Ne foto: Dom Ndue Gjergji dhe Mikel Demaj
( Në përkujtim të 550 vjetorit te vdekjes se tij)
Pjeter Jaku
Takimi i radhës për aktivitet që do mbahen nga Shqiptarët e Detroitit gjatë mujat Janar 2018, në përkujtim të 550 vjetorit të vdekjes së Skëndërbeut, u mbajt në Qendren e Aktiviteteve të Kishës “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield Michigan. Këshilli që do e drejtoi këtë muaj aktivitetsh, do të jetë i përbërë nga drejtuesit e Qendrave Fetare:
Dom Ndue Gjergji, Kryetar
Imam Shuajb Gerguri, anëtar,
Dom Fred Kalaj, anëtar
Dervish Elidon Pashaj, anëtar
Prifti i Kishës Ortodokse, anëtar
Takimin e drejtoi me urtwsi Dom Ndue Gjergji
Këshilli drejtues i kwsaj ngjarjeje pwr shqiptarwt e Diasporws, i pranuar edhe nga shoqatat e mediat e komunitetit, do drejtoi komisionet e tjera, të cilat do ndihmojnë në përcaktimet konkrete të çdo aktiviteti.
Konkretisht: Organizimin e Simpoziumit Historik Gjovalin Gegaj, Dom Fred Kalaj, Valentin Lumaj dhe Edvin Hoti.
Takimet sportive të të rinjëve në futbollin në salla të mbyllura do e drejtoi, Mikel Demaj
Komisionin e mediave do e drejtoi gazetari i njohur, Zef Përgega
Komisionin letrar për mbrëmjen me krijimtari të zgjedhur për Skenderbeun, Pjetër Jaku
Ndërsa drejtimin e Mbrëmjes Gala, që njëkohësisht do jetë finalja e këtyre aktiviteteve, do e drejtoi artisti i njohur, Fran Gjokaj, nderuar me medaljen e Paqes nga Presidenti i Republikes së Shqipërisë.
Mikel Demaj, si një nga nismëtarët e parë të këtij aktiviteti, paraqiti problemet që kanë dalë gjatë më shumë se një muaj, nga fillimi i levizjes për këtë ngjarje historike me rëndësi të veçantë për të gjithë shqiptarët, i njohu të pranishmit me diskutimet dhe propozimet konkrete, që ky përkujtim të dalë sa më i realizuar. Të pranishmit diskutuan konkretisht për simpoziumin, shpenzimet e të cilit do të kërkojnë shuma të mëdha, duke kërkuar reduktimin e të ftuarve nga jashtë Amerikës, nga 11 që ishin propozuar deri në dy historianë e, pjesën tjetër, ta mbulonin studiuesit që jetojnë e veprojnë në Diasporë, sidomos në Amerikë. Një projekt-program tw detajuar kishte paraqitur aktivisti Valentin Lumaj, i cili kishte përshkruar gjithë komisionet e menduara për këtë muaj aktivitetesh. Në emër të Këshillit të Xhamisë Shqiptare të Detroitit, përshëndeti Sekretari i këtij Këshilli, poeti Ruzhdi Gurra, i cili veç rëndësisë që kishte ky përkujtim dhe kjo figurë historike, foli për ta shmangur sa të jetë e mundur fjalën “vdekje” për këtë hero, pasi nuk ka vdekur, kur populli e kujton përjetësisht. Konkretisht, Gurra theksoi përpjekjet për të gjetur një gjuhë të përbashkët, pa fyer e cënuar asnjë palë dhe pa i dhënë ngjyra fetare këti aktiviteti. Sa i takon vendit se ku do të mbahet Mbrëmja Gala, lë të presim edhe dy javë për ta vendosur. Biznesmeni Arben Pëllumbi foli për rëndësinë e mbledhjes së fondeve, pasi asgjë nuk bëhët, nëse fillimisht nuk janë paratë. Për këtë, ai propozoi që të caktohet nga një shumë për institucionet dhe shoqatat e, më pas, të rekordohen bilancet për secilin aktivitet, duke marrë vendimet përkatëse, sa, si dhe ku? Gazetari Zef Përgega, njëkohësisht autor i disa librave, disa prej të cilëvë edhe historik, ngriti problemin e simpoziumit, si nga më të rëndësishmit dhe nga më të kushtueshmit, duke ofruar ndihmen e tij konkrete në këtë aktivitet, por duke mos lënë pa prekur edhe problemet e tjera organizative, duke u përpjekur sa më shumë në realizimin e balanceve në tema të goditura dhe të reja për ndigjuesit, që do i ndjekin referuesit, si dhe për regjistrimin e tyre, si vlera të mirëfillta shkencore, në lëmin e historisë e , veçanërisht të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Mondi Rakajt i interesonte vetëm të shtonte një emër në listen e të ftuarve që do u paguhej udhëtimi dhe të hiqej nga programi Ora letrare për Skenderbeun, propozim që u hodh poshtë uninamisht nga të pranishmit. Aktivisti i njohur, Marash Nucullaj, nuk e pranoi detyren e kryetarit të Komisionit te Mbledhjes së fondeve, detyrë që iu ngarkuar Famullitarit të Kishës së Shën Palit, Dom Fred Kalaj. Gani Vila kërkoi që t’u siguroheshin kushtet e ndriçimit për ta filmuar cilësisht Simpoziumin si dhe përzgjedhjen cilësore të referuesve, e jo sipas preferencave përsonale e krahinore, duke cilësuar ndihmën konkrete që do i jepte realizimit të këtyre aktiviteteve.
Takim i radhës u la pas dy javëve në Qenndrën e Shën Palit!
Foto pas takimit:
Dom Fred Kalaj duke firmosur portokollin
Shkrimtaret Zef Pergega dhe Ruzhdi Gurra