Lëvvizja Kombëtare Shqiptarë krahas shumë vendeve të Europës e Azisë e shtriu veprimtarinë e saj deri në Amerikën e largët.Mërgimtarët e parë shqiptarë fillimisht u vendosën në Nju Jork,Boston,në Masuçusets,në Filadelfi,në Pitsburg të Pensilvanisë e deri në Detroit,Cikago,dhe Sejnt Luis etj.të cilët pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë u kthyen në atdhe për të ndihmuar dhe kontribuar moralisht dhe financiarisht në ndërtimin e vendit.Me gjithë gjendjen e vështirë të mërgimtarëve shqiptare që vepronin në Amerikë ata ishin të interesuar edhe për tokën mëmë,për të ardhmen e shtetit shqiptarë,për fatin e tokave etnike të cilat në atë kohë gjindeshin nën pushtimin osman si dhe nga planet grabitqare të shteteve fqinje me Shqipërinë.Andaj për ti mbrojtur interesat e tyre kombëtare themeluan Shoqëritë dhe institucionet e para kulturore të bashkësisë shqiptaro-amerikane. Shkëndijat e para për themelimin e shoqërive të para shqiptare në Amerikë i gjejmë në fillim të shek.XX e sidomos në vitin 1905 kur një grup intelektualësh shqiptarë me në krye Petro Nini Luarasin themeluan shoqërinë shqiptare”Malli i mëmëdheut”,si e para shoqëri shqiptare në Amerikë,e cila përveç mbrojtjes së të drejtave kombëtare nga pushtuesit osman dhe shteteve fqinje me Shqipërinë mori inciativën që në fillim të vitit 1908 në qytetin Xhemsaun të themelojë bibliotekën e parë shqiptare në Amerikë,bibliotekë e cila luajti një rol të rëndësishëm jo vetëm në informimin e mërgatës shqiptare për ngjarjet në Shqipëri dhe Ballkan por ndikoi edhe në ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjes kombëtare.
Në mbështetje të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare krahas shoqërisë shqiptare “Malli i mëmëdheut” Sotir Peci sëbashku me shumë bashkëkombas të tjerë më 1906 arritën të botojnë gazetën e parë në Amerikë,gazetën”Kombi” e cila ishte gazetë e përjavshme politike,shoqërore,letrare në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në gjuhën frënge,italiane dhe angleze.Gazeta “Kombi”me shkrimet e saj mbajti një qëndrim kritik ndaj xhonturqve,demaskoi synimet shoviniste të shteteve fqinje me Shqipërinë si dhe propagandoi nevojën e bashkimit të të gjithë shoqërive politike të kolonisë shqiptare të SHBA-së në një organizatë të vetme.Veç tjerash ajo paraqiti edhe veprimtarinë e mërgimtarëve shqiptarë në SHBA ndërsa nga numri 41 i saj botoi edhe një shtesë me titull “Kombi-fletë letrare”.Për punën e saj të sukseshme kontribuan shumë patriot dhe pena të shquar të kombit si Fan S Noli,i cili për disa kohë qe edhe redaktor i saj por me pseudonimin Ali Baba Qyteza,pastaj Nikolla Naço,Mihajl Grameno,Kristo Dako,Petro Nini Luarasi etj.
Shqetësimin e trojeve etnike shqiptare dhe mbrotjen e të drejtave kombëtare të popullit shqiptarë, shqiptarët e mërgimit e shfaqën jo vetëm me themelimin e shoqërive,klubeve dhe botimin e gazetave në gjuhën shqipe por edhe me anë të protestave dhe memorandumeve të ndryshme dërguar Fuqive të Mëdha si dhe nëpërmjet delegacioneve të ndryshme të cilët i përfaqësonin të drejtat legjitime të kombit shqiptarë.Gjatë kësaj periudhe vlen të përmendet protesta e qershor e vitit 1907 e cila konsiderohet se është protesta e parë e mërgatës shqiptare të Amerikës me karakter ndërkombëtar dhe në mbrotje të të drejtave kombëtare të popullit shqiptarë dhe trojeve të tyre etnike.
Ndërkaq në janar të vitin 1907 po shqiptarët e Amerikës themeluan shoqërinë “Besa-besë”në krye të së cilës qëndronte Fan S Noli.Për shkak të seriozitetit të saj kjo shoqëri e shtriu aktivitetin edhe me shumë degë në shumë qytete të SHBA-ve ku kishte bashkëatdhetar shqiptarë.Shoqëria “Besa-besë”punoi për bashkimin e shqiptarëve në luftë për liri dhe pavarësi ndërsa në korrik të vitit 1907 bashkë me shoqëritë e tjera patriotike në SHBA kërkoi nga qeveria turke dhe shtetet e tjera njohjen e kombit shqiptarë,zhvillimin e arsimit dhe të ekonomisë në Shqipërisë etj.Veç tjerash Shoqëria “Besa-besë” u bë nismëtare edhe për krijimin e kishës së pavarur shqiptare që u themelua më 1908 në Nju Jork.Ndërsa nëpërmjet Gazetës “Dielli”ajo përkrahu kryengritjet antiosmane të viteve 1909-1912 dhe mbrojti interesat kombëtare në arenën ndërkombëtare si dhe luajti një rol të rëndësishëm në bashkimin e shoqërive patriotike të shqiptarëve në SHBA në një organizatë të vetme gjegësisht në formimin e Federatës “Vatra” si organizatë politike e të gjithë mërgimtarëve shqiptarë në SHBA e cila u krijua nga një grup anëtarësh të shoqërisë “Besa-Besë” dhe me pjesmarjen e 13 shoqërive të vogla gjegjësisht më 28 prill të vitit 1912 me kryetar Fan S.Nolin.Ndërsa më vonë krijoi edhe rreth 70 degë të saj në shumë qytete ku jetonin dhe bashkëvepronin mërgimtarët shqiptarë.Ndërkaq sipas disa burimeve të tjera thuhet se Federata panshqiptare “Vatra”është themeluar në vitin 1909.
Federata “Vatra”luajti një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë para dhe pas shpalljes sw pavarësisë së saj.Kështu menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë mbështeti fuqishëm Kuvendin kombëtar të Vlorës dhe dërgoi menjeherë Fan Nolin në formimin e qeverisë së posakrijuar,zhvilloi një propagandë të gjërë në mbrotjen me dinjitet të kufijve shqiptarë në Konferencën e Londrës më 1913, punoi në diskreditimin e propagandës armiqësore anti-shqiptare e sidomos asaj greke sipas të cilës të tërë orthodoksit e Shqipërisë së jugut janë grek.Bëri përpjekje për të tja mbush mendjen Presidentit amerikan Wilson që ta merte Shqipërinë nën protektoratin amerikan,edhe pse nuk arriti që të ketë suksesë në këtë drejtim etj.
Federata”Vatra” ka meritë të madhe sepse jo vetëm që financoi dërgimin e delegacionit shqiptarë në kryeqytetet e Fuqive të Mëdha në mbrotje të shtetit shqiptarë dhe të drejtave të shqiptarëve edhe jashtë kufijve administrativ por i ofruan për herë të parë delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris të drejtën për të dëshmuar në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin Amerikan. Ekspozenë para Senatit e ka bërë njeri ndër anëtarët aktiv të Federatës Pan-Shqiptare Vatra, Konstandin Çekrezi (anëtar i Kolegjiumit të Universitetit Kolumbia) i cili pasi paraqiti shkurtimisht Historinë e Shqipërise iu kërkoi senatorëve që të përqëndroheshin veçanërisht në Shqipërinë e Jugut. Ai e akuzoi Unionin Pan-Epirot për fallsifikim të nënshkrimeve në memorandumin që kjo organizatë i kishte dërguar Konferencës. Ai akuzoi pjesmarrësit në Konferencë se çështjen e Shqipërisë po e përdornin si një objekt kompensimi për çështjet e tyre. Kristo Dako po ashtu akuzoi Greqinë për gjithcka që kishte bërë duke dëshmuar për masakrat e kryera ndaj shqiptarëve dhe kërkoi komision hetimi në vend, i cili të vendoste për fatin e Shqipërisë. Merita e “Vatrës” qëndron edhe tek fakti se ajo arriti të bënte që ShBA të bllokonte vënien në jetë të Traktatit të Fshehtë të Londrës. Pra arritën ta bindin Presidentin Uillson për drejtësinë e kauzës së tyre.
Kryetar i atëhershëm i Vatrës,qe Fan Noli, i cili kërkonte një komision amerikan si i vetmi i paanshëm për të ndihmuar shqiptarët për krijimin dhe vënien në efiçencë të një shteti ku çdo shqiptar besnik të ndjehej i kënaqur. Noli ishte i sigurtë se shumë shqiptarë që ishin detyruar të emigronin në Amerikë kanë dëshirë të kthehen në atdhe dhe të japin ndihmesën në zhvillimin e tij dhe “me futjen e koncepteve amerikane të lirisë, ekonomisë dhe zhvillimit politik”gjegjësisht ta futin Shqipërinë në rrugën e rilindjes ekonomike dhe kulturore. Institucionet arsimore amerikane, sipas mendimit të Nolit, do të ishin “shpëtim për Shqipërinë, duke patur parasysh se kultura anglosaksone i përshtatë et më mirë shpirtit dhe kombit shqiptarë“.
Federata “Vatra”kishte edhe organin e saj me emrin”Dielli”si gazetë e përjavshme politike ,shoqërore letrare,kuturore,ekonomike,pedagogjike etj.në gjuhën shqipe dhe pjesërisht edhe në anglisht.Numri i parë i saj doli në Boston të SHBA-së më 15 shkurt të vitit 1909 si organ i “Federatës Panshqiptare të Amerikës”Vatra”ku botohet edhe sot e kësaj dite.Në vitet e para (1909-1924) gjegjësisht në kohën kur botues ishte Fan Noli u bë një nga tribunat më të rëndësishme të çështjes kombëtare,përkrahu lëvizjen për çlirimin e pavarësisë të Shqipërisë,luftoi kundër synimeve grabitqare të shovenistëve grek,sërbe e bullgarë,propangandoi idenë e bashkimit kombëtar dhe hartoi një platformë e program të përcaktuar politik,ekonomik,kulturor e arsimor sipas modeleve euro-atlantike të kohës.Për shkak të cenzurave osmane në Shqipëri dhe kontradiktave të botuesve disa herë iu desht të ketë ndërprerje të shkurtra ose doli me tituj të tjerë si”Dielli e Flamuri”(1910-1911),”Flamuri”(1910),”Purteka”(1923)”Kombi në rrezik”(1923).Për shkak të kontradiktave të mbrendshme gazeta “Dielli”më 1936 u botua në dy verzione dhe në dy vende të ndryshme në Boston dhe në Detroit etj.
“Vatra” dhe “Dielli” nuk lejuan si dhe dërguan një Memorandum deri te Presidenti Uillson,për mos takimin e tij me Esat Pashë Toptanin duke e konsideruar këtë të fundit një njëri që “nuk përfaqëson askënd tjetër përveçse veten e tij”.Në periudhën 1918-1920 Federata”Vatra”organizoi dërgimin në Shqipëri të mjaft patriotëve që ndihmuan në rimëkëmbjen e shtetit shqiptarë si dhe me nismën e fondeve të saj krijuan “Bandën e vatrës”,si pararendëse e bandës kombëtare të shtetit shqiptarë dhe Orkestrës frymore të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë.Meritë të posaçme krahas të tjerëve pati edhe Thoma Nasi nga Drenova i diplomuar në flaut në Konzervatorin e Bostonit i cili në vitin 1920 vjen në Shqipëri për të mbështetur Luftës e Vlorës.Për 5 vjet sëbashku me të shoqen e tij Olimpia organizoi jetën koncertore dhe edukimin muzikor në vend.Ai ishte edhe themelues i Orkestrës së Filarmonisë në Masaçusets më 1917.
Shoqëritë shqiptare të mërgimit krahas misionit të rëndësishëm për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptarë për liri dhe pavarsi me anë të tribunave, botimit të gazetave,revistave dhe librave shkollor në gjuhën shqipe herë pas here mblidhnin ndihma në të holla edhe për bashkëkombasit e tyre në Shqipëri.Si dhe në bashkëveprim me kolonitë shqiptare të Bukureshtit,Sofjes,Stambollit,Egjiptit etj.ndihmuan me mjete financiare veprimtarinë e komiteteve shqiptare dhe çetave të armatosuara dhe dërgimin vullnetarëve shqiptarë duke dhënë një ndihmesë të veçantë në organizimin dhe në përgaditjen e luftës së armatosur në Shqipëri.
Veprimtarinë e shoqërive shqiptare në Amerikë e gjejmë edhe në vitet e ardhshme si një faktor i rëndësishëm në mbrotje të të drejtave të popullit shqiptarë dhe bashkimin e trojeve shqiptare edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,mbajtjes së Konferencës së Londrës më 1913,Konferencës së paqës më 1919 etj.
Roli i Vatrës dhe Diellit ishte evidente edhe gjatë Luftës së I-rë dhe të II-të Botërore si dhe mbështetëse e Qeverisë së Ahmet Zogut.Madje ky i fundit mendonte të krijonte një kabinet me 4-5 anëtar dhe me një trup të vogël përfaqësuesish të zgjedhur nga kolonitë të cilët ai do ti financonte gjatë dy viteve të para nga krijimi i saj.Ide të cilën ia plasoi edhe ish ministrit britanik në Tiranë Rayan më 24 janar 1942.Fillimisht ideja e Zogut u pranua nga Faik Konica dhe më pastaj nga Fan Noli,si dy nga figurat më të spikatura të shqiptarëve të Amerikës dhe njëkohësisht ish kundërshtar të Zogut,por dështoi sepse nuk u përkrah nga një numër simbolik i anëtarëve të shoqërisë “Vatra”,dhe “Shqipëria e Lirë”madje as nga diplomacia angleze dhe amerikane.
Marrëdhëniet e saj me shtetin amë kanë qenë pak a shumë të qëndrueshme, pavarësisht nga sistemet e qeveritë e ardhura në pushtet, apo mungesa e marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane, gjegjwsisht nga viti 1939 deri në vitin 1991.
Sot numri i shoqatave shqiptare në SHBA është i madh,sa që në çdo qytet të Amerikës ku jetojnë dhe bashkëveprojnë bashkëkombasit tanë egzistojnë me dhjetra shoqata shqiptare dhe disa gazeta në gjuhës shqipe,Ndërsa fal teknikës dhe teknologjisë më të sofistikuar digjitale bashkëkombasit tanë kanë mundësi ti ndjekin edhe mediumet në gjuhën shqipe që konsiderohet se është edhe një alibi e fortë në ruatjen e identitetit kombëtar dhe bashkimin e të gjithë trojeve shqiptare të cilat momentalisht janë jashtë kufijve administrative të Shqipërisë.