Deklaratë për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë në Michigan

Deklaratë

Përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të disa shoqatave funksionale në Komunitetin shqiptar të Michiganit, u takuan sot me 25 Prill 2012, në zyrën e Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë Ekrem Bardha, nga ora 1:00 Pm deri në 3 e 30 Pm.

Të pranishim ishin:

Ekrem Bardha   Konsull Nderi dhe Kryetar i Këshllit të Teqesë “ Baba Rexhepi”

Don Ndue Gjergji, Famullitar i Kishës “ Zoja Pajtore”

Don Fran Kolaj, Famullitar i Kishës së Shën Palit

Alfons Grishaj, Kryetar i Degës së Michiganit ( Federate Panshqiptare “ Vatra” )

Gjergj Ivezaj, Kryetar i Shoqatës Atdhetaro-Patriotike “ Malësia e Madhe”

Nikolin Shyti, Kryetar i Shoqatës “ Dukagjini”

Luvigj Stërbyqi, sekretar i Shoqatës “ Dukagjini”

Nua Ivanaj, Kryetar i Lidhjes së Intelektualve

Tomë Duhanaj, Kryetar i Shoqatës “ Kosova”

Taulant Kadiu, Drejtues i Qendres Ballkanike

Marash Nucullaj, Kryetar i Ligës Qytetare, Dega Michigan

Kolë Gjokaj, Kryetar i Këshillit të  Kishes së Shën Palit

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe piloti i njohur James Berisha dhe Bajram Mula

Pjetër Jaku dhe Selë Çela , Dega e Vatrës Michigan

Nikollë Vneshta, Kryetar i Shoqatës “ Kastrati”, në pamundësi të marrjes pjesë, deklaroj se dakordohet me këtë nismë dhe me çdo vendim të saj.

Po kështu u deklaruan edhe Fejzulla Abdullai dhe Nevrus Nazarko

 

Janë të  lutur të njoftojne adresen e tyre Kryetari i Shoqates “Çamëria”, Kryetari i Këshllit të Kishës Ortodokse “ Shën Thomai”, Kryetari i Shoqatës së Studentëve si dhe ndonje shoqate tjetër, për të cilen mungon infromacioni.

 

Pas diskutimit të nismës së Don Fran Kolës, publikuar që në fillim të muajt shkurt 2012, drejtuesi i këtij takimi Ekrem Bardha ua dha fjalën të gjithëve, të cilët u përqëndruan në nevojen  e festimit së bashku të kësaj ngjarje historike shumë të madhe për kombin shqiptar, duke lënë me një anë çdo keqkuptim. Nevoja për të festuar së bashku ndihet më së shumti për kushtet e jetesës në emigrim, ku ma shumë se askund tjetër shqiptarët janë të bashkuar. Afrimi dhe jo largimi i njëni – tjetrit, ishte fryma e këtij takimi.

Nga ky takim u bëhët thirrje gjithë shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Michigan, t’i bashkohen kësaj inisiative, për ta festuar këtë ngjarje historike, ashtu siç u ka hije shqiptarëve. Vetëm në emigrim, – theksoi zoti Bardha,- kemi Shqipëri të Bashkuar.

 

Në këtë takim u miratua unanimisht Komisioni i Organizimit, i cili përbëht prej:

 

Ekrem Bardha

Don Fran Kolaj

Don Ndue Gjergji

Alfons Grishaj

Gjergj Ivezaj

Nikolin Shyti

Nikollë Vneshta

Nua Ivanaj

Zef Kalaj

Tomë Duhanaj

Taulant Kadiu

Marash Nucullaj

 

Përsona përfaqësues mund të jenë në këtë komision, pasi të deklarojnë pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin.

 

Pas dhjetë ditësh nga ky takim u la të bëhët takimi tjetër, ku të thirret një aktiv i gjërë, që do të ndihmonte komisionin, i cili do të ndahet në seksione, që secili  të japë  kontributin e tij në këtë festë  jubilare. Ky takim do të bëhët në një nga sallat e Qendres Ballkanike, ku drejton Taulant Kadia.

Në këtë takim u miratua një program, i cili do të pasurohet vazhdimisht me ide të reja:

Në muajt e mbetur të këtij viti jubilar, të gjitha aktivitetet që do të organizohen në komunitet, të kenë siglen e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Të shpallet viti i bashkëpunimit dhe i bashkimit me njëri – tjetrin, sidomos bashkëjetesa fetare nëpërmjet aktivitetve të përbashkëta dhe të ndërsjellta.

Dy festivalet e përvitëshme që organizohen në qendrat fetare të kenë këtë frymë dhe që në hyrje të shkruhet “ 100  VJET PAVARËSI”

Të organizohet një konkurs historik në një nga sallat e komunitetit, sidomos për studentët e interesuar, ku të ketë tri çmime me shpërblim.

Të përgaditet një album historik vetëm për komunitetin shqiptar të Michiganit ( rastet se si është festuar kjo festë ndër vite dhe se si shqiptarët kanë bashkëpunuar.)

Ditët e Letërsisë, një aktivitet i njohur prej dhjetë vitesh, të bëhen me këtë frymë dhe të ketë një çmim special për krijimet që do kenë temen e Pavrësisë.

Ekipet sportive në komunitet të bëjnë një kampionat që të vazhdojë gjithë muajn shtator, po në këtë frymë.

Java e fundit e muajt Nëndor të  quhet “ Java e Pavarësisë”, ku të ketë nga një aktivitet të menduar në sallat e të gjitha qendrave fetare, si dhe studentëve t’u jepet mundësia të paraqesin punimet e tyre.

Për datën 28 Nëndor të mendohet një paradë në njërin nga sheshet e një qyteti të njohur, ku jetojnë më shumë shqiptar, ku njerëz me flamujë shqiptarë e amerikan si dhe makina të stolisura të parakalojnë. Në krye të tyre të jenë krerët e të tria besimeve.

Komisioni ngarkon përsona të specializuar për të bërë detajimet konkrete të secilit aktivitet.

West Bloomfield, Michigan

25 Prill 2012

Foto te takimit:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *