Ditën e premte me 26 janar 2018, në orën 7: 00 Pm, në “ The Imperial House” në Detroit-USA, Komisioni i Komunitetit Shqiptar në përkujtim të 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, organizon Mbrëmjen Letrare, me temën “ Gjergj Kastrioti në kangët e popullit dhe vargjet e poetëve, të huaj dhe shqiptar”, përzgjedhur nga poeti dhe botuesi Pjetër Jaku, i cili është edhe pjesë e këtij komisioni.
Programi do të jetë i larmishëm me vargje, këngë patriotike dhe ndonjë përshëndetje koncize.
Në këtë aktivitet që është i pari në çeljen e kjëtyre Ditëve Historike për këtë ngjarje, që vazhdojnë me 27 Janar , me Simpoziumin Sheknecor në Sallën e Kishës “Zoja Pajtore e Shqipëtarëve”, si dhe Mbrëmjen Gala që do të realizohet në Qendren Kulturore të Kishës së Shën Palit me datën 28 , të dielen në mbrëmjë, do të jenë të pranishëm edhe të ftuarit nga larg!
Hyrja është falas dhe do të ketë një kokteil të pasur!
KOMISIONI ORGANIZATIV,
DETROIT, 21 JANAR 2018