A ka pritja mall … ? ( tregim )

MONDA HAMITAJMonda Hamitaj

 

Ate nate, pothuajse nuk vuri gjume ne sy .
Minutat  sikur kishin ndalur. Nata i dukej me e zeze se nje vejushe . Perbri tij flinte e shoqja, qe ngjante me nje ikone rrezelluese .
Ne cep te dhomes flinte e bija  2 muajshe, e bardhe si gjoksi i nenes se re te sapolindur .
Mbi mur degjohej tiktaku i ores .
Mendimi per t’u larguar i kishte lindur pas nje kohe te gjate stermunduese , mes skamjes dhe varferise torturuese .
Njohja me Almen qe dita e tij me e lumtur ku minutat , oret ditet shkriheshin ne nje . Mes premtimeve, i lumturuar, ai i thoshte se do te bente te pamunduren qe ajo te ishte gruaja me e lumtur ne toke . Almes i rrezellenin syte, kur degjonte fjale te tilla. Martesa e tyre qe kurorezimi i ndjenjes qe, sa vinte dhe embelsohesh me shpejtesi marramendese . Kurse tani , tani qe kishin formuar familjen e re, duhej te ikte , te syrgjynosej larg aromes se gruas , buzeqeshjes se Sirenes ( vajzes te tij ), qe rritej perdite plot bukuri engjellor, atje larg ne dhe te huaj …
Ne tru i kalonin fjalet e Almes : ” – Te lutem Tori , mos ik , tani me teper se kurre, ti duhet te jesh ketu , si mund te me lesh mua  ne kete kohe, vetem me nje vajze 2 muajshe ?
Mendohu dhe njehere mos u nxito , do hallosemi me ato pak mundesi qe kemi …
Veshtroi dhe njehere nga Alma qe flinte me vetullat e rrudhura dhe vogelushja … Ahhhhh, joooooo , duhet te ngrihem , nuk kam rruge tjeter , ato presin nga une qe ti bej princesha te lumtura , s’kalohet jeta duke numeruar qindarkat !
U ngrit , puthi vajzen e vogel mbi ball dhe Almes i dha nje puthje nga larg qe mos ta zgjonte.
Ndezi fenerin e çoj ne dritare dhe nje leter mbi tavoline.
Doli jashte pa bere zhurme , veshtroi henen qe flinte mes reve. Nata dergjej e pagoje .
Takimi me mysafirin e nates do te ishte ne mesnate.
Eci ashtu me kembet gati te pabindura, qe zhyteshin ne gjirin e nates, e cila  filloi ta llupiste si kuceder .
Iu afrua vendit te takimit , ndjeu rrenqethje , zera te padukshem qe fluturonin ne ajer .
Heshtje piptuese per disa çaste. Nga larg dalloi nje drite elektriku qe sa vinte e afroheshe .
” – He, a je gati te nisemi , mengjesi duhet te na zeje te kryqezimi i rrugeve matan kufirit . Nxitojme se eshte vone ! “. U tulata , u mpiva serishe , diçka me pengonte te mos levizja .
S’kaloi gjate dhe ndjeva mbi supe nje dore qe me tha : A je burre apo …. ? Pohova me koke , Buzeqesha ftohte dhe hipa ne varken qe na priste buze ujit .
Deti ishe i qete dhe dukesh sikur flinte .
Largohesha ne krahe te kundert me shtepin qe me pershenteste me flaken e fenerit qe gjuhezonte ne dritare.
Qe larg degjova britma therese qe era mi perplasi ne fytyre :
” Toriiiiiii , Toriiiiii , te lutem mos me le  ! ”
Ishte Alma , siç duket qe zgjuar . Era filloj te qetesohej dhe zeri nuk u degjua me .

* * *

Alma sillej si e marre neper shtepi , shikonte instiktivisht, sa ne nje dhome tek tjetra . Koka i rendonte gati sa s’po i çahej .

Hamitaj Monda
” – Po kjo ç’ishte , si mund te gdhi dhe ngrys ditet une e zeza ? Rrembeu me nje fryme letren e palosur mbi tavoline dhe lexoi : ” – Alma , princesha ime . E di qe do te me gjykosh per kete veprim te pa aprovuar nga ti, por nuk kisha rruge tjeter te zgjidheshme , sidomos tani qe erdhi ne jete vajza jone, jeta jone!
Na duhen me shume te ardhura, qe jeta te ndryshoj dhe ne te jemi me te forte!
Mendoj se do te jete nje kohe jo shume e larget e do te bashkohemi serisht, te premtoj princesha e enderrave te mia .
E di qe do me mungoj zeri dhe perktheljet e tua , puthjet e tua te zjarrta , syte e tu blerues , gugatjet e Sirenes se vogel, qe aq shume e dua. Do te me mungoni  te dyja , per kete me beso , pa ju une jam nje gjethe e thare …. Te perqafoj fort Ty dhe Sirenen e vogel !
Te dua shume!

I yti deri ne vdekje Tori  ”
Alma kishte ngrire , syte i qene turbulluar.
Letren e mbledhur shuk e mbante mes duareve .
U shtri permbyse mbi krevat dhe shkreptiu me denese .
Zeri i saj grisi naten , ndali shkelqimin e henes .
Nuk di sa kohe ishe ashtu, veç kur e permendi qarja e Sirenes qe donte te ushqehej .
Mes duareve te mpira mori vajzen dhe e afroi tek gjoksi. Sa do te deshiron te te ishte si ajo qe mos te merrte vesh se ç’ ndodhte perreth.
Vendosi vajzen e pergjumur ne krevat dhe fiku fenerin ne dritare. Kishte aguar mengjesi i nje dite te re .

* * *

Kur u permend pa se ndodhej ne qeli me duar e lidhura .
Dy kembet i kishte lidhur me zinxhire .
” – Po kjo ç’te jete , pyeti vehten? ! ”
Nje gardian ju afrua dhe i tha qe ta ndiqte nga pas per tek nje dhome tjeter, ne cep te korridorit. Atje mori vesh se kishte vrare shokun e vete gjate rruges
Kundershtoi me force se nuk dinte asgje per kete, por ata se besonin .
” – Tani mbarova krejte , po sikur , ah Jo, jooooo ! ” mendoi gati i shokuar .
Lotet e tradhetuan dhe rreshqiten poshte te nxehta .
” – Ju lutem , me besoni , nuk di gje fare rreth faktit qe me akuzoni ! ”
Oficeri, nje barkalec me pyeste e sterpyeste dhe prape me shihte me dyshim.
Ne fund, pasi pane qe s’po nxirrnin gje i hodhen serisht prangat dhe, kur oficeri hapi deren e dhomes per tu larguar, iu kujtuan tere ç’ka kishte ndodhur nje nate me pare .
U kthye rrembimthi nga oficeri qe e pyeti dhe i tha, se tashti po i kthjellohej kujtesa .
Me nje fryme Ai filloi te tregoj : ” – Kur kishim bere gati 3 te 4 -trat e rruges dy njerezit qe me shoqeronin filluan te grinden me njeri – tjetrin per pune parash , nuk nderhyra pasi nuk ishte problemi im , ata filluan te bertisnin aq shume, sa qe varka filloi te lekundesh .
Filloj ate çast te binte nje shi i dendur me shkreptima per fat te keq .
Grepi ( sic e therrisin personin qe do te me hidhte matan ) me dha nje xhakete shpetimi ne rast rreziku kur koha rendohej dhe ma beri me dore qe mos te shqetesohesha .
Nuk mbaj mend se ç’ ndodhi me tej, pasi nje dallge me perpiu dhe rash ne ujerat e egersuara ne terrin e nates. Qe larg degjova perseri fjale gati te palidhura te dy miqeve qe ende grindeshin . Me tej nuk di se c’ ndodhi, veç kur permendem dhe shoh se jam ketu . ”
Oficeri i tregoi se ata e kishin gjetur ate ne breg te detit ne zone kufitare gati pa ndjenja . Pak me tutje kufoma e vrare me tre plumba ne koke . Ne xhepin tuaj nje pistolet me te cilin ke vrare mikun tend, mesa duket.
Une brofa ne kembe duke bertitur : ” – çfare thoni more , une me pistolet ne xhep !? Kjo eshte e temerreshme ! ”
Tori filloi te bertiste , te tregonte qe kjo qe ata e akuzonin nuk qe e vertete . Por gardiani qe e shoqeronte e mori prej krahu dhe doli nga dhoma e pyetjeve. E plasen ne nje dhome me vehte duke i thene se gjyqi do te vendos te per fatin e tij….
Ne momentin qe plasen ne nje cep te dhomes, i kaluan para syve syte e Sirenes se vogel , fytyra engjellore e Almes dhe gerthitjet e saj ne terrin e nates: ” Toriiii, te lutem mos ik …… ! ”

* * *

Erresire kishte pllakosur dhe qe dita e 6 te qe Alma s’kishte asnje lajme nga i shoqi i saj.
Ju afrua fenerit ne dritare per ta ndezur por, per çudine e saj ai qendronte i ndezur. Ktheu koken perreth mos kishte njeri perqark. Nata heshtete , yjet dukeshin pergjumur.
Sirena dukej e qete sikur te jetonte me ankthin e nenes se saj .
” – Pse valle nuk po me njofton per vendin ku ndodhet , mos valle ka veshtiresi ne pune , apo …. Jo, keto nuk mund ti besonte. Futi koken mes duareve, veshen i uturinin .
Ditet filluan te pasonin njera tjetren dhe, perseri Tori nuk po behej i gjalle.
Sirena kishte filluar te rritej duke i kaluar  8 muajt.
Mes buzeve te saj te njoma nuk reshtete se theni fjalen ” Ba , ba , baaaa ! ”
Alma, çdo çast perkulesh ne parvazin e dritares dhe fliste me flaken e fenerit : “Kaq shpejte me harrove zemer , ku jane premtimet e tua , besa e burrit , fol , fol te lutem !”
Kishte filluar te mos hante , ti mungonte gjumi , t’i prisheshin enderrat . Rrobat i rrinin te gjera . Tek prinderit vente rralle, per te mos thene fare . Vellai i vogel qe i rrinte prane, i sillte te holla per t’i ndihmuar sadopak .
Nuk mund ta duronte dot pritjen kaq torturuese.
Vetetimthi pyeti vehten : ” A ka pritja mall , a ka dhimbje  meshire ? “. Askush nuk iu pergjigj, nuk e preku qe te mbeshtetese koken . U tret pergjumur mes flakeve te fenerit, qe digjej dite e nate, pambarim ……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *