Amerikania Lauren Staub, këndonë shqip : ”Vajta Kalova dhe Karanfili Në Saksi”

Beqir SINA New York

 

Raif Hyseni : “Ajo në mbrojte të temës, së zgjedhur prej saj, do të këndonte edhe disa këngë Shqiptare, dhe për këtë e ndjej veten shumë krenar, dhe të lumtur”

 

NEW JERSEY : Simbas, profesorit të muzikës Maestro Raif Hysenit, në Universitetin Shteteror i Montklirit ( Montclair State University) në qytetin me të njejtin emër – Montclair në New Jersey,“ thuhet se në krejt botën, kur një këngëtar i çfardo zhanri qoftë ai, do t’a mbrojë diplomën, e tij/asaj, është i/e detyruar të mbaj recitalin e tij/saj para profesoreve e njerëzve adekaut.

 

Mjeshtri shqiptar i fisarmonikës, Raif Hyseni, i cili tashmë dihet se i ka kaluar kufinjët e suksesit, të tij, prej nga Kosova, Shqipëria, trojet shqiptare dhe diasporë, deri në SHBA, dhe nëpër botë, me muzikën e kulluar popullore shqiptare, së bashku me bashkëshorten, “Mbrëtereshëne këngës Popullore” Merita Halili, për herë të parë në historinë e muzikës, tonë, diplomon një studente amerikane, që të mbrojë temën e Diplomës, në Katedrën për edukimin muzikor, me dy këngë mjaft të njohura dhe të dashura shqiptare, ato janë :”Vajta Kalova dhe Karanfili Në Saksi”

 

Video : (https://www.youtube.com/watch?v=_gf1gRCKSq8) ;

https://www.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=0GueXyZ_y_s&app=desktop

 

Profesor Raif Hyseni, tregon për këtë se ai është krenar se studentja e muzikës Lauren Staub, një studente, kjo e cila më 14 Maj 2016 mbrojti temën e diplomës me recitalin e saj në të njëjtën sallë, ku në çdo pranvrë në mbyllje të sesionit, studentët e kësaj katedre, japën një koncertë promovues në Universitetin Shteteror i Montklirit ( Montclair State University).

 

“Ajo, më 14 maj 2016, ishte në mbrojte të temës, së zgjedhur prej saj, natyrisht me kërkesën time, që të këndonte edhe disa këngë Shqiptare, dhe për këtë e ndjej veten shumë krenar, dhe të lumtur” thotë Raif Hyseni .

Beqiri laurent

Lauren Staub, është studente e operas amerikane, u lind dhe u rrit në New Jersey

 

Ajo e kaloi jetën e saj studentore, duke marrë mësime vokale dhe për herë të parë, ka filluar të këndojë në Broadway show-melodi, si një fëmijë dhe pastaj për të gjetur dashurinë e vërtetë në opera. Si një studente e re, ajo studioi në Akademinë Rajonale të Arteve Red Bank, ku ajo filloi të studiojë të kënduarit klasikë.

 

Lauren, më pas filloi studimet e saj në performancën vokale në shkollën e Muzikës John J. Cali në Montclair State University në vitin 2012, në mënyrë, që të marrë një Bachelor of Music në kodet Vocal Preformance, aty ku edhe do të diplomohej këtë maj.

 

Asaj thuhet se i është dhënë nderi për të kënduar ne disa evenimente edhe Hymnin e Shteteve të Bashkuara “National Anthem” . Kështu, ajo këndojë këtë Himnë në ceremoninë e “Montclair State University Commencement Ceremony” në Pallatin e Sportit “Prudental”, një arenë gjigande sportive dhe për koncerte, me një kapacitet 19,500 vende, në Newark, New Jersey.

 

Në shtator 2015, Lauren, filloi të marrë mësime në muzikën ballkanase, në klasën Ballkan  Ansambël në Montclair State University, nën udhëzimin e çiftit të talentuar, Raif Hyseni dhe Merita Halili.

 

Lauren, këtu mori një simpati të madhe për muzikën Shqiptare, dhe Merita së bashku me Raifin, ishin mësuesit e mrekullueshm, që i dhuruan asaj gjithçka nga përvoja e tyre, e gjatë me këtë lloj muzike.

 

Dhe, kështu Lauren ishte mjaft e gëzuar për të mësuar muzikën shqiptare, dhe ta interpretojë atë nëpërmjet zërit të saj me një deklamim të lartë. Muzika shqiptare, ishte e vetmja muzikë, e përfshira në recitalin e saj, që nuk ishte nga repertori me standarde klasike.

 

Lauren, kur diplomoi këndoi dy këngët më të bukura të muzikë së mrekullueshme të Shqipërisë së Mesme, kënduar më parë nga “Mbretëresha e Muzikës Popullore “ Merita Halili, këngët ;”Karafili Në Saksi” dhe Vajta kalova,” të shoqëruar ato në fizarmonikë, nga profesori i kësaj Katedre, Maestro Raif Hyseni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *