të siguroheshin të ardhura për luftën po mbi te gjitha armatimet.

Së pesti, Raguza mund të shërbente dhe si një vend i mundshëm prej nga  ku në kushte tëper të veshtira mund të gjendej vend për familjen e princit shqiptar, pra në rastin e një pushtimi tëmundshëm nga osmanët.

Së gjashti, Raguza ishte një vend ku kishte një shtrat të kahershëm të marrdhënjeve ndërshtetërore edhe pse në fillimin e kryengritjeve dhe luftës së Skëndërbeut kundër Osmaneve, Raguza nga ana e saj mbante një qëndrim vëzhgues.  

Krejt ndryshe ndodh me Gjon Gazullin që jo vetëm i ndiçte me përparësi ngjarjet në Shqipëri por kishte dhe një angazhim serioz për to e sidomos në prezantimin e tij para Republikës së Raguzës, Sigizmundit të Hungarisë apo mbretit të Sllovenis, duke ndikuar drejtëpërsëdrejti në marrëdhëniet e këtyre vendeve me Skëndërbeun.

E pra në këto marrëdhënie një rol kyq luante familja Gazulli, nëpërmjet të cilës kryeheshin kontakte të rëndesishme të Skëndërbeut me Raguzën.Astronomi dhe diplomati i Skëndërbeut Gjon Gazulli kujdesej për çështje financiare dhe krijonte kontakte me Romen dhe Hungarinë.Ai përpiçej të sqaronte republikën e Raguzës më 1455, pse e zgjeroi Skëndërbeu Kepin e Rodonit në kështjell.Familja Gazulli, e cila atëherë jetonte në Raguzë i siguronte Skëndërbeut para dhe teknologji lufte.(13)

Është Gjon Gazulli që vë në dijeni Romën për “braktisjen” e turqve nga ana e Skëndërbeut.Për “braktisjen” e turqve nga ana e Skëndërbeut do fliste dhe nje document raguzian i vitit 1451 në fjalimet që Joan Gazulli, i dërguari i qytetit të Raguzës te papa, do të mbahej para tij në shkurt të vitit 1451. (14)

Më 27.X. 1436 Gjon Gazulli është i dërguari i Raguzës tek Papa, që të fliste “për pesë ditë për punët e Skëndërbeut në oborirn e Romës, e mbasi të ketë nxjerr lejen (për të marrë nga ndihmat raguziane) e të ketë fol për punët e Skëndërbeut “të kthehet sa më parë. Nëse Gjoni nuk ka në dorë “bulën” (që i jap Raguza) “të mos flas për punët e Skëndërbeut” (15)

Raguza kuptohet, duhet ti jepte Gjonit një autorizim special  të shkruar, por nuk ishte e vendosur për këtë akoma.(16)

Në situatën kur Skëndërbeu luftonte i vetëm,vendet e tjera më shumë vëzhgonin ngjarjet në Shqipëri dhe nuk ishin shumë të gatshëm të ndihmon Gjergj Kastriotin. Duke parë ndoshta dhe me dyshim luftën e tij, aq më tepër pa dashur të futen në konflikt të drejtëpërdrejtë me osmanet, bën që gjendja në Shqipëri të vij duke u bërë gjithnjë e më e vështirë.

Gjon Gazulli është shumë aktiv, sidomos me qeverin e tij ai i ndiçte me vemendje të madhe ngjarjet në Shqipëri dhe interesohej vazhdimisht për to, e mbi të gjitha ishte ai që i prezantonte këto ngjarje kudo ku shkonte në misionet e tij, diplomatike dhe shkencore.

Në vitin 1450 gjendja e shqiptarëve vinte duke u keqësuar; qoftë nga dëmet e mëdha që po shkaktonte ushtria turke, qoftë nga shpenzimet e shumta që kërkonte lufta  e gjatë, fundi i së cillës nuk dihej, qoftë më në fund ngase aleatët e Beslidhjes  së Lezhës  po e braktisnin Skëndërbeun njeri pas tjetrit.

“Në rrethanat kritike, Skëndërbeu kreu nje hap të jashtëzakonshëm, i cili mundi të merret dhe si një gurë diplomatik, por edhe si një akt dëshpërimi. Më 14 tetor 1450 Augustin de Renieris, Proveditor Venedikas i Danjes, i shkruan Senatit të Venedikut, se Skëndërbeu kishte dërguar tek ai priftin e vet, abating Lazër, me propozimin që t’ia dhuronte Sinjorësis Krujën, përndryshe, ngaqë gjendja e tij po keqësohej vazhdimisht, do ishte i detyruar t’ua dorëzonte turqve. Por për republikën, sado që dhurata ishte joshëse, po ta merrte në dorëzim Krujën, do të thoshte të hynte në luftë me Turqinë.Për këtë arsye Senati refuzoi.”(17)

Pas refuzimit kategorik të Sinjorisë së Venedikut, Skëndërbeu, në pamundësi për të përballuar financiarisht shpenzimet e luftes (vështërsi të shkaktuara sipas Gjon Gazullit jo vetem nga zgjatja e luftës, por dhe nga largimi i aleatëve të Beslidhjes së Lëzhës, të cilët, për më tepër kaluan në anën e Sulltanit), ai nisi në raguzë, sipas relatorit të përmendur raguzian, një ambasador për të kërkuar nga ajo ndihmë. Madje për të shpejtuar procedurat e ndihmës, udhëheqësi shqiptar pak më vonë u nis vetë në Raguzë, duke marrë me vete disa letra të Nikollës V, në të cilat Papa nxiste raguzianët, që të ndihmonin financiarisht Skëndërbeun. Raguza shkuan relatori raguzian, vendosi “të dërgonte nje ndihnmë dhe subvensione të mira në të holla.”(18)

I menjëhershëm dhe i vendosur bëhet  qëndrimi i Raguzës, e cila jo vetëm ndiçte me vëmendje dhe me një interesim të veçantë ngjarjet në Shqipëri por i përcillte ato edhe në diplamacitë e vendeve te tjera. Pas vajtjes së Skëndërbeut në Raguza, në dhjetorin e viti 1450, pra pas rrethimit të parë të Krujës që kishte rezultuar i pa suksesshëm për turqit, marrdhëniet diplomatike midis Raguzës dhe Shqipëris hynë në një fazë të re dhe më pastaj ato zënë vend të rëndësishëm në ngjarjet e kohës, Raguza u bë një qendër e rëndësishme edhe përsai përket sigurimit të burimeve financiare dhe mjeteve të luftës.

Është republika e Raguzës që i afron ndihmë të menjëhershme finaciarë sipas Prof. Jahja Dranqollit qeveria raguziane i dha shumën prej 500 dukatësh.(19)

 Sipas Gjon Gazullit shuma e të hollave duhet të ketë qënë e konsiderueshme mbasi me to, thotë ai, Skëndërbeu përballoi shpenzimet, të cilat i dhanë atij mundësinë jo vetëm të mbronte qytetin e Krujës, por dhe të shtinte në dorë një pjesë të zotërimeve të veta. 

Konteksti i situatës reale, në të cilën Skëndërbeu detyrohej të bënte aktin në dukje “Befasues” të afrimit të qytetit të Krujës. Signjoris pikërisht mbas heqjes së rrethimit te Krujës mund të shtjellohet në mënyrë të tërthortë prej një fjalimi që Joan Gazulli, i dërguar i qytetit të Raguzës te papa, do të mbante para tij në shkurt të 1451-shit. (20)

Gjendjen kritike të Skëndërbeut në vitin 1450 e ndriçon një relacion i ambasadorit të Raguzës në romë Gjon Gazullit (një humanist me origjinë shqiptare, vëllai i ambasadorit të Skëndërbeut në Raguzë, Pal Gazullit) dërguar Papës Nikolla V, më 27 shkurt 1451,disa muaj më pare, pasi mori fund rrethimi i Krujës. Në relacion theksohet tekstualisht:

“Në këtë mënyrë, në vitin e kaluar erdhi i thëni “Turk” dhe i biri i tij kundër Skëndërbeut dhe aleateve te tij me ushtri shumë të fuqishme dhe me mjete luftarake. Vetë aleatët e Skëndërbeut u bashkuan me turkun. Kështu që Skëndërbeu i humbi të gjitha tokat e veta, përveç Krujës, të cilën Turku nuk mundi ta shtinte në dorë për arsye të ashpërsis së maleve dhe kështjellës së atij vendi, dhe besnikëris së njerëzve që ishin aty brenda”.(21)

Kështu me gjithë rrethimin e gjatë që vazhdoi gati pesë muaj dhe me gjithë perdorimin e mjeteve moderne, sulltani nuk e shtiu dot në dorë Krujën, mbasi mbajtësit e saj, siç shkruante në letrën e tij Gjon Gazulli: “luftuan aq sa e detyruan Turkun të hiqte rrethimin, nga  qyteti i Krujës”.

Mos marrja e Krujës prej turqve ndikoi në forcimin e vetbesimit të ushtrisë shqiptare dhe mbi të gjitha e ngriti shumë lart autoritetin e Skëndërbeut si në territoret shqiptar po dhe në diplomacitë Ballkanike dhe ato Europiane.

Nga këshillat e dhëna me 27 shkurt 1451 Joan Gazullit prej senatit të Raguzës kuptohet që papa  kishte ngulmuar pranëRepublikës së Shën Vlashit (Raguzës) për të ndihmuar e mbështetur dhe  atë. (22)

Me synimin e ralizimit të programit tij, Skëndërbeu arrin në dhjetor të vitit 1450 në Raguz dhe kërkon ndihmën e Shuteriqit, pohon që patjetër është takuar me Gjon Gazullin.

 Meqënëse negociatat me qeverinë vendikase nuk dhanë rëzultat Skëndërbeu iu drejtua për ndihmë mbretit aragonas Alfonsi V, i cili ishte kundër aspiratave pushtuese osmane në Gadishullin e Ballkait, si dhe kundër mbizotërimit të Republikës së Venedikut në Adriatik. Perfaqësuesi i Alfonsit V dhe Skëndërbeu lidhen marrvëshjen “ Gaetë”, më 26.III.1951.(23)

“Alfonsi u angazhua se do ta mbronte Skëndërbeun, familjen dhe farefisin e tij, se do të ndihmonte me ushtri, me të holla dhe do ti respektonte privilegjet që i kishte pasur e tërë Shqipëria. Skëndërbeu u zotua se mbretin Alfons do ta njihte si zërin në rastet, kur do ti afrohej ndihma ushtarake në luftë kundër pushtuesve osmanë. Detyrimet që i mori mbi vete, të dyja palët u plotësuan vetëm pjesërisht. Alfonsi V, pas nënshkrimit të marrëveshjes, dërgoi në Shqipëri një njësi ushtarake prej 100 ushtarësh, e cila u vendos në Krujë, Mirëpo Skëndërbeu nuk e bëri betimin e besnikërisë ndaj mbretit Aragonas Alfonsi V.” (24)

Strategu dhe udhëheqësi i kryengritjeve shqiptare, duke marrë parasysh namin dhe cilësitë e larta të Gjon Gazullit, e caktoi atë në një mission special, që në emër të tij të shkonte në Vatikan. Vajtjen e Gjon Gazullit në Vatikan e shfrytëzuan dhe raguzianët për interesat e veta.(25)

“Sipas një vendimi që mban datën 27.II.1451, ata e angazhuan Gazullin në emër të Senatit të luste Papa Nikolla V, që ky me autoritetin e vet të bënte të mundur lirimin e qytetit te Raguzës nga tatimet e zakonshme për vitin jubilat, këtë kërkesë Raguzianët e bënin me pretekstin se kishin merita të mëdha për mbrojtjen e interesit të krishterimit, në veçanti për popullarizimin e luftës së Skëndërbeut. Papa duke qënë në kohërec të ngjarjeve, bëri zgjidhjen që ti kënaqte të dyja palët.

Në vitin 13.IV.1451 Papa Nikolla V urdhëron Ipeshkëvin e Kotorrit, Bonin de Tolentis dhe Vikarin e Arqipeshkëvis së Raguzës, Gjon Gazullin, rektor i Kishës  së Shën Pjetrit, që një pjesë të shumës së fituar  nga indulgjencat e vitit jubilar 1450 t’ia dorëzojë Gjegj Kastriot Skëndërbeut ose njerëzve dhe besnikëve të tij,“zot i Krujës e i Arbënisë”, vazhdimisht po u qëndron me trimëri dhe guxim turqëve dhe po lufton me ta”. (26)

Më 25.V.1451 Papa Nikola V kishte ngarkuar Gjon Gazullin, Bonin de Tolentis, e një të tretë për të mbledhur të holla nga induligjencat që i bën papa popullit, në qytetin e Raguzës e nëpër krahina të ndryshme. Gazulli ka shkuar të vizitojë “magnificus Georgius Cstriottus” (është dhe emri “Skëndërbe”) për shkak të mosmarrveshjeve me duken Stefan (të Bosnjës), po sidomos për shkak të murtajës që po rrezikon vendin, shpallja e indulgjencës të shtyhet, por afati të mos kalojë të gjashtë muajt. (Radonic 41.Jorga , NotesII 448 ).(27)

Më18.III.1452 Eugjen Summa, “Episkop Prokurator i gjithë Arbëris, në emër të të madhënishmit dhe të shkëlqyeshmit zotit Gjergj Kastrioti, Alias Skandërbeg”, komandon dhe me letër të kapedanit të Lezhës, merr në noteri dhe kancelari të Raguzës, nga dora e Bonin de Tolentis, vikar i Arqipeshkvit Jakob të Raguzës dhe nga mjeshtri Gjon Gazulli, tagra mbledhës i dërguar nga Selia Apostolike, 4893 perperë që i përkasin Skëndërbeut. Ato janë nxjerr nga dhuratat e vitit 1451, dhënë për ndjesitë e shpalluara nga papa Nikola i V, pasi janë zbritur shpenzimet e bëra.(Radoniç. 51.)(28)

 

18 Mars 1452

Procesverbal i mbajtur në Raguzë më 18 mars 1452, i cili vërteton se amabasadori i Skëndërbeut, Peshkopi Andrea Suma ka tërhequr shumën 4893 dukatë arë grumbulluar me nismën e selisë apostolike, si ndihme për luftën e shqiptarëve kundër invazioneve osmane

Në prani të: Niksa de Giue, zotit Marku e zotit Nikollë Salomoni, mjeshtri Gjon Matia, mjek, ciroik, rrogtar nga komuna e Raguzës, Forte Antoni nga Kursola, Luk de Florentina, Filip de Arimino, Karluç Aluizi nga Marfredonia duke pasur dëshmitarë e të pranishëm, të thirrur e të pyetur për këtë gjë dhe të tjerë, aty i përnderuari në Krishtin at zot Andrea Suma. Peshkop, prokurator shumë i denjë i  gjithë Shqipëris, për hir të zotit e të Selisë Apostolike, e prokurator me emer të madhërishmit e të të shkëlqyerit zotit Gjergj Kastrioti i quajtur Skëndërbe, i paisur  me mandatë të posaçëm, sikur del nga prokura shkruar me shkresë publike dhe shpallur nga dora e burrit të urtë Mikel de Nikolai, i noterit me autoritet publik të përgjithëshem e tani kancelar i Lezhë., Në mijëvjeçarin dhe në indeksionin e tanishëm data e saktë, 18 shkurt, dhe duke qënë i rekomanduar  me anë të letrës së zotit kapidan të Lezhës, të nënshkruar në këtë shkresë, me vule autentiketë qeverisë së Shën Markut, që bëjnë dëshmi për ligjshmërinë e noterit e të kancelarit të mbithënë, si shihet e lexohet nga unë, noter i nënëshkruar, dëshmoi dhe tregoi i kënaqur se po merre në dorzim në emër të prokurorit të sipërpërmendur dhe në emër të tij.  Pranonte se i janë dhenë gjithsej një nga një të numëruara me dorë nga të nderuarit etër në Krishtin zotërinjt Bonino de Telenti, Vikar i shumë të përndriturit  kryepeshkopit raguzian dhe nga mjeshtri Gjon Gazulli, tagrambledhes e mbikqyrës  të dërguar nga selia apostolike, e zbatues  të letrës apostolike  dhën e të lejuar për Jubilenë e shenjtë. Këta kanë dergjur e kanë dorzuar, dukatë, moneta, rauba, perpera 4893, sa i përkasin Skëndërbeut si të holla të tij, duke nxjerr domosdo shpenzimet e bëra për shpërblimin e plot të ndërmjetësis së tij; dhe këtë shumë duhet ta marrë në bazë të koncensionit  të bërë  nga selia apostolike, nga të gjitha dhuratat  e kontributet e para të mbledhura, ta nxjerra, të marra – me rastin e Jubileut  sipas bulave apostolikeqë kanë ardhur për këtë qëllim, të dhëna në vitin e zotit 1451, 18 prill, viti i pestë i pantifikatit të Zoit tonë  Shenjtë Papa Nikolla V. Për këtë arsye, ai zoti Peshkop, me cilësinë e tij si procurator, si më sipër, i bëri zotëri Vikarit e zotëri Mjeshtër Johan, tagrambledhës, mbikëqyrës dhe zbatues të shkresave të sipërthëna, përfundimin e detyrës, lehtësimin, qetësimin, zgjidhjen dhe paktin në bazë  të të cilit ai nuk do të kërkoj nga ndërmjetësia e bërë në rastin e Jubileut  të sipërpaguar gje tjetër, që ti përkas zotit Skëndërbe, që rrjedh ngatë hyrat dhe të ardhurat e bëra me atë rast, të nxjerra nga të gjithe e nga secili, të mbajtura prej tyre në atë periudh kohe. Gjithashtuheq dorë nga çdo e drejt ose veprim dhei zgjidh e i liroj ato zotërinj tagrambledhës, ekzaktor e zbatues të bulave apostolike nga të gjitha e nga cdo detyrim tjetër që mund të kërkohet nga të sipërthënët. Dhe u siguron me cilësinë e tij si procurator, se as ai e asnjë procurator tjetër i zotit Skëndërbe, as trashigimtar e pasardhës i tij nuk do të kërkoj më tepër, nuk do të lypë nga ata tagrambledhës, ekzekutor së bashku ose nga secili prej tyre dhe kurr kundër tyre nuk do të ngrihet çështje që u tha më sipër. Çdo gjë që u shkrua do të forcohet me firma dhe do të ratifikohetme mirenjohje duke renovuar çdo ligj, statut e të drejt ndihme të përgjithëshme në rast se del ndonjë kontradiktë në të ardhmen. Kjo letër të mos hapet pa dëshmitar.

Kjo letër është botuar për herë të parë në shqip nga Kristo Frashëri në botimin e Akademis së Shkencave të Shqipërisë “Skëndërbeu dhe lufta shqiptaro-turke në shek. XV” (Vëll.I Tiran 2005. )(29)

Më 8.II.1453 Vladislavi i Bosnjes (djali i stefanit) i përgjigjet Raguzës se nuk ka gjë kundër saj dhe se e kanë mashtruar. Raguza i lutet që të mos vijë atje. ambasador është Gjon Gazulli, të cilit i jepen 40 perperë dhuratë nëstof.Jorga, Notes II 486, sh.1.

Në një dokument të datës 19.XII.1455 Gjon Gazullin e gjejmë sërish ambasador të Skëndërbeut. Në këtë kohë humanisti dhe diplomati ynë i shquar  u angazhua  për çështjen  e lirisë,  lidhur me lundrimin  e raguzianëve në limanin e rodonit, i cili në kohën e luftës së popullit shqiptar me Skëndërbeun në krye,  paraqet rol me rëndësi për eksportin  dhe improtin  e Republikës në Shqipëri.

Për Gazullin në vitet 1453-67 jepet një biografi kryesisht të karakterit arkival, Pal, Rapporti it.-alb 160, sh. 154. Ne ato vite ai ka qënë ambasador  i Skëndërbeut  në Raguzë (IX.53), te papa Nikolla V(II. 1454), te duka i Bolonjes dhe tek ai i Milanos (1456) përsëri në romë (15.II.1458), për tu kthyer  në Raguzë (III-IV. 1459) më vonë në Venedik (XII.1463)  dhe përsëri në Romë (IV. 1465) ishte ndër më të besuarit bashkëpuntor të princit shqiptar te papa, sa herë vajti, mori ndihma në të holla për Skëndërbeun. (Shif Jorga, Notes II 485, Archiv. Stor.it. CXIV 732; Gelcich- Tha lloczy, Diplomatarum Ragus.745; Radoniç 178, 181-2; Miklosich, Mon. Serb. 481-3; LjubiaeX 293, e quajn De gazolis, de Gazolis.(30))

Në vitin 1457 Gjergj Pleini, së bashku me Gjon Gazullin është përmendur si anëtar të një misioni diplomatik në itali.(31) Në përpjekjen për të siguruar ndihma në të hola, Pelini në misionin diplomatik të 1457 shkoj në romë te Papa Klalisti II, kurse nje vit më vonë e gjejmë të angazhuar në pajtimin midis Skëndërbeut dhe Venedikut.

Gjon Gazulli mund të quhet “diplomat profesionist”, duke qënë se qysh në kohën e lëvizjeve kryengritëse të prijësve arbër më 1432 ai del të ketë sherbyer si ambasador  i Republikës së Raguzës pranë Perendorit Sigismund.(32)

Raguza ka pasur vazhimisht marrëdhënie të shkëlqyera me shqipërinë e pa diskutim Gjon Gazulli është një factor i rëndësishëm në krijimin dhe qëndrueshmërinë e këtyre marrëdhënieve. Ai ishte qytetar i qytetit të raguzës me gjak shqiptari, i cili përcillte me interesim te madh ngjarjet në Shqipëri.

Gjon Gazulli shfaqet si një person me aftësi të rralla në fushën e diplomacis e shquhet si një ndër diplomatët më të zotë të kohës. Vetë situate e krijuar dhe aktiviteti i tij i gjërë dhe i spikatur bënë që ai të hynte në mënyrë aktive në zgjidhjen e mjaft ngjarjeve politike të kohës. Ndërsa vendet ballkanike bënin rezistencë ndaj gjendjes së krijuar nga sulmet e drejtpërdrejta të Turqve, qarqet diplomatike europiane dhe shtetet e Europes zhvillonin një aktivitet të gjerë diplomatik, kundër deportimit të mëtejshëm të osmanëve prandaj ato nxisnin dhe përktrahnin rezistencën e popujve të ballkanit e kjo ishte e lidhur drejtëpërsëdrejti në mbrojtje të interesave të tyre e në radhë të parë të lirisë së tyre. Dihet se qendra kryesore e kesaj diplomacie ishte Roma dhe vendet e tjera te Italisë dhe në anën tjetër Hungaria Në këtë veprimtari politike dihet se rolin kryesor e kanë luajtur intelektualet e kohës, njerzit e shkolluar e sidomos ato që ishin shkolluar në shkollat e këtyre vendeve.

Në misionet diplomatike janë të angazhuar shumë personalitete diplomatike por Gjon Gazulli është një mission specilal, që në emër të Skëndërbeut të shkonte në Vatikan e këtë shpesh e shfrutëzon dhe Raguza për interesat e veta, ai shquhej për shkathtësinë  dhe inteligjencën e tij.

Nuk u ndalëm këtu në fjalimin e mbajtur prej Gjon Gazullit në Prani të Papa Nikollës V, në romë në vitin 1451 pasi ai fjalim është botuar i plotë në revistën Leka, Shkodër, nr, 1-2, 1939 (shtojcë). Prof. Pal Nikolli e cilëson Gjon Gazullin si figurë ndër më të shqaurat e diplomacis dhe shkencës europiane të shek. të XV-të.

 

 

Literatura

 

1.         Libarstatutorum civitatisRagusii composites anno 1272, ed. V. Bogisic et C. Jereçek, in Monumenta historic-juridica Slovorum meridionalium, vol. IX, Zagrabiae, MCMIV, Lib. II, XXIV, p. 46-“Sialiquis nuncius vel nuncio mitterantur Dyrachium, habere debeat unusquisque ipsorum yperperos septem et lignum et engarios a comuni”

2.         HAD, Miscellanea saec. XIII; Drançolli, J. bashkëpunimi në ditë të vështira, p. 13, Rilindja, 2. III. 1985.

3.         Radoniç, J.  “Djuradj Kasrtriot Skëndërbegi Arbanija u XV veku, 70”; Jereçek, K.  Istoria Sarba I, 360, Beograd, 1978.

4.         Drançolli, Jahja. “Gjin Gazulli astronom dhe diplomat i shekullit XV” fq. 58, Prishtinë,1984.

5.         “Hylli I Dritës”, nr 7-9, fq, 400, 1940.  

6.         “Fjalori Enciklopedik shqiptar” Vëllimi I, Tiranë, 2008.

7.         Drançolli, Jahja. “Gjin Gazulli astronom dhe diplomat i shekullit XV” fq. 58, Prishtinë, 1984.

8.         Shutertiqi, Dhimitër. “Moti i Madh” përmbledhje shënimesh e dokumentesh për historinë shqiptare të viteve 1379-1479, fq. 83 Shtepia botuese “Dituria”, Tiranë, 2006.

9.         J. Tadiç, “Johannes Gazuli 440”.

10.     Sihgmundi, AHD, Lettere et commissioner Leventis XII, Fol. 16; J Tadiç, “Johannes Gazuli” 440.

11.     Drançolli, Jahja. “Gjin Gazulli astronom dhe diplomat i shekullit XV” fq. 58, Prishtinë, 1984.

12.     Shutertiqi, Dhimitër. “Moti i Madh” përmbledhje shënimesh e dokumentesh për historinë shqiptare të viteve 1379-1479, fq. 94, Shtepia botuese “Dituria”, Tiranë, 2006.

13.     Drançolli, Jahja. “Prania e shqiptarëve në Raguzë gjatë shek. XIII- XV”, “Gjurmime albanologjike”, “Seria e shkencave historike”, I. XV, fq.39-60, 16-1986, Prishtinë, 1987, ,

14.     Plasari, Aurel. “ Skëndërbeu një histori politike” fq. 307, Tiranë 2010.

15.     Gelcich–Thalloczy, Diplomatarium Raguz. 568-7, Radoniç 38, Jorga , Notes II446. Sh.1

16.     Shutertiqi, Dhimitër. “Moti i Madh” përmbledhje shënimesh e dokumentesh për historinë shqiptare të viteve 1379-1479, fq. 166, Shtepia botuese “Dituria”, Tiranë, 2006 .

17.     Frashëri, Kristo. “Gjergj Kastriot Skëndërbeu, jeta dhe vepra” (1405-1468) f q. 171, Tiranë, 2002.

18.     Frashëri, Kristo. “Gjergj Kastriot Skëndërbeu jeta dhe vepra” (1405-1468) f q. 171, Tiranë, 2002.

19.     Drançolli, Jahja. “Prania e shqiptarëve në Raguzë gjatë shek. XIII- XV”, “Gjurmime albanologjike”, Seria e shkencave historike I. XV, fq. 69, 16-1986, Prishtinë, 1987.

20.     Plasari, Aurel. “Skëndërbeu një histori politike”, fq. 307, Tiranë, 2010.

21.     Frashëri, Kristo. “Gjergj Kastriot Skëndërbeu jeta dhe vepra” (1405-1468) f q. 170, Tiranë, 2002.

22.     Plasari, Aurel. “Skëndërbeu një histori politike”, fq. 307 Tiranë, 2010.

23.     “Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë II”,fq. 308,Tiranë, 1962

24.     Drançolli, Jahja. “Prania e shqiptarëve në Raguzë gjatë sheku. XIII- XV, “Gjurmime albanologjike”, Seria e shkencave historike I. XV, fq.69, 16-1986, Prishtin, 1987.

25.     Radoniç, J.  Djuradj Kastriot Skëndërbeg, 21 s.

26.     Bullarium FranciscanumI 1071. Radoniç 40 Shutertiqi, Dhimitër. “Moti i Madh” përmbledhje shënimesh e dokumentesh për historinë shqiptare të viteve 1379-1479” Shtepia botuese “Dituria”, Tiranë, 2006.

27.     Shutertiqi, Dhimitër. “Moti i Madh”, përmbledhje shënimesh e dokumentesh për historinë shqiptare të viteve 1379-1479, Shtëpia botuese “Dituria”, fq. 168, Tiranë, 2006.

28.     Shutertiqi, Dhimitër. “Moti i Madh” përmbledhje shënimesh e dokumentesh për historinë shqiptare të viteve 1379-1479”, fq. 176 Shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë, 2006.

29.     Frashëri, Kristo. “Skëndërbeu dhe lufta shqiptaro-turke në shek., XV”, Vël. I, fq. 66, “Akademis së shkencave të Shqipëris”, Tiranë, 2005. 

30.     Shutertiqi, Dhimitër. “Moti i Madh” përmbledhje shënimesh e dokumentesh për historinë shqiptare të viteve 1379-1479, fq. 176 Shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë, 2006.

31.     Berisha, Gjon. “Arbnorët ndërmjet kishës perëndimore dhe asaj lindore gjat shekullit XI_XV”, fq. 554, Prishtinë, 2015.

32.     “Diplomatarium relationum Reipublicae Ragus”, 368-369 (DAD)

33.  Nikolli, Pal. Llusku, Bib. Gazeta Rilindja, Tiranë, nr 582, fq. 77, maj 1995.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *