10 Talentet shqiptare yjet e Klubit të Futbollit ; “Italianë Brooklyn Football Club – IBFC”
(foto zyrtare e klubit) Në këmbë i katërti nga krahu i majtë Ilir Mujaj në një “try outs” me ekipin e Aderlehtit – Belgjik
BROOKLYN NYC : Themeluesit e klubit të Futbollit – Italianët Brooklyn Football Club, janë emigratët e hershëm italian të cilët vërshyen me së shumti pas Luftës së Dytë Botërore, duke emigruar në SHBA, nga çdo kënd i Apennineve – dhe në veçanti nga jugu i Italisë , thundra e “çizmes”, pjesa më e “varfër” e Italisë, Calabria, Pulia dhe Siqilia.
Ata erdhën për një jetë më të mirë, duke u integruar plotësisht dhe madje ata janë dhe një nga komunitetet e huaja në Amerikë, padyshim më të sukseshmit. Italianët janë të tretët për nga numëri në Amerikë. Shumë prej tyre u vendosën mbasi zbarkuan në Ishullin e Lirisë(Liberty Island) kaluan në Brooklyn – New York. Dhe, mbasi nuk dinin asnjë fjalë anglisht, ata ashtu si edhe komuniteti shqiptarë, qëndruan bashkë në fillim – në koloni dhe klube komunitare. Shumë prej tyre ishin nostalgjik të Italisë dhe traditave që ata lanë pas, duke e bër jetën dhe krjiuar një “itali të vogël – Little Italy” në New York .
Burrat do të mblidheshin në klube sociale dhe me shokët do të luanin kartat -(bixhozin). Mirëpo, më shumë ishte e nevojshme, ku do të shkonin rinia – fëmijët e tyre, diçka mungonte në jetën e tyre të përditshme! Kishte nevojë për një grup artistik, për një kishë, por edhe për një Akademi të futbollit. Kështu, këta emigrantë të njohur në Amerikë, për punën e tyre të sukseshme, në fillim të vitit 1949 ngritën Shoqërinë Sportive Italianët Brooklyn Football Club. Mbasi prej andej nga kishin ardhur Futbolli ishte pjesë e jetës së tyre të përditshme. Ajo ishte “kërthiza” që do t’i lidhte me Italinë, njësoj si amerikanët me Futbollin Amerikan, Bejsbollin apo Basketbollin.
Kur flasim për Futbollin e italianëve në Amerikë, nuk mundet të lëmë pa permendur edhe shqiptarët të cilët kontribuan ose janë pjesë ende e kësaj shoqërie sportive. Klubi i Futbollit Italianët Brooklyn Football Club – IBFC – është një klub lokal dhe shtetëror futbolli që në vitin 1979 bëhet Klubi i parë italo-amerikan në kampionatin e Ligës Amerikane. IBFC në Ligën Amerikane të Futbollit, ka fituar titullin e Kampionë dhe të Kupës së SHBA, Kupën më prestigjioze të Shteteve të Bashkuara (ekuivalente me Coppa Italia). Edhe futbollistët shqiptarë që veshën fanelat e këtij klubi futbolli natyrisht që do të mbahen mend për këto arritje madhështore, pas 33 vjet që klubi hyri në Ligën e Metropolitane të Futbollit Amerikan.
Sipas presidentit të kësaj Akademie Joe Barone, thotë se tani vëmendja është përqendruar në drejtim të Futbollit me të gjitha moshat – pra sistemit zinxhir. Rezultate të mëdha, satisfactione, emocione dhe sakrificat janë vlerë e këtyre ekipeve zinxhir. Akademia e Futbollit Italianët Brooklyn Club – IBFC, është konsideruar “Mbretëresha” italo-amerikane e Klubeve të futbollit. Kjo Akademi është fryt i shumë viteve pune dhe sakrifice, jo vetëm financiarisht, por edhe punës që bëhet aty me talentet e reja . Tani kur shikon se IBFC, ka më shumë se 100 trofe vendosur në vitrinën e xhamit, të cilat janë trofe të fiuara në nivele shtetrore dhe kupa e medalje lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, athere bindesh edhe për suksesin.
Në 53 vitet e futbollit, duke fituar me një mesatare prej 2 trofe në vit janë rekord i IBFC, sa që një numër shumë i vogël i Klubeve të Futbollit në SHBA, mund të kenë bërë të njëjtën gjë, dhe t’a kenë “zili” atë. Në gjysmën e shekullit të ëndrrave, të këtyre talenteve të futbollit, është shumë e vërtetë, se shumë të rinjë djem të emigrantëve shqiptarë, kanë ardhur në ekipet zinxhir të Italian Brooklyn Soccer Club. Dhe ky është një falenderim i veçantë për djemtë e shqiptarëve të cilët janë pjesë e suksesit të kësaj Akademie Futbolli që numëron mbi 100 trofe. Ky është një falenderim i ngrohtë për të gjithë këta futbollista të rinjë, nga e gjithë bota që janë pjesë e sistemit zinxhirë: Italianë, Rusë, Gjerman, Anglezë, Francezë, Brazilian, Argjentinas, Meksikan, Shqipëtarë, Kinez dhe Arabë e tjerë. Fëmijët e shqiptarëve janë talente të vërtet me një të ardhme të shkëlqyer në botën e futbollit, sportit më interesantë dhe më tërheqës në botë, që në sajë të sistemit zinxhir të Futbollit në akademinë Italianë Brooklyn Football Club – IBFC, janë edhe duke kontribuar në rritjen e futbollit në SHBA.
10 -Talentet shqiptare yjet e Klubit të Futbollit ; “Italianë Brooklyn Football Club – IBFC”. Dreni, Zajmi, Xhani Zajmi, Ilir Mujaj, Agim Mujaj, Armend Ahmetaj U-15 , Endri Hena U18, Suad Kraja U-13, Elvis Meta U -11, dhe Fatjon (Tonny) Kapaj e Mirsad Hysenaj
Dreni Zajmi :
Dren Zajmi i lindur me 05/01/1996 – 16 vjeçar. Pozita qendër sulmues – dhe sulmues . Karierën e futbollit e ka filluar në sistemin zinxhir në Kanada, ku në moshën 5 vjeçare, ka qenë një ndër “top lojtarët” në ekipin e provincës New Brunswick, në kampionatin kombëtar të Kanadas. Dreni ka qenë një ndër golashënuesit më të mirë në ekipin e ti në Kanada. Me të ardhur në SHBA, New York në vitin 2010, shqipatri nga Kosova, Dreni Zajmi iu rribashkangjitë ekipit të Futbollit Brooklyn Italians Club , ku që nga fillimi u bë një ndër lojtarët kryesorë në ekipin e U14, dhe U15. Ndërkohë ai tani luan për moshën U16-dhe U18,. Ai është një ndër golashënuesit më të mirë.
Ekipi Brooklyn Italians vitin e kaluar fitoi kampionatin në CJSL Ligën , Turneun e Massapequa ku golat që shënoi Dreni i dhnë edhe titullin e kampionit IBFC. Që nga fillimi i sezonit të vitit 2012 në dy lojët e para Dreni ka shënuar 4 gola. Trainerët e tij e konsiderojnë atë për momentin lojtarin më të mirë në Brooklyn Italians Futboll Club, dhe planifikojnë ta dergojnë në Itali – të “provohet” për Klubin e Futbollit Roma gjat kësaj vere për të marr pjesë në “try outs” . Dreni Zajmi poashtu është ndër lojtarët kryesorë në shkollën e tij Fort Hamillton në Bay Ridge, në sezonin e parë në këtë shkoll shënoi 4 gola . Dreni është tifoz i ekipit Manchester United, kurse shpreson që një ditë të kontribuoj në futbollin shqiptar, dhe pse jo edhe të veshi fanellën kuqezi. Aktivozohet aktualisht me ekipet zinxhir të Akedemisë së Futbollit Italianët Brookly Club – IBFC.
Xhani Zajmi :
I vëllai i tij po futbollist i ekipeve zinxhir të kësaj akademie futbolli në Amerikë, Xhan Zajmi i lindur më 29.06.1997 është në grupin e talenteteve shqiptare që janë yjet e këtij Klubi Futbolli.. Xhani 14 vjeçar , luan në pozitën e mesfushorit. Si edhe vellau i tij – ai e ka filluar karierën në të njëjtën ekip në Kanada, ku ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në ekipet e sistemit zinxhir atje. . Me ardhjen në SHBA, ai dhe vëllai meqense babai i tij – diplomat në Konusllatën e Pergjithshme të Kosovës në New York, iu bashkangjit ekipit të Brooklyn Italians Club, dhe zuri vendin kryesorë ekipin e tij, U14 dh tani U15, në pozitën e mësfushorit ka dhënë disa gola. Ai ka qenë lojtarë kyç në sukseset e ekipit të tij gjatë ketyrë 2 viteve në SHBA. Xhani poashtu është një ndër lojtarët më të mirë në ekipin e shkollës në Fort Hamilton. Xhani poashtu është fansi i Manchester United dhe Arsenalit dhe shpreson një ditë si vëllai i tij – të japi edhe ai kontribut në futbollin shqiptar. Dreni dhe Xhani janë student të mirë dhe mbajnë shoqëri me shokët e tyre shqiptar në Brooklyn Italians. Aktivizohet me me ekipet zinxhir të Akedemisë së Futbollit Italianët Brookly Club – IBFC.
Ilir Mujaj:
Quhet Ilir Mujaj i datëlindjes 1 Dhjetor 1997 dhe është vetëm 15-vjeç. Ai është i biri i një emigranti shqiptarë, i cili ka kaluar sagën e presekutimit në Shqipëri, gjatë regjimit komunist. Iliri vetëm në SHBA, pati mundësinë të demostrojë talentin e tij prej një ylli të ardhshëm Futbolli. Iliri është tani nën vëzhgimin e specialistëve të Futbollit, nga disa Klube të njohuara europiane si, Milani, Bracelona, Anderlehti, dhe Arsenali. Por, që më së fundi ai ka rënë në sy të skautëve të Anderlehtit, të cilët e kanë marrë në ekipin e të rinjve të tyre, dhe e i bënë një provë që quhet “try outs” .
Mujaj është nga një familje shqiptare, e presekutuar gjatë sundimit të Enver Hoxhës dhe ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtu meqënse prindërit e tij Xhaferri dhe Merita nuk kanë kursyer asgjë për pasionin e biriti të tyre, ai ka rënë në sy të zbuluesve të skuadrës së famshme belge, që e kanë marrë menjëherë në ekip.
Mujaj ishte në provë te Anderlecht dhe ka marrë pjese e në një ndeshje të grupmoshës U15, ku ka arritur të bindë stafin e skuadrës belge për aftësitë e tij si qendërsulmues. Keshtu që menjëherë ai ka firmosur për gjigandët e Belgjikës. Arriti të provohet në gushtë 2011 vazhdoj të stërvitej dhe të luaj në formacionin bazë ku luajti për 5 muaj – por për arsye të dekumentacionit detyrohet të kthehet përsëri në Brooklyn – New York duke pritur dekumentacionin…….!
Ëndrra e Mujajt është që një ditë të veshë fanelën kuqezi të kombëtares shqiptare, që është edhe dëshira e madhe e babait të tij Xhaferrit. Gjithashtu, idhulli i lojtarit është sulmuesi aktual i kuqëzinjve, Hamdi Salihi.
Iliri është 180 cm i gjatë . Ai mendon se për të kalimi te Andrlecht është një ëndërr që pritet të realizohet, pasi ai është marrë me futboll që në moshën 7 vjeçare, kur filloi të aktivizohej me ekipet zinxhir të Akedemisë së Futbollit Italianët Brooklyn Soccer Club – IBFC. Gjithashtu nëse ai arrin të jetë i suskesshëm në Belgjikë, së shpejti mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm edhe për skuadrat kombëtare të moshave.
Agim Mujaj :
Talenti 15-vjeçar, Agim Mujaj, stërvitet me skuadrën e të rinjve nga një trajner shqiptarë,Fatjon (Tonny) Kapaj i cili më parë ka qenë futbollist me Dinamon e Tiranës – Shqipëri. Shqiptari Mujaj është pjesë e shkollës së futbollit në Italian, Akedemisë së Futbollit Italianët Brooklyn Soccer Club – IBFC.. Ai po ashtu është pjesë e Përfaqësueses U-15 të këtij ekipi.
“Ai është një djalë i ri shqiptarë, që nuk ndalet së punuari me skuadrën e tij – dhe është i koncentruar gjithë kohën në lojë. Ai është i shpejtë dhe ka një teknikë shumë të mirë, ka gjuajte të fortë dhe të sakte, shquhet për triblime dhe asiste”, thotë Kapaj trajneri i Mujajt një shqiptarë i emigruarar dekadën e fundit..
Ai është prej vitesh në Akedemin e Futbollit Italianët Brooklyn Soccer Club – IBFC, dhe luan me squadrat e sistemit zinxhir që për synim ka zhvillim të talenteve në të futbollit në SHBA, thotë babai i tij Avdul Mujaj . Kjo akademi është kompani private dhe e pavarur nga Federata e Futbollit e SHBA. Synim ka të krijojë futbollistë që t’i transferojë ata më pas në ligat më të forta të Evropës dhe Amerikës, na tha ai.
Numri i futbollistëve shqiptarë që po zhvillohen në SHBA është i madh tani sidomos dy dekadat e fundit. Në Ligën Metropolitane tani luajnë mbi dhjetëra futbollistë shqiptarë. Disa prej tyre tashmë janë duke synuar që karrierën e tyre t’a vazhdojnë në liga më të forta. Dhe ëndërra e tyre është të veshin fanelat kuqezi të kombëtares së Shqipërisë, dhe të luajn?7 edhe për ndonjë ekip për tej oqeanit në Europë.
Mirsad Hysenaj :
Presidenti Joe Barone e ka afruar si drejtor teknik të tranjerëve shiptarin Mirsad Hysenaj një ish futbollist i cili në vitet1990 ka luajtur për të rinjët e SHBA . Ai tani në Akedemin e Futbollit Italianët Brooklyn Soccer Club – IBFC, punon me shumë kenaqesi me tranjerët dhe talentet dhe drejton U14 aty ku ndodhet talenti Ilir Mujaj – i cili vitin e kaluar çuditi menagjerët e Anderletit në Belgjikë.