Mijëra dollarë nga kursimet personale për të varfërit

gjoka-fran2

Nga e majta ne ta djathte: Fran Gjoka & Armir Mehaj

Për këtë njoftim që u publikua sot në mediat elektronike, ka ditë që e kemi kontaktuar me artistin Fran Gjoka, i cili po punon prej kohesh për ta realizuar deshiren e tij për të ndihmuar të vetmuarit, që kanë mbëtur në disa fshatra, ku asgjë nuk mbrrin ( as  dritat që dikur ishin ). Duke jetuar në një skamje të mjerueshme, pa u kujtuar askush për ta, Frani po përpiqet  të mbledh disa ndihma, por më të shumtën nga xhepi i tij, që t’i gëzoj fëmijët dhe të moshuarit, të paktën për këto ditë festive, me apelin që shteti të kujtohet më shumë për këtë shtresë në vuajtje e mjerim të paimagjinueshëm.

Për këtë u interesua Frani prej muajsh, duke kontaktuar me gazetarin e njohur të neës 24 Armir Mehaj, që të evidentote sa të ishte e mundur përsonat dhe familjet më të nevojshme, që t’i kalonin festat e fundvitit, disi ma mirë se një vit ma parë.

Realizimin e këti objektivi, Frani do t’a ndjekë vetë  deri në dorëzimin e  ndihmave atje ku duhet nëpërmjet mjeteve elktronike, duke u përshëndetur me secilin në momentin që i shkojnë ndihmat.

Korespodent i Kuvendit

Gazetari shqiptar dhe këngëtari në Amerikë bashkë, mijëra dollarë nga kursimet personale për të varfërit

 

Me zemër të madhe dhe me besimin se do ia arrijnë gazetari shqiptar Armir Mehaj dhe këngëtari Fran Gjoka bëjnë atë që s’e bën kushdo. Ata janë bërë së bashku, duke kërkuar nga miqtë e të njohurit sugjerime për emra familjesh që janë në varfëri ekstreme, për t’i ndihmuar me ushqime e lodra për fëmijët. Dhe në Pukë, si kudo në Shqipëri ka shumë në nevojë.

”Meqë jemi në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri na duhet sërish të mendojmë për ata që nuk kanë mundësi të festojnë. Pukjani i mirë z.Fran Gjoka po mendon të ndihmojë familjet në varfëri ekstreme, ndaj ju lutem kush njeh familje në kushte ekstremisht të varfra në Bashkitë Pukë e Fushë Arrëz më njoftoni në mënyrë që të përfshihen në planin e ndihmës të z. FRAN GJOKA të gjithë ata që kanë vërtet nevojë. Zoti lehtësoftë skamjen nder ne!”, shkruan gazetari i ”Nees24”.

Mehaj, i cili ka hedhur idenë e parë për këto ndihma tregon gjithë planin që kanë ndërmend të realizojnë me Gjokën që dikur ka qenë pjesë e Ansamblit të Shtetit e që tani jeton në Amerikë.

”Frani po mbledh fonde. Është e disata herë që ndihmon në këtë drejtim. Kjo nismë vjen pas asaj që më mbështeti për vendosjen e shtatores se Migjenit”, thotë gazetari Mehaj.

Po sa do kushtojë e gjithë ndihma?

”Një kontribut prej 30 mijë dollarësh nga buxheti i tij personal u vu për bustin, tani edhe për familjet e varfëra. Nuk janë një numër familjesh por do të jenë të gjitha ato familje në varfëri ekstreme”, jep detaje gazetari, duke shtuar se ndihma do të përmbajë paketën ushqimore me një gjel deti, ëmbëlsirën e festës dhe lodra sipas rasteve kur familja ka fëmijë.

shuplaka.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *