Korespodente e Kuvendit ne Greqi
Me rastin e festës së flamurit tonë kombëtar, me daten 28 Nentor 2017, ne Novus City Hotel- Athine, Ambasada Shqiptare në Greqi dhe ambasadorja Znj, Adriana Hobdari shtruan një darkë, ku morën pjesë shqiptarë nga të gjitha qytetet e Greqisë, biznesmenë, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, si dhe artist shqiptar që punojnë dhe jetojnë në Greqi.
Pamvarsisht nga problemet e shumta që kalojnë emigrantët shqiptarë këtu në Greqi, në të shumtën e rasteve viktima të një rracizmi të verbër, Ambasada Shqiptare është përpjekur gjithmonë të jetë në mbrojtje të plotë të të drejtave të bashkëkombasve të vet. Megjithëse një mbrëmje festive, ishte një mundësi e mirë për të diskutuar pengesa me të cilat ndeshen shqiptarët në tokën Helene. Ambasadorja Adriana Hobdari shprehi gadishmërinë e ndihmës së pa diskutueshme të pajisjes me dokumente të rregullta për ç’do emigrant.
Mbrëmja vazhdoi nën ritmin e këngëve dhe valleve të bukura Shqipe si dhe poezive të autorëve të shquar shqiptarë, të zgjedhura pikërisht për këtë festë.
1)Konsulli i pergjithshem (Basjan Vataj ) 2)N/kryetar SH E SH G (Vladimir Selamaj ) 3)pergjegjese e kultures Arta Guri ( ne mes ). 4)Sek /pergjithshme (Majlinda Gjoka ) 5)Ambasadoria, Znj Adriana Hobdari, ( e para djathtas ) 6) Kryetari A Cani. 7)Arketari Urim Gjoka