Doktor John Kelmendi nderohet nga Kongresi Amerikan

Përfaqësia e senatit dhe kongresit në Michigan, USA ka nderuar Z.John Kelmendi për përfshirjen dhe kontributin e tij si mësues në komunitetin e Michiganit juglindor. Z.Kelmendi ka qënë një avokat i dedikuar për studentët përgjatë karrierës së tij në shkollat publike në Detroit dhe i përfshirë në grupet lokale komunitare.

Ai nisi karrierën e tij në shkollat publike në Detroit në vitin 1993 dhe siguroi një reputacion si një mësues i dedikuar i cili investoi në suksesin e studentëve të tij.

  1. Kelmendi fillimisht lektoi studimet shoqërore në “Pershing High School” dhe u bë drejtuesi i departamentit të studimeve shoqërore në vitin 2003. Në këtë rol ndihmoi personelin për të menaxhuar mësimin në këtë department. Ai gjithashtu shërbeu si një trajnues për të vëzhguar dhe vlerësuar mësimdhënësit e tjerë.

Puna e Z.Kelmendi në Pershing rezultoi me përmirësime domethënëse në arritjet akademike duke rritur kështu edhe studimet shoqërore. Periudha e Z.Kelmendi si një mësimdhënës dhe aktivist komuniteti ishte kritike për përmirësimin e arritjeve të studentëve dhe krijimin e një kulture

përsosmërie në departamentin e studimeve shoqërore. Si rezultat i punës së tij Z.Kelmendi mori çmimin e Arritjeve nga Shkollat publike të Detroitit dhe ju dha mirënjohja për pasionin e tij për mësimdhënien.

Ai ka qënë aktiv në komunitet, duke shërbyer si anëtar i Shkollës së Detroitit, Komiteti për Marrëdhëniet komunitare të shkollës, të cilat ndihmuan në krijimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit midis komunitetit akademik të shkollave publike ne Detroit dhe rezidentëve në Detroit. Z.Kelmendi shkoi lart dhe përtej asaj që pritej në një klasë dhe komunitet, dhe përpjekjet e tij janë të denja për lavdërim. Për të gjitha këto Z.Kelmendi u nderua nga Kongresi dhe Senati për punën e tij si edukator dhe punën në komunitet.

Ky njoftim u publikua ne shtypin qendror shqiptar dhe ne disa portale te tjera te rendesishme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *